BREAKING NEWS

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një gënjeshtër të madhe

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit
x

Opinion / Editorial

Teatri rrëzuar, Piramida lartësuar, ambasadorët tashmë të dyshuar!

Teatri rrëzuar, Piramida lartësuar, ambasadorët tashmë

E rrëzoi nipi i Shkodrës për një të katërtën e tij në origjinë, ose Edi Rama, atë teatrin ku luajtën korifenjtë e aktrimit të dramës dhe komedisë shqiptare. Po po në fillime më shumë se gjysma shkodranë. Them nip Shkodre, sepse sigurisht në atë qytet është krijuar dhe luajtur në "Rilindjen tonë Kombëtare" e kam fjalën për atë qytetare moderne, teatri i parë dhe drama e parë. E rrëzoi njeriu që u emërua në kohën e Ramizit (në mos gaboj sepse nuk do të më vinte keq të thosha në kohë të Enverit) si pedagog i arteve dhe një fëmijë arti i një prej skulptorëve të mëdhenj të realizmit socialist shqiptar që ka nxjerrë ky vend! E rrëzoi një piktor godinën e teatrit, si përgjigje e "antikomunizmit të tij" të kohës së rinisë dhe të viteve ‘90-të, por dhe dëshirës pa fre të këtyre 21 viteve për ta shembur që kur ishte Ministër i Kulturës nga Nano që më vonë thoshte e "mora me thonj të paprerë" dhe që e pagoi me largimin e tij dhe ardhjen e Ramës si kryetar i PS-së së çmontuar vidash nga "kryetari ish i burgosur i Berishës". E rrëzoi duke përdorur një person "përrallaxhi fjalësh të shumta dhe në erë" të një ekzibicionizmi akut të neveritshëm mediatik që Sali Berisha ballas i shau gjithçka me atë marrëzinë e tij kriminele dhe ky i shari nga familja në vend që në ato momente t’ia hapte ballin si "hakmarrje" prishi teatrin. Bashkoi hakmarrjen e vet me atë të Ramës (së cilit Berisha i theu hundët dhe e gjakosi kriminalisht) duke rrëzuar Teatrin Kombëtar. Po kjo ishte hakmarrja e këtyre dy tipave ndaj Berishës! E në fakt e rrëzuan, sepse jo shumë larg saj, do të prosperojë një "teatër tjetër" jo i ngritur nga fashistët, por nga komunistët shqiptarë. Pikërisht “piramida e Enverit”! Nëqoftëse Teatrin Kombëtar Edi Rama e rrëzoi për inat të atyre që kishin aktruar në dekada, (po po, kishte një patos inatçor dhe ka akoma kundër disa prej tyre) dhe padyshim aferës së madhe, e cila e detyroi të vepronte në pandemi për të gjithë njerëzit shqiptar të mbyllur në burgun karantinues për hatër të teatrit - piramidën që e kishte më kollaj, nuk e nxori si opsion fare. Po pra shembjen e saj për të ndërtuar aty Teatrin modern Kombëtar shqiptar! Për t’i qetësuar të gjitha palët! Të kishim një Teatër Kombëtar si trashëgimi të restauruar mirë dhe një tjetër modern po kombëtar sipas qejfit të Ramës në vend të Piramidës! Jo as që i shkoi asaj pjese, e cila do të lejonte të kishin Teatrin Kombëtar si trashëgimi tonën dhe pastaj rrëzimin e një monstre arkitektonike dhe ideologjike në qendrën e Tiranës! Sigurisht nuk donte që të demulonte simbolin e enveristëve të partisë së tij dhe partisë së enveristit të madh shqiptar Sali Berisha në përmbajte dhe pothuaj në formë. Atij enveristi (SB-ja) që duhej ta kishte hedhur Piramidën apo transformuar për mirë në demokraci. Ish-antikomunisti i madh Rama, ai i viteve të fundit të diktaturës dhe fillimit të demokracisë, tashmë nuk do që të prishë krye trashëgiminë e Enverit ose Piramidën, sepse prishet pastaj dhe vetë si me pinjollët e partisë dhe enveristët e shprehur dhe ata të fshehur në PS. Sigurisht, sepse ato i mbajnë të lidhur këtë parti, që kulmin e unitetit e ka pikërisht te Enveri. Pastaj arsyeja e dytë është afera tjetër financiare te Piramida (që do të fillojë shpejt) bashkë me "kryebashfikun" e Tiranës Erion Veliajn. Ndërkohë që teatri rrëzohet, Piramida lartësohet dhe është aty për të dëshmuar se arti i bërë nga Frashëri, Mihal Popi, Gjon Karma, Mihal Stefa, Ndrek Shkjezi, Liza Vorfi, Behije Çela, Ndoc Meshkalla, Hasan Reçi, Marie Logoreci, Prokop Mima, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi, Besa Imami, Violeta Manushi e shumë e shumë pas tyre, nuk ka sistem referimi. Si ndërtesë dhe si vend ku brezuat më vonë të "falen" për veprën e madhe të tyre. Këtë sistem referimi në sajë të PS dhe PD e mbas tyre të tjerat, e ka Piramida e Enverit. E në fakt, ky është dhe referimi politik i tyre! Përfshi për turp dhe faqe të zezë antikomunistin rebel ose artistin Edi Rama si aktorin kryesor të kësaj maskarade groteske anti kombëtare në trashëgimi. Para asaj Piramide mund të falen sot Rama, Berisha, Basha, Kryemadhi, Meta etj. etj.! Ajo është Meka (kërkoj falje për krahasimin) e tyre e përjetshme! Teatrin e njerëzve dhe ku hodhi hapat kombëtariteti në teatër e shqyen, e hodhën, e prishën, sepse ju vriste sytë trashëgimia e dramës, komedisë dhe artit skenik shqiptar. Unë për të tillë monstra jam i qartë. Ajo që më vjen keq dhe që shqetësohem shumë, janë ndërkombëtarët. Ambasadorja e USA, e cila si asnjëherë ka ndodhur me ambasadën më të rëndësishme në mbrojtje të demokracisë në vend, nuk reagon! Me mefshtësinë e prezencës së BE-së dhe ambasadës së saj dhe me squlljen e OSBE-së, Rama tashmë ka marrë revansh. Kanë lejuar të prishet diçka sigurish formuar në diktaturë, por që ka parë dhe interpretuar pro Perëndimit dhe pro artit botëror. Po ashtu sigurisht dhe pro artit kombëtar shqiptar. Lejuan në pandemi shkatërrimin e një trashëgimie shqiptare. Munguan, nuk ishin aty. Lejuan Ramën për arsyet e tyre pragmatike të plotësojë tekën inatçore të tij dhe aferën e mbrapshtë financiare. Në fakt i kanë bërë një të keqe të madhe vetes dhe respektit që shoqëria shqiptare sidomos shtresa e mesme (mbështetësja e tyre në Shqipëri) ka për përfaqësitë demokratike. Sigurisht ky respekt nuk rrëzohet kurrë për SHBA, BE dhe vendet mike, por për zyrtarët që i përfaqësojnë sigurisht që po. Kanë marrë një goditje besimi në shoqërinë shqiptare të urtë dhe edukuar sidomos për "reformën në drejtësi dhe fillimin e dyshueshëm tashmë të SPAK dhe BKH"?! Një goditje të madhe për reformën zgjedhore, e cila edhe kësaj radhe do të jetë me shumë gjasa një diçka që do të rikatranosë dhe në sy të tyre sërish zgjedhjet dhe nuk do të lejojë shqiptarët të zgjedhin e vendosin demokratikisht. Tashmë ndërkombëtarët e shteteve mike, kanë humbur shumë nga besimi i shqiptarëve idenë se ata kanë në dorë mirëqenien e demokracisë në Shqipëri. Shqiptarëve po ju mbushet mendja çdo ditë se ndërkombëtarët bashkëpunojnë me më të fortin dhe pushtetmbajtësin politikisht dhe ekonomikisht, i cili pastaj krahas atij përballë (shpesh herë në marrëveshje të fshehtë) rreh dhe popullin e vet dhe zëvendëson demokracinë me urdhërat e tij. Absolutisht si kjo kohë e teatrit dhe pandemisë së Edi Ramës, por dhe atyre përballë të krimbur në faje mirë në qeverisje, por dhe opozitë. E sigurisht këto ditë nuk janë aspak të bukura për një shoqëri që po vuan mungesën e demokracisë dhe privimet e shumta të rrëzimit të ekonomisë!