BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Të shmangim panikun dhe euforinë

Të shmangim panikun dhe euforinë

Përhapja me shpejtësi e coronavirusit SARS- COV-2 apo Covid-19 në shumë vende të botës, është cilësuar nga specialistët si një pandemi mbarë botërore. Sipas specialistëve të fushës, në rang botëror kurba exponenciale e ngjitjes është 2.5 ditë. Numri i të infektuarve dyfishohet çdo 2.5 ditë, dhe katërfish në 5 ditë. Kjo aftësi përhapjeje e shpejtë e këtij virusi, ka detyruar qeveritë e shumë vendeve të ndërmarrin veprime drastike, në lidhje me masat që duhen marrë për mbrojtjen e popullatës nga ky invazion viral i këtij virusi vdekjeprurës. Patjetër duhet të veprohet sipas eksperiencës botërore , ku “komuniteti shkencor në këtë moment të caktuar historik, duhet të udhëheqë vendimet politike”. Për moshat e mëdha dhe atyre personave me sëmundje të tjera shoqëruese gjendja do të jetë shqetësuese. Qeveria ka zbatuar masat e ndalimit me orare të qarkullimit të këmbësorëve, dhe të mjeteve të transportit privat. Qeveria ka mbyllur shkollat, universitetet, bizneset, kufijtë me disa shtete, aeroportin etj. Në fillimet e para të infeksionit përpara përhapjes në masë të tij, të trembur nga rasti Kinez, disa njerëz u larguan nga shtëpitë dhe qytetet e tyre dhe u vendosën në fshatra apo vende të izoluara. Ky infeksion nuk e ka arritur akoma pikun e tij. Pasiguria për mungesën në ndonjë rast, e masave mbrojtëse si- maska, alkoole apo mos dija e njohurive për këtë virus, apo mbyllja e njerëzve në shtëpitë e tyre nga vendimet e qeveris, ka shkaktuar ankth dhe panik në një pjesë jo të vogël të popullatës. Por qëllimi i vetëm, është që të distancohemi nga njeri tjetri, për të mos e çuar virusin nga një person tek një tjetër dhe nga një qytet në një vend tjetër. Por sidoqoftë në vend sundon paniku si dhe tek disa sundon euforia. Për përhapjen e panikut kanë ndikuar edhe disa politikanë gazetarë, shkrimtarë, aktorë, regjisorë, këngëtarë, të cilët shfaqin konflikte dhe pakënaqësi të panevojshme, propozime groteske, shakara të gabuara ,apo edhe disa parti si në kohën e PPSH na paraqesin një “plan masash” për tu zbatuar. Ka edhe disa persona të papërgjegjshëm të cilat përhapin ndonjëherë edhe lajme të frikshme dhe të pavërteta duke i tundur ato si lajme të vërteta, të cilat Klaudio Cerasa në “ il figlio” I quajti “çakallë të kontravirusit.” Këto persona po gudulisin veshët e mbarë opinionit shqiptar. Edhe euforia është si një motër në të kundërt e panikut dhe të dyja po konsiderohen nga të gjithë si aleatë të këtij virusi të rrezikshëm . Disa njerëz janë entuziast të tepruar që thonë që : “S’ka ç’na bën ky grip ne, jemi një racë malësorësh dhe s’kemi frik fare.” Kjo do të thotë të nënvleftësosh rrezikun e këtij virusi dhe krijon mundësin e përhapjes së shpejtë të tij. Është e domosdoshme ti largohemi këtyre dy mënyrave të sjelljes ndaj virusit të cilat të dyja janë të rrezikshme dhe të papranueshme në këtë situatë emergjence që po kalojmë. Shkencëtarët po na thonë që mbas një muaji do të jemi në pikun e këtij infeksioni dhe po kapim kilometrat e fundit. Faktet tregojnë që ne nuk po zbatojmë plotësisht këto rregulla. Disa njerëz duket që nuk po pajtohen kollaj me këto shtrëngime të domosdoshme. Pasi shohim disa njerëz që bëjnë xhiro të kota dhe pa mjete mbrojtëse , shumë ecin vrapojnë ngasin biçikleta. Të jetuarit brenda në shtëpi sipas urdhrit të qeverisë, është një provë e vështirë, pasi kjo kuptohet nga të gjithë si “mohim I lirisë.” Qëndrimi i mbyllur është një privim i madh nga liria jonë. Në demokracinë në të cilën jetojmë nuk mund të jepen rregulla apo urdhra madje dhe shumë të rrepta për heqjen dorë nga liria për një kohë të caktuar, pasi kjo është një zgjedhje e vetëdijshme e secilit prej nesh. Masat e qeverisë nuk duan të lëndojnë askënd, as njerëzit as bizneset as funksionimin e institucione që ndoshta tani janë sadopak të paralizuara. Gjëja më e rëndësishme tani është të ndihmojmë sadopak në këtë proces të domosdoshëm kufizimesh, duke i dhënë mundësi edhe mjekëve të përballojnë me sukses shtimin e pacientëve të shtruar në këto qendra invektive . Qeveria është e prirur të respektojë recetën kineze dhe italiane të daljes nga kjo situatë sa më shpejtë të jetë e mundur. Në fund pas kësaj do të vi dita kur do të luftojmë kundër recesionit ekonomik dhe do ti kthehemi përsëri armiqësive të vjetra politike. Shifrat e kësaj epidemie janë të pamëshirshme. Mjeti kryesor për të ngadalsuar kurbën exponenciale, është se : duhet të jemi të disiplinuar. Të mos e marrim me shaka si ato njoftimet në FB, por duhet të dimë që disa njerëz në disa vende, sipas shprehjeve të familjarëve të tyre- po vdesin si qen apo si derra, pavarësisht se nuk kanë qenë aspak të moshuar apo të sëmurë. Jemi në fillimet e invazionit viral, dhe ndoshta mbas një muaji sipas specialistëve, do të jemi në të njëjtën pikë ku lakorja eksponenciale e ngjitjes kineze u ngadalësua,të cilën mendohet se nga 15 prilli mund ta arrijë edhe Italia.