Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Të shtrënguarit pas karriges

Postuar: 12/09/2018 - 07:06

 -Trokita, me gjithë djalin e tezes, ku njëherësh dëgjuam zërin ftues të nëpunësit brenda. Sapo hapëm derën e na pa, u çua në këmbë. Na ftoi të ulemi, ndërkohë që vetë zuri vend në karrigen e tavolinës së tij të punës. Pasi na përshëndeti, kërkoi të dinte se ç’shërbim mund të merrnin prej tij, zyrës së cilës i rrinte gjemb, siç thuhet. Na dëgjoi dhe orientoi drejt zgjidhjes së problemit. Kështu po bisedohej në një mjedis shoqëror, nga bashkëqytetari ynë, i cili kishte pak që ishte kthyer nga shteti fqinj, Italia.

-U huu...! Këtu s’të shohin me sy! U shko në zyrë..., as nuk ta kthejnë kokën, pa le më të të zgjidhin punë!

Biseda të tilla janë të përditshme dhe i ndesh kudo në mjediset tona. Ashtu, gjithkujt “ia heqin trurin”. -Si s’po bëhemi njerëz ne, more! Nuk është e re kjo thënie. Shumica e kanë në majë të gjuhës, por nuk vonojnë ta thonë edhe nëpunësit e shtetit tonë, gjithandej. E kur e thonë edhe titullarë (madje me të madhe), të mbështjellurit me lloj-lloj kompetencash e privilegjesh, hapu tokë...! Gjithsesi, për hallexhinjtë e të pakrahët, është gjemb i ngulur që të ngacmon në shpirt, se çdo rrugë e ka një ferrë.

  ***

-Nëpunësi bënte sikur shfletonte shkresat në tavolinën e punës dhe s’donte të dinte nga kërkesa e as nga hija ime, që mund t’i jepte mërzi. -Skam kohë, ishte përgjigja, pas këmbënguljes, hajde ditë tjetër! Ajo që ta “plas shpirtin”, nuk është vetëm mendimi se në ç’ditë mund ta gjesh në “mendje të mirë” këtë njeri, por fakti se gjendet apo nuk gjendet në zyrë?! Thua, do kujtojë herët që i erdha te dera? Do më përgjigjet njësoj, si dhe herët e tjera!

-Më ra zilja e telefonit dhe sapo e hapa, zëri matanë ishte i prerë: -Motrës tuaj, i mungon epikriza, nesër është komisioni, prilli ka ikur, kaq. U shkreh telefoni, duke më lënë të hamendësuar nga zëri, ishte-s’ishte ai...?!

Dokumentat e sime motre kishin lëvizur nga qendra drejt komisionit, për t’u riaftësuar, por për të komunikuar me familjarët, ishin menduar vetëm pak orë! – Është detyrë e juaja..., kur s’u bie ndërmend juve, qenka t’u na ra nee!? Këto do të ishin fjalët e nëpunësit zyrtar. Hall, o hall. Ku mjeku i familjes..., ku mjeku specialist, që vjen vetëm një ditë në javë në qytetin tonë. Hajde bëji bashkë. “Muaji iku”...!

Po, a ka ndonjë zyrtar që e lë rrogën e vet për një muaj? –Pyetje është kjo!? Zyrën mund ta lërë bosh për një, për dy, apo dhe më shumë, por jo rrogën. Le të flasë kryeministri në televizor, zyrtarët tanë janë të lidhur me hallkat e zinxhirit të partive dhe nuk ka gjë që i shkëput, me përgjegjësinë dhe detyrimin për shërbimin ndaj popullit. A, po, kjo mundet të ketë ekzistuar deri sa të fillojnë punë, por më pas, lidhja është si mishi me kockën, me partinë apo në klane interesi! Kjo “garant lidhje”, i ka hapur gropat e linjës qeverisëse, më të thella se të shumë prej rrugëve automobilistike, apo shumë familjeve në vështirësi ekonomike, ashtu si dhe gropat e dhimbjes në lofkat e zemrave të sa e sa të rinjve, (prindërve) në lutje të kthimit të shpresës për të jetuar.

