BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Telekomandat e bombave nëpër ekrane

Telekomandat e bombave nëpër ekrane

Ndërsa liderja e ish ''LSI'' lëshoi një shashkë , në skajp , moderatori që ndiqte përmes ekranit , i tingëlloi si bombë , tani që asaj i kanë mbetur saçmat , për t'i pastruar nga liderët e rinj të së djathtës , sepse sado të përpiqen ata , që e përgatitën bombën vitet e shkuara dhe e zbrazën atë me disa mbushës të mediave, që sot bëjnë habinë e madhe, se si lideri i së djathtës i mbështetur nga rusët , dorëzoi mandatet e s'hyri në zgjedhje . Duke dashur të bëjnë kokë turku liderin që deri dje, i thurnin elozhe , harojnë se ata kanë qenë bashkëpunëtorë , jo thjesht në një sponsorizim i cili në se vërtetohet tregon, se sa larg ka shkuar lidershipi i së djathtës , por edhe sikur mos ketë ndodhur ky akt formal , veprimi i së djathtës është shprehje e një filozofie kaluar edhe Putinit , për arsyen se dorëzimi i mandateve apo mos futja në zgjedhje, s'është kaq e thjeshtë sa e trajtojnë lidershipi i sotëm i së djathtës, duke i hedhur gjithë fajin liderit të kohës, ai është vija e demarkacionit që ndan dy sisteme: Atë diktatorial, nga ai demokratik. Me veprimet e qëllimta , në ndërgjegje të plotë si makjavelista , etja për pushtet , shtyu lidershipin të ndërmarrë veprime që as më i thjeshti demokrat, nuk i gjykoi të arsyeshme përveçse, atyre të padurueshmëve për poste. Ç'është me e keqja putinizmi, s'ju ndahet ende nëpër ekrane , duke u dashuruar pas rrugëve që kërkojnë, përmbysje pushteti përmes violencës , me demek se këto janë forma të luftës demokratike , duke harruar se themeli i saj në një demokraci të shëndetshme është Parlamenti. Lidershipi në emër të luftës kundër korrupsionit, iu bën thirrje ndërkombëtarëve të sjellin gjyqtarët e tyre , për të bërë gjyqe sepse drejtësia e re është e kapur nga kryeministri . Një luftë që ka bërë që në gjenezë , duke e katandisur drejtësinë në këtë derexhe që s'është, parë e dëgjuar . Po dhe tani që po ngreh kokë drejtësia , do t'ia presë, për t'i shpëtuar ''non gratave''. Që pushteti nuk ndërron natyrë, në të gjitha kohët , ka qenë gjuajte shtrigash , por demokracia ndryshon nga gjithë sistemet sepse ka institucione të cilat frenojnë egot , dënojnë e ndreqin , duke krijuar qasje për zhvillim . Ekranet janë mjete mediatike që, venë përpara fronkës pushtetarët dhe ua tregojnë rrugët . Ndërsa ka prej syresh , të cilët deri dje, u dilnin në mbrojtje liderëve për dorëzimin e mandateve apo mos futjen në zgjedhjet lokale , sot ngrehin zërin në qiell , për shkelje në dërrasë të kalbur të liderit , por jo duke i rënë në kokë fajit të pa falshëm të së djathtës, që e ka çuar sistemin në një hibrid, të pa lexuar në as një literaturë botërore , pale të provuar në praktikë . Se si hedhin samarin liderët e së djathtës, mjafton të ndiqje emisionin'' Opinion'' i dedikuar padijes në gjykatë nga tre njerëz me emër e mbiemër për korrupsion , kur liderja hidhej sa në një breg tek tjetri, duke ua nxjerrë kokën tabelave të fshehur si hajdutë të trembur poshtë tavolinës për inceneratorët apo lumin me akuza fyese për paditësit , dhe dy fjalë të thata as më ke, as të kam , për padinë .. Taksapaguesit që mbajnë vesh përmes ekranit , duhan të mësojnë mbi fatin e taksave të tyre , (e jo të shtrëngojnë akoma më shumë rripin), e jo karshillëqe të'' keqbërësve'' , bullizmi, për ata që guxojnë të denoncojnë deri dhe në fyerje publike me fjalor rrugësh ''injorantë'', apo bërja biogravie nga liderja dhe deri tek avokati mbrojtës ,( njeriu i ligjit i cili e di mirë se, edhe më krimineli i marrë në gjykim , kur kthehet në cilësinë e dëshmitarit , është i mbrojtur nga gjykata, ndërsa avokati sulmon në dinjitet dhe karakter paditësin , për ta thyer , për dhënë dorëheqje nga padia ,në mos po , për ta bërë mos besues tek publiku ) njësoj siç veprohet në Parlament. Kthehen kështu emisionet nga zbardhje akuzash , në fyerje e sharje, duke humbur çdo etikë sjellje. Më e bukura është se moderatori ''zemër dobët'', i keqardhur me sa dukej , për prekjen në sedër të lideres, u përpoq të qetësonte duke i afruar , një emision tjetër për t'u folur grave për botoksin . Hajde, hajde ! Ç'pallë ariu me ekranet tona . Ku nis , e ku përfundon emisioni . Mbathet për dru, e përfundon në sallone estetike. Taksapaguesit duhet sërish të shtrëngojnë rripin sepse do hapet punë me botokset , të cilat janë korrupsione më vete . Pushtetarët në xhepat e tyre, do fusin duart se rrogat s'u dalin për qoka jashtë shtatit. Po ç't'i thuash moderatorit të emisionit opinion që habitet me bombën e lëshuar nga liderja për ndërhyrjet ruse në dorëzimin e mandateve , kur ekranet me telekomandat e tyre bëjnë çdo ditë shkrepje bombash të cilat vrasin shpresat e shqiptarëve , sepse ata në vend të godasin korrupsionet , kthehen përmes analistëve të pozicionuar në avokatë, të njërës e tjetrës palë . Eh! Sa herë e sa , dëgjojmë të hidhen bomba , aq të mira qofshin , por s'bëjnë fajde , telekomandat e analistëve, i çojnë në drejtime të paditura, duke i kthyer kështu në shashka, tymi i të cilave vetëm mpin trurin e teleshikuesit , pa i hyrë gjembi në këmbë, atyre që s'u bën tërr syri se ua hedhin paq lumit , me njëmijë e një marifete , përfshi dhe disa ekranet që mbushin emisionet, por jo se venë pikat mbi ''i'' . Ndoshta dhe bomba e plasur në emisioni opinion , megjithë habinë e moderatorit , do të jetë shashka e radhës . Vetë emisionet që përdridhen sa andej këtej , me kokën e turkut nëpër këmbë , pa ia mbajtur në ballë njerëzve që sot hiqen si të dërguarit e zotit edhe, pse kanë qenë, në bashtin e punëve , e kanë kthyer në top futbolli, atë që deri dje e lanin e lyenin, duke ju bërë mburojë. Në se jemi këtu , ku liderët opozitarë bërtasin e ulërasin , për kapje të shtetit , shteti mbeti i braktisur nga kokat tuaja të marra erë , ndaj dhe shoqëria zgjodhi të '' mesmen artë ''. Vota t'i jep çelat e pushtetit në demokraci dhe jo sheshet. Çuditërish edhe pas gjithë këtij leksioni të madh të dhënë nga SHBA dhe BE , lidershipi opozitar, jo vetëm nuk i thërret mendjes për të hapur krahun dhe promovuar elementë të rinj ,(sepse të vjetrit boll i kanë hipur në qafë popullit ) por vazhdon me të njëjtën kartëmonedhë, të bëjë pazare nëpër tribuna . Natyrisht një përgjegjësi të pafalshme kanë dhe telekomandat e ekraneve, të cilat fjalën e tyre e kanë kthyer përmes disa analistëve në një hibrid të shterpë. Çuditërisht edhe pse tashmë e provuar shterpësia e tyre , ata thirren nëpër ekrane, duke vazhduar të bëhen zëdhënës të politikave të dështuar. Në se lufta për pushtet është në gen të politikanit , ato që korrigjojnë shënjestrat e gabuara të geneve, janë telekomandat e mediave të cilat duhet të zbardhin të vërtetat dhe japin kahjet e qasjet e duhura , e jo të mbeten robër të veprimeve shterpë, të një kohe të perënduar. Për më keq akoma kur kërkohet një liri absolute (kur dhe Ajshtanji e ka përcaktuar shkencërisht se çdo gjë është relative) siç po ndodh me vendimin e prokurorisë, për ndalimin e dhënies së hakërrimeve iraniane , disa gazetarë përpiqen ta interpretojnë si cenim të lirisë së mendjes, kur dihet seç pasoja ka në sigurinë kombëtare dhe panikun që mund të përhapë në publik . Lufta politike, është aq e verbër sa është gati të shkelë dhe vijat e kuqe të sigurisë . E keqja dyfishohet , kur telekomandat e medies bien preh e politikës dhe jo shprehëse e të vërtetave të mëdha.