BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Opinion / Editorial

Të zgjedhurit nga populli ku duhet të jenë këto ditë ­të vështira!?

Të zgjedhurit nga populli ku duhet të jenë këto ditë

Shpesh këto vite në demokraci, teksa dëgjoj lajmet, bisedoj me krijues, drejtues vendorë dhe intelektualë lidhur me administrimin dhe drejtimin e pushtetit nga të zgjedhurit vendorë, si dhe kandidaturat dhe përzgjedhjen e tyre nga subjektet politike , që shpeshherë janë bërë paksa të bezdisshme, më kujtohet gjenerali në pension i luftës së Spanjës, biri i Kosovës, Veli Dedi, nga i cili dhe nga shumë të tjerë të asaj periudhe duhet marrë shembull, duke udhëtuar diku me mushkë dhe diku me këmbë, shtëpi më shtëpi dhe katund më katund, për të biseduar me qytetarët.

Ndërsa unë dhe fqinjët e mi, sot meditojmë për deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën tonë. Ata vijnë vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall dhe detin kos me realizime dhe “investime” të fuqishme.

U godit rëndë përfaqësimi si gur themeli i demokracisë, u futën listat e mbyllura të kryetarëve për deputet. Argumenti ishte “ për të sjellë elitat në parlament, për të mos qënë përfaqësues ata që janë të fortë e kanë xhepa të thellë “ dhe pastaj u detyruan të miratojnë ligjin e dekriminalizimit, pasi hynë të pa përshtatshëm. Kuvendi i Shqipërisë nuk ka përfaqësues të popullit, por thjeshtë punëtorë me mëditje të kryetarëve të partive. Ata për votën në parlament marrin ofiqe prej kryetarëve kur vijnë në qeverisje, madje dhe kur mbesin në opozitë si tendera, punësime të pa merituara të njerëzve të tyre etj. Shikoni  administratat shtetërore ,ato doganore e tatimore, pushtetin gjyqësor, bordet e rëndësishme lokale e qendrore, agjencitë shtetërore e deri tek funksionet më të rëndomta që nga viti 1993 e në vijim, të mbushura me të afërm të deputetëve të të gjitha partive. Aspak më shumë se dhjetë për qind e tyre nuk i kanë merituar dhe nuk i meritojnë këto funksione. Ky është privatizimi i kuvendit dhe i administratës shtetërore nga kryetarët e partive, të cilët asnjëherë nuk cenojnë të afërmit e palës tjetër, por shtojnë radhët. Kjo ka bërë që të kemi jo vetëm administratën më të dobët në Evropë, por dhe më të fryrën për mijë banorë. Deri më sot opozita nuk ka artikuluar shkallmimin e sistemit të përfaqësimi, këtë sistem që lind autokrat, arogant e bajraktar të tipit feudal.

Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit. Edhe nëse fitojnë, përsëri do të mbeten “lejfenë”, ku historia e mëvonshme do t’i përjashtojë edhe nga jeta njerëzore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur prej dy dekadash. E ajo ditë ndoshta do jetë jo e largët, e dashtë Zoti që votuesit të mos jenë mërzitur e sfilitur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë më për ta.

Pjetër Arbnori, ndjesë paste, në kujtimet e veta, po edhe në intervista, ka sqaruar se kishte ndërruar identitetin për arsye të studimeve. Bëhet fjalë për ndryshimin e mbiemrit.

Po nëse pseudonimet janë praktika të aplikuara që herët nga shkrimtarë të mëdhenj, ndryshimi i identitetit nga politikanë, deputetë, drejtues shteti, do të thotë diçka më shumë, duke qenë përfaqësues të sovranit dhe të shtetit. Në rastin në fjalë, identiteti i tyre është diçka më tronditës, pasi tingëllon mosbesues te sovrani, duke patur mbase edhe problem me të kaluarën e largët, por edhe të tashmen e afërt.

