BREAKING NEWS

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES: Më është rikthyer sërish tumori në tru. Të mërkurën do duhet prap me u përballë mes jetës edhe vdekjes!

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES: Më është
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Opinion / Editorial

Tempora o mores! Sa e durueshme, por dhe sa morra që mban kjo toka e jonë !

Tempora o mores! Sa e durueshme, por dhe sa morra që mban kjo toka e

Tashmë në gërhamat e veta të fundit, ish-kusari i parë i Shqipërisë dhe i pari kriminel, i cili mban përgjegjësinë më të madhe kombëtare, për përfshirjen e vendit në një luftë civile me pasoja të rënda tragjike, që u pasuan jo vetëm me rrënimin total të ekonomisë, por dhe në zhytjen e vendit drejt luftës vëllavrasëse, mbasi u pastrua mirë e mirë në lavatriçet e Bashkimit Europian, pse jo dhe të Amerikës, për bëmat e tij monstruoze, po na shfaqet tani me një egërsi të pashembullt, duke e maskuar atë, me hipokrizinë e tij karakteristike të llojit hitlerian. Kur shprehem se figura e tij u pastrua në lavatriçet e BE-së dhe të Amerikës, nuk e kam aspak gabim, sepse dhe shqiptari më me pak shkollë, por me dy pare mend në kokë, do të pyeste me të drejtë: Oreee, po mirë... po këta ndërkombëtarët e demokracisë me degë ulliri në dorë që predikojnë demokracinë, tani u kujtuan se “familja Berisha” dhe krushqit e tjerë të shpurës që po e ndjekin nga mbas (që dashkan të na i nxjerrin në shesh të mejdanit më vonë), pra tani u kujtuan, se ky na qenka njeriu, nga ku mbi kurrizin e tij me gungë se deve arabie dhe me ecjen e anuar të “Xhivolas”, si te drama “Arturo Ui,” na rënkan të gjitha mëkatet? Nëse na qenkësh kështu dhe kur ky na dalka më i zi se bajlozi epik në eposin e kreshnikëve, atëherë si është e mundur që kjo Europë dhe Amerikë, “të parin e berishajve” e bëjnë kurban?! Më kujtohen tashmë fjalët e njërës përfaqësueseve të dhelprës Europë, Doris Pack, e cila për të bindur shqiptarët në ndershmërinë e rrugës kriminale të tij do të deklaronte se: “Unë (Doris Pack ) kam shumë besim te S. Berisha, sepse është njeri i cili bashkon fjalën me veprën”. Natyrisht ajo flet pa e përcaktuar se cilat ishin veprat dhe bëmat e Sali Berishës. Po kështu, shumë ambasadorë të BE, liderë të këtyre vendeve, madje dhe vetë amerikanët, nuk i kanë kursyer kurrë lëvdatat ndaj tij. Pyes përse duhej të ishte kjo hipokrizi në radhë të parë me veten e tyre, por dhe ndaj kasapit të shqiptarëve dhe vetë popullit tonë të vuajtur? Mos vallë kjo Europë dhe Amerikë nuk ia dinin bëmat? Nuk e dinte Amerika, se derivati i dytë i Pinoçetit (sepse derivat i parë ishte Millosheviçi), pra nuk na e dinin se ishte pikërisht dora vetë ai, ai “ma trimi” që ditën vendoste dorën mbi Kushtetutë dhe natën vinte bythët mbi të, madje dhe që nuk e menderoste aspak?! Nuk e dinte Europa dhe Amerika, se ai i cili merrej me kontrabandën e naftës dhe të armëve ishte pikërisht i përkëdheluri i tyre? Nuk e dinin ata, pikërisht se kjo mostër që për fatin e keq u bë letra me vrimë të zezë dhe shorti më i keq historik i shqiptarëve, gjatë të gjitha kohërave madje për ironi të fatit tonë të zi, të zezat e tij shpirtërisht e materialisht ngriheshin në qiell “në emër të demokracisë” nga vetë Europa, Amerika dhe gjithë koloriti i ambasadorëve të atashuar në vendin tonë. Ata me siguri e dinin, por mbyllnin sytë më keq se statuja e drejtësisë me peshore të anuar nga njëra anë. Janë të panumërta elozhet që i janë bërë kësaj mostre në takimet multilaterale dhe bilaterale ku për të është folur me superlativa, madje ai ngazëllehej i tëri dhe merrte dhe kurajë duke u dhuruar atyre buzëqeshjen hipokrite teksa e dekoronin. Dhe logjika të çon në përfundime se në shërbim apo në këmbim të kësaj, ai kërkonte të pozonte si për ti treguar popullit, por më shumë socialistëve dhe kundërshtarëve të vet të brendshëm: E shikoni?! E shikoni or budallenj se kush jam unë ? Jam Sali Berisha i parë, e tan jetën kam për me qëndrue n’kale ! Madje dhe Xenin ka për me e bae Sali Berisha i dytë bash si Leka i Zogut! Mos vallë me të vërtetë nuk e di opinioni botëror dhe të gjitha kancelaritë e rruzullit, se në çdo dekoratë akorduar atij, pikon gjak shqiptari? Njeriu simbol i gjithë ligësive, ai që ekzekutoi punën si burim të të mirave materiale duke e kthyer atë në një mëkat, ishte pikërisht kjo mostër, mostra, që shkatërroi çdo gjë me zjarr dhe hekur duke veshur një pjesë të nënave e motrave tona me të zeza e që do deklaronte me surratin e tij të pistë se paratë e shqiptarëve ishin të pastra. Ishte kjo pjellë fatkeqe e këtij kombi që e çoi atdheun tonë në pikën kritike kur fqinjëve iu rilindën shpresat dhe të ngazëlluar që nga Serbia, Greqia dhe Italia ëndërronin tortë tjetër londineze tjetër për ta copëtuar dhe një herë Shqipërinë. Për ta copëtuar sepse ai dhe gjithë qenëria tjetër e borgjezisë tradhëtare shqiptare ashtu sikurse bënë ballistët e djeshëm shkatërruan tërësisht mbrojtjen e atdheut duke ua lënë në dorë lirinë e Shqipërisë pikërisht atyre që historikisht na kanë dëmtuar aq shumë. A ka tradhëti më të madhe kombëtare? Mos vallë NATO-ja dhe Europa do dërgojë bijtë e saj të ruajnë Shqipërinë? Por kriminaliteti i tij është i pakufizuar, sepse me bëmat e tij ai inkriminoi të gjithë shoqërinë shqiptare, futi konceptin e korrupsionit, të vjedhjeve, të vrasjeve, të krimit të organizuar ordiner dhe atë shtetëror duke nxitur rehatinë, dembelizmin dhe fitimin me rrugë të pista, rrugë nëpër të cilat kaloi vetë i pari si prijës që ishte dhe që i takonte, rrugë kjo që po ia përgatiste dhe vetë sistemi, i cili sapo ishte instaluar prej një kryetradhtari si R.Alia dhe gjithë reaksioni ndërkombëtar. Dhe për fatin e mirë dhe më vonë, por dhe aq për fatin e keq “të zuskës Europë” e cila vazhdimisht atë e ka bekuar, ashtu sikurse Papa i Romës bekonte bajonetat fashiste, ne zumë vendin e parë për prapësirat kriminale në kohë rekord. Është ai përgjegjësi kryesor me të gjithë shpurën e tij për të gjitha shkatërrimet që pësoi Nëna Shqipëri, është ai që fushat tona të dikurshme të lulëzuara i transformoi në “Plantacione Kolumbie” dhe mbi bazën e këtyre bëmave, ai dhe kur humbiste një betejë, nuk ndalej pa rihipur mbi tank, për të sulmuar dhe qiejt “në emër të demokracisë” që e prostituonte çdo ditë, duke turbulluar mendjet e atyre shtresave që e shoqëronin me “ditirambe”, “hosanara” dhe daulle kaçakësh, e lumpen injorantësh, të shpërfytyruar me sytë e ndezur nga urrejtja e të gatshëm për të qenë pjesëmarrës të “qindësheve të zeza”. Njeriu, i cili në vend të ishte simbol i unitetit tonë kombëtar jo vetëm se e minoi këtë unitet, por ai shkatërroi në mënyrën më të shëmtuar dhe atë dashuri vëllazërore e shoqërore që kishim dikur me njëri-tjetrin, duke na përçarë për interