BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja me sa vite burg (Emrat)

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja
x
BREAKING NEWS

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që
x
BREAKING NEWS

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës, pezullohen 87 leje drejtimi

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës,
x
BREAKING NEWS

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën, Policia e Shtetit në konferencë të jashtëzakonshme (VIDEO-LIVE)

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën,
x

Opinion / Editorial

Të mashtrosh edhe kur e vërteta është lakuriq

Të mashtrosh edhe kur e vërteta është lakuriq

Pas çdo ngjarje të rëndë që trondit opinionin e gjerë shoqëror, i vë njolla të zeza vendit dhe prish me rrënjë harmoninë mes palëve shoqërore, partiake apo forcave politike të kundërta me shtetin, vërshojnë të bëhen alibi nga më të çuditshmet, të cilat shumë herë janë komike, po edhe tragjike. Këto mashtrime shërbejnë si kamerdare për të hedhur lumin, organizatorët dhe nxitësit e konflikteve. Numri pambarimisht i televizioneve në Shqipëri, ato me licencë kombëtare, po edhe lokale, portalet e shumta, Facebook, WhatsApp e njëmijë mënyra për të transmetuar në kohë reale gjithçka ndodh, gjatë një proteste, thirrur për interesa partiake, po edhe ato në emër të shoqërisë civile apo individëve të veçantë, sado të mundohen organizatorët të zerojnë problematikat, të fshehin realitetin, është e pamundur të mbulojnë apo shuajnë provat dhe faktet që kanë parë me sytë e tyre tërë shqiptarët në kohë reale. Pamjet vizive, mbahen në kujtesë të pafshira dhe jetojnë në emocionet dhe ndërgjegjen e qytetarëve të cilët vlerësojnë me objektivitet çfarë ndodhi, pse, cili mbanë përgjegjësi dhe si u organizuan përplasjet mes palëve, qofshin ato mes forcave politike, mes tyre dhe organizmave shtetërore. Dielli nuk mbulohet me shoshë dhe ajo që duket nuk ka nevojë të interpretohet nga ata që i krijojnë rrëmuja të tilla që synojnë përfitime politike dhe shtim të aksioneve në interes të individëve që këtu tek ne i etiketojmë, liderë të pazëvendësueshëm, personalitete intelektualë të shquara, mendimtarë gjenial, përparimtarë e progresiste që na thonë vetëm të vërtetën, si persona që kanë tagrin e objektivitetit të pamohueshëm. Këta burra shteti imagjinarë e vlerësojnë veten të vetmit që kanë kompetencën për të provuar se fjala e tyre është e padiskutueshme nga askush. Sipas gjykimit të tyre, të tjerët duhen t`i marrin deklaratat e tyre si aksioma gjeometrike që nuk kanë nevojë për vërtetim. Po sa reale janë komentet e organizatorëve që përpiqen të na mbushin mendjen, duke kujtuar se mashtrojnë një popull të tërë që jeton tre dekada mes ngjarjeve dhe bëmave që herë pas herë tronditin vendin tonë dhe japin shfaqje të shëmtuara të cilat cenojnë rendin kushtetues deri edhe prestigjin ndërkombëtar të atdheut tone, Shqipërisë? Këta mjeshtra, pehlivanë, të stërvitur për mashtrime dhe gënjeshtra nuk e kanë për gjë ta bëjnë të zezën të bardhë dhe të kundërtën, mjafton t`u eci tymi drejt, të arrijnë objektivat që i kanë vënë vetes. Edhe pse përmes mashtrimeve që janë të lexueshme dhe të pakundërshtueshme nga askush. Këto bëma, janë të memorizuara me zë e figurë, edhe pse e vërteta është e zhveshur lakuriq në sy të miliona individëve që janë pro dhe kudër që tek e fundit janë popull dhe kanë sy e vesh, intuitë të pagabueshme, ndërgjegje e mendim të pavarur, përsëri bëjnë çmos që të na mashtrojnë përmes inskenimeve dhe debateve kudo që u jepet mundësia? Këta burra e gra, veshur me kostumin politik, sa herë gjenden para mikrofonave të podiumeve apo foltoreve aq më tepër para drejtësisë, kur paraqiten më në fund para prokurorëve apo gjyqtarëve të cilët ballafaqojnë faktet me deklaratat dhe e kanë për detyrë të zhveshin gjithçka kumtojnë, organizatorët e ngjarjeve të rënda nga broçkullat dhe propaganda e ethshme përmes të cilës kërkojnë t`ia hedhin paq dhe të damkosin palën që kanë përballë. Një strategji e tillë është bërë gati virale në vendin tonë që nga dita e parë e pluralizmit politikë, ku ndryshe shfaqeshin liderët që donin të na mbushin mendjen se ishin e ardhmja e këtij vendi, shpëtimtarët e Shqipërisë, instaluesit e pluralizmit politik dhe sjellësit e demokracisë në një vend që kishte jetuar gjysmë shekulli diktaturë dhe u nda prej saj, atëherë kur sistemi kishte marrë fund në të gjitha ish vendet komuniste. Në këtë stil, janë shfaqur ndër vite të gjithë ata që kanë pasur mundësinë të dalin para opinionit shqiptarë dhe të komunikojnë me qytetarët, duke na mbuluar me mashtrime dhe inskenime aq të trasha sa të bëjnë të habitesh dhe të detyrojnë të mos besosh askënd pasi krijohet mendimi dominant që këta politikanët tanë janë të gjithë njëlloj. E vërteta është se mashtrimin dhe paraqitjen e situatave të përmbysura, e kanë përdorur të gjithë politikanët tek ne nga të majtët tek të djathtët apo neutralët. Secilit që i jepet rasti të komentojë një ngjarje të rëndë kur shoqërohet me viktima apo tronditje të thella të cilat i shkaktojnë shoqërisë trauma të pariparueshme, siç ka ngjarë në dhjetëra raste, ku, në majë, qëndrojnë 1997-ta, grushti i shtetit 1998, Gërdeci, 21 janari para kryeministrisë të na fshehin të vërteta që duken ashiqare. Organizatorëve të rrëmujave, u intereson t`i trajtojnë sipas stilit dhe për qëllimet e tyre. Historia e këtyre tri dekadave, është e mbushur me bëmë të tilla, sa që përmendja e rasteve të shkëputura do ishte e pamjaftueshme dhe do të duheshin faqe të tëra gazetash apo ditë të numëroheshin. Çdo tentativë për të vizatuar ngjarjet tronditëse që kemi përjetuar nuk do t`ia vlente të merreshim, rast pas rasti dhe të evidentonim bëmat e gjëmat e atyre që kërkojnë ta bëjnë lëmsh qytetarin, po njëherësh të na trajtojnë si të ishim mendje fëminore, të mos i kemi njohur apo takuar kurrë, këta individ që para se të thonë një të vërtetë, na punojnë qindin, duke na mbuluar me parulla dhe propagandë që në shumë raste bëhet groteske dhe e paperceptueshme, duke kaluar kufijtë e çdo imagjinate apo fantazie edhe të fantazistëve të librit Gines. Për mos t`u futur thellë në historitë që kemi përjetuar, po ndalemi vetëm tek tetë janari, ku në sytë tanë dolën në dritë të diellit lakuriq ngjarje, u regjistruan konflikte të panjohura më parë pasi nuk ishin beteja mes opozitës dhe shtetit, pra mazhorancës qeverisëse me të cilat jemi mësuar,po këtë herë ishte specifikë e veçantë se u zhvillua mes dy pjesëve të PD. Palës së drejtuar nga Berisha dhe asaj të komanduar nga Basha. Të dyja palët, janë shitur gjatë ditëve që pasuan, si shumicë që mohojnë pjesën tjetër të cilën e evidentojnë si isha apo pengje të Ramës. Të dyja palët, pa asnjë hezitim sulmojnë kundërshtarët e brendshëm të partisë, po më së shumti me etiketimet më të llahtarshme dhe të pabesueshme kryeministrin, Edi Rama për të na thënë se ata, armikun numër një, kanë Ramën dhe të gjitha bateritë i drejtojnë kundër tij. Kështu iu duket se janë opozitarë real. Po ajo që të bënë më shumë përshtypje, është fakti tronditës i alibive që përdorin në të gjitha daljet publike deri edhe deklaratat zyrtare në të cilat asnjëherë nuk thuhet e vërteta, përkundrazi, mbulohet dhe sofistikohet për të lënë të kuptohet sikur ka vetëm një palë fajtore. Secila palë mbron veten. Kryesuesit e gjysmë partive, Berisha dhe Basha, fajin ia hedhin palës përballë, Njëra shpallet e kulluar. Atje janë engjëllorët, paqësorët, të qetët, të butët që kanë qëllim të vetëm qytetarin. Tjetra, shpallet agresive, armike e demokracisë dhe shkatërrimtare e partisë. Po nëse Berisha fsheh atë që ndodhi dhe mbështetësit e tij e paraqesin protestën si më paqësoren, më të madhen, më të paparën, më të qetën që ka parë ndonjë herë historia e Shqipërisë, se ata kanë qenë engjëjt dhe njerëzit e Bashës, djajtë, se nga brenda nuk u bë asgjë, se ata nga jashtë ishin në sulm, e ata brenda kështjellës në paqe dhe mbrojtje, të gjitha pretendimet bien pasi ngjau në dritë të diellit, publikuar në pesë “G”. I takon drejtësisë të mati shkallën e peshën e fajit për të vënë para përgjegjësisë ata që shkatërruan selinë. apo të brendshmit që përdorën CO2.

Ishte një ditë e mbushur me bëma dhe veprime të llahtarshme. E vetmja veçanti ishte se beteja këtë herë zhvillohej brenda të njëjtës shtëpi dhe trondiste themelet e së njëjtës parti. Po sado që të propagandohet se fajtorë nuk kishte fare. Të përpiqen palët të shfajësohen me parulla se nuk ndodhi asgjë, se të gjithë ishin paqësor dhe askush agresorë nuk mund të mashtrohet opinioni shqiptarë kur e vërteta u pa lakuriq live. Kjo lakuriqësi nuk mund të mbulohet me propaganda, mashtrime e betime për të ndershëm e superndershmëri!