Cila është procedura aktuale për ndryshimin e emrit? Procedura e ndryshimit të identitetit, emrit, mbiemrit sanksionohet me ligj, e këtë të drejtë e ka çdo shtetas shqiptar. Mjafton të paraqitet një kërkesë pranë zyrave të gjendjes civile ku ka vendbanimin shtetasi shqiptar personalisht nga kërkuesi, e drejtë kjo për çdo anëtar të Republikës së Shqipërisë, por nga vetë të deklaruarit në formularët përkatës, rezulton se ndryshimi i emrit, mbiemrit dhe gjeneraliteteve të gjendjes civile, është gjetkë, ku tashmë është sqaruar edhe publikisht nga mediat dhe vetë deklaruesit. Ndryshimi i gjeneraliteteve të identitetit, çuditërisht ka vijuar me presidentin  ministra, deputetë, etj.

Kjo “simptomë” ka “prekur” edhe rektorë universitetesh, apo punonjës të lartë në administratën e sistemit bankar e deri kryebashkiakë, njëri prej të cilëve, sipas deklarimit të tij, ka ndërruar katër herë emrin e tij, liderë dhe kryetarë partish.

Çuditërisht punonjësit e thjeshtë të administratës publike nuk kanë bërë ndryshime identiteti, as në emër dhe mbiemër. Rezulton se ditëlindja e tyre ka ndryshime, veçanërisht rritje moshe, e veçanërisht për ata nëpunës të thjeshtë të administratës publike që largohen nga puna sa herë që ndërrohen pushtetet.

Akoma në Shqipëri nuk ka stabilitet politik as ekonomik, por vijojnë të sundojnë njerëz të korruptuar, të cilët çdo ditë pasurohen me lekët e taksapaguesve shqiptarë, duke abuzuar me fondet e shtetit, korrupsionin pasiv dhe me tenderat. Këto abuzime cilat bien mbi sovranin e lodhur dhe të sfilitur prej një çerek shekulli me gënjeshtra e spekulimet, me një drejtësi që nuk pranon dekriminalizim e reformë, e një mijë e një qind problem të tjera tashmë grumbulluar qeverisë Rama, mbi kurrizin e së cilës bien fajet e politikës  tre dekada me radhë.

Largimet nga puna, reformat e dhimbshme, por mbase të duhura, përbëjnë humbjen e shpresës si në Shqipëri dhe në Kosovë për shumicën e të rinjve dhe po mësyjnë ikjen nga atdheu. Ikjet, ndonëse tashmë Europa është treguar e “ashpër” për azilantët  shqiptarë, janë për motive ekonomike. Akoma në Shqipëri nuk ka stabilitet politik as ekonomik.

Çuditërisht e njëjta situatë politike dhe ekonomike sundon edhe në Kosovë, ku pakënaqësia popullore ka arritur kulmin. Politikanë dhe pushtetarë të mefshtë, të korruptuar, i kushtojnë më shumë rëndësi paraqitjes së tyre të jashtme para mediave, se sa për të përveshur llërët për zgjidhjen e problemeve akute që ka shteti i Kosovës në shumë plane, e veçanërisht shqiptarët në Mitrovicë, në Kosovën Lindore etj.

Akoma nëpër Europë shfaqet fenomeni  ku qindra  kosovarë me familjet e tyre ende trokasin dyerve të ambasadave serbo-malazeze për një pasaportë, apo dokument tjetër të këtij lloji e ku duhet të deklarojnë  shtetësinë serbe për çështje dokumentesh, veprime këto që detyrimisht janë të imponuara nga zyrtarët e vendeve ku kosovarët gjenden si azilantë gjatë viteve.

E dhimbshme, por e vërtetë. sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillimvitet nëntëdhjetë disa trutharë që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e gjyqtarët e “plepave” të dalin në pension tashmë se kanë plotësuar vitet e punës.

Nxënësit e shtetarëve, politikanëve dhe ligjvënësve të vazhdojnë studimet bashkarisht me fëmijët e malësorëve të Nikaj Merturit në Tropojë, drejtuesi vendor, deputeti, pas përfundimit të mandatit, ta kenë peshën trupore më të ulët e të jetojnë aty, në provincë, në banesën ekzistuese dhe mos të vrapojnë vilave luksoze të Tiranës të ndërtuar gjatë mandatit 4-vjeçar.