BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Teatri dhe aktorët, gardianët dhe carahoshët e politikës!

Teatri dhe aktorët, gardianët dhe carahoshët e politikës!

Ka disa javë që një pjesë e aktorëve shqiptarë, me dhe pa kontratë pune me Teatrin Kombëtar, apo dhe pensionistë e aktorë parazitë që i kemi parë vetëm kur recitonin vjershat e diktatorit në të vetmin ekran Tv të at’hershëm!

Të gjithë këta, me nga një dirigjent politik, kanë një “kauzë” që nuk mundet ti lërë të qetë...! -Është fjala për “epopenë” e Teatrit Kombëtar, asaj ngrehine që shyqyr zotit nuk ka zënë njeri brenda deri më sot.

Gjithnjë më kanë surprizuar këta akto-bejtexhinjë shqiptarë, biles që nga vegjëlia ime e largët në fshat…! -Isha krejt fatos at’herë qëmoti, kur përreth kullës time vërdalloseshin ca burra me pantallona teritali dhe me këmisha të çuditshme që kishin jaka ndryshe nga ato që kisha parë ne mapon e qytetit dhe tek dyqani i demodesë, (dume dumes)... Pyeta gjyshin tim at’herë, se çfarë kërkojnë këta burra nga qyteti?!- Janë ata të filmave more bir, ose më shkoqur, janë ata që drejtojnë aktorët, më tha gjyshi.

Si fëmijë kureshtar që isha dhe i pamësuar me “kuadro” të tillë, u rrija pranë e dëgjoja se çfarë flisnin me njëri-tjetrin për kullën, pemët, kopshtin me perime që kishim dhe për fiqtë që sapo kishin nisur të piqeshin. -Aty, prej këtyre “burrave të filmit”, dëgjova ato fjalët e para të pista që rëndom i dëgjon sot nëpër rrugët e Tironës dhe gjithandej nëpër Shqipëri, se, helbete kulturë të madhe përcjellin këta aktorët protestues! -Për shkak të këtyre fjalëve që i përsërita nëpër oborr, “hëngra” një thupër thane të mirë dhe veç kur u rrita tamam, e kuptova “fajin” që kisha bërë ...! -Xhirohej një pjesë e filmit “Besa e Kuqe”, e ishte mbushur xhadeja me plot makina të mëdha që kishin bateri, prozhektorë e pajisje filmi…!- Aty pashë se si u veshën njerëzit me kostume tradicionale mirditore e bënin dublantin në disa skena, ku këta “burrat e filmit” i mësonin se si të ecnin e flisnin.

Aty kam parë sesi këta akto-bejtexhinjtë e kohës hanin rrushin e vènit e tajkën me pirunj, talleshin me njëri –tjetrin e përqafoheshin çuditshëm me disa “teta” të reja që ishin edhe ato aktore trup-bukura për në “Besën e Kuqe”...!

Mjerisht, sipas një urdhri të sekretares së parë të asaj kohe në Mirditë, u anullua ajo pjesë e “Besës së Kuqe”, pasi kulla jonë ishte “armike e klasës” e duhej gjetur ndonjë kasolle “galigati” që të xhirohej ky film!

 Shumë vonë, tek një kanal në njërën nga platformat dixhitale, e kam parë filmin në fjalë, por kullën time 3 podash, askund...!

Shumë herë kam prerë biletë për në Teatrin Kombëtar që të shoh shfaqjen e radhës, por në shumicën e herëve jam penduar, sepse, ose ishte ftohtë, ose vinte era hale sallës, ose më vriteshin gjunjët, pasi rreshtat e karrigeve ishin kaq afër me njëri-tjetrin!-Pastaj, të merrej fryma nga parfumet alla-gabi dhe mondaniteti i tepruar që shfaqej në holl dhe materializohej me një dëng me fara brenda në sallë...!-Sepse, kulturë e madhe hesapi...!

Si godinë, nuk e kam parë me atë syrin e kureshtarit, por më bënte përshtypje që nuk kishte shije as në lyerje dhe as se si e vendosnin tabelën njoftuese të shfaqjes...! Më ka rënë rasti që të shoh disa teatro në metropolet europiane, ku të kishte lezet shpirti, pasi ndiheshe mirë dhe e shijoje deri në fund shfaqjen, pa t’u marrë fryma e ndrydhur gjunjët.

Tani, vijmë tek kjo “revoltë në gotë” për shembjen e ngrehinës që po bie vetë çdo ditë… copa-copa dhe me anë suvaje. Shoh e dëgjoj disa aktorë, që të coptojnë shpirtin me recitimet e tyre dhe përgjërimet për mos-shembje. Kujtoj kohën kur xhirohej “Besa e Kuqe” dhe bëj indiferentin me këta trimosha, që në moshë të thyer të tregojnë dhëmbët apo edhe më keq kërcënojnë me vetë-flijim në mbrojtje të ngrehinës. Kam shumë respekt, biles dyfish për Robert Ndrenikën, i cili ka qenë dhe është vërtet një aktor i mrekullueshëm, por dhe kam dëgjuar që nga origjina është patrioti im prej Mirdite. Amaneti i tij ishte që do pushonte shpirtin tek burimet e Nanshejtit në Orosh, e ndihem krenar për këtë...! Sepse, disa herë thumbohemi në facebook me Shkrelin, lidhur me “Hyni Mara me djemt e saj”, apo siç e njohim Himara sot. Prej atij vendi është edhe Leka Meksi që krenohet me shtetin e Arbërit dhe shumë prej aktorëve e aktoreve që kanë ndritur skenën shqiptare...! -Jo e lagu e jo s’e lagu,- i thonë kësaj pune, pasi më shumë se gjysma e aktorëve, janë për një godinë të re teatri, ndërsa “fanatiksat” ngulin këmbë në të kundërtën.

Nuk u mjaftuan as me debatin e hapur që ofroi kreu i bashkisë, biles as edhe me shpjegimin e projektit nga ana e kontraktuesit të pritshëm. Mu në këtë moment, debatiksat e opozitës gjumashe, dërguan një “Qemal Stafë” që të gjuante me vezë Lali Erin, që edhe kësaj radhe iu përdrodh bukur, që të mos bënte pis këmishën...! - Pra, politika, në çdo skutë ku ka “erë kaçkavalli”, don të fusë hundët. Edhe tek teatri, që duhet shkulur si grumbull plehu që është, ata gjejnë mënyrën se si të bëjnë protagonistin, por jo në Kukës, ata nuk mund të shkojnë atje si kapadai, sepse i kanë tradhtuar ata me kohë… qysh kur lanë në sirtar taksën e “Rrugës së Kombit”!- Nejse, qëllimi im që të shkruaja, ka të bëjë me interesimin e madh që “nuhatësit e kaçkavallit” kanë për teatrin dhe fatin e rrënojave të tij dhe nga ana tjetër, diz-interesimin e tyre për fatin e shtresave në nevojë, për ekonominë, për shëndetësinë, për punonjësit shqiptarë, për administratën e policët gjithëshërbimësh... madje edhe për injorancën e banditizmin që karakterizon disa kryebashkiakë periferie! -Sinqerisht, nuk kuptoj se çfarë kauze kanë në vetvete këta “carahoshë” politike, kur dje tregonin “patllaken në rrip”, tek parku i lodrave pranë liqenit, e sot shkojnë me fëmijë e nipër të luajnë aty, apo kur zhgërryheshin para stadiumit të katandisur më keq se teatri dhe tani bëjnë habi me atë super vepër sportive që po hedh shtat, ngrenë kujën në qiell kur vendoset të rindërtohet sheshi i heroit kombëtar, ndërsa tani bëjnë selfie rast pas rasti e harrojnë oponencën e tyre...! -Me të vërtetë që tash 5 vite nuk u bë asnjë rrugë e hajrit, por ama, sheshet e çdo qyteti u rindërtuan nga e para dhe morën trajtë civile europiane, shumë shkolla ndryshuan faqe dhe u rikthyen këndet sportive të tyre, që për 25 vite i kthyen në troje kioskash për lloto e fast-food-e. Pa folur për Amfiteatrin e Parkut të Liqenit, që nga një nevojtore publike, u rikthye në formën e vet më të mirë në shërbim të artdashësve.

Dhe, a duhet të shembet ngrehina me fole minjsh, që quhet Teatër Kombëtar?!- Po, patjetër e sa më parë, pasi ajo magazinë e stërmadhe nuk shpreh asgjë historike, aspak monument kulture...! Nuk ka as shatërvan dhe as ambjente të ndërtuara para 1700... siç ka gjetiu nëpër botë! Ku ta gjesh, që dikush shpreh interes të rindërtojë një teatër që fton njerëz brenda, për t’u përcjellë mesazhe për jetën e kulturë për rininë. Që jemi dakord me një godinë të re, kjo nuk do të thotë se jemi për t’i zënë frymën me kulla e gradaciela. Ndaj, akto-bejtexhinjtë duhet të kërkojnë që teatri të mos ndërtohet me beton, por të ketë një ide më të mirë në formën e godinës, që ti rezistojë kohës dhe të mos mërzitet shpejt publiku...!- Nuk besoj që pas sqarimit të projektit përfundimtar, mund të ngelen akoma disa kundërshtarë të shtëpisë së re , pasi gjithkush prej nesh pranon një dhuratë të tillë, sidomos kur po të shembet “shtëpia” para syve.

Po do thoni ju, çfarë lidhje ka kjo mesele teatri me gardianët?!- Ka lidhje, që ç’ke me të, pasi aktorët kryeneçë duan të luajnë rolin e gardianit të ngrehinës, në të njëjtën kohë kur janë gati fondet dhe projekti për godinën e re të teatrit, ndërsa gardianët e vërtetë policë, ngelën pas bote, si i thonë, sepse akoma nuk marrin as “benevrekët” nga shteti, që nga 2005, jo më uniformën e kushtet e tjera të punës...!-?farë fati kanë disa aktorë...!-Pa iu hyrë ferra në këmbë marrin rrogën me një bejte në vit dhe u propozohet një Teatër Kombëtar, ndër më të veçantët në Europë!

Si nuk gjendet askush të verë dorën në zemër për policët e burgjeve që po ngrysin jetën e tyre, më keq se minatorët, pa marrë atë që meritojnë me ligj. Edhe ne gardianët prej vërteti, një firmë si “Fusha” kërkojmë, që të japë kontributin në favor të policisë më vulnerabël në Shqipëri. Dhe a e dini se sa shkojnë fondet për kushtet bazike të gardianëve shqiptarë?!-Aq sa do të kushtojnë karriget e teatrit të ri kombëtar...!

Shoqëria civile, shteti, organet e hetimit, aktorët e regjisorët protestues duhet të hetojnë deri në fund procedurën e financimit, ndërtimit, cilësisë dhe afatet, por jo të bëhen bllokadë koti për një vepër që më shumë i shërben publikut shqiptar, se sa orekseve të tyre mediokre. Sepse të nderuar aktorë, në fund të fundit, ju nuk keni asnjë të drejtë mbi një objekt nacional që i shërben çdo shqiptari nga Mitrovica e deri në Konispol. Juve u takon që të shtoni numrin e veprave të vëna në skenë dhe mos merrni rrogën kot duke luajtur rolin si “Kola te puna”, por shërbejini publikut dhe pranoni shtëpinë e re të teatrit nacional, sepse gardianët shqiptarë kanë halle e probleme nga më baziket, ndërsa ju kërkoni të hani “rrushin me pirun” si në kohën e “besës kuqe”! –Sa për dijeni tuajën, një gardian i vërtetë polic, ka tre javë që po lufton me vdekjen në Spitalin e Traumës, për shkak të një aksidenti në kryqëzimin e Milotit, duke shkuar për shërbim, turni i tretë!-Deri tani, kolegët i kanë dhuruar 15 qese gjak për ti mbijetuar aksidentit...!

Spitali me “shëndetësi falas”, i ka marrë deri tani 3500 euro vetëm për disa hekura në trup dhe një Zot e di, se sa të tjera do i marrë pas një jave, kur ta mbushin përsëri me hekura...

Shteti bën strucin e indiferentin që nga 2007 e këtej me Policinë e Burgjeve! Ja pra, që gardianët e vërtetë po i thërrasin qametit, ndërsa ju kërkoni “dokrra hini” çdo ditë!

Kryetar i Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë

 

Nga Valentin MACAJ