BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Opinion / Editorial

Të vërtetat e një “fajtori” pa faj, e një njeriu të mirë…

Të vërtetat e një “fajtori” pa faj, e një njeriu

“Të një komandanti trim që nuk shiti as idealin për liri, as shpirtin patriotik, që përfundoi në burg dhe i gjykuar nga shokët e tij, pak kohë pas mbarimit të luftës”, shkruan midis të tjerave Dritëro Agolli. Dhe më tej, Agolli vazhdon: E dija një njeri me trup gjigand, me dy tri kobure në brez dhe me mjekër, por, kur e pashë, ai ishte me pamjen e një njeriu të zakonshëm i imët dhe thatim në fytyrë”. Ky, ishte Komandanti trim Shaban Zereci. Ishte qershori i vitit 1947 tek e sillnin në gjyq edhe gjykatësit dhe prokurori ishin ata që kishte marrë në çetën e tij. Njerëzit, tek e shikonin të lidhur atë burrë të pakët në trup, që çalonte nga njëra këmbë, atë që nuk e kishin lidhur dot armiqtë për vite me radhë qysh nga dita kur vetëm nëna e ti e kishte lidhur në djep, pëshpëritnin me zë të ulët: “Edhe Komandantin, trimin e rrallë, Shaban Zerecin, po e dënojnë”. Tek qëndronte në bankën e të akuzuarve, Shaban Zereci, dëgjonte akuzat e tyre e vështronte këta gjykatës e prokurorin që akuzonin me një thes gënjeshtrash: “Për tradhti të lartë ndaj popullit e partisë”, mendonte me vete “Sa budalla paskam qënë. Po më dënojnë këta që i kisha krahun e djathtë në çetën partizane. Si Komandant, më kanë dashur e më kanë përkrahur në të gjitha betejat që zhvilluam... Vallë, përse luftova? Dikur në ballë të luftës me pushkë e kobure në krah, sot me pranga në duar, përballë akuzave nga më bajatet për “tradhti të lartë””! Po kush ishte Shaban Zereci? Viti 1901, nga Korça, vjen në Opar patrioti dhe mësuesi i abc-ve Nuci Naci. Midis fshatrave të tjerë, vizitoi edhe Zerecin, për të cilin më vonë do të shkruante. “Ai që do të shohë bukuritë natyrore që të kujtojnë Zvicrën, le të vijë të shohë këtë fshat të Oparit të Poshtëm”! Në këtë fshat, në shtëpinë e madhe të Marjanakëve në vitin 1904, djalit të porsalindur, i vunë emrin Shaban. Sa burra trima ka lindur e rritur kjo krahinë. Këtu kishte lindur Usta Mehmet Isaja, që ndërtoi Taxh Mahalin, një nga mrekullitë e botës. Kjo trevë kishte nxjerrë Viktor Karapacin, kryeveprat e të cilit janë çmuar si kryevepra të shekullit të XVI-të. Këtu ka lindur edhe Petro Korçari arkitekt i shquar i Ali Pashës, i cili “nuk e kishte shoqin për madhështinë dhe luksin në ndërtime”! Këtu lindi edhe gjeneral Gurra, i cili në vitin 1833 në krye të 300 shqiptarëve, çliroi Athinën që rruhej nga 3000 jeniçerë turq dhe ngriti flamurin në Akropol. Në këtë krahinë lindi dhe edhe Osman Pashë Gaziu strateg i madh ushtarak që nuk e harroi kurrë vendlindjen. Nga Opari ishin edhe Hysen Zela e Abdyl Hazizi, udhëheqës trima të viteve 1701-1702 kundër sunduesve osmanë. Priste e përcillte kjo krahinë trima e luftëtarë, patriotë e kapedanë që nga Themistokli e Mihal Grameno... Këtu, lindi e u rrit edhe Shaban Zereci. Në këtë krahinë të ashpër malore lindën edhe piktorët Cetiri (Katro) që kanë zbukuruar kishat jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Ballkanit. Këtu lindi edhe piktori Spiro Xega, autori i tablosë së famshme “Çeta e Shahin Matrakut” nga Popçishti, i cili ishte vrarë tradhtisht në Teqenë e Vrëpckës jo shumë larg Zerecit që me çetën e tij kishte bërë kërdinë mbi taborët turq për të mbrojtur shkollën shqipe të Lavdarit që ishte bërë “kafaz” (ruajtës) i shkollës së vashave të hapur në Korçë nga motrat Qiriazi apo “Skënderbeu, hipur në kalë”. Këtu është edhe vendlindja e Guri Madhit, piktorit të popullit. Oparak është edhe shkrimtari Milto Sotir Gurra, gazetar dhe shkrimtar i Rilindjes Kombëtare, mik i Fan Nolit, apo George Tannef (Jorgji Xega) tenori më i mirë në Operën e Sofjes, duke vazhduar me Kristo Konon nga Marjani i Oparit, autor i sa e sa veprave muzikore. Bashkëpatriot me Kriston është edhe patrioti Pandi Leco Karbanozi që shoqëroi Ismail Qemalin nga Durrësi në Vlorë. E sa e sa të tjerë. Por, le të vazhdojmë me Shaban Zerecin. Familja e Shabanit, shihte me kënaqësi që natyra i kishte falur një djalë me cilësi të veçanta dhe për këtë e dërguan të mësojë shkrim e këndim në shkollën private që kishte hapur patrioti Mehmet Dushari në fshatin e tij duke bërë më shumë se dy orë rrugë në këmbë, vajtje e kthim. Mësoi Shabani shkrim e këndim, mësoi patriotët e mëdhenj, historinë e krahinës së tij. Mësoi edhe këngën që këndohej nga të rinjtë: “Ja po zbret Opari ç’veshur jataganë / Grekun nuk e duam, jemi shqipëtarë/ Në pyetshin për ne, kë keni të parë / Vetë e kemi zgjedhur, Mehmet bej Dusharë”! Aty mësoi edhe historinë e oparakut Burri Dushari, që e thërrisnin Sheh-Belaja, i cili në vitin 1701 udhëhoqi një nga kryengritjet që përfshiu Oparin, Gorën e Vithkuqin, trimëritë e të cilit u njohën jo vetëm në krahinën e tij, por edhe në qarkun e Korçës e Përmetit. Pak kohë kishte kaluar, kur jo shumë larg fshatit të tij, ishte vrarë me tradhti “Robin Hudi” oparak, Shahin Matraku nga Proptishti. Shkollën e thjeshtë e përfundoi me rezultate të shkëlqyera, por familja e Marjanakëve, nuk mund ta linte atë pa shkollën e lartë. Për të kryer shkollën kishte emigruar xhaxhai i tij Muhameti në Stamboll, i cili u bë njeri me emër në qeverinë turke. Vendosën që djali të vazhdonte shkollën e Liceut artistik në Korçë, do të bënte një ditë rrugë në këmbë. Aty do të njihej edhe me kulturën franceze. Vitin e parë e vitin e dytë i përfundoi me rezultate të shkëlqyera e sjellje shembullore. Me fillimin e vitit të tretë, me lot në sy shkon në drejtorinë e shkollës duke i thënë që, “vitin e tretë nuk do të mundem ta vazhdoj”. Drejtori francez dhe nëndrejtori shqiptar, mbetën të habitur. “Çfarë thoni kështu more djalë? Ne ju kemi në ballë të nxënësve”. “Nuk ka mundësi, më duhet të bëj një ditë rrugë në këmbë, kushtet ekonomike i kam shumë të vështira. Nuk mundem të përballoj prindërit e mi nuk kanë bukë u tha djali”. U largua me lot në sy nga liceu Shabani, por jo nga librat. Merr vesh që në Vlorë ishte hapur një kurs 8 mujor për xhandarë. U regjistrua dhe e mbaroi me sukses Filloi punën si xhandar i thjeshtë e më vonë si Komandant Poste në Prefekturën e Dibrës. Aty, i bie në sy që populli nuk i donte “gushëkuqtë” e Mretit. Largohet edhe nga xhandarmëria dhe ndjek një kurs për administratë në vitin 1929. Me mbarimin e kursit, emërohet kryetar Komune në Muhur të Dibrës. Me sjelljen e tij, shumë shpejt fitoi dashurinë dhe respektin e fshatarëve. Djaloshi 25-vjeçar, u bë mik për kokë me patriotin Dine Hoxha, që cilësohej si “Djepi i diturive të nëntë aleve të Dibrës”! Një burrë i rrallë që dukej sikur të ishte shkëputur ndonjë shkëmb nga mali i Korabit. Kulla e Dine Hoxhës, ngrihej ku derdhet Murra në Drinin e Zi. Aty e ftonte shpeshherë edhe Kryetarin e Ri të Komunës, apo “Toskën” siç e thërrisnin me dashamirësi Shaban Zerecin. Edhe mbas largimit fshatarët e Muhurit nuk e harruan Kryetarin e tyre shembullor. Emërohet në Komunën e Vrakës, Shkodër si kryetar. Vraka, në shumicën e saj banohej nga malazezë. Një shoqëri e ngushtë me mësuesin e fshatit Migjenin, që vinte në Vrakë nga Shkodra me një biçikletë të vjetër, ku mori edhe sëmundjen e pashërueshme të kohës, tuberkulozin. Të dy u bënë bijtë e “shekullit të ri” të dy “bashkuan grushtet për t’i rënë mu në zëmër malit që nuk bëzante”, të dy bashkuan zemrat e mendjet kundër “kafshatës që nuk kapërdihej, mjerimit”! Mbresa të pashlyera do t’i linte Migjenit Shaban Zereci, aq sa Migjeni do të linte kurat që bënte në Volos të Greqisë për të takuar miqtë e tij e midis tyre edhe Shabanin, i cili në këtë kohë ishte transferuar si kryetar komune në Tunjë të Gramshit. Në Vrakë do të binte në sy të keq nga regjimi dhe nuk vonoi shumë për t’iu hedhur prangat e të burgoset, e cila kjo Dine Hoxhën, “Plakun e nëntë maleve” të Dibrës, e tronditi shumë. I shkoi në zyrë Mbretit Zog. “Dëgjoni o Mbreti Ynë. “Toska” Shaban Zereci, është atdhetar i ndershëm dhe trim. Po të ketë bërë ai punë armiqësore, atë punë e kam bërë unë! Më ka marrë malli e dua të pi kafen me “Toskën”, të çmallem me të”! Nuk zgjati shumë dhe “Toska” la qelinë e burgut. Emërohet në Tunjë të Gramshit si kryetar komune. Qysh në rini, ishte simpatizant i flaktë i Fan Nolit. Këtu lidhet me “organizatat e fshehta” të Riza Cerovës ku formuan një çetë anti regjimit prej 30 vetash me kryetar, kryetarin e komunës Shaban Zerecin. Pjesëmarrës i “lëvizjes së Fierit”. Komandant Shabani, në përpjekje me forcat zogiste, plagoset në fshatin Libofshë. Kthehet në detyrë si kryetar i Komunës Tunjë dhe një mëngjes e sheh veten të rrethuar nga forca të shumta qeveritare. Nuk iu dorëzua thirrjeve të tyre duke pranuar të torturohej në mënyrën më makabre. Del në gjyqin ushtarak, ku dënohet me 101 vite burgim, bashkë me Hasan Recin e Islam Radovickën. Nga amnistia që bëri qeveria, përfiton edhe Shabani. Me dekret Mbretëror emërohet kryetar komune në Kucakë të Oparit të Poshtëm. Mbreti, nuk e kishte harruar mikun e Dine Hoxhës. Ishte koha kur Italia fashiste, kishte zaptuar vendin dhe ai që urrente më shumë pushtuesin, ishte Shaban Zereci. Komandanti i xhandarmërisë të zonës, Filip Toma, bërtiste me zë të lartë: “Harram makaronat që u jep Italia, që nuk jeni në gjendje të arrestoni një tradhtar. Sot do të shihni se si do t’ia hedh hekurat një “delenxhiu” kryetar komune, që ndihmat e Ducecs, ua dërgon fshatarëve të tij nëpër male”! Milicët, njëri pas tjetrit me në krye Filip Tomën ngjiteshin monopatit përpjetë. Pas pak kohësh, ballë për ballë me kryetarin; “Kam urdhër të të arrestoj e do të të varr tek Pazari i Korçës”! “Mos bëni shakara, Filip Toma, sepse këta male, janë pëllëmbë e dyfek”, i përgjigjet kryetari duke nxjerrë nagantën nga këllëfi. Për pak çaste, milicët e panë veten të rrethuar nga dhjetëra banorë të Zonës. Milicët, ia mbathën me bisht ndër shalë... “Ju dola borxhit zoti Komandant Toma, këta male të egër janë të mbushur plot me njerëz të armatosur”! Nga ky moment, Shaban Zereci la zyrën e tij dhe del në ilegalitet, hidhet në aksion në krye të çetës e më vonë të batalionit për nderin e krahinës, për çlirimin e vendit... Mbas çlirimit të vendit, kur diktatura, filloi të hante edhe “dhjamin” e vet”, plumbi nuk kurseu as trimin Shaban Zereci. Po pse? Më poshtë, do të mësojmë shumë versione, por edhe të vërtetën...