BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Të mbajmë pastër Tiranën e bukur!

Të mbajmë pastër Tiranën e bukur!

Meqenëse prej vitesh preferoj që të gjithë rrugën ta bëj me këmbë, kjo më ka dhënë mundësi t’i shoh shumë gjëra realisht dhe t’i prek vërtet vlerat që po e bën Tiranën të ndryshojë çdo ditë e më shumë. Gjithçka po ndryshon, pas kaq shumë vitesh u bë një shesh që e meritojnë të gjithë, që ofron në çdo moment të ditës, mundësi për mijëra njerëz që preferojnë të relaksohen në të, të rrinë të sodisin shatërvanet apo gjelbërimin që e rrethon. Një shesh që ka të gjithë parametrat e duhur të çdo kryeqyteti europian, tregues i ndryshimit është gjithashtu një vend që tërheq në masë fëmijët, është këndi i lojrave tek parku i madh që transformoi dhe vetë parkun, i cili gjithashtu ka pësuar ndryshime me ndriçimin, me pista vrapimi dhe biçikleta, dhe me pemë të mbjella në një aksion spektakolar. Bulevardi i ri është në përfundimin e tij që ka parametra modernë, po kështu dhe infrastruktura e njësive, ku po bëhen kudo ndërhyrje të jashtëzakonshme në rrugë, kënde lojrash dhe me ndriçim shumë modern. Pra, kudo Tirana po ndryshohet për nga infrastruktura, urbanistika dhe gjelbërimi, si dhe nga problemet e kujdesit social ku Tirana po tregon vëmendje për të gjithë shtresat shoqërore. Aksioni i mbjelljes së pemëve po kthehet në lëvizje mjedisore, ku çdo njeri po mbjell një pemë, madje dhe sipërmarrjet ofruan me qindra pemë duke e bërë Tiranën për një periudhë të shkurtër kohe në një kryeqytet të gjelbëruar. Sepse koncepti i administrimit të Tiranës është shumë modern, është një koncept për të gjithë Shqipërinë, si një model i zhvillimit në disa plane. Në gjithçka Tirana po ndryshon, sepse ka në vizion dhe një punë intensive, e një stafi që kryesohet nga E. Veliaj e deri tek specialisti më i thjeshtë. Të gjithë punojmë pa orar për ta bërë më të bukur Tiranën si një qytet, ku jetohet me kën-aqësi dhe me ambiente të bukura publike. Nëse kjo është e dukshme dhe e prekshme nga të gjithë, përsëri në një drejtim duhet bërë më shumë, sepse megjithë përpjekjet e mëdha e te Bashkisë Tiranës dhe bashkëpunimit me Bashkinë e Veronës për të krijuar ndërmarrjen e përbashkët EkoTirana, për pastrim, por nuk po arrihen ato parametrat e kërkuar, jo për efekt të punës të sipërmarrjes, por sepse akoma është e vështirë që njerëzit të mësohen se duhet mbajtur pastër qyteti. Nëse ne po synojmë të jemi një nga kryeqytetet më atraktiv në rajon, për në shumë drejtime dhe aspekte, në atë të ndërgjegjësimit të publikut për të mbajtur pastër qytetin, kemi akoma punë të vështirë për të përballuar. Në disa raste kam qenë prezent, madje kam ngritur problemin me personin që ka bërë veprime që ndotin ambientin, që hedhin letra, shishe plastike, qese apo sende të ndryshme kudo në rrugë e rrugica. Në një nga rrugët kryesore të Tiranës, po punonin për reklamat e një dyqani, adezivët e vjetër i hidhnin në rrugë, kur ja thashë personit që po bënte veprimin, menjëherë reflektoi madje dhe kërkoi falje, pra njerëzit në fund e kuptojnë se kush është e mira. Pra, nëse ne kemi kurajo qytetare, ndryshojmë shumë gjëra, koncepte e mentalitete. Më ka bërë përshtypje se nga makina shpesh luksoze, hedhin letra, paketa në rrugë si pa të keq. Të gjithë jemi dëshmitarë se si fluturojnë në ajër letra, qese plasmasi apo sende të tjera, dhe kur fryn një erë e lehtë, kjo krijon një pamje të shëmtuar që prish vizionin e Tiranës. Kjo ndodh se nuk kemi kujdes për ambalazhe të ndryshme që hidhen ku të munden, ku shpesh shumë pranë ndodhet një kosh, ku mund të hidhen normalisht. Problemi që po trajtoj, është i thjeshtë dhe ka të bëjë me atë mentalitet mbi papërgjegjshmërinë që megjithë punën e madhe, përsëri nuk po merret rezultati i dëshiruar. Në këtë aspekt, sado ndërmarrjet tona të pastrimit dhe të gjelbërimit të bëjnë maksimumin e tyre duke kryer shumë aksione masive për pastrimin e çdo ambjenti, qoftë dhe periferik, përsëri problemi mbetet tek moskuptimi, se ambjenti është i përbashkët, është i yni, i shërben të gjithëve, prandaj duhet ruajtur me kujdes. Ne duhet të kemi besim dhe të ndihmojmë ata që punojnë pa u lodhur për të pastruar Tiranën. Duhet të jemi përkrah tyre, duke ja bërë më të lehtë punën, vetëm duke mos u bërë pjesë e ndotjes së qytetit, kaq kërkohet nga të gjithë. Një kujdes, më i madh për të ruajtur të pastër Tiranën. Të gjithë duhet të mendojnë në çdo moment se duhet vetëm pak kujdes që ti hedhin plehrat në vendin e tyre, se po i hodhën kudo nëpër rrugë, do ndodhi që të krijohet një pamje jo e këndshme që prish të gjithë bukurinë e Tiranës. Kushdo që ka shkuar jashtë, ka parë sa të pastra janë rrugët e tyre, trotuaret, parqet, lumenjtë e tyre etj. Ku në shumë prej tyre tregohet një kujdes i madh jo vetëm në ndotjen e papastërtive por dhe për ajrin duke përdorur me shumicë biçikletat, për të kryer shërbime të ndryshme. Pra ata nuk janë ndryshe nga ne, por vetëm se kanë më shumë përgjegjësi për vendin, janë qytetarë që e duan qytetin, dhe mjedisin e përbashkët. Sepse askush nuk mendon se kur mbaron punë me një qese ambalazhi, ta hedhi atë ku të mundë, kjo nuk ndodh as në shtetet e rajonit tonë, atëherë përse duhet të ndodhë në Tiranë, apo qytetet e tjera të Shqipërisë. Ne na duhet të kujtojmë, nënat tona të dashura që kishin traditë, që pasi pastronin shtëpinë dhe oborrin e tyre dilnin dhe fshinin në rrugën jashtë saj. Këtë traditë e kishin në Tiranë, Korçë, Berat, Elbasan etj. Në prag të sezonit turistik, ka filluar një aksion i madh për pastrimin e gjithë Shqipërisë. Kjo po mbështetet nga të gjithë institucionet, ku një rol parësor ka marrë ushtria, por pavarësisht se po ndryshojnë shumë gjëra, përsëri kjo është e pamundur të realizohet ashtu siç duam, nëse nuk jemi të gjithë bashkë, ndërmarrjet publike të shërbimit, por dhe qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për problemin e mirëmbajtjes së mjedisit. Duhet theksuar, se aksione të tilla në Tiranë janë bërë shumë, veçanërisht në zonat e thella periferike, ku ka dhe një keqpërdorim të mjedisit prandaj i kemi kushtuar një kujdes të veçantë. Kjo ka bërë që të kemi rezultate të përbashkëta efikase. Në këtë drejtim, duhet thënë se ka shumë për të bërë, sepse pastërtia nuk është çështje aksioni, por një kujdes i vazhdueshëm që kërkon një bashkëpunim me të gjithë faktorët pjesëmarrjes. Gjithashtu unë mendoj se duke marrë shkas edhe nga problemi i keqtrajtimit të ambjenteve poshtë urave, ku njerëzit me raste kryenin edhe nevojat e tyre, në momentin që u vendosen gjobë, u ndryshua situata, njerëzit po ndërgjegjësohen, dhe kjo është një gjë pozitive dhe me rezultate konkrete. Prandaj po vjen koha që të ndërmerren në këtë drejtim disa hapa konkrete për frenimin e këtij fenomeni të trashëguar duke mbajtur një qëndrim të rreptë, sepse ka ardhur koha që secili duhet të marrë përgjegjësi, kur ndotin ambjentin, jo vetëm nga gazrat e makinave, por edhe në hedhjen e letrave apo sendeve në vende publike që e ndotin atë. Të bën përshtypje që pranë lokaleve të ndryshme, në territorin e tyre brenda apo pjesës që kanë në përdorim, ka rregull e pastërti, ndërsa në trotuaret dhe rrugët afër, gjen papastërti si mbeturina të ndryshme të bishtave të cigareve, paketave, letrave, shishe plastike, dërrasave të ndryshme etj. Çfarë i kushton një pronari të një lokali, që të pastrojë dhe atë ambjent të vogël ngjitur në të, apo të ujisë ato pemë që ka para biznesit tij. Sot janë të pakta rastet kur familje të ndryshme hedhin nga dritarja apo ballkoni i tyre, qeset me plehra, pra kemi një arritje në këtë drejtim. Duhet kuptuar se nëse nuk kemi një Tiranë të pastër e të bukur, në një ambient të mbrojtur mire, nuk mund të afrojmë shumë atraksion turistik. Nëse Tirana, është një qytet që kujdesen të gjithë për të, vërtet që do shkëlqej, nga ky aspekt, e kemi vetëm ne në dorë. Sot kur po hyjnë në muajt intensive të turizmit, kërkohet më shumë respekt dhe dashuri për qytetin tonë kudo në çdo kënd të saj. Kështu bëhemi qytetarë edhe më të mirë dhe presim sa më shumë miq. Prandaj që të gjithë bashkë të mbrojmë ambjentin nga ndotja, dhe për këtë kërkohet thjeshtë përgjegjësi më e madhe qytetare. Kudo që të jemi në rrugë, autobus, mjedise publike, mos hidhni mbeturina të konsumit ditor, letra, qese, shishe plastike, që prishin imazhin e Tiranës së bukur. / Nga Dr. Abaz HADO*