Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Për të mos degraduar më "kryeqendrën e veriut"!

Postuar: 23/04/2019 - 07:23

Ditët e fundit mes lokalëve të Shkodrës dhe shtetit, nisi një polemikë mbi largimin e "DAR" ose institucionit "Drejtori Rajonale e Arsimit" nga Shkodra dhe zhvendosjen e saj në Lezhë! Kështu e ka parë të udhës "Ministria e Arsimit" që kjo drejtori thjesht institucion varësie nga Ministria Arsimit të jetë jo në Shkodër, por në Lezhë! Aty fillon polemika pastaj, me "Shkodra është djep arsimi, është kryeqendra e veriut, po degradohet roli i saj si qyteti me traditë arsimore" etj., etj! Po sigurisht, dhe nga ana tjetër thonë se "keni Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë" dhe disa të tjera dhe se nuk ju largohet asgjë si Drejtori Arsimi për Shkodrën etj., etj! Sigurisht që e kaluara jo shumë e largët e Shkodrës në arsim është e lavdishme, është historike dhe sigurisht nuk të vjen aspak mirë se bëhet një rënie e tillë nga kategoria, por...!?

Por Shkodra ka pothuaj tridhjetë vjet në tranzicion që po bie çdo vit e më shumë nga - kategoria! Po kalon për çdo vit më shumë nga periferia! E sigurisht fajin duhet ta kërkojë të vetja. Te drejtimi i saj politik administrativ fatkeqësisht nga më të ultit dhe më periferikët kulturalisht në Shqipëri! Duhet ta shikojë këtë "rënie nga kategoria" kryesisht nga drejtimi bashkiak, por dhe politik, nga drejtimi në pushtetin vendor prej 28 vitesh nga një forcë politike e cila e ka kthyer Shkodrën në një sistem predominant familjarësh, "militantësh hermafroditë politikë, që duhet të bëjnë vetë pluralizmin administrativ", njerëzish që kanë pothuaj tre dekada që sillen nëpër zyra, duke shterruar plotësisht aftësinë që ka ndërrimi pushteteve për të riparuar dhe nisur një vrull të ri, në një interes brenda disa familjeve që kanë kthyer në dogmë idiote antikomunizmin, të cilin shumica nuk e kanë pasur si gen në familjet e tyre shërbëtore të diktaturës! Mërziten për DAR-in që dikur e kishin vetë dhe shitnin e blinin vende pune dhe kështu bënin dhe ato mbas tyre si të majtë! DAR-in që kur e kishin e përdornin si "ushtri apo elektorat" politik të partisë së tyre! Akuzojnë të sotmit dhe ministren nga Kosova sigurisht mbas Ramës, se po degradon Shkodrën se e ka inat dhe se e ka trashëgimi nga "etërit komunistë"! Mirëpo harrojnë se çfarë kanë bërë vetë si "antikomunistët e këpucëve të çara" me qytetin që kanë tridhjetë vjet që e administrojnë! Harruan se dhe kur mbajtën pushtetin qendror për tetë vite mbas 2005-sës SB-ja nuk vendosi një ministër të vetëm nga Shkodra, asnjë, por asnjë për be! Por pse të shkoj kaq larg? Sot qyteti i Shkodrës është shumë më pis se sa katër vite më përpara! Sot qyteti që i thotë vetes "Kryeqendër e veriut" nuk shtron dot më shumë se njëzet metra rrugë të brendshme, nuk hedh dot më shumë se njëzet metra trotuar të ri! Sot qyteti (Bashkia) i atyre që ju vjen keq për DAR-in që shkon në Lezhë, nuk ndalon dot shitjen në trotuare dhe nuk stabilizon dot tregjet! Nuk ndërton dot një për të qenë! Nuk disiplinon dot ato në gjithë territorin e bashkisë dhe për faqe të zezë në qendrën e saj! Sot ankuesit legjendar "antikomunistë" kanë qytetin me lëvizjen këmbësore, biçikleta, makinash me të shthurur në Shqipëri! Jo thjesht nga mungesa emblematike e semaforëve, por nga idiotësia e çrregullit urban total! Sot qyteti i atyre që ankohen për largimin e DAR, nuk kanë bërë qoftë dhe një