BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Opinion / Editorial

Të rrisim vajza, jo viktima...

Të rrisim vajza, jo viktima...

Një tjetër plagë e madhe për shoqërinë tonë të dobët! Një tjetër e mitur bie pre e pedofilisë dhe shantazheve nga më të ndryshme.

Them "një tjetër.." sepse fatkeqësisht nuk është historia e parë dhe e vetme e ndodhur madje as në një interval të shkurtër kohor...

Është historia e shumë vajzave dhe grave shqiptare të cilat janë të dënuara nga jeta...Është historia e atyre që janë ndjerë gjithmonë inferiore, të përçmuara, të dhunuara psikologjikisht dhe fizikisht, pa të drejta.

Është historia e atyre që u kanë mësuar që në vegjëli që duhet të heshtin, të ulin kokën dhe të mos e ngrenë zërin para mashkullit, qoftë ky edhe pjesëtar i familjes...

E kjo plagë e hapur që aty, në "embrion", vjen e i zgjeron rrënjët aq shumë sa që bëhet një plagë vdekjeprurëse e mbarë shoqërisë.

Ato rriten me idenë se mashkulli është busulla e jetës së tyre, e kështu bien më pas pre edhe e dhunimeve nga bashkëshortët e tyre.

Fatkeqësisht kemi jetuar e vijojmë të jetojmë në një shoqëri maskiliste që u mohon të drejtën ketyre vajzave e grave dhe si të mos mjaftonte kjo, i bën ato fajtore për gjithçka...

Fajtore sepse nuk duhet ta ngrenë zërin, fajtore sepse nuk duhet ta thonë mendimin e tyre, fajtore sepse nuk duhet t'i provokojne meshkujt me një kanatiere me rripa apo me nje minifund sepse në fund të fundit "ata meshkuj janë".

Besoj të gjithë ju jeni ndeshur me këtë frazë, që nuk e di pse nuk e honeps dot: "Në fund të fundit ata meshkuj janë..."!
JO! Për mua ata nuk janë meshkuj! Ata janë të sëmurë dhe kanë filluar të sëmuren që në vegjëli e të rriten me këto koncepte nga prindërit e tyre që fatkeqësisht nuk kanë ditur si t'i edukojnë.

Për të vijuar më pas me institucionet shtetërore përkatëse ku këto viktima duhet të drejtohen...

Këto institucione inekzistente!!!
Më dhemb në shpirt për këto fenomene që ndodhin rëndom në këtë vend e për ato viktima fatkeqe që janë të detyruara të jetojnë në atë kalvar vuajtjesh, të heshtin apo edhe nëse marrin guximin të denoncojnë, fjala e tyre bie në vesh të shurdhët...
Ku janë ata pseudopsikologë nëpër shkolla që marrin vetëm rrogën dhe janë si një imazh kukull për të plotësuar stafin?
Apo e vetmja gjë që dinë të bëjnë më së miri është të krekosen nëpër studiot televizive nga mëngjesi deri në darkë me fjalë boshe?

Ku është qeveria? Ministrja e Arsimit? Pse kaq shume raste? Pse kaq shumë viktima? Pse ky sistem i fëlliqur? Pse nuk ekziston një profil (database) i të gjithë stafit pedagogjik?

Përse këta pedofilë duhet të jenë të punësuar në ambiente të tilla?

Përse të mos ekzistojë një dënim me vdekje për këta persona?
Përse duhet të thellohet kjo plagë e hapur tashmë...!

Pse duhet të heshtim?
Lëreni teatrin e protestat për të sepse më duken aq pa vlerë e aq të kota përballë një fenomeni të tillë. Nuk mund të flasim për vlera kulturore apo trashëgimi kulturore kur nuk njohim konceptin bazë "kulturë".

E ju deputetë lërini fjalimet e bukura të parapërgatituara (shpeshhere nga të tjerë, sepse mjafton te dukeni bukur dhe ti lexoni bukur, nese keni fatin te dini te lexoni) apo trillimet në seancën parlamentare. Dilni në rrugë dhe thuajini" STOP " abuzimeve të ndryshme, mbroni fëmijët, mbroni vajzat sepse viktimë e radhës nesër mund të jetë vajza juaj!