BREAKING NEWS

“Shmangni lëvizjet gjatë natës”, nisin reshjet e dëborës, policia apel shoferëve

“Shmangni lëvizjet gjatë natës”, nisin reshjet e
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD-së shpërthen në ironi: Rama përngjan shumë me Lady Gaga! Është një njeri i cirkut, bën gafa sepse…

Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD-së
x
BREAKING NEWS

“Rama është frikacak e burracak...”, deputeti i PD-së: Kryeministri është i papërgjegjshëm për të mbajtur postin

“Rama është frikacak e burracak...”, deputeti i
x
BREAKING NEWS

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe...

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj kryeministrit: Rama i sheh institucionet si copa letre

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj
x
BREAKING NEWS

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e zezë", Milaim Zeka del me deklaratën befasuese: Faik Ymeri shantazhoi biznesmenët në emër të McGonigal

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek
x

Opinion / Editorial

Të majtë, të djathtë dhe popull

Të majtë, të djathtë dhe popull

Qysh nga 1990-ta kryesisht flitet për dy kampe rivale politike: të majtë dhe të djathtë. Por ky klasifikim klasik, normal në botën e qytetëruar, perëndimore, nuk bën sens në rastin shqiptar. Përpara se të ndahen kësisoj duhet të përkufizojmë termat në fjalë. Të majtët në vija të përgjithshme përfaqësojnë kryesisht interesat e shtresave më të gjera të popullsisë, shtresave vulnerabël që janë të interesuara për politika sociale, që minimizojnë maksimalisht pabarazitë në ndarjen e pasurisë. Të majtët politikë i mëshojnë rolit më të madh të shtetit në ekonomi dhe rritjes së barrës tatimore ndaj biznesit, për një akumulim që do shkonte në favor të punësimit; pra një lloj centralizmi ku situata nuk përcaktohet thjesht nga kërkesë -oferta, por nga një qasje e studiuar në përputhje me nevojat që zbut efektet e konkurrencës. Teksa të djathtët e minimizojnë ekstremisht rolin e shtetit në ekonomi në një trend rregullator dhe për sa i përket sfidës së punësimit, synojnë ta zgjidhin në mënyrë graduale duke rritur normat e fitimit dhe investimeve strategjike. Të majtët shihen si luajal në çështje të abortit, të qëndrimit ndaj familjes etj.; teksa të djathtët konsiderohen konservatorë dhe tradicionalë. Për arsye që dihen në Shqipëri gjatë 45 viteve të diktaturës ka munguar klasa e të pasurve, industrialistëve, pronarëve të tokave dhe kemi pasur një lloj proletariati foshnjarak, paralitik që fatet e tij ja kishte dorëzuar verbërisht në duar kastës në fuqi: sindroma e skllavit që edhe kur ndihet i shfrytëzuar përpiqet ta zhvesh subjektin nga çdo përgjegjësi. Shkak i kësaj tipologjie është diskursi sot e kësaj dite: “Popull i majtë”, “Popull i djathtë”. Në thelb pasqyrojnë cilësinë, nivelin e politikbërjes ku e shkuara, nostalgjia thirret në ndihmë sa herë që mungojnë alternativat serioze zhvillimore. Fakti që shumica e popullit pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ndryshimeve në Lindje kërkoi rrëzimin e atij sistemi, e bëri nul të majtën fanatike, kolektiviste, krijoi një elektorat të ri të aksesueshëm që solli PD-në në pushtet me votë plebishitare në 1992. Por fakti i dështimit të klasës politike dhe krijimit të precedentëve që vunë në rrezik jetën, identitetin kombëtar, tërësinë territoriale, situata ekonomike e përkeqësuar dhe shpresat gati të shuara për një të ardhme më të mirë, i kthyen një pjesë të njerëzve në pozicionet vjetra, në një retrospektivë, apologji të tipit “ishim mirë kur ishim keq!”. PS-ja u sinjifikua plotësisht me shtresat më të gjera të popullsisë, si parti e traditës, kurse PD-ja si parti e frymës së ndryshimit, të reformave të mëdha, më e mirëpritur në Perëndim. Kjo lloj qasje apo propagande që synonte parcelizimi e elektoratit dhe mosunifikimin për çështje madhore ka dhënë frytet e veta negative, duke e ndarë hartën e Shqipërisë në Jug dhe Veri, në të Kuqe dhe Blu dhe luan me termat e besës, të mosndryshimit të gjasave deri në sakrifikim. Kjo ka çuar apriori në një ndarje shoqërore dhe luftë klasash të tipit të ri, ku fryma e mospajtimit ndihet ende e freskët midis kategorisë së të përndjekurve të djeshëm dhe pjesës tjetër, me terminologji ekstreme. Ku palët po revizionojnë edhe historinë dhe flasin si për dy botë të ndryshme. Mjaft të hetoni rrjetet sociale për ta kuptuar këtë trend, ku institucioni i pajtimit dhe faljes gjen fare pak vend. Kur retorika është e njerëzve të thjeshtë vjen edhe nga mosnjohja e gjërave, nga pamundësia për të pasur informacion të klasifikuar nga institucionet, por kur ndërthuret me zëra më publik kjo bëhet alarmante dhe me pasoja afatgjata. Lidhja e qytetarit me subjektin politik, nuk është dhe nuk mund të jetë një martesë në altar ku palët i betohen njëri-tjetrit për besnikëri të përjetshme. Ky është thjesht militantizëm, anakronik! Përcaktimi më i denjë do ishte “qytetarë” që duan një jetë më të mirë për vete dhe familjet e tyre. Në këtë kontekst nuk duhet të flitet më për bastione. Kjo terminologji duhet të dalë nga përdorimi i demokracisë, sepse nuk është në përputhje me zhvillimet aktuale, edhe globale.