investim të ri publik të rëndësishëm urban!? Asnjë për be! Kur gjithë qytetet si të majta dhe të djathta kanë bërë! Nuk ka lyer fasada dhe ato që janë lyer dikur para shumë viteve sot nxijnë nga boja e cilësisë së dobët e cila është bërë sterrë! Shkodra nuk pastron dot territorin e saj dhe sidomos zonën e liqenit! Atë e pastrojnë shoqatat, kurse bashkia shan qeverinë "kumuniste dhe etërve të tyre po kumunistë"! Nuk mbledh dot në kohë plehrat në qendër dhe mezi pastrohet (ose fare) periferia! Ka Bunën pa pastruar nga fillimi deri në fund! Po ashtu dhe periferinë e liqenit në takim me qytetin! Bashkisë së Shkodrës dhe katër pistona që vuri për të ndalur qarkullimin në pedonalen e Parrucës "nuk i punuan kurrë"! Nuk i punuan të shkretës, nuk i punuan! Bashkia e Shkodrës sot ankohet, vetëm ankohet, sepse nuk ka as aftësinë e asaj më përpara, po të së njëjtës ngjyrë politike! Nuk zbaton dot një plan rregullues dhe nuk ka as plane të vetat që të ketë shpresë dhe vizion. Nuk mbeti qytet në Shqipëri pa një shesh të madh dhe qendror, Tirana, Durrësi Lezha, Kukësi, Puka, Kavaja, Përmeti, Tepelena, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri etj., etj! Shkodra nuk ka, nuk ka as "Rilindjen Urbane" të "kumunistave në pushtet"! Shkodrës sot nuk i punojnë as ndriçimi dhe as llambat si dikur në të gjithë qytetin! Shkodrës sot i janë degraduar pothuaj të gjitha rrugët e brendshme, të cilat kjo bashki nuk i riparon dot! Nuk japin të dhëna, por dhe taksa mbledhin shumë më pak se dje! Po përgatiten t’ju dorëzojnë "Stadiumin Bashkisë", po pra atë që e "ndërtoi kumunisti Edi Rama, kur s'kishim bukë me hangër" dhe frika e madhe është se do të fillojnë ta ndajnë mes grupeve të interesit, militantëve dhe sponsorëve të "shpirtrave të partisë demokratike" në perversionin eminent për ta bërë copë-copë dhe rrënojnë atë gjigand të sportit në Shqipëri! Sot Shkodrës po i marrin DAR-in "kumunistat", por ajo është në mungesë kujdesi nga Bashkia e saj! Në paaftësi për të bërë punët e shërbimet ndaj qytetarëve! E ka të vështirë dhe të kryejë punë të vogla të tipit "makiazh" dhe rregullim sipërfaqësor, kur nuk bëhet fjalë për investime publike të tipit shkolla të reja, kopshte të rinj, parqe të rinj, rrugë e ndriçim të ri, kanalizime të reja, shtrim të rrugicave të vogla dhe në qendër të qytetit, që janë për faqe të zezë! Bashkia e Shkodrës shan politikisht, flet gjithë ditën politikisht, investon shtatë metra rrugë me asfalt politikisht, jep shfaqe politikisht, promovon libra individësh dhe flet politikisht, merr pjesë në një ekspozitë dhe flet politikisht! E bëjnë pothuaj të gjithë këtë marrëzi në Shqipëri, por së paku e bëjnë kur shtrojnë rrugë, rregullojnë parqe dhe mbjellin pemë, krijojnë lulishte dhe ndërtojnë vepra publike! Kurse Bashkia e Shkodrës nuk bën pothuaj asgjë dhe inatoset dhe shan politikisht! Megjithatë duhet pranuar se kjo deprimencë, ky raport i keq me investimet dhe shërbimet nuk ka qenë kurrë me keq se me këtë Bashki dhe këtë Këshill Bashkiak sot në Shkodër! Ka kaq shumë për të thënë edhe për kulturën dhe pagat e tyre, për lodhjen dhe stërmundimin e njerëzve të kulturës dhe shfrytëzimit politik të tyre me pagat më qesharake në Shqipëri! Por ama DAR-in po e merr Lezha e cila pastron më mirë qytetin se Shkodra, (biles dhe Kukësi po ashtu), si Bashki demokrate them?! Hahaha, mos ndoshta vallë këtë kanë menduar "kumunistat" e Tiranës, që po ja heqin DAR-in Shkodrës?!

