BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Opinion / Editorial

“Të tmerruar nga bashkëpunimi!?”

“Të tmerruar nga bashkëpunimi!?”

Sa herë flitet për bashkëveprim ose drejtohen ftesa nga Kryetari i PS, Rama, njëherësh edhe kryeministri i vendit, në drejtim të Partisë Demokratike apo të individualizuara në emër të kryetarit të saj, Lulzim Basha, vërshojnë akuzat dhe baltoset çdo nismë, duke i konsideruar ftesat si thirrje për shkërmoqjen e pluralizmit, shkrirjen e opozitës. Hile e madhe në dëm të demokracisë!? Në tërë botën demokratike, është normë e padiskutueshme bashkërendimi i punëve dhe marrëveshjet në të mirë të kombit, të ardhmes dhe fëmijëve tanë të cilët duhet të rriten në klimën e mirëbesimit dhe të pajtimit mes palëve. Në vendin tonë një harmonizim dhe bashkërendim i tillë, ndryshe nga marrëdhënia mes komuniteteve fetare që cilësohet si vëllazërim, është i kuptueshëm se është i pamundur për vet shkallën e ndërgjegjësimit dhe demokratizmit të faktorëve tanë politik dhe shoqërisë sonë në përgjithësi. Në jo pak raste e shikojnë bashkëpunimin si përpjekje e palës përballë për të mashtruar apo gënjyer palën tjetër për t`i marrë pushtetin apo sabotuar rrugëtimin drejt fitores në zgjedhjet e radhës. Për hir të së vërtetës, ftesat e Ramës janë risi politike. Flasin për emancipim demokratik. Po duke u bërë të përditshme, ngjajnë si refren i bezdisshëm pasi bien, jo vetëm në vesh të shurdhët, por vishen edhe me mister nga pala tjetër, e cila pas tyre shikon njeriun hileqar, gogolin, hajdutin e lirisë, të korruptuarin që kërkon t`ua hedhe liderëve të opozitës për t`i vënë në gjumë të thellë , sunduar dhe për t`i krijuar pengesa për të mbërritur drejt pushtetit. Në mentalitetin e klasës tonë politike është ende shumë e fortë ideja se kompromiset dhe marrëveshjet apo bashkëpunimi mes palave të kundërta që rëndom etiketohen mazhorancë dhe opozitë, është fundi dhe falimentim i opozitarizmit. Konsiderohen gati si një Dukje e re! Kësaj fryme i frynë të gjithë ata që marrin përsipër të analizojnë bashkëjetesën dhe bashkërendimin mes palëve, duke argumentuar subjektivisht se këto përpjekje janë në dëm të njërës palë dhe liderët opozitarë duhet të qëndrojnë syhapur ndaj strategjive të kundërshtarëve politik pasi ata kanë të vetmin qëllim sipas tyre për të futur në çark palën tjetër për ta drejtuar atë në rrjedhën e humbjeve të njëpasnjëshme. Si argument kundër bashkëpunimit dhe strategjive mbarëkombëtare në rrugëtimin drejt të ardhmes për aspirata që i përkasin tërë popullit dhe kërkojnë kontributin e të gjithëve, sillet marrëveshja para zgjedhjeve të vitit 2017, ku në takimin, Rama-Basha, u arrit që t`i jepej opozitës më shumë se gjysma e qeverisë dhe një numër i madh institucionesh të cilët kanë rol përcaktues në mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe fushatave elektorale. Në këtë marrëveshje, veç ministrave më të rëndësishëm, duke përfshirë atë të Brendshëm dhe atë të Drejtësisë, që luajnë rol primar në zgjedhje dhe zbatimin e ligjit, duke i prerë rrugën çdo përpjekje për qëllim të procesit apo përdorim të fondeve, përsëri opozita e Lulzim Bashës humbi me rezultat të thellë para socialistëve. Kuptohet, edhe pse humbja u ishte dorëzuar në tavolinë pretendentëve për pushtet nga radhët e PD, militantët, opinionistë e analistë pranë saj e quajtën rrjedhoje të marrëveshjes parazgjedhore dhe faji i humbjes iu ngarkua pikërisht këtij akti që është normal për çdo demokraci dhe hedh bazat për bashkëpunime e bashkëqeverisje për të ardhmen si një risi shqiptare e panjohur në këto tri dekada që janë karakterizuar nga lufta e pandërprerë mes forcave politike, ku secila palë e do tjetrën jo mbi, por nën dhe. Për militantët, po e po, po edhe për funksionarë të rëndësishëm partiak, kjo marrëveshje u baltos dhe iu vesh qyrku i humbjes së opozitës. Për këtë, Basha u bë tabela e qitjes dhe vijon edhe sot të jetë targeti i sulmeve të të gjithë atyre që e shikojnë si kundërshtar, i cili nëpër foltoret e qyteteve të Shqipërisë, akuzohet si shitës i interesave të partisë. Kjo shërben edhe si argument se i ka mbaruar koha e të qenit në krye të partisë pas humbjeve të vazhdueshme që i kanë ndodhur në këto vite që nga 2013-ta. Baltosje kjo që ka terrorizuar Lulzim Bashën dhe tërë lidershipin e PD-së që të mbajnë qëndrime refektare ndaj bashkëpunimit aq të nevojshëm për një demokraci si e jona, që ende ka nevojë për bashkërendim dhe bashkim të forcave për të mbërritur në tavolinën e BE-së, si vend evropian. Por frika për bashkëpunim tek Basha dhe rrethi i ngushtë pranë tij, është kaq i thellë dhe shkon në ekstrem, falë edhe akuzave të foltoristit, Sali Berisha. Edhe nga qytetarët e zakonshëm kuptohet me sy të lirë se Bashës i ka hyrë aq shumë në palcë frika e bashkëpunimit mes palëve, saqë me vetëm një hap do etiketohej si tradhtar i partisë. Duket si budallallëk që t`i lutesh përditë edhe pse me synimin shumë pozitiv për të bashkëpunuar aq me pak për të bashkëqeverisur. Në këtë kuadër sa lëshohet një sinjal që flet për bashkëpunim mes palëve, menjëherë Basha dhe figura të tjera të rëndësishme me peshë rreth tij, siç bëri Kryetari i grupit të PD-së, Alfred Rushaj, i cili deklaroi se nuk do ketë takime e kontakte me Ramën pas kamerave. Po si Rushaj, dalin para çdo mikrofoni për të kundërshtuar me zë të lartë dhe me fjalorin më fyes, Gazmend Bardhi e Gurakuqi, Tabaku dhe zonja Duma. Është makth i tërë opozitarizmit. Në realitetin e sotëm, bashkëpunimi është detyrim që rrjedh nga demokracia, të qenit faktor komplementar të palëve politike, si dy anë të një medaljeje mes pozitës dhe opozitës. Vetë demokracia, me ligjësitë e saj presupozon dhe nënkupton këtë bashkërendim dhe bashkëpunim. Vetëm se palët për fat të keq, opozita e cilëson çdo përpjekje si të ishte vrasja e pluralizmit dhe politikës së opozitës e cila e gjykon se po të thotë po, anatemohet dhe dënohet nga opinioni pro opozitar. Bashkëpunimin nuk e kërkon Edi Rama. Atë e duan shqiptarët pasi janë lodhur me ‘gic-vicet’, sherret, mllefet, fyerjet e pandërprera dhe urrejtjen që derdhet lumë mbi secilin nga liderët dhe aktivistët e politikës, aq sa shumë herë, politikanë të pastër apo të kulturuar deklarojnë:- Në dreq të vejë kjo politikë sherrxhinjsh! Nuk është vetëm Rama që kërkon bashkëpunim mes palëve në emër të së ardhmes. Këtë e kërkojnë tërë organizmat botërorë dhe kancelaritë më të rëndësishme të globit. Sa herë u drejtohen politikanëve shqiptarë, përfaqësuesit e SHBA-së,BE-së, KE-së apo OSBE/ODHIR, bëjnë thirrje për bashkëpunim për të vënë në jetë strategji që kanë rrezatim mbarëkombëtar. Vazhdimisht përfaqësuesit më në zë të Evropës, në fund të çdo deklarate, kërkojnë dhe luten që shqiptarët të bëhen bashkë për të mirën e vendit dhe qytetarëve ndaj nuk reshtin së ftuari për të ndërmarrë nisma të përbashkëta. Bashkëpunimi nuk është thjesht dëshirë apo tekë e një lideri politik qoftë ai kryeministër, ministër, kryetar kuvendi apo cilido qoftë. Është detyrim që rrjedh nga thelbi i demokracisë. Nuk mund të ketë reformë në drejtësi dhe asnjë reformë të rëndësishme nëse nuk do gjejnë gjuhën për zgjidhje madhore, mazhoranca dhe opozita. Frika nga bashkëpunimi është deficensë në kulturën politike. Është kapitullim para akuzave për tradhti apo mashtrim. Që të arrimë në demokraci të pjekur nevojitet bashkëpunim serioz dhe i pandërprerë. Nuk mund të ndryshohen ligjet dhe të bëhen amendamente kushtetuese pa u ulur palët edhe pse kundërshtarë në tavolinën e dialogut. Nuk mund të shtyhen afatet e vetting-ut nëse nuk gjendet gjuha e bashkëpunimit mes palëve dhe të debatohet përse dhe si do arrihet një përfundim i tillë. Nuk mund të kemi zhvillim të ekonomisë dhe kulturës tonë kombëtare nëse nuk do bëhen bashkë, pozitë dhe opozitë. Nuk mund të shkojmë në BE nëse e gjithë bota demokratike deklaron se Shqipëria e meriton pranimin në këtë organizëm për t`u bërë si e gjithë Evropa, po qe se deklarohet nga opozita shqiptare se vendi ynë nuk i ka plotësuar kushtet, duke luajtur me çështje të tilla që prekin shpirtrat e tërë shqiptarëve kudo që ndodhen. Për këtë arsye, faktorët më me peshë në Kontinentin Evropian, po edhe DASH si dhe gjithë organizmat politikëbërës kërkojnë t`i shikojnë partitë politike në të njëjtin front sa i përket bashkërendimit dhe marrëveshjeve të rëndësishme, pa të cilat nuk ka zhvillim e përparim, por mbi të gjitha demokracia do te vdiste. Thirrjet për bashkëpunim janë progresiste. Ato kanë një qëllim dhe një dëshirë: -Qenien të bashkuar për të arritur objektivat madhore. E kundërta, deklaratë për mos tu bërë bashkë me tradhtarët, janë varrmihëse të demokracisë dhe sabotim i së ardhmes. Po ftesat për bashkëpunim bien në veshë të shurdhët edhe për problematika të mëdha me rëndësi kombëtare. Kanë frikë të llahtarshme, gati janë të terrorizuar liderët e opozitës për t`u bërë bashkë për një qëllim madhor. Të ardhmen e Shqipërisë opozitarët tanë nuk kanë pse të kenë frikë. Nuk duhet ndonjë guxim i madh për të kuptuar thelbin e demokracisë funksionale. Bashkëpunimi dhe marrëveshjet janë baza e arritjeve të një vendi. Frika nga ky bashkëpunim që fatkeqësisht manifestohet në shkallë të gjerë sot tek ne, flet për latinizëm të demokracisë shqiptare,dhe kjo duhet urgjentisht të korrigjohet. Qytetarët shqiptarë, presin t`i shikojnë forcat politike në një front, atë të së ardhmes për të mirën e vendit dhe jo të kenë frikë e tmerr nga demokracia e bashkëpunimi.