BREAKING NEWS

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason
x

Opinion / Editorial

Teknike, kujdestare, kombëtare politike ose "government mule" e radhës!

Teknike, kujdestare, kombëtare politike ose "government mule" e

Nuk desha të përmend në titull "qeveri mushkë" në shqip, sepse në të vërtetë, të gjitha propozimet që vijnë apo dalin kur përgatitet një marrëveshje tipikisht fosilesh politike - një qeveri mushkë del. Por në fakt, sidomos nga PD-ja sot dalin filozofë dhe një filozofe grua të së ardhmes "konservatore" po pra po, që e mbajnë veten filozofikisht e djathtë tradicionale dhe e thellë e që pretendojnë që gjithmonë përpara zgjedhjeve të ketë ndonjë qeveri hibride, asgjë prodhuese dhe xanxare që të na çojë në zgjedhje. Por për mua dhe një pjesë e shqiptarëve që afrohen me idenë time, ky bashkim kështu, ky hibrid i kotë dhe formal, kjo marrëzi politike e gjithmonshme kështu, është pikërisht një "government mule"! Absolutisht një "mushkë qeveri", e cila pastaj sipas rastit, merr emra dhe titullime nga më të çuditshmit si teknike, sot kërkojnë kujdestare dhe dje politike kombëtare apo dhe kur futen në hall të madh - të shpëtimit kombëtar! Të gjitha kanë qenë "qeveritë mushkë" të radhës dhe kësaj radhe, po kjo po kërkohet sigurisht dhe qartësisht. U bë një vit që Lulzim Basha ose nga vetja ose nga dëshpërimi ose nga urdhri suprem i Berishës, nxori të gjithë ose pothuaj të gjithë deputetët nga Kuvendi i Shqipërisë. Çfarë bëri për një vit rresht dhe çfarë ka tani në fund? Padyshim tani në fund, ka një lutje Ramës ose "padronit të tyre në ëndrra pushteti" ose njeriut që kaq shumë "e urrejnë" sa duket sikur e "dashurojnë" - për një qeveri mushkë mes PD-së dhe Rilindjes. E kjo qeveri duhet të jetë "kujdestare" e jona, e Shqipërisë, e shqiptarëve. Po ku del më qartë se sa kaq "mushkëzimi" i "real politikës" shqiptare dhe të djathtës moderne shqiptare në vitet 20-të të shekullit 21. Kaq mushkëzim është, sa po ta krahasosh me vitet 20-të, të shekullit po njëzet, kupton se nga Lushnja e 1920-tës, në Tiranën e 2020-tës, kemi bërë pas si politikisht dhe kombëtarisht, por akoma më shumë filozofikisht. Ato atëherë krijuan shtetin kombëtar, kurse këto sot, kërkojnë shtetin "mushkë" në kulmin e modernitetit dhe demokracisë, të cilën as e kanë kuptuar, as e duan dhe mund të them më plot gojën se sot një pjesë e mirë e klasës politike e urrejnë. Imagjinoni këta "shtet mushkë ndërtuesit" se çfarë hibridi fatkeq përgatisin të bëjnë, kur duan ta titullojnë - "kujdestare - qeveri" në 2020-tën! E kjo vjen mbas një viti të kaluar në të cilin, këta që duan "kujdestari" për shqiptarët gjuanin me molotov dhe digjnin institucione, por në fakt dilnin nga institucionet në rrugë. Thyenin pikërisht idenë themelore të pluralizmit dhe demokracisë që janë veprimet në insitucione dhe jo në rrugë. Thyenin demokracinë duke përdorur logjikën e dhunës dhe të zjarrit. Duke e zbutuar disi krahasimin po e çoj te sporti dhe pse nuk e meritojnë të tillë levendë në politikë këtë krahasim. Por po e krahasoj me turken në garën e Luiza Gegës, që nuk po bënte garë, por donte të pengonte pikërisht garuesen ose Luizën. E kjo shqiptarja e fortë, me forcën e vullnetit, fitoi garën dhe turpëroi sportisten pa bosht logjik sportiv normal në vendin e saj ose Turqi. Edhe demokracia është garë dhe jo luftë. Zgjedhjet nuk janë luftë. Janë garë. E gara ka rregulla. Por kur mungon forca e vullnetit dhe ka vetëm dhunë të pafuqisë kështu ndodh.

Po kjo ka ndodhur te ne mbas largimit të opozitës nga institucionet në rrugë dhe që sot kërkojnë apo pretendojnë - qeveri lozonjare ose "mushkë" me rilindistët, që disa herë ju dogjën derën e Kryeministrisë. Çfarë lejuan të bëhet dhe të ndodhë një vit që nuk janë në Kuvend? Asgjë më shumë se rritjen e arrogancës së Ramës dhe shumicës, apo më mirë rritjen e delirit të Rilindjes së Ramës. Rritjen e interesave korruptive nga mazhoranca. Por gjithashtu askush nga bota demokratike nuk tha një herë të vetme fjalën e kërkuar prej tyre se: bëtë mirë që dolët, ose ja keni bërë "si burrat" që ikët nga Kuvendi i Shqipërisë! Askush në shumë kancelaritë mike tonat nuk jua tha se kanë bërë mirë! Askush dhe ky është një turp në vete. Kur në të vërtetë sot mbas shumë e shumë sherreve, duan tani të vazhdojnë "kujdestarinë" tonë, të të gjithë neve të shkretëve, që me të tillë tipa, jemi kthyer në një kopsht "yllkash" që këta modele të luajnë me mbrojtje dhe kujdestari hipotetike. Ku ka më shumë se sa kaq dhe ja pse duhet pra dhe qeveria mushkë" ose "government mule"! Na "duhet" një qeveri e tillë, sepse marrëveshjet e qëndrimit padrejtësisht në pushtete, tashmë janë kuptuar nga një pjesë e rëndësishme e shoqërisë. Me të tillë tipa ne gjatë gjithë kohës do të kemi "mushkë qeverira", të cilat vetëm do të na shqelmojnë ne "vdekatarëve" të shkretë. Padyshim që kjo erë po fryn dhe pse tashmë si të fryjë si mos të fryjë, asgjë nuk është e papritur apo e papërgatitur, sepse njerëzit janë qartësuar nga të tillë arrogantë pushteti, që bëjnë si tju thotë mendja me popullin dhe shoqërinë e tyre! Ndërkohë njerëzit ikin dhe shpejtojnë të ikin nga Shqipëria. E dinë se ky tranzicion nuk do të mbarojë ngaqë politika e sotme si djathtas dhe majtas, nuk do që të mbarojë dhe nuk lejon të mbarojë. Tranzicioni dhe jo stabilitetit politik duhet të mos përfundojnë te shqiptarët. E kjo është një devizë tepër e rëndë dhe e pabesë. Për të bërë realitet këtë gjë, duhet "government mule" ose "qeveri mushkë", e cila nuk do të bëjë asgjë, por vetëm të zgjasë pushtetin një elitokracie në shërbim të parasë korruptive dhe plutokracisë shqiptare. Ky është qëllimi dhe kjo është e gjitha. Asgjë më të ndërlikuar si shpjegim them - se sa kjo nuk ka! Thjesht ju duhet pushteti për të mbrojtur veten politikisht dhe investimet e tyre, por dhe financat e tyre po politikisht. Asgjë më shumë se sa kaq!