BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Të mos harrojmë vlerësimin e riskut, për reduktimin e pasojave mjedisore në zonat e prekura nga tërmeti

Të mos harrojmë vlerësimin e riskut, për reduktimin e

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve të ndryshme, kryesisht të vogla. Në vendet që tërmetet ndodhin shpesh si në: Kili, Kinë, Indonezi, Pakistan, Iran, Shtetet e Bashkuara, Japoni, Filipine, Turqi, ndër shkaqet e nivelit të pasojave listohen intensiteti i lëvizjes të pllakave tektonike, shpërthimet vullkanike dhe mos respektimi i standardeve të ndërtimit, në përputhje me sizmicitetin e zonës, terreni, toka dhe tekstura e saj. Natyrisht, që gjatë tërmeteve që ranë në trekëndëshin Durrës-Lezhë-Tiranë, e angazhimi i strukturave dhe gjithë shoqërisë me të drejtë fokusohet në sigurinë e jetës së popullsisë, zbatimin e masave emergjente të shpëtimit të banorëve të rrezikuar, vlerësimi i shkallës së dëmtimit të banesave dhe puna për rehabilitimin e shpejtë të ndërtesave të dëmtuara, ndërtimeve të reja dhe normalizimin e jetës në tërësi. Por, ndërkohë, me përballimin e pasojave dhe ndërhyrjeve, nevojitet të vlerësohet sistematikisht edhe risku mjedisor dhe ndikimi për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme. Kërkohet të përballohen shumë probleme që kanë të bëjnë me planifikimin e ndërhyrjeve, zgjidhjet më optimale për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, infrastrukturës, ndotjes të mjedisit, ndotjes të ajrit nga prishja e ndërtesave shumëkatëshe, parandalimin e përhapjes së sëmundjeve me ndikime në shëndetin publik. Vlerësimi, detyrimisht duhet të ndalet në elementët mjedisorë me impakte mbi mjedisin dhe shëndetin, si kontrolli i funksionimit të sistemeve të ujërave të zeza, ujit të pijshëm dhe ujërave të puseve nëntokësore, mbetjet e ngurta, dëmtimet nga erozioni dhe rrëshqitjet si dhe rehabilitimi i zonave mjedisore të dëmtuara. Së pari, nga pasojat shkatërruese të tërmetit të fundit, do të zhvendosen nga territoret e bashkive Durrës, Tiranë, Laç, Krujë e Lezhë miliona ton inerte nga ndërtesat e rrëzuara e të prishura. Zgjedhja e vend-depozitimeve ose ripërdorimi i tyre, duhet ti nënshtrohet analizës së përbërjes të mbetjeve, me synim mbrojtjen e tokës dhe ujërave sipërfaqësore e detare nga ndotja, nga metalet e rënda, azbest, betoni dhe llaçi, korniza të çelikut dhe aluminit, plastika, hekuri, lëndët që gjenden në materialet e ndërtimit, substanca kimike etj. Zgjedhja e vendit të depozitimit duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi mjedisor nga ekspertët e disa fushave, të vlerësohen impaktet si dhe masat zbutëse. Depozitimi, përpunimi që nënkupton ndarjen e hekurave nga betoni dhe heqjen e çdo lloj materiali tjetër jo beton e më pas depozitimi me standarde ose përdorimi si material mbushës sipas rastit. Inertet e ndërtimit konsiderohen si ndotës të mjedisit. Ilaçet janë shumë të tretshëm dhe kanë përqindje të lartë të kalciumit dhe magneziumit. Së dyti, në disa zona, ku, më parë janë zhvilluar aktivitete ekonomike industriale, nevojitet të bëhen vëzhgime dhe analiza. Funksionimi për një kohë të gjatë i uzinës së prodhimit të pesticideve në Durrës, në vitet e para ka shkaktuar ndikime mjedisore dhe shëndetësore mbi popullsinë e kënetës në shfaqjen e sëmundjeve alergjike e sëmundjeve të tjera, si dhe ndotjen e ujit të pijshëm. Gjithashtu, në kushtet e lëkundjeve dhe çarjeve të tokës, të tronditjes së strukturës tokësore të ujërave nëntokësore, është e domosdoshme të monitorohet cilësia e ujërave të pijshëm, që janë gërmuar në tokat përreth uzinës pas ndërprerjes së aktivitetit të prodhimit pas vitit 1990. Kontrolli i cilësisë të ujërave të puseve, të ujit të pijshëm nëntokësor, për përmbajtjen e pesticideve dhe elementëve të tjerë të dëmshëm. Së treti, një kontrolli të imtë nevojitet t’i nënshtrohen të gjithë rezervuarët ujorë të ndërtuar për ujitjen në bujqësi, si dhe digat, pajisjet e shkarkimit të ujit nga rezervuarët dhe elementët e sigurisë. Në gjithë vendin janë ndërtuar rreth 700 rezervuarë të ujitjes, kryesisht në periudhën e viteve 1960-1975, por edhe më pas, me sipërfaqe, lartësi të digës, volume uji të ndryshme, që ndodhen në afërsi të qendrave të banuara. Vetëm në territorin e bashkive të prekura nga lëkundjet e tërmetit, Durrës, Tiranë, Vorë, Lezhë, Krujë, Kurbin, gjenden më shumë se 120 rezervuarë, të cilët janë ndërtuar kryesisht në periudhën 1960-1972 dhe disa edhe më pas. Disa prej tyre si Paskuqani ose Farka janë me volume të projektuara mbi 9 milionë metro kub. Në pellgun ujëmbledhës Ishëm-Erzen, gjendet numri më i madh i rezervuarëve për njësi të sipërfaqes dhe meriton një vëmendje më të madhe për t’u monitoruar lidhur me pasojat pas tërmetit. Për këtë qëllim, monitorimi në këtë fazë, kontrolli sistematik i gjendjes së digave të rezervuarëve natyral dhe artificial, kontroll i plotë i kanaleve dhe portave të shkarkimit të ujit nga rezervuarët, kontroll i plotë për rrëshqitjen, shembje, cedime apo vithisje të tokës rreth e qark digave. Së katërti, kontrolli i rrëshqitjeve në zona problematike të predispozuara, pasi gjatë lëkundjeve të tërmetit, rriten mundësitë e rrëshqitjes të dheut në brigjet e lumenjve. Nevojitet kontrolli i gjendjes së strukturave mbrojtëse të lumenjve (panele gjatësore e tërthore), argjinaturat mbrojtëse, për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme dhe rehabilitimin me kosto më të lartë, pasi shirat e dimrit në rastet e dëmtimit të strukturave mbrojtëse do të shkaktojnë përmbytjen e tokave dhe zonave të banuara, shtimit të impakteve sociale, ekonomike e mjedisore. Në disa pjesë të territorit të prekur, veçanërisht në Sukth, dallohen çarjet e tokës. Është një fenomen i njohur në shumë vende. Në tërmetin e vitit 1992, në basenin e lumit Suusamyr çarja e tokës mbuloi rreth 4000 km2, por me ndikime të dukshme një sipërfaqe prej 2500 km2. Tërmeti i vitit 2005 në Kinë listoi humbjen e biodiversitetit të pyjeve për shkak të rrëshqitjeve të tokës në më shumë se 400,000 ha. U morën masa si: mbajtja në vëzhgim e këtyre zonave, monitorimi i dinamikës së thellësisë të çarjes dhe ndikimit në cilësinë dhe lëngëzimin e ujërave nëntokësore si dhe planifikimi i disa ndërhyrjeve rehabilituese. Në toka të pakonsoliduara vërehen shenjat e procesit të lëngëzimit