BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Të "suksesshmit" e biznesit si "garanci" suksesi në politikë!

Të "suksesshmit" e biznesit si "garanci" suksesi

Po, që me rritjen e partitokracisë post "piramidale" të viteve 1996-7-të, plasi dhe moda e futjes së biznesmenëve dhe njerëzve të "tregtisë dhe biznesit" në politikë! Ne sot kemi një President të SHBA-ve si një njeri i famshëm biznesi dhe sigurisht këtu nuk ka kurrfarë të keqe, por zoti Trump nuk është një biznesmen i viteve 1700, të cilat ju ngjajnë viteve post diktaturë te ne! E kam fjalën se duke filluar ashpërsisht të futen njerëzit e biznesit me shumicë në PS, PD dhe LSI filloi dhe partitokracia e garancisë financiare të zonave elektorale dhe të parave të mëdha në këto zona! Nga arsyetimi "politikan dhe i pasur" në "i pasur dhe politikan" rrodhi dhe tragjikja e përbashkët e një modeli absurd, gjithmonë korruptiv dhe gjithmonë antishtet ose antidemokraci! Partitokracia e sëmurë dhe imorale si politikisht dhe në konceptin formal të fjalës, ka pësuar një ndryshim esencial nga "përdorimi i politikës për pasurim dhe përdorimin e politikës nga pasuria"! Po pra dhe kjo e fundit është "Plutokraci" e cila nuk mund të hiqet me lehtësi dhe butësi! Mund të shikohen qartë milionerët e mëdhenj gjatë këtyre viteve në politikë në Kuvend dhe ato si kryetarë partie diku, por dhe ato më me shumicë si kryetarë bashkie! Çfarë ndodhi me ndryshimin e madh "pasuri mbas qenies politikan" dhe "i pasur që futet në polikë"? Kush është ndryshimi që ka pësuar "partitokracia" e sëmurë dhe korruptive në Shqipëri? Sot shumë prej tyre, e kanë të vështirë, sepse në biografitë e tyre të pasurimit si biznesmenë ka shumë hije dhe dyshime, që sigurisht për ngritjen e një njeriu të zakonshëm në politikan nuk bëjnë ndonjë gjë të madhe, por në ngritjen e një biznesmeni në politikan dhe kryetarë bashkie apo deputet kanë shumë problem! Zakonisht ky lloji i fundit, nuk janë njerëz të intelektualizmit dhe nuk janë njerëz të kontributeve në shoqëri nga ana pikërisht intelektuale! Po lavdërohen se kanë bërë me sukses punën e biznesmenit dhe nganjëherë këtë punë e kanë bërë duke paguar pak, duke qenë evazorë dhe pastaj dhe me veprime nga më të ndryshmet, që janë sigurisht herë në kufijtë e ligjit, herë duke i thyer këta kufij! Pasurimi i politikanëve nga pikërisht politika, nuk i ktheu realisht në biznesmenë! Sëpaku, jo realisht në dukje milionerë! Po patjetër që u kamufluan me të tjerë, por gjithsesi në Shqipërinë e vogël, merret vesh pothuaj gjithçka! Kaq shumë merret vesh se mbas një biznesi të madh dhe suksesshëm, njerëzit aty pranë thonë se - është i filanit dhe filanes në politikë! Disa u pasuruan dhe ikën! Por kalimi në formën "inverse" ose qenie i pasur si biznesmen dhe arritja e përfaqësimit politik, qoftë si zgjedhje e liderit dhe e popullit është e reja e cila ka transformuar tashmë pothuaj plotësisht politikën në Shqipëri! Të tillë të pasur, kur janë mbi bashkitë e Shqipërisë dhe si deputetë, imponohen ashpërsisht dhe përfundimisht, duke kthyer pikërisht politikën në biznes! Të tillë tipa, nuk njohin parti reale politike, por grupime pro dhe kundër tij, apo atij që e ka sponsorizuar të hipin majë bashkisë apo Kuvendit të Shqipërisë! Të tillë pasunarë nuk "pjer..in" për partinë, se sa për lidershipin me të cilin kanë aferën e politikës! Të tillë trima mbi partitë dhe njerëzit e saj nuk kanë kurrfarë lidhje me statutin dhe vetë partia nuk ka kuptim me të tilla rregulla, në raport me njerëz të tarikatit të tillë në Shqipëri! Ato dikur pasuroheshin nga politika dhe partia, këto sot, mbrojnë pasurimin e paligjshëm në një shumicë rastesh dhe po ashtu shfrytëzojnë pushtetin për një mega pasurim, tashmë me firma dhe vula të shtetit! Vijnë me fjalët e mëdha se: kam qenë në emigracion dhe "kam punuar shumë atje", kam fituar me djersë të ballit dhe tani dua të bëj të lumtur popullin, bie fjala të Shkodrës, Vorës, Vadejsit, Kavajës, Krujës etj etj! Establishmenti pro njerëzve të biznesit, që zakonisht vepron në "parapagim", as që shikon më jetën politike dhe biografinë e tij partiake dhe politike, por e katapulton pa rekorde dhe pa kontribut fare drejt posteve të larta të cilat pastaj "biznesmeni" ju nxjerr dhe pikën e fundit të lëngut, si një person që ka garanci të mëdha suksesi në biznes! Kështu partitokracia kthehet në "biznesokraci", ku njeriun e biznesit tashmë kryetar partie, kryetar bashkie dhe deputet, nuk mund ta kundërshtosh njëherë si sundimtar posti dhe akoma më shumë, si një i pasur që trajton njerëzit që punojnë në shtet dhe ata që janë në punë si ti kishte të punësuar ai vetë në ndërmarrjen e tij! Pra kthehet partia me anëtarët e saj në "sindikatë pune" dhe lidershipi në parti në "bord administrativ" e në krye të bordit, biznesmeni që "është i suksesshëm" në biznesin e tij! Përfundimisht vdes partia, organizata e saj, vdes organizimi vullnetar i njerëzve në politikë, vdes statuti i partisë dhe vdes liria e fjalës deri sa vdes përfundimisht demokracia! Çdo gjë kthehet në "aksion" burse, çdo gjë kthehet në biznes dhe absolutisht njerëzit trajtohen si të jenë punëtorë të një korporate, kur nuk ka të drejta pune, nuk ka orare pune, nuk ka mundësi fjale të lirë dhe nuk ka koncepte organizimi politik që ndryshon gjendjen e krijuar me faj dhe me plot gabime parimore dhe filozofike në demokraci! Këta të "suksesshëm" të biznesit janë për "establishmentet" e sotëm dhe sidomos në krye të Rilindjes dhe "siguria e garancia" për sukses në politikë! Këtij tarikati i beson lideri maximus sot dhe po kështu ishte disi dhe dje! Pesha e fjalës e të tillë individëve është bërë realisht e madhe jo për cilësinë e saj, as të filozofisë dhe intelektualizmit, por të peshës që kanë paratë dhe fitimet në xhepin e tij! E pikërisht këtë kërkon KM-ja dhe shumë të tjerë përpara tij, për të sunduar pastaj jo vetëm partinë, por dhe rrethe e shoqëri që i duken jashtë kontrollit të tij! Megjithëse shumë prej tyre kanë dalë dhe dihen se janë me "hije" në biografitë e tyre të biznesit, megjithëse dihen se janë realisht të pashkolluar (kanë blerë diploma pa shkuar kurrë në shkollë dhe universitet) si ata në Kuvend, sërish lidershipi i do dhe ai që qëndron sipër partisë i përdor për kryetarë bashkie dhe deputetë! Deri kur?! Jo deri sa të duan ata, por deri sa sundimtarët e partitë të kenë këtë mentalitet agresiv dhe jashtë demokracisë normale!