BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Teatri politik dhe teatri kombëtar

Teatri politik dhe teatri kombëtar

Odiseja e Teatrit Kombëtar nëpërmjet debatit të zgjatur disa mujor ka prekur aktorët, amatorët, spektatorët dhe tutorët e politikës. Në këtë lojë shumëfaktoriale janë përfshirë një masë e madhe aktorësh që përfaqësojnë grupe të ndryshme shoqërore dhe partitë opozitare, që si gjithmonë, janë të radhitura në frontin e rezistencës ndaj çdo gjëje të re që kërkon të futet në jetën e vendit. Në komunitetin e aktorëve me përbërje heterogjene, ku bashkohen më të vjetrit që kanë nostalgji se aty kanë derdhur talentin e tyre në vite, më të rinjtë, që bëjnë iso për t’u bërë protagonistë në këtë histori dhe diabolikët përkrah opozitës, që luajnë rolin e tyre sipas divizës: “Përça dhe përfito”. Në këtë teatër të fjalës së lirë, që krahas idealistëve që kanë mendimet e tyre subjektive, radhiten dhe politikanët e opozitës PD dhe LSI, që luajnë teatër për përfitime politike. Kur dëgjon prononcimet politike në përkrahje të kërkesave të aktorëve dhe deklarimet e dy partive motra të opozitës, që: “ne nuk do lejojmë prishjen e godinës së teatrit, kushdo që të guxojë të ndërmarrë këtë aksion do shkelë mbi trupat tanë”, mbushesh me “entuziazëm” për “trimërinë” e këtyre spartanëve të politikës shqiptare.

Këtë gatishmëri dhe histeri që tregojnë disa aktorë të vënë në shërbim të politikës së mbrapshtë të opozitës, lind natyrshëm pyetja, pse nuk reaguan kur u prish Kinostudio “Shqipëria e Re”, që prodhonte si rrallë institucione artistike edhe në botën e qytetëruar, 14 filma artistikë dhe qindra dokumentarë në vit, ose kur u ndaluan filmat që ata kanë disa role dhe ju është mohuar kontributi i tyre në vite?!... Përse kanë heshtur shumë prej protestuesve kur u prish Pallati i Pionierëve, që ishte fidanishtja e prodhimit të talenteve të reja, që kanë shprehur nostalgji dhe lavdi shumë korifej të artit, apo mos ndoshta ngushëllohen se aty është strehuar familja mbretërore nga opozita, për “merita”, që duhej shpërblyer. Zëri i tyre, që kumbon sot kaq fuqishëm, dje ka qenë i mekur, për të mos thënë i vdekur, se i mungonte frymëzimi dhe forca e partive opozitare. Le të kujtojmë se me vendosjen e “demokracisë”, nën regjinë strategjike të opozitës mbështetur në teorinë zero, u rrafshuan shumë institucione kulturore, muze, kinoteatro si ai i Divjakës që ishte me përmasat e kinoteatrit të Vlorës dhe të Korçës dhe shkoi një nga liderët kryesorë të Partisë Demokratike dhe ju tha: “rrafshojeni këtë kinoteatër, se e ka bërë socializmi”. Dhe kështu ndodhi, u rrafshua, por askush nuk u shqetësua e kujtua që të kërkonte psenë e këtij shkatërrimi. Nuk pretendohet që të reagonte Partia Demokratike, kur u shkatërruan plantacione me pemë, vreshta e ullinj, uzina, fabrika, kombinate (që sot janë kthyer në gërmadha dhe po humbasin jetën të rinjtë për ti marrë për skrap si në rastin e Laçit) se ata ishin autorët e shkatërrimit.

Se sa apolitike është demostrata e aktorëve e përligj përbetimi i Bashës me skuadrën e tij të “shpëtimit” dhe betimi i arkitektit të shkatërrimit Berisha, që po të marrë Bashkinë e Tiranës (sipas një ëndrre që ka parë me sy hapur) do shkatërrojë “Sheshin Skënderbej”, që u cilësua si vepra më e arrirë e vitit në një konkurs ndërkombëtar, pse jo dhe Pazarin e Ri dhe amfiteatrin e Liqenit, e çdo gjë e mirë që bëhet në këtë vend. Mos o Perëndi!... se ai e ka të lindur këtë aftësi. Ka ardhur koha të themi: “O e mjera Shqipëri, për çdo rast një komedi, kur fut hundët kjo parti”. Në komedinë teatrore, flitet dhe për opinionet e familjes mbretërore. Opinionet dhe këshillat nuk mungojnë dhe nga pasardhësit e familjes Mbretërore siç është rasti i nipit të mbretit Zog, Skënder Zogu. Ai, nga kryeqendra e kulturës europiane Parisi, na premton se do bashkojë mendimet e tij me diasporën e Belgjikës, për të bërë një peticion kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe hedh alternativën, që të prishen ato vepra që janë bërë në kohën e Enverit. Këto dy mërgata, njihen për kontributin e tyre në shkatërrimin e Shqipërisë nëpërmjet shërbëtorëve të tyre, të drejtuar me mjeshtëri nga Berisha. Pinjolli i Zogut, Skënder Zogu, hedh ide konkrete, që duhet shkatërruar Piramida, që ka qenë muze i Enverit, edhe pse është zhveshur nga pllakat e mermerit duke qenë në pushtet Partia Demokratike dhe askush nuk mban përgjegjësi për pasurinë e popullit. Po të ishte ruajtur godina dhe të ishte kthyer në muze, siç ka vepruar bota e qytetëruar europiane, sot do ishte një qendër pelegrinazhi, që do sillte përfitime financiare në arkën e shtetit nga vizitorët e huaj, që janë kuriozë të njihen me jetën dhe veprimtarinë 45 vjeçare të liderit komunist Enver Hoxha. Skënder Zogu do bënte mirë, që disa nga “thërrimet” e floririt që i kanë mbetur nga valixhja që mori Mbreti Zog, kur plaçkiti dhe braktisi Shqipërinë, në ’39, t’i investonte për të ndërtuar hekurudha, fabrika e uzina që u shkatërruan sipas teorisë zero. Strategjia e shkatërrimit, që u iniciua nga mërgata Shqiptare në Europë dhe Amerikë, u realizua me sukses nga liderët e Partisë Demokratike dhe oborrtarët e saj, dhe vazhdon të mbetet në filozofinë e liderit Berisha. Kjo nuk është një utopi, por një realitet konkret i të menduarit dhe vepruarit, gjatë gjithë viteve në pushtet të Partisë Demokratike. Sa të jetë Berisha në atë parti, Shqipëria s’ka për të pasur qetësi.

Politizimi, ligjërimi, demonstrimi dhe identifikimi i godinës së teatrit me identitetin kombëtar, është sa komik aq dhe mjeran për disa politikanë sharlatanë si bukuroshi Basha, maniaku i pushtetit të drejtësisë Manjani, usta Vasili, e shumë të tjerë. Shqipërisë i duhet një teatër kombëtar bashkëkohor, që do jetë vepër e mendimit të arkitektëve dhe artistëve, pa “arkitektët e politikës”. Në një teatër modern ka vend për histori, trashëgimi dhe përjetësi. Aty, fare mirë mund të krijohen dhoma muze nga veprat dhe aktorët qysh nga themelimi i këtij institucioni e deri më sot. Kur të krijojmë një teatër modern, duhet të mendojmë dhe për një trupë cilësore që të kujtojmë Kadri Roshin, Naim Frashërin, Margarita Xhepën, Tinka Kurtin, Robert Ndrenikën, Mirush Kabashin, Bujar Asqeriun, e shumë e shumë të tjerë, që të emociononin me interpretimin e tyre brilant kur dilnin në skenë dhe jo trupa që na skandalizojnë para grave dhe vajzave me aktorë “modernë”, që zhvishen lakuriq.

Trashëgimia duhet të ruhet kur i shërben të ardhmes, jo thjeshtë për histori, por për traditë pa e shenjtëruar atë në dëm të përparimit.

“Të shenjta vendet ku jeton njeriu i madh! Pas qindra vjetësh, këtu për pasardhësit jetë të re do nisin vepra dhe fjala e tij”-Gëte.

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA