BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Opinion / Editorial

Të ndara apo veç e veç, integrimi vështirë i Ballkanit është problem ekskluziv i BE-së!

Të ndara apo veç e veç, integrimi vështirë i

Shumë analistë e parashikuan vështirësinë që dhe mbas zgjedhjeve në Bullgari, qeveria apo establishmenti politik pothuaj i ri në qeverisje, do të kishte të njëjtin qëndrim për Maqedoninë e Veriut. Janë probleme etnike dhe integruese bashkë, që shikojnë radhën e qartë dhe të gjatë në pritje në saj të një ligjësie në BE e cila thotë: O të gjithë dakord ose sikur një të jetë kundër nuk ka integrim për asnjë shtet. Fjalët e Komisionit Europian, të mira dhe inkurajuese për Maqedoninë dhe Shqipërinë janë një “nul” përpara kësaj “matematike” në politikën integruese. E sigurisht nuk është vështirësi e vetëm Bullgarisë ose tekë e saj! Bullgaria ka problem në marrëveshjet e saj me Maqedoninë e Veriut si kishte Greqia deri sa u pajtuan për emrin. Kjo u vërtetua nga qëndrimi i qeverisë së re Bullgare nëpërmjet ambasadorit të tyre në Bruksel. Nuk ka ndryshim në qëndrimin bullgar për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë. Kjo u bë e qartë pas mbledhjes të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ku u diskutua tema e zgjerimit të BE-së. Fatkeqësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut ende nuk i plotëson kriteret për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha ambasadori bullgar në BE, Rumen Aleksandrov, i cili përfaqësoi Bullgarinë në takim. Sipas Aleksandrov, Shqipëria duhet të gjykohet për meritat e saj dhe është e gatshme të bëjë përparim në rrugën drejt BE-së. Lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Aleksandrov theksoi se në muajt e fundit pala bullgare ka propozuar një sërë opsionesh për tejkalimin e çështjeve të hapura që kanë të bëjnë me garantimin e të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar dhe zbatimin e Traktatit për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. ."Partnerët tanë të PCM-së” duhet të marrin angazhime specifike detyruese, disa prej të cilave do të përmbushen në një afat të shkurtër, dhe pjesa tjetër do të jetë ndër kërkesat e kornizës së ardhshme negociuese. Derisa të ndodhë kjo, nuk mund të pritet përparim në procesin e zgjerimit shtoi ambasadori Rumen Alexandrov. Megjithatë, një përfaqësues i Presidencës sllovene të Këshillit të Bashkimit Evropian shprehu shpresën se pas përfundimit të Këshillit të sotëm deri në fund të vitit, do të ketë një përparim në marrëdhëniet Shkup-Sofje në mënyrë që Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të mund të fillojë sa më parë bisedimet për anëtarësim në BE.

Pra Bullgaria për të qenë “fear” me Shqipërinë i thotë asaj vazhdo pa Maqedoninë, por nga ana tjetër, vendet e BE-së dhe Brukseli e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen e Maqedonisë-së me Shqipërinë. E këtu jemi sërish te po i njëjti refren. Po pra, një refren i shëmtuar që “nuk ndihmon askënd dhe ngatërron gjithkënd”! Ose ndihmon shumë më tepër se mund të lejohet “ballkanizmin” në përçarje dhe të BE-së për pikërisht Ballkanin. Pra bëhet dhe Europa e ngjashme me Ballkanin. Refren që shikon problematikat etno-kulturore dhe ato integruese me një shtet të vështirë me fqinjët si Maqedonia. Shumë kush përpara dy dekadave do të kishte besuar se Maqedonia do të kishte probleme të mëdha me Shqipërinë, por në fakt kjo nuk ka rezultuar. Rezulton se problemet e mëdha ka me Greqinë dhe Bullgarinë të cilat sigurisht kanë kthesat e tyre etnike dhe kulturore me shtetin “sanduiç” mes Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë përfshi dhe Kosovën. Nga shqiptarët nuk ka vështirësi ( as për NATO), por nga dy vendet e BE-së dhe sot përkatësisht nga Bullgaria ka problem. Një lehtësim i madh është Greqia dhe për këtë gjë ajo marrëveshje e dikurshme mes Zaev dhe pushtetit nga Syriza duhet përshëndetur.

Por Ballkani në këtë rast është i kapërcyeshëm, kurse Europa jo. Pra ajo ka probleme të mëdha sepse nuk ka marrëveshje dhe sintezë mes tyre për integrimin qoftë dhe të Maqedonisë së veriut. Nuk ka as peshë specifike të rëndë që të detyrojë veten apo partnerët të ndryshojnë kurs ose të bëjë një “trojkë” të madhe bisede integruese mes BE, Bullgarisë dhe Maqedonisë. Kjo i bën pastaj të mos integrojnë as Shqipërinë dhe as Maqedoninë, duke vonuar dhe lënë derën hapur jo vetëm fuqive “jashtë europiane” por dhe devijimit të agjendës Europiane të shoqërive si në Shqipëri dhe Maqedoni, që nuk kanë më atë dëshirën dhe besimin për tu integruar në BE. Prandaj them se është problem ekskluziv i BE-së, po nuk e zgjidhën ato, problemi do të agravohet dhe integrimi do të dëmtohet shumë. Po e lanë si model ballkanik dhe BE do të luaj “valle ballkanase” dhe sigurisht kjo valle zgjat shumë, jashtëzakonisht shumë do të dështojnë. Kaq shumë sa Europa do të vazhdojë të plaket dhe vjetërsohet dhe Ballkani nuk do ta ketë mbaruar kurrë vallen e tij. Ky është problem tipik Europian dhe kushtet e sotme, lejojnë zgjidhje gjysmake, të dyshimta dhe aspak normale. Burokracia në BE, vepron shumë ngadalë dhe të tjerët më të shkathët, do të bëjnë punën e tyre në Ballkan. Kjo është e qartë si drita e diellit. Po, por nuk do të jetë aspak e mirë, pikërisht aspak e mirë për rajonin dhe Europën vetë.