BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Opinion / Editorial

Teksa prisnim... Xhevdet Mustafën!

Teksa prisnim... Xhevdet Mustafën!

Tashmë historia e zbarkimit dhe misionit të parealizuar të bandës së Xhevdet Mustafës me të gjitha enigmat e veta pothuajse është bërë e qartë në publikun shqiptar, madje nuk është çudi që dhe vetë zbulimet e huaja të jenë habitur me shkallën e lartë të gatishmërisë së forcave tona kufitare dhe ato të Flotës Ushtarako Detare si pjesë që ruanin ujërat tona territoriale në mbrojtje të sovranitetit dhe pavarësisë të atdheut tonë, Shqipërisë. Natyrisht, unë sikurse dhe shokët e mi të armëve nuk ishim aspak në dijeni për misionin e bandës komando me terroristë dhe se si e në ç’mënyrë fijet e saj shkonin deri në koordinimin e veprimtarisë së saj me disa agjentë potencialë brenda vetë udhëheqjes së PPSH-së për të rrëzuar Enver Hoxhën. Nga analiza që i kam bërë e i jam rikthyer herë mbas here kësaj ngjarjeje, që bëri aq shumë bujë, në vitet e mëvonshme duke shfletuar rreth personit Xhevdet Mustafa, por dhe duke e lidhur këtë ndodhi me disa elementë të tjerë plotësues, bindem plotësisht se mbrapa aktit terrorist të tij, qëndronte dora e CIA-s amerikane pse jo dhe e SIMS-it italian mbase dhe e zbulimeve të tjera, si psh. ajo e UDB-së jugosllave dhe nuk është çudi që për misione kaq të rëndësishme të ketë patur dhe koordinim të përbashkët midis zbulimeve të këtyre vendeve teksa Jugosllavisë po i dridhej nën këmbë, toka e Kosovës së përflakur. Personalisht, sikurse e shkruajta dhe më sipër apo dhe në ndonjë organ tjetër, për detyrën që mbaja në atë kohë si Komandant i Skuadriljes së katrave silurues në Bazën Ushtarako-Detare dhe njësinë e Sazanit, më është dashur që përpara kësaj ngjarjeje të kem qenë herë dëshmitar direkt, kur shoqëronim luftanijet amerikane, të cilat nuk e njihnin kufirin tonë detar prej 15 miljesh (një mil detar është afërsisht i barabartë me 1.85 km), por njihnin kufirin e vjetër prej 12 miljesh detare. Amerikanët, duke qenë se kishin vendosur veton e tyre i shkelnin ujërat tona. Ndodhte që shpesh herë, në formacione luftarake ata lundronin në konvoi (lloj formacioni tip karvani) duke mbrojtur anijen më të rëndësishme të tyre, sikurse më ka qëlluar rasti që së bashku me kolegët e mi detarë e oficerë, të shikonim mbi kokat tona helikopterët, të cilët uleshin e ngriheshin herë njëri e herë tjetri që të siguronin mbrojtjen ajrore dhe fluturonin mbi kokat tona jo më shumë se 100-150 m, teksa dhe ne i shoqëronim lëvizjet e tyre me grykat e mitralozave dhe me silurët e përgatitura për qitje. Ishte një përgjegjësi e madhe sepse, duhej të ruheshim dhe nga provokacionet, duhet të tregoheshim shumë gjakftohtë, ngaqë mbas nesh kishim lirinë e një populli të tërë, se një veprim i nxituar apo i pamatur nga ana e jonë, mund të çonte dhe në konflikt të armatosur. Ja kështu na ndodhi dikur, sidomos mbas ngjarjes së futjes së nëndetëses së huaj në Gjirin e Vlorës afër madje shumë afër Bazës Ushtarako Detare të Nëndetëseve të dislokuara këto në Pashalimanin e famshëm. Por përpara se të shkojmë te Xhevdet Mustafa, më duhet të nënvizoj se situata e brendshme, përkonte me presionin e madh që po i bëhej Mehmet Shehut nga padronët e tij, nga ku ai, duhej të shpejtonte planin për eliminimin e Enver Hoxhës. Futja e nëndetëses së huaj (që unë e mendoj se ishte amerikane, për vetë faktin se në Taranto, pra në jug të Italisë ndodhet një Bazë Usht. Detare amerikane) kishte për qëllim të demonstronte praninë e saj. Ajo doli qëllimisht në PDN, pozicion ky që e bën të dallueshme “Urën e komandimit të nëndetëses”. Shtrohet pyetja po a mund të ishte dhe ruse? Sigurisht që mund të ishte dhe ruse, por përse do vinte nëndetësja ruse në Pashaliman, teksa ata e kishin si në “pëllëmbë të dorës” jo vetëm pozicionin e saktë gjeo-detar të bazës tonë ushtarake, por dhe e dinin dhe i njihnin me imtësi të gjitha strukturat e objekteve pozicionet dhe vendndodhjet e tyre. Çdo sekret të kësaj, ata e dinin me saktësi. Çfarë do zbulonin me këtë rast ata, mos vallë katër nëndetëset që e dinin fare mirë sepse i kishin prodhuar vetë? Pra logjika, për mision zbulimi nga ana e rusëve të çon në përjashtimin e përfundimit se ajo na qenkësh nëndetëse e tyre. Dua ta lidh këtë fakt me një pohim të ish-ambasadorit amerikan Withers, në një nga ish-televizionet tona private (se cili Tv ishte nuk më kujtohet mirë... mbase Topi... pse jo dhe Klani, por mendoj se ishte “Topi”). Kur drejtuesja e emisionit i drejtoi pyetjen: Z. ambasador, a ka qenë M.Shehu, nën shërbimin amerikan? Ai në mënyrë të thjeshtë pa i bërë asnjë koment, me nje përgjigje të shkurtër deklaroi: Po Mehmet Shehu ka qenë në shërbimin tonë. Sigurisht që unë aso kohe, pa e kryer Mehmeti vetëvrasjen, as që e shkoja kurrë ndërmend këtë gjë madje e kam përjetuar keq, sepse Mehmet Shehu ka qenë një luftëtar i madh dhe përherë në krah të Enver Hoxhës dhe kurrsesi nuk do ta dëshiroja që ai të ishte armik, sikurse nuk më shkonte kurrë në mendje se ultra revizionisti R.Alia të ishte pjesë e lojës për pushtet dhe aktori më i madh i tradhtisë me atë buzëqeshjen e tij gati të qetë e enigmatike, pa folur për Kadri Hazbiun, që Mehmeti në momentet e deziluzioneve të mëdha dhe pabesisë së tij e ngaqë po e hante Mehmetin mbas shpine ai e quajti “Jago”. Këto “pasazhe” të shkurtra, i vendosa jo pa qëllim, me idenë se ajo çka po kurdisej në planin e brendshëm, ishte domosdoshmërisht e koordinuar me faktorin e jashtëm, pra me rrjetet e zbulimit dhe qendrave të spiunazhit. Dhe nuk ishte aspak rastësi se pikërisht në vitet 80- 85 ne kemi patur intensitetin më të madh të shkeljeve të kufijve të hapësirës tonë detare. Nuk marr dot rolin e Komandës së Flotës sepse ata e njihnin shumë mirë situatën. Pra shkurt, nëndetësja amerikane (kjo është ide e imja, mbas shumë e shumë analizash e reflektimesh duke i ballafaquar me situatat e asaj kohe) në Gjirin e Vlorës i jepte mesazh fare hapur Mehmeti: Ne ja ku na ke, prandaj vepro! Ne na ke këtu në mbështetjen tuaj dhe do të jemi gati. Por në mesin e tetorit te atij viti pra me 1981 kjo nëndetëse u rrethua nga grupi i anijeve të patrullimit dhe kërkimit të nëndetëseve dhe e interceptuan me valët akustike. Asaj iu emetuan valë nga anijet tona për t’i lënë komandantit të saj, të kuptonte se ne e kishim zbuluar dhe jemi në kontakt akustik, që do të thotë, se nëse nuk del në sipërfaqe, mundet dhe t’iu godasim. Edhe pse kjo situatë u raportua në Ministrinë e Mbrojtjes, Mehmeti nuk gjendej as në zyrë dhe askund, madje dhe askush nuk e dinte se ku ndodhej ai. Në këtë situatë tejet të nxehtë e të komplikuar dhe që mori karakter luftarak iu raportua Komandantit të Përgjithshëm Enver Hoxha, i cili pa as më të voglin ngurrim urdhëroi : Të asgjësohet nëndetësja e huaj që ka hyrë në Gjirin e Vlorës! (Shokët e mi të cilët kanë deshifruar radiogramin e thonë se kishte shkruar: Të asgjësoni nëndetësen dhe t’ia thyeni brinjët”!) U tentua të goditej nëndetësja madje kundër saj u hodhën dhe disa bomba thellësie, por falë manovrës profesionale të komandantit të asaj nëndetëseje, si dhe të teknologjisë të përparuar dhe me shpejtësi, që ajo i shpëtoi rrethimit. Jam i sigurt, se ky komandant pavarësisht meritës profesionale, do ta mbajë mend gjer në vdekje atë çka kuptoi kur u rrethua, pikërisht atje në atë vend ku shqiptarët u përballën me kërcënimin e rusëve. Natyrisht, u takon këtyre shokëve të anijeve mbiujëse luftarake të shkruajnë me detaje këtë histori dhe të gjithë teatrin e veprimeve luftarako-detare në mesin e tetorit 1981 vetëm 3-4 javë para Kongresit të 8 të PPSH-së. Dua të shtoj, se nëse do të kishte një angazhim më profesional si dhe po të mos kishte patur defekte dhe mungesë të gatishmërisë të ndonjë anijes tonë, nëndetësja dhe mundet të ishte asgjesuar. Po kujt mund t’i shkonte ndër mend, se ne ishim aq afër situatës luftarake të vërtetë? E solla shembullin e tillë, për të treguar se kemi kaluar realisht situata luftarake, të cilat nuk ishin të rastësishme dhe që përkonin me luftën për pushtet të puçistëve, të atyre që po i largoheshin idealeve të vërteta komuniste, teksa populli, komunistet e vërtetë dhe kudo gjithë njerëzit e ndershëm punonin për të ndërtuar socializmin dhe mbrojtur fitoret e arritura në kushtet e një bllokade të egër të paparë ndonjëherë dhe të pamëshirshme ndaj këtij populli të vogël. Mehmet Shehu, u vetëvra duke menduar se tashmë veprimtaria e tij ishte zbuluar. Kjo bëri që situatën ta merrte në dorë Kadriu, i cili u bë dhe ministër i Mbrojtjes. Në këtë rast ai e humbi autoritetin mbi Ministrinë e Brendshme, e cila i kaloi Hekuran Isait, teksa Enver Hoxha ishte gjallë dhe në krye të PPSH-së. Po a dinte gjë Kadriu për bandën e Xhevdet Mustafës, për misionin e saj dhe si shpjegohet që ai nxitoi të shkonte vetë në operacionin e rrethimit dhe asgjësimit të kësaj bande? Kjo gjë e gëzoi apo e hidhëroi Kadri Hazbiun? Çfarë lidhje kishte Kadriu me bandën dhe pse pikërisht Xhevdet Mustafa, përpara se të vriste veten dhe ti afrohej mjeti i blinduar kërkoi të takohej me Kadriun? Të jetë e vërtetë se Xhevdet Mustafa ashtu sikurse shkruan një ish-oficer dezertor e që tashmë ha hamburger në Amerikë, i cili na paskësh patur shoqëri dhe njohje me të, deklaron se Xhevdeti nuk na qenkësh nisur me mision si një “njësit komando”, por kishte shkuar atje për të marrë nënën e tij, e cila banonte në Durrës?! Kjo shpikje, por dhe shpifje sa naive aq dhe foshnjarake. Për një specialist të mirëfilltë, e kupton se si dritën e diellit se të shkosh i armatosur të bësh për vete një grup terroristësh të specializuar duke iu mbushur mendjen, për të tërhequr një grua plakë nga Durrësi do të ishte aventura më e pabesueshme, por dhe shakaja më e bukur e një shekulli të tërë. E cili idiot do të kërkonte të shkonte për “dhjamë qeni” apo si “breshka te nallbani”? Po pse kaq i papjekur do tregohej Xhevdeti sa “i tregonte të vërtetën oficerit dezertor, se do shkonte me qëllim terrori në udhëheqjen e lartë të PPSH-së? Nuk i di oficeri në fjalë se “alfa” e punës së spiunazhit është të mos i besosh as më të besuarit? Dhe se çfarë misioni konkret mund të ketë patur banda, rrezik që as Sigurimi i Shtetit të mos e ketë ditur misionin e tij tepër sekret terrorist dhe cilin nga udhëheqja e lartë ishte projektuar në shënjestrën e tij. Po pse? Sepse për qëllime sigurie dhe konspiracioni në shumë raste, misioni jepet në çastet e fundit nga kapua i tyre dhe kjo e ka një qëllim, kur askush nuk e ka mundësinë të dekonspirojë. Ne kishim dijeni për ardhjen e Xhevdet Mustafës dhe kur them “ne” kam parasysh organet tona, teksa mua personalisht më është treguar fotografia e tij nga shefi i sigurimit të Bazës Usht.detare Z. Piska, duke më porositur: Shikoje mirë këtë foto, nëse e hasni gjatë detyrave luftarake në det, duhet ta ndaloni me çdo kusht. Po mos vallë unë e dija se kush ishte Xhevdeti dhe pse do të vinte ai në Shqipëri? Jo aspak! Madje rrezik që as vet shefi i sigurimit të mos ia dinte emrin. Nuk kisha as njohurinë më elementare se kush na qenkësh ai! Diçka kuptoja, se pritej një bandit i rrezikshëm, apo dhe një grup... dhe vetëm kaq! Këtë do ta kuptoja më vonë, teksa unë bashkë me kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Vlorës, Pirro Katro dhe shefin e shtabit të Brigadës së Himarës, Bush Mehmeti, do të rrinim me mision “prite” në Gjirin e Gramës, në ditët e nxehta të korrikut të vitit 1982. Se mos ishim vetëm ne! Jo në këtë detyrë ishin thuajse të gjitha forcat e kufirit detar, reparte të veçanta të dislokuara në buzën e ujit dhe forca të tjera të policisë, pikat sinjalo-vrojtuese dhe repartet e artilerisë b/detare së bashku me Skuadriljet e Katrave silurues, të cilat rrinin në pritë në pikat e tyre taktike në pritje të “mysafirit të paftuar”. Me këtë nuk dua të paraqit veten sikur isha një oficer i rangut të lartë, por më duhet t’i them brezit të sotëm, se ne etërit e tyre në atë kohë kishim një ndjenjë të lartë përgjegjësie në ruajtjen e Atdheut tonë dhe për këtë ndihemi aq shumë krenarë.

(Vijon në numrin e radhës)