BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Të neglizhosh veriun është jo inteligjencë, ta harrosh, është arrogancë e panevojshme!

Të neglizhosh veriun është jo inteligjencë, ta harrosh,

Tanimë kur Rama dhe Rilindja, mbyllën ciklin e PS-së së Nanos, Dritëroit, Pëllumbit, Dades, Leskajt, Majkos, Ilir Metës dhe Gramoz Ruçit dhe ka mandatin e tretë të sigurtë qeverisës, është e domosdoshme të thuash diçka dhe për zhbalancimin e çuditshëm qeverisës veri - jug në Shqipëri sa herë PS është në pushtet. Të gjithë emrat që përmenda më sipër janë individë me origjinë nga jugu i Shqipërisë edhe pse PS ka pasur plot veriorë në përbërjen e saj. Po kush nuk e di se sot PS-ja ka qeverinë Rama pa asnjë verior, por dhe pa asnjë shkodran si qyteti dhe vendi më i madh në veri. Kush nuk e di, se drejtorë të mëdhenj dhe sasia më e madhe (jo të gjithë) impresionante e zv. ministrave janë nga jugu. Kush nuk e di se Ramës, ky zhbalancim nuk i bën përshtypje, sepse ai kërkon punën sipas modelit të tij dhe jo krahinarizmin apo religjionin si përfaqësim shtetëror territorial. Sigurisht ai ka të drejtën e tij, por... A është inteligjente kjo? Sikur të jetë neglizhencë them. Mu kujtua një kohë kur Berisha në Shkodër, kryegjyqtarin, kryeprokurorin, prokurorët, shefin e policisë, shefin e krimeve dhe drejtorë të vegjël më poshtë i kishte sjellë nga Tropoja. Shumë prej tyre ishin njerëz krejt normalë në model dhe sjellje, por dikush në PD atëherë po thoshte: mor zot, mirë se nuk paska shkodranë, por as nga Berati apo Korça, nga Vlora mor perëndi, nuk po gjëndet ndonjë? Megjithatë njeriu politik që i ka bërë më shumë dëme demokracisë dhe Shqipërisë në këto tridhjetë vite (ose SB) në qeverisjen e tij kishte një balancë mes veriorëve dhe jugorëve. Sepse Shqipëria kështu është e ndarë dhe kjo nuk mund të mohohet – veri jug në gegë e toskë dhe nuk ka asgjë të keqe. Por sot “partia që është quajtur si ajo e veriorëve ose PD” e këtë e them me humorin poshtë në shoqëri, nuk ka ndërmend të vijë në pushtet, në sajë të demencës me emrat Berisha dhe Basha. Duan të bëjnë zhurmë në opozitë sepse kështu ju pëlqen dhe duan të luajnë “ antiamerikanët gjysmë të fshehur si idiotë në Shqipëri” e nuk ke se çfarë t’iu bësh. Pra dashje pa dashje, Rama dhe Rilindja e tij, bëjnë të gjithën në pushtetet e Shqipërisë. Mbajnë me vite pushtetin, sepse këtë opozitë kanë përpara dhe rrisin arrogancën e qeverisjes duke tentuar dhe – jo balancën qeverisëse në gjithëpërfshirjen jug veri. A është e rëndësishme kjo? Në një Shqipëri të emancipuar, kulturalisht qytetare dhe urbane ndoshta nuk do të kishte rëndësi, ose nuk do të ndodhte, sepse automatikisht njerëzit do të vinin sipas meritave nga veriu dhe jugu sipas origjinës. Por ne nuk jemi kështu. Ka demokraci Italia dhe prapë ky “muhabet” bëhet dhe pse duan ta mbyllin si batutë dhe si model. Nga vetë ngjarjet-zgjedhjet u pa qartë se si PD dhe PS ishin kudo të votuara dhe pse duket sikur fitorja është PS në jug dhe PD në veri. Në të vërtetë është shumë më normal dhe në rregull. Anormaliteti është se Rama nuk do veriorë dhe sidomos tashmë shkodranë në qeveri. Nuk ka gjetur “besnikë” ose ju ka besuar bie fjala në Shkodër më shumë folklorikëve të pasur, të cilët pastaj kanë luftuar qytetarët shkodranë dhe Rama si “shpëtim” ka gjetur të mos i qasi fare në qeveri. Mjafton të futesh në rrugën e veriut (sidomos Milot Tiranë) ku qarkullojnë si veriu, Kosova dhe ardhja nga Europa nëpërmjet Malit të Zi dhe kupton se sa disbalancë është mes veriut dhe jugut me rrugë. Rrugët e jugut bosh dhe të shtruara, një rrugë e veriut, vetëm një është plot dhe në degradim të plotë. E të vetmin investim që largoi Rama për hatër të grevës së studentëve ishin paratë e autostradës Thumanë-Tiranë. Turp e faqe e zezë. Në rastin e neglizhencës, nuk është inteligjencë në rastin e harresës apo inatit është arrogancë e panevojshme. Lëre pastaj për reklamën si qeveritare dhe televizioneve kombëtare përfshi dhe RTSH që jugu është perlë turistike kurse veriu një... E kam të qartë se nuk është në mentalitetin e Ramës, por është në mentalitetin e të ardhurve vonë në Tiranë, kjo marrëzi e panevojshme. PS nuk ka nevojë të dizenjohet si parti e toskëve, as si parti e jugorëve me një “mërzitje apo bezdisje” ndaj veriorëve të Sali Berishës. Veriu i Shqipërisë nuk është i Sali Berishës. Këtë gjë e duan kështu idiotë dhe keqanë në PD dhe apo po ashtu idiotë dhe keqanë në PS. Por këto janë pak, për të turbulluar inteligjencën e një partie të madhe që tani bën jo krejtësisht për fajin e saj dhe pozitën dhe opozitën në Shqipëri dhe bën të gjithëpushtetshmen në vendore dhe qendrore si pushtet. Po pra jo kaq në mungesë të inteligjencës sa të lejojë që Velipoja bie fjala, të mos ketë një ambulancë të madhe me shërbime të mëdha e të plota, sepse ajo në verë bëhet qyteti i dytë mbas Shkodrës me popullsi në qarkun e saj. Por ajo jeton dhe në dimër prandaj... Qytetin e Shkodrës Edi Rama nuk do të mund ta marrë kurrë politikisht them, jo se bërtasin ato të pak mbetur “antikomunistë të këpucëve të grisura me në krye Voltanën” dhe rrondokopë të tjerë tashmë të shëmtuar politikisht, por se qyteti i Shkodrës nuk mund të pranojë kurrë që t’i katapultosh ose t’i vendosësh njerëz “no name no face” dhe këtë e bëjnë si ato djathtas dhe majtas. Aq më tepër, të lejosh që t’i shkelë biznesi folklorik me arrogancën e tij periferike dhe me probleme urrejtje religjionare, që Ramës dikush duhet t’ia ketë shpjeguar kur nuk e kupton vetë. Ose përndryshe Rama vetë është dakord me këtë marrëzi. E për këtë arsye ka djegur dhjetra qytetarë të Shkodrës si majtas dhe djathtas që kanë dashur të bëjnë qytetin. Por Rama nuk mund të bëhet përfaqësues periferik dhe folklorik, sepse origjinën e tij qytetare shkodrane nuk e ka kështu. E do Rama apo nuk do Rama - në Shkodër po nuk more qytetin në qendër të tij, e ke kot, sepse nuk arrin ta investosh atë, ta mirëmbash dhe ta bësh një mrekulli sikundër ka qënë dhe që ai me siguri do ta bëjë. Po pra me stadiumin dhe Shirokën. Rama duhet ta lërë zemërimin pse i thonë “komunist” dhe të tjera si këto. Duhet të lërë fjalimet me “marrëzinë e shkodranëve” që votojnë Sali Berishën dhe Voltanën që la vetë Rama me veprimin e tij në pushtet. Rama duhet të kuptojë pse nuk votojnë – Ramën. Ramën nuk e votojnë se janë konservatorë, sepse duhet të shikojnë shumë e shumë veprime të sinqerta dhe pastaj të votojnë. Por nuk ka akoma veprime të tilla politikisht. Me heqjet, largimet me kthimin e Partisë Socialiste në Shkodër në një “mësimore” nuk ka rritje të besimit në qytetarinë shkodrane se Rama e ka sinqerisht me Shkodrën. Aq shumë kjo, sa në zgjedhjet e fundit u ndëshkua PS, duke humbur një deputet që sigurisht nuk e mori PD, por të majtët aleatë të tij. E ky ishte një turp. E vetmja punë e paqme ishte Benet Beci. Po pra dhe uroj që të mos degradohet rrugës së pushtetit. Neglizhimi i fuqisë intelektuale të veriut, është marrëzi njësoj si të neglizhosh fuqinë intelektuale të jugut. Një partie që ka pushtet pothuaj absolut, i vjen e keqja më e madhe nga zhbalancimi i kotë, i pakuptimtë veri jug, në përfaqësim. Është një kokëfortësi që u bën qejfin vetëm idiotëve me origjinë nga jugu (janë shumë pak) që thonë “mirë ua bën malokëve” dhe iu jep argument idiotëve nga veriu (janë shumë pak) që thonë “Rama bën qeveri komunistësh nga jugu”. Kur në fakt, veriorë dhe jugorë nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin politikisht. Kurse Rama duhet të kuptojë se ishte Berisha ai që me vullnetin e tij kriminal, u bë gati të fuste veri-jug luftën civile. Po, por nuk e arriti ta bënte nga inteligjenca e përbashkët dhe morali i përbashkët i vëllezërve shqiptarë që ndahen vetëm se dikush banon në veri dhe dikush në jug. Të vëllezërve që kanë njësoj të shtrenjta si Velipojën dhe Borshin, si Vlorën e super bukur dhe Shkodrën e mrekullueshme, si Sarandën dhe Tropojën, si Thethin dhe malin e Tomorrit. E padyshim Rama e di këtë gjë. Atëherë pse? Pse pra pse? Po mbetem vetëm me atë që – kjo është një neglizhencë, jo inteligjente. Po pra dhe që sigurisht duhet riparuar.