Të jetë fjala, për disa raste zyrtarësh, ndoshta...dhe mund të mos ia vlejë, por kur shikon se këtë e kanë bërë model shumë nga institucionet, si t’ia bësh hallit...?! Me nisjen e qeverimit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ashpërsoi jo vetëm gjuhën, për ndëshkim ndaj zyrtarëve që s’do bënin punën, por tregoi rrugën e largimit nga detyra, apo edhe ndëshkime ligjore të mëpasme. Natyrshëm, që ajo u prit mirë nga njerëzit e thjeshtë, madje nisi të thuhet se, e vetme, me Ramën në krye, Rilindja do bëjë punë. Mirëpo, kryeministrin tonë po e dëgjojmë edhe këto ditë të flasë me të njejtën gjuhë. Si do bëhet? E ka kuptuar Rama se të shumtë ia kanë gërryer “dheun për nën këmbë”, apo mund të besojë se kështu ia kanë “ngrënë zemrën dhe popullit”! Me përvojën për të joshur eprorët, institucionet me hallkat e veta, sikur s’janë!

Është vërtetë e dhimbshme kjo. Kush di të lexojë e kuptojë sadopak, bën përpjekje të njihet me ligjet e shtetit tonë, shton besimin për ndryshimin real të qeverisjes dhe të gjendjes. Kemi vërtetë ligje europiane, siç i ka bota, por...! “Jemi në Shqipëri”! Ç’do të thotë kjo? Pas ligjit kanë qëndruar maliqët e çalë që ia “danë nanën” vendit. Parë në qëndrimin e kësi lloj zyrtarësh, i jepet arsye “kërcënimit e britmës” së drejtuesve kryesorë. Sikur të ndjejnë sadopak dhimbjen dhe hallet e njerëzve të thjeshtë, ç’heqin prej lloj sorollopësh të administratave, qeveritarët tanë sikur dhe “të pashpirt”, do ta mëshirojnë popullin e lodhur, duke i kërkuar dhe falje për padrejtësitë që kanë rënë mbi ‘të. Shqiptarët janë popull i ndërgjegjshëm. Patriotizmi rron brenda shpirtit të njerëzve. Vuajtjet e përbashkëta janë pasojë e verbërisë së besimit, por nuk mund të pranohet se jemi popull i paditur. Përkundrazi, shqiptari bën çdo punë, por nuk pranon mbi kurriz “ç’të vijë për dore”! Arsye më të fortë se ligji nuk mundet me qitë në ballë. Zyrtarët e dobët, të papërgjegjshëm apo spekulantët e përfitimit, duhet të ndëshkohen vetëm me ligj. Etika dhe qëndrimi i tyre ndaj politikës apo eprorëve- “miq”, nuk mundet të merret si matës për asnjë lloj pozicioni të punës në administratë. Rendimenti i punës intelektuale është prijëse, hap rrugë zhvillimit, përmirësimit të jetës së njerëzve, ëndrrës për një Shqipërie Europiane pa ngjyra.

Këshilltar i Bashkisë Mat dhe Qarkut Dibër

Nga Qemal CENAJ 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1992, kur në pushtet erdhën forcat e djathta të prira nga komunisti antikomunist Sali Berisha, shumë shqiptarë naivë patë

Postuar: 19/09/2018 - 07:23

Kur popullata çame erdhi e detyruar në Shqipëri për t’i shpëtuar vrasjeve dhe masakrave të

Postuar: 19/09/2018 - 07:22

Në rrethet normale, secili prej nesh do t'i gëzoheshim liberalizimit të vizave, gjegjësisht l

Postuar: 18/09/2018 - 07:22

Sa herë vjen ndonjë "Konferencë Peze" dhe sigurisht dalin nostalgjikët e Enverit, Parti

Postuar: 18/09/2018 - 07:19

Ndryshe nga trajtimet e mëparshme, jo të pakta, në lidhje me zbatimin e ligjit, ku është shkruar

Postuar: 18/09/2018 - 07:15

Askush tek ne nuk i shpëton dot politikës.

Postuar: 16/09/2018 - 07:50

Si qytetar i zakonshëm por edhe si vëzhgues i kujdesshëm në kuadrin e gjithë jetës të shoqërisë t