Dikush duhet të mendohet në fakt për të mos larguar dhe degraduar akoma më shumë përfundimisht "Kryeqendrën e Veriut" e cila është Shkodra! E më shumë se gjithkush vetë shkodranët! Ato duhet të kuptojnë se me idetë e mendimit "tregtaruc" mbizotërues në Shkodrën "demokratike" qyteti do të shkojë akoma më shumë në periferi! Më shumë drejt provincializmit akut dhe të dëmshëm! Kush kështu? Qyteti me natyrën më të bukur, resurset më të madha turistike dhe të jetesës! Qyteti i krenarisë së madhe urbane dhe qytetare! Qyteti që dhe kur ishin realisht "kumunistat e vërtetë" ose PPSH-ja në regjim ishte kryeqendër kulture, sporti, universiteti, industrie të rëndë, bujqësisë intensive dhe asaj ushqimore, kryeqendër muzeale dhe me njerëz të lartë në fushat e pikërisht kulturës, akademizmit dhe sportit! Po pra, kur ishin vërtetë "kumunistat" dhe jo bijtë e tyre! Çfarë ndodhi tani që qytetin e kanë në dorë për tridhjetë vjet "antikomunistat" ? Pse doli kaq keq në periferi dhe në një varfëri idore, publike, urbane dhe politike?! Po dhe politike, pa asnjë figurë qendrore të madhe dhe të rëndë? Çfarë ndodhi pra?! Unë e di qartë dhe mirë, por në fakt, duhet ta kuptojnë qartë dhe mirë dhe një pjesë e njerëzve që vijojnë të kujtojnë se ato që bërtasin më shumë "poshtë kumunizmi" janë njerëzit më ekstremisht dembelë, përfitues dhe injorantë në Kryeqendrën e veriut! Mjafton të mos i ndjekësh dhe besosh më ato dhe Shkodra rikthehet sërish aty ku ka vendin e saj në histori! Po pikërisht, për të mos degraduar më si "Kryeqendër e Veriut"!

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:47

Shumëkush që do të njihet me zullumet e politikanëve tanë, gjatë qëndrimit në krye të partive dhe shtetit, nuk i vjen aspak çudi kur dëgjon se karriera e tyre është damkosur me vulën e krimit shtetëror, politik dhe ek

Postuar: 18/08/2019 - 07:45

Fluksi i lëvizjes së kosovarëve që u drejtohen plazheve shqiptare në këtë periudhë është mjaft i

Postuar: 18/08/2019 - 07:44

Çfarë bëhet me ata djem realisht të mirë, që në rininë e tyre ( edhe më vonë duke u plakur) nuk s

Postuar: 18/08/2019 - 07:40

Basha mund të quhet pa frikë kontraktuesi më i çuditshëm, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në botë.

Postuar: 18/08/2019 - 07:38

Valdrin Pjetri është bërë kryefjala e ditës.

Postuar: 17/08/2019 - 07:23

 Fundi i datës 30 qershor dhe fillimi i pushimeve ishte për Bashën, një rrëzim i plotë polit

Postuar: 17/08/2019 - 07:22

Gjuha jonë shqipe na lartëson dhe na bën krenarë, sepse ajo konsiderohet si gjuha e parë në Ballk