të tokës që shkaktojnë depërtimin e grimcave të ngurta në ujërat nëntokësore. Për rehabilitimin e pasojave të tërmetit dhe rehabilitimin ose ndërtimin e banesave do të duhet një sasi e madhe e inerteve lumore. Lumenjtë e vendit kanë rezerva të inerteve të depozituara në disa pika, por ato nuk mund të merren kudo, por duke kryer më parë studimin e rezervave dhe vendndodhjen e shfrytëzimit si dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis, me qëllim që të mos përsëritet situata e krijuar në fazën e parë të bumit të ndërtimeve 1992-1997, por edhe më pas, kur shfrytëzimi pa kriter i inerteve lumore shkaktoi shkatërrimin e strukturave mbrojtëse të lumenjve si urat, panelet gjatësore e tërthore, argjinaturat, brigjet e lumenjve, përmbytje, mungesë të transportit të inerteve në grykëderdhjen e lumenjve, duke u bërë një shkak kryesor për intensifikimin e erozionit bregdetar dhe prishjen e ekuilibrit tokë-det. Zonat e dëmtuara nga lëkundjet e tërmetit, shtrihen në pellgjet ujëmbledhës të lumenjve Mat, Ishëm- Erzen, të cilët janë shfrytëzuar barbarisht dhe pa kriter në 25 vitet e fundit. Dhe prandaj përcaktimi i rezervave nëpërmjet studimit topografik në terren dhe nën kontrollin e institucioneve të specializuara do të mënjanojë rreziqet mjedisore të erozionit lumor e bregdetar, përmbytjeve dhe ndryshimeve morfologjike të vijës bregdetare. Tërmetet vijnë dhe ikin, por nuk mund të harrohet çfarë ka ndodhur. Duhen riparë një pas një çfarë mungon në legjislacion, në koordinimin e institucioneve, në përgjegjësitë dhe sistemin e kontrollit. Në vitin 2006, me VKM, me një të rënë të lapsit e në mënyrë të verbër qeveria shkriu institucionet kërkimore-shkencore dhe baza e ekspertizës u largua. E njëjta gjë ndodhi edhe me ish-Institutin e Sizmologjisë. Është urgjente të korrigjohet duke e ringritur si njësi e veçantë dhe të marrë rol edhe në pajisjen e lejes së ndërtimit me përfshirjen e elementeve antisizmike, të fuqizohet Instituti i Ndërtimit për kontrollin e materialeve të ndërtimit si dhe përgjegjësitë e strukturave të tjera. Në kushtet kur tërmetet nuk mund të parandalohen, mund të minimizohen në maksimum rreziqet dhe impaktet e tyre në sigurinë e jetës të njerëzve, shëndetin, dëmtimet ekonomike e problemet sociale e mjedisore, nëpërmjet zbatimit të masave antisizmike si eksperiencë e shumë vendeve në ndërtime bazuar në shkallën e sizmicitetit të zonës, gjeologjisë, teksturës të tokës, karakteristikave të horizonteve, qëndrueshmërisë, vendndodhjes, në studime gjeologjike dhe hartën e rrezikut potencial. Sizmologët, inxhinierët, shkencëtarët e tokës, gjeologët, pranojnë se: “Nuk ka një zgjidhje të vetme që do të jetë e përshtatshme në çdo rrethanë. Shmangni dëmtimin e mëtejshëm të mjedisit përmes veprimeve tuaja”. Projektuesve, konstruktorëve iu vjen në ndihmë edhe katalogu i efekteve mjedisore të tërmetit me mekanizma të ndryshëm të orientimeve tektonike dhe gjeologjike. Vlerësimi i riskut mjedisor për reduktimin e impakteve mjedisore në zonat e prekur nga tërmeti, do të kufizojë dëmtimet e mëtejshme, ndryshe dëmtimet do të kërkojnë më shumë punë e investime.

Nga Prof. Dr. Sherif LUSHAJ