BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Tefik Osmani, drejtori që hedh gurin e fsheh dorën…

Tefik Osmani, drejtori që hedh gurin e fsheh dorën…

Kishte disa kohë pa folur në media. Dhe mirë ka bërë, sepse nuk duhet folur vend e pa vend dhe kur nuk ke gjë? për të thënë. Detyra e drejtorit të Tiranës nuk ta lejon “ta lëshosh gjuhën veresie”, si kur ke qenë futbollist dhe puthje me përbetim besnikërie stemën e cilësdo fanellë ke veshur.

Dikur ngrije në qiell Ardian Takajn, pas Xhanit e ndonjë tjetri, tani hiqesh si besnik i përzgjedhur i Halilit. Nejse, këto janë çështje karakteri, që po të mos ndikojnë në vendimmarrjen aktuale, nuk të prishin punë. Por ja që Tefik Osmani nuk mund të rrijë pa hedhur ndonjë romuz, madje të adresojë edhe akuza pa objektiv të qartë ndaj gazetarëve sportivë, pikërisht në të vetmen gazetë sportive që ka mbetur në vend. E kam fjalën për intervistën e djeshme, ku hidhje gurin, pra akuzoje gazetarët për ndërhyrje te presidentë të ndryshëm edhe tek ai i Tiranës, por fshihje dorën, nuk identifikoje askënd. “I njohin të gjithë, rrinë në tavolina me presidentët e klubeve”, thotë drejtori bardheblu, por vetëm kaq. Pra, qëllon në ajër me llastiqe guri, si i thonë fjalës…

Dikur, kur ishte futbollist, rrinte vetë me gazetarët, kërkonte dhe ndonjë nder prej tyre për t’i nxjerrë gështenjat nga zjarri me dorën e të tjerëve. Atëherë nuk kishte akuza për sojin tonë, ndërsa sot, kur duhet ta shpërndajë përgjegjësinë e dështimit të Tiranës në sezonin e kaluar, distancohet dhe krijon llogore. Punë e tij, gjithsesi edhe pse nuk ka asgjë etike në këtë sjellje me detyrën e një drejtori klubi. Duke pasur rol institucional, akuzat duhen shoqëruar patjetër me emra të përveçëm. Nuk i shkon drejtuesit të klubit më të titulluar në Shqipëri t’i fusë të gjithë në një thes. Kjo do të thotë “kooperativizëm”, jo profesionalizëm i shekullit të 21-të. Fundja, paraardhësin e vet kampion e ka pasur ish-gazetar sportiv. Të marrë pak shembull prej tij, meqë e ka zëvendësuar. Ja pra që nga soji ynë paska nga ata që bëkan mirë edhe gazetarin edhe drejtorin e Tiranës. Deri më tani, Osmani nuk ka bërë hajër në pozicionin që mban. Besoj se këtë e tregojnë më së miri afrimet e dështuara në merkaton e janarit. Mjafton t’i kujtojmë atë bjondin finlandez, që ishte zgjedhja ekskluzive e Tefikut, apo trajnerët e shumtë të ndërruar brenda një sezoni. Edhe për sezonin e ri e lë litarin jashtë… vetes, kur thotë se trajneri Orges Shehi ka tashmë në dispozicion grupin që ka dëshiruar. Urojmë të mos i ndërhyjnë edhe atij gazetarët sportivë, të mos i bëjnë formacionin si dikur kolegëve të tij bardhë e blu, kur vetë Osmani bënte batuta pikante me gazetarët. Në pritje të ndonjë trofeu si drejtor i Tiranës, me këtë “sparkatë” ndaj gazetarëve pa emër, ish-futbollisti që ngrinte në qiell presidentët e vet me radhë tregon se detyra e tij kryesore është të bëjë “gardianin”. Pra, t’u tregojë kufirin te thana gazetarëve dhe mirë bën. Por, e lusim të thotë dhe emrat e sojit tonë, që dashkan të bëjnë edhe menaxherin, me qëllim që të jetë i ndershëm dhe etik me pozicionin që mban. Tefikut mbase i pëlqen, por drejtorit të Tiranës nuk i shkon të na njollosë të gjithëve. Tefo ka me qindra gazetarë që as kanë trukuar ndeshje, as luajnë lloto, as kanë shitur e blerë ndeshje, as u luten presidentëve, as janë bërë si shalë biçiklete, prandaj miku apo ish-miku ynë mos i fut gazetarët sportivë shqiptarë në një thes! Dhe nëse flet si drejtor sportiv, të këshilloj të ruash etikën profesionale dhe nëse je kaq i drejtë e profesionist kemi nja dy pyetje në mbyllje: Me sa kontrata paguhen futbollistët e tu?? Paguajnë tatim mbi pagën??? Paguajnë sigurime shoqërore? E marrin pagën të plotë me bankë?

Kush trukoi në Ballsh, që si ka deklaruar Halili: u prishëm trukimin! Pra ka dhe gazetarë që nëse flasin prej vërteti si do vejë halli i futbollit informal???