BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Të ndezim motorët e aksionit për grumbullimin e armëve

Të ndezim motorët e aksionit për grumbullimin e armëve

 Prezenca e armëve për më shumë se dy dekada në duar të qytetarëve ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shqetësim permanent për sigurinë e jetës së qytetarëve tanë. Kjo çështje kaq serioze, e mprehtë, delikate, e ndjeshme, e prekshme dhe tepër problematike edhe po kaq e rrezikshme për hir të së vërtetës nuk është vlerësuar me seriozitetin, kujdesin dhe vëmendjen e duhur nga institucionet e shtetit duke filluar nga Presidenca, Parlamenti, qeveria e sidomos nga Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit në qendër dhe në bazë, në qarqe e në rrethe. Shpesh dëgjojmë e shikojmë nga kronikat e zeza se u ekzekutua me armë zjarri ky apo ai, ose ajo me armë zjarri kryesisht me automatik, kallashnikov, pushkë gjysëm automatike model 56, pistoletë “TT” apo pistoletë të markës “Zastava”etj., ku u vrasjet makabër janë bërë një dukuri e zakonshme dhe që tashmë fenomene të tilla kanë fituar të drejtën e qytetarisë. Është shqetësuese, e trishtueshme edhe alarmante lajmi që dhanë mediat këto ditë se vetëm gjatë 8 muajve në vendin tonë kanë ndodhur 38 vrasje kryesisht me armë zjarri e që kulmoi me vrasjen makabër të Selenicës, ku mostra Ritvan Zyka ekzekutoi për shkaqe banale jo pak, po 8 persona brenda të njëjtit fis, midis tyre gra, pleq dhe fëmijë të mitur. Dhe rituali i ekzekutimeve vazhdon përditë e në pafundësi, çka shkakton për herë e më tepër dhimbje, hidhërim të thellë, trishtim, tronditje, dëshpërim, depresion, ankth dhe pasiguri, si dhe mosbesim në institucionet e shtetit për parandalimin e kësaj gjëme që na ka pushtuar prej afro tre dekadash dhe që nuk po çlirohemi e nuk po shpëtojmë dot akoma. Është e frikshme, tronditëse dhe alarmante, pasi po na ikin përditë jetë njerëzish midis tyre edhe krejt të pafajshëm që ndodhen rastësisht në vendet ku ndodhin ekzekutimet, pa folur këtu për plagosjet dhe lëndimet e shumta e që krijojnë problematika të shumta shëndetësore dhe social-ekonomike.

Faktikisht dhe për fat të keq, ne jemi një vend me popullsi të vogël e që nga viti në vit po shkon drejt zvogëlimit të mëtejshëm. Këtu ka ndikuar dukshëm fenomeni i emigracionit dhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ndërkohë, krahas emigracionit mjaft jetë njerëzish po na ikin për shkak të aksidenteve automobilistike, shto këtu edhe ekzekutimet e përditshme me armë zjarri bën që tkurrja e popullsisë të vazhdojë të agravohet, duke nisur në mënyrë të pandalshme të katandisemi si kokoshi një thelë. Përballë kësaj situate alarmante e tepër serioze, natyrshëm shtrohet pyetja: “Ku po shkojmë dhe ku po na çon mushka kështu?” Prandaj modestialisht i bëj apel politikës, pozitës edhe opozitës që të zgjohen nga instiktet e pritshmërisë, të zgjohen nga gjumi letargjik, të mos i bëjnë karshillëk këtij problemi me rrezikshmëri të lartë shoqërore e të tundin fort këmbanat e alarmit për të ndezur urgjent motorët e aksionit kombëtar për mbledhjen dhe grumbullimin e armëve në çdo qark, rreth, njësi administrative dhe në çdo cep të Shqipërisë. Me shqetësimin e një qytetari, intelektuali dhe si person i publicistikës i sugjeroj parlamentit që në sezonin e ardhshëm parlamentar të zhvillohet një seancë e posaçme parlamentare për këtë problem ose më e saktë një e enjte parlamentare dhe ku problemi në fjalë të trajtohet në frymë analitike, debati, kritike edhe autokritike të sinqertë, parimore dhe të precizohen saktësisht masat dhe detyrat për çdo institucion, dikaster dhe organ që e lidh puna drejtpërsëdrejti apo indirekte me këtë problematikë kaq të rëndësishme dhe tepër serioze e alarmante e që nuk duron më pritshmëri e zvarritje të pajustifikueshme. Theksoj se për këtë duhet të sensibilizohet mbarë shoqëria, media e shkruar dhe ajo vizive, të organizohen e të zhvillohen takime e debate televizive me juristë e specialistë të ushtrisë e të policisë për mënyrat dhe rrugët për finalizimin e këtij aksioni kombëtar. Muaji shtator e në vazhdim të jetë aksioni gjithëpërfshirës për mbledhjen edhe grumbullimin e armëve, dhe jo muaji i protestave për mosbindje civile, apo për revolucione demokratike, apo revolucione kulturore. Theksoj se ky aksion mbarëpopullor lipset të mirëorganizohet e të mos mbetet në mesë të rrugës sepse organet dhe institucionet tona qeverisëse vuajnë nga sindromi i vënies përgjysmë të punëve. E them këtë pasi afro dy vjet më parë Policia e Shtetit ndërmori një aksion për grumbullimin e armëve. Mblodhi nja 500 armë dhe nuk e di sepse u tërhoq edhe nuk e vijoi më tej punën.
Pra si përfundim, aksioni në fjalë po qe se fillon të mos shuhet si flakë kashte, por të niset e të bitiset me sukses, pasi kështu i bëjmë një shërbim të dobishëm mbrojtjes dhe garantimit të jetës së qytetarëve e që ja vlen vërtetë që pa humbur kohë të ndezim motorët e aksionit kombëtar për grumbullimin e armëve.

Nga Pali NITO