BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Të mjerët ne, që na ra në short një president kalama dhe i paditur

Të mjerët ne, që na ra në short një president kalama

----
Dhe plasi ajo që i gjithë reaksioni mezi po mbante frymën nga gëzimi, tashmë për “ti çjerrë maskën komunizmit” për varrezën e madhe e masive në rrethinat e Përmetit. Ata te ekzaltuar, në kulm për të fituar kredo politike i shkarkuan të gjitha bateritë e tyre dhe bashke me këtë dhe mllefin dhe vrerin e tyre jeshil të hidhët e anti-komunist. Mbase deri këtu e në këtë pikë është e drejta e tyre, e drejta e ish-klasës së përmbysur për të përligjur madje dhe për të amplifikuar zhurmën e madhe për të trullosur mendjet e paditura e mjerane jo vetëm nga analiza e fenomenit shoqëror, por dhe analizat antropologjike të skeleteve të gjetura. Sigurisht kjo “bëmë monstruoze e komunizmit” do të linte me gisht në gojë dhe disa nga ish-bijtë e komunisteve, të cilët për miopi politike ranë pre e paditurisë, por dhe u bashkuan me korin e egër antikomunist, teksa disa të tjerë në mënyrë të qëllimshme u bashkuan me këngën, kor ky i cili ka tre dekada që është bërë aleat i forcave më regresive, forcave të egra të atyre, të cilët në të kaluarën jo shumë të largët u bënë palë me pushtuesit. Por kini parë ju të dashur lexues se i pari i cili doli gati duke qarë e çjerrë faqet për “xhelatët komunistë” na doli presidenti ynë Meta?! Të jetë vallë kaq naiv e i paditur, apo qëkurse mbaroi shkollën i la mënjanë librat dhe në vend t’i hidhte trurit filloi t’i hedhë barkut? Dhe kush Meta! Meta i cili nuk lë festë dëshmorësh dhe data historike pa i përkujtuar dhe sapo harron ato shkon në teqetë e bektashinjve për t’iu lutur zotit që ta shpëtojë nga sikleti i madh i korrupsionit. Po si shpjegohet që ky Meta ynë nxitohet aq tepër... dhe populli vallë a nuk e kupton se dhe ato “imazhet e tij patriotike” në gjunjë përpara flamurit dhe me shqiponjën në kraharor janë thjesht karagjozllëqe? Ku e ka hallin presidenti ynë kalama dhe i papjekur, i cili menjëherë reagon në rrjetet sociale që të hidhet dritë mbi krimet monstruoze të diktaturës më të egër dhe se nderi e dinjiteti i këtyre viktimave duhet të vihet në vend? Po të jetë kështu pikë së pari ai duhet të urdhërojë organet e diktaturës së të menderosurës demokraci, që të arrestojnë të parin babain e tij komunist sepse dhe ai i ka shërbyer madje është betuar përpara Enver Hoxhës dy herë... së pari si ushtarak dhe së dyti si komunist! Por jo Meta nuk e bën dot këtë gjë sepse në fakt i ati i tij ska lidhje me “krimet e komunizmit”, por sikurse thotë dhe populli nga “trëndafili del dhe ferra”! Sikurse nga Abdyli i madh i “frashërllinjve” përmetarë doli prangprishësi “Tate Frashëri”, kryeballisti, i cili u dha famë gjithë ballistëve të Shqipërisë. Në situatën analoge duhet menduar se presidenti ynë është kalama dhe i papjekur, sikurse askush të mos mendoje se mendja i është bere flori... dhe me “kërkus arin e verdhë” në dorë, në vend që të gjente metalin e çmuar na gjeti kockat e martirëve të demokracisë dhe për ketë ai orienton në formë urdhri se: “Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë”. Pra sikurse vërehet dhe nga shkrimi ai na e quan regjim mizor. Po është e vërtetë se ishte i tillë për kriminelët, për banditët, të cilët na vinin me armë për të përmbysur pushtetin e popullit dhe po ia them hapur Ilir Metës se mostra të tilla si ai, si Berisha si Medi Gërdeci si Tritani i Sudes, apo dhe disa zagarë të PD-së e PS-së, ne do t’i çonim përpara drejtësisë dhe do t’i dënonim shumë ashpër. Për këtë do na quanin se ishim “kriminelë”? Po ju o presidenti ynë bënit pazare me D.Priftin teksa populli ynë bënte pazar me jetën e tij, por ne o presidenti ynë kalama e i papjekur u vramë u sakatuam në ‘97-n nga ish-bashkëkusari e bashkëkrimineli yt Sali Satrapi i parë dhe as ty e as atij nuk u hyri një gjemb në këmbë. Dhe ti na shan ne për këtë, pra e shan regjimin komunist si më të egrin e më të dhunshmin?! Vërtet ishim, por shtohet pyetja kundër kujt?! Ishim vërtet, por ishim për disa palaço, të cilët kërkonin dhe u bashkuan me kriminelet e luftës, ata të cilët i patën lyer duart me gjak. Dhe që ta dish ti presidenti ynë kalama e i papjekur edhe pse një pjesë e tyre e morën arratinë ne u bëmë thirrje që të gjithë të arratisurit politikë, të cilët nuk i kishin lyer duart me gjakun e popullit të ktheheshin në Atdheun e tyre... teksa ju bashkë me shpurën tuaj të ujqërve e të çakejve po bëni një popull të tërë të marrë arratinë. Ju pyes kush është më mizori në këtë rast ne apo ju?

Qerrata i madh je zotrote! Kërkon të lash m... me shurrë! Por jo! Gjë që nuk vlen, sepse dhe nëse tenton t’ia hedhësh sipër e qelb më keq dynjanë. Të kuptoj o kalamani ynë president që këtë gjë e bëre për t’i treguar Europës dhe Amerikës se ti je një “antikomunist 21 karatësh”. (Të më falësh që mora si njësi matëse pastërtinë e floririt, por fundja mos u mërzit se këtë njësi matëse ti e njeh më mirë se sa unë) pra i trembur deri në palcë i ke mbushur plot dhe po qelb Presidencën, por mos e ça menderen fare, sepse deri në vitin 2022 do jesh përsëri “mbreti ynë kalama” dhe atëherë do bëjnë sikur të të dënojnë... Po cilin të dënojnë më parë kjo është çështja, sepse si mostra juaj ka aq shumë saqë stafeta po kalon dorë më dorë deri te polici më i thjeshtë i policisë rrugore? Ja pra e shikon?! E paragjykove sistemin e komunizmit, por ja fute po...s, kot! Gjithsesi ke lënë një klauzolë një shtegdalje duke u shprehur se ata, medemek të rënët e diktaturës u duhet bërë një përcjellje dinjitoze e me nder të madh... mender teje! Pati dhe ca zëra nga Presidenca se bëre gati dhe ca dekorata, për t’ua u shpërndarë “të rënëve të diktaturës” si martirë të kombit. Mos e ça menderen fare jepua luftërarëve të Skënderbeut, duke qenë se ishin skelete nga Mesjeta patjetër që kanë rënë në luftë kundër turqve. Ore, i verifikoni mirë se mos ua jep ushtrisë së sulltanit dhe u bëmë gazi i botës. Unë them të dekorosh dhe Hamza Kastriotin, se që ta marrësh vesh ti ai ishte i pari martir, i cili kundërshtonte diktaturën e egër të Skënderbeut. Teksa po shkruaja, një kalama i lagjes time se çpo këndonte këngën... Oplalaaaaaa... për litari varem si koqe kandari!