BREAKING NEWS

“Rama i dinte ato gjëra”, Ilir Meta zbulon arsyet pse e thirri Bashën në Presidencë 

“Rama i dinte ato gjëra”, Ilir Meta zbulon arsyet pse e thirri
x

Opinion / Editorial

Të qeshur me ambasadoren, por...

Të qeshur me ambasadoren, por...

Sigurisht që është shtuar ethshëm veprimi politik dhe diplomatik i SHBA-ve, ose vendit mik të madh demokratik në botë, në raport me partnerët e vegjël, por sigurisht të dashur me Amerikën si ne shqiptarët. Ardhja e ambasadores Yuri Kim dhe veprimi i saj mediatik së pari me publikun si një komunikim shpresëdhënës, si një nxitje për të besuar dhe vazhduar me SHBA-të në progresin dhe sidomos në luftën e drejtësisë me korrupsion dhe krimin janë të qarta. SHBA-të kanë shtuar tashmë veprimin politik dhe diplomatik edhe në Kosovë dhe idetë e presidentit Trump në sajë të ambasadorit Gernell kanë bërë që tashmë interesi i SHBA-ve në sistemin shqiptar politik në gjeostrategjinë e sotme ballkanike të rritet në mënyrë eksponenciale. Bazat e NATO-s në Shqipëri, armatosja në kuadrin e aleancës dhe përsosja ushtarake, janë sërish një rritje e qartë e rolit të SHBA-ve në territoret e banuar nga shqiptarët dhe partnerët e qartë të SHBA-ve, pikërisht jo vetëm në Ballkan, por dhe Europë. Pra SHBA-të janë në "sulm" aktiv pikërisht në mbrojtje të interesave të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por dhe rritjes së ndërgjegjes demokratike dhe sigurisht veprimit të drejtësisë realisht jashtë krimit dhe korrupsionit sikundër ka qenë këto tre dekada në Shqipëri. Në pozitë dhe opozitë, kryetarë të partive dhe institucione rilevente në Shqipëri dhe sigurisht është treguar përpara mediave dhe në përgjithësi publikut, e qeshur, e përzemërt dhe e lumtur për pritjen që i kanë bërë në Shqipëri. Padyshim ajo është një diplomate karriere dhe padyshim di qartë dhe mirë si sjelljen tonë, po ashtu zakonet tona të mikpritjes dhe padyshim di qartë dhe mirë mënyrën e sjelljes diplomatike të SHBA-ve me një vend partner dhe të dashur si Shqipëria në raport me Amerikën. Mirëpo në kohën e sotme, një pjese të madhe të shoqërisë shqiptare, ju ka ardhur në majë të hundës nga një pjesë e rëndësishme e politikanëve dhe disa institucioneve të komanduar nga njerëz të politikës dhe mirësjellja e ambasadores Kim ju duket sikur - Amerika po i merr në mbrojtje ata që kanë mijëra e mijëra akuza për korrupsion. Po pra, ju duket sikur "kauza e drejtësisë dikur për korrupsionin brenda politikës" po zbehet dhe po devijohet nga mirësjellja e zonjës ambasadore Kim. Kjo shoqëria jonë akoma nuk ka dalë nga brazdat e mesjetës së vonë, ku atij që e kishe inat apo kundërshtar në ide - ishe gati dhe ta "vrisje". Kur në fakt, ambasadorja Kim po bën qartë dhe mirë punën e saj, në mënyrë perfekte dhe pa hyrë në polemikat e zakonshme që publiku dhe politika retro-kulturore në Shqipëri ka si zakon. Kultura diplomatike e një diplomateje pikërisht karriere të shkëlqyer në shërbim të SHBA-ve, e bën atë të pamundur të gabojë me gjestet e mirësjelljes në ardhjen dhe ditët e para në vendin kur sigurisht do të ketë punë të madhe me politikën dhe sistemin e drejtësisë. Ajo sillet si një diplomate e vërtetë dhe takon ata njerëz që janë ose përfaqësues të popullit ose drejtues institucionesh të shtetit, pavarësisht se kush janë "rumor's" apo humori i publikut për një pjesë të madhe të tyre. Sot po dëgjoja një mik timin dhe po lexonin diku që thoshin se: Ja dhe me ambasadoren e re e rregulluan këta të korruptuar! Ose - ja dhe reformën në drejtësi e kanë sa për sy e faqe, sepse edhe ambasadorja e Amerikës po ju qesh dhe po gëzohet. Në të vërtetë është pjesa poshtë e shoqërisë që akoma kujton se diplomacia funksionon si te ne politika. Ose si te ne marrëdhënia që kanë në lagje apo dhe rrugicën e harruar nga emancipimi dhe kultura europiane dhe qytetërimi i tillë. Ose - kështu duan ta "shesin" mirësjelljen e zonjës Kim pikërisht ata në fotografi me të. Po pra, "se ne jemi dhe Amerika është me ne personalisht" si në fotografi! Ngatërrojnë mikun e madh politik dhe strategjik apo dhe fuqinë e madhe ushtarake dhe ekonomike me idetë tona mbi inatin dhe shfryrjen e tij. Ose me idetë (marrëzitë tona) tona të manipulimit me një votë dhe takim zyrtar! Praktikisht nuk dinë dhe marrëdhëniet e amerikanëve dhe zyrtarëve apo diplomatëve të tyre me njerëzit apo individët në krye të publikut apo shoqërisë apo dhe popullit si me hir dhe pa hir apo si të zgjedhur dhe të hipur me forcë. Në të vërtetë ambasadorja Kim, kur qesh me një politikan në Shqipëri ka parasysh që ai përfaqëson popullin shqiptar dhe pse ndoshta ja di qartë dhe mirë biografinë jo kaq të përkorë të tij. Dakord?! Kujdes duhet të bëjnë ata që duke qeshur në takimet dhe bisedat e tyre me ambasadoren të na shesin ne fotografitë si siguri maksimale që asgjë nuk do t’i gjejë kurrën e kurrës nga drejtësia sepse kanë mbrojtje Amerikën! Po po pra, të gjithë, si meshkuj dhe femra politikane në Shqipëri! Pse? Po ja sepse! Padiskutim nuk ka pse të krahasojmë kaq shumë, sepse ne jemi vend demokratik sigurisht, por ja vlen të kujtojmë se dikur Gedafit zyrtarët amerikanë ja hoqën embargon, e përkrahën, e hoqën nga lista e zezë dhe i dhanë dhe dorën, por pastaj asgjë nuk bënë kur populli i nguli atë hurin aty. Edhe Mubaraku ka qenë mik dhe i nderuar dikur, por amerikanët kur erdhi dita që ai të shkonte para drejtësisë dhe padyshim dhe më vonë (nga gjeneralët e sotëm) kur u lirua nuk ndërhynë kaq shumë. Amerikanët kishin detyrë dhe takuan shumë herë diplomatikisht dhe atë tiran dhe kriminel që drejtësia vari më vonë dhe që është Sadam Hyseini. Dikur amerikanët kishin shpallur Arafatin terrorist dhe organizatën e tij terroriste, por më vonë pranuan të merrte dhe çmimin Nobel. Kanë bërë kështu dhe me "kopukë" të shumtë në Amerikën Latine. Presidenti Trump takoi një nga ata kryetarë shtetesh që rrezikojnë botën (Kore e Veriut) dhe i dha dorën, por në qoftë se do të rrezikonte pikërisht bota, ajo dora e dhënë nuk do të ishte justifikim për shpëtimin e tij nga ndëshkimi i drejtë. SHBA-të takojnë çdo lloj individi që ka pushtet apo dhe zotëron pushtet qoftë dhe të padrejtë, por që ka në dorë fate njerëzish dhe popujsh dhe ku mund të bisedohet për të mos pasur pikërisht luftë dhe viktima, por kjo nuk do të thotë se nuk vjen një ditë që pastaj drejtësia bën punën e saj dhe SHBA-të si gjithmonë janë në krah të drejtësisë dhe jo atij që i kanë dhënë dorën. Po e përsëris se ne jemi vend demokracie dhe pse gjysmake dhe pse e çalë. Por jemi një demokraci. E te ne ka sigurisht palaço të korruptuar dhe individë që kanë bërë dhe krime politike apo dhe financiare të mëdha korrupsioni. Padyshim që politika amerikane dhe drejtësia në përgjithësi në vendin e madh mik, e dinë shumë mirë këtë gjë! Ambasadorja Yuri Kim, pikërisht këtë skenar diplomatik dhe politik po ndjek dhe atë gjë që ne na duhet po lufton që të bëhet shpejt dhe mirë. Në Shqipëri sot ka njerëz që përbetohen se janë "miq të Amerikës dhe pse janë armiq të ambasadorëve të saj", por kjo nuk ka rëndësi fare se sa ka rëndësi nisja reale e drejtësisë nëpërmjet SPAK dhe BKH. Po pra, të funksioneve kryesore të pikërisht reformës në drejtësi. Prandaj edhe unë them: Të qeshur me ambasadoren por...