BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Të pavendosurit dhe të pakënaqurit “të ngopurit” e mandatit të tretë!

Të pavendosurit dhe të pakënaqurit “të

Ishte pjesë e mrekullueshme largimi i Vasilika Hysit nga politika profesioniste. Një grua e mençur, një grua dinjitoze realisht kështu duhet të bënte. Po pikërisht ashtu sikundër ia kishte thënë Ramës – le ta vazhdojnë kalamajtë. Sigurisht që as mosha dhe as dijenitë, e as forca nuk i kanë munguar zonjës Hysi, sepse ajo është në kulmin e tyre, por padyshim ata që duhet dhe sigurisht kuptojnë, e marrin vesh, pse zonja largohet duke falënderuar të gjithë me përzemërsi. E padyshim unë them se mënyra e saj është nga të gjitha anët brilante. Jetë të mbarë profesoreshës. Ajo mbetet një grua e majtë e qartë dhe e respektuar e veçantë në kohët e sotme. Pjesa tjetër ishte patetizëm politik në ata “Show” që Rama ka zakon. I bën më të organizuara, më shfaqje se sa ata përballë politikisht si formë, por përmbajtja është patetizëm për një grup njerëzish të cilët ai i quajti “të pakënaqur dhe pavendosur”. Po dhe jo kërkoi votën për mandat të tretë, sepse kjo votë i duhej atij për reformën në drejtësi. Pastaj po të zhgënjeheshin, mos t’i jepnin mandatin e katërt. E kështu Rama zbuloi se kishte nevojë për votat e “të pakënaqurve dhe pavendosurve” dhe se do të vazhdonte mandatin e katërt. Nuk besoja se do kërkonte votues të tjerë kryeministri Rama. Përkundrazi “llogaria deri dje ishte se sa më pak zgjedhës në votime të dalin, aq më i siguruar për fitore është pikërisht ai”. Por me sa duket “sondazhet” e vërteta të partisë, të dhënat operative, i kanë sqaruar se fitorja nuk bazohet vetëm te “pazotësia e Bashës” as te “mrekullia fjalamane e Monikës” dhe as te gjestet e Metës dhe as te marrëzitë e Berishës kur kapërcen limitet. Me sa duket Rama është sqaruar se një pjesë e madhe e të pavendosurve dhe të pakënaqurve janë me pikërisht Ramën. Mbase e kanë sqaruar se “përballë Bashës, Monikës, Ilirit dhe Berishës” mund të fitojë, por nuk fiton dot kur të pakënaqurit dhe të pavendosurit e kanë personalisht me të. Jo me PS-në, por me të dhe Rilindjen e tij pastaj me PS-në që i mban ison. Tani në të vërtetë ka të drejtë profesoresha Hysi që thotë se duhet të përballen kalamajtë me “mandatin e tretë dhe të katërt të Ramës”. Kryeministri pastaj, filloi zhargonin patetik të sqarimit, i cili është përsëritje pikërisht si “babai i mërzitjes”. Po pra sepse kush nuk e di atë që thotë ai se: elektorati i pavendosur dhe pakënaqur të marrin pjesë në votimet e 25 prillit, për të vendosur edhe fatin e reformës në drejtësi. Po pra - jo për pushtetin e Ramës, por reformën në drejtësi. Kush nuk e kupton këtë? Pastaj kush nuk kupton kur thotë se: Lulzim Basha, është një administrator i një shoqërie aksionere dhe se nuk merr dot vendime për të ardhmen e shoqërisë. Po pra se janë Meta dhe Berisha - jo Basha e dimë dhe këtë. Të gjithë e dimë tashmë, por nuk kuptohet pse shqetësohet kaq shumë Rama kur përballë Metës dhe Berishës e ka të sigurtë se fiton? Në qoftë se Basha është “CEO” PD-LSI & Company çfarë halli ka Rama, apo e di popullin budalla që nuk e kupton këtë gjë? E kam fjalën, pse shqetësohet kaq shumë kur kjo i rrit kredite e nuk ia pakëson. Apo ka ndonjë dyshim se ka plot “të pakënaqur dhe lëkundur” që akoma nuk janë të qartë se kush është Berisha apo Meta, ose ai që Rama e bëri president? Të pakënaqur dhe pavendosur, sepse janë ata përballë apo është vetë Rama i tillë që janë këta - të pakënaqur dhe të pavendosur. E pikërisht kjo që thotë Rama nuk është asgjë e re. Asgjë e re. Kush nuk e di atë që Rama thotë se: Siç u bëmë pjesë e NATO-s të bëhemi pjesë e BE. Unë kam besim që këto forca kundër reformës së bashkuara tanimë para jush, nuk do t’ia dalin. Halli juaj nuk është halli tyre. Qofshi ju të PD, apo optimist, apo të zhgënjyer, s’mund të kthehen në votë për të zgjidhur hallin e tuaj. Ju them të gjithë të pavendosurve, të pakënaqurve se në 25 prill do të vendoset për fatin e drejtësisë. Po pra, sa kohë ka që thuhen këto gjëra dhe akoma nuk e kuptuan njerëzit se ku qenka halli i tyre dhe halli i politikës. Sidomos të pakënaqurit dhe pavendosurit. Po dhe del ajo që Rama tashmë e ka lutje të madhe të çuditshme për kohën kur thotë: Për të vendosur fatin e drejtësisë, i cili dukej i shënjuar një herë e mirë deri kur ne ndërmorëm me kurajo rrugën me plotë të panjohura të kësaj reforme. Po e qartë, duhet pranuar se PS-ja përkrahu ndërkombëtarët për reformën në drejtësi, sepse sigurisht e vetme nuk do ta bënte dot. Por ai vijon prapë patetizmin elektoral duke thënë: Do vendoset se si do ta kenë fytyrën nesër gjykatat, prokuroritë, jo në 4 vitet e ardhshme, por në dekadat e ardhme. E kështu iu lutet të pavendosurve dhe të pakënaqurve që t’i sigurojnë Ramës këto katër vite pushtet politik. Ai sqaron në mërzitinë e madhe filozofike me patosin e quajtur “reformë në drejtësi” se: tek drejtësia ndarja mes palëve është më e thellë. Tek drejtësia nuk ka “më mirë” dhe “më keq” si në të gjitha fushat e tjera. Tek drejtësia ka ose “shumë mirë” ose “shumë keq”. Nëse ne nuk e justifikojmë mandatin e 3 ju mund ta rishikoni vendimin tuaj. Por nëse nuk e shihni me masivizimin tuaj në votime për nevojën tuaj sot, atëherë ky “fëmijë” pas shumë stërmundimesh, do të ketë vdekur pas 4 vitesh”, tha Rama. E kjo është dhe esenca e fjalimit të tij patetik. Ai këmbëngul se humbja e mandatit të tretë dështon reformën në drejtësi, sepse Meta dhe Berisha do ta zhbëjnë. Rama nuk i kërkon asaj pjese elektorati votën, sepse vetëm me PS-në (me sa duket mbase e di se nuk merr dot 71 mandate) nuk ja del jo për tendera, as për investime dhe as për buxhete dhe as për operacione PPP dhe të gjithëfarë lloji, as për koncensione dhe as për të tilla gjëra. Jo jo, ai e kërkon mandatin e tretë për ata që janë jo të kënaqur dhe jo të vendosur vetëm për “ideal” ose reformën në drejtësi. Pse them është patetizëm? Sepse vetëm me këtë lloj patetizmi mund t’iu përgjigjet “patetikëve” në anën tjetër që thonë. Rama duhet larguar se është “arsyeja” e të gjitha të këqijave në Shqipëri, të gjithë padrejtësive sociale dhe të gjitha krimeve apo mafieve dhe të gjitha mënyrave ekonomike dhe financiare. Patetizëm kundër patetizmit në një politikë acarimi nervash, për pikërisht “jo të kënaqurve dhe jo të vendosurve për të votuar”. Kjo sasi impresionante e njerëzve do të mungojë në zgjedhjet e 25 prillit, sepse vetëm kjo armë ju ka mbetur në dorë. Tashmë vetëm një gjest kanë. Po, që po të jetë ditë e bukur 25 prilli e të shkojnë në piknik, plazh, ose liqen, mal e lumë, për të shijuar ajrin e pastër dhe jo për të bërë pis nga megafonët e politikës. Të pakënaqurit dhe pavendosurit, nuk mund të jenë të “ngopurit” e mandatit të tretë të Ramës dhe as mandatit të parë të Bashës. La ta ndajnë këtë lojë me militantët dhe të vendosurit edhe me të kënaqurit e tyre. Po po me “partizanët e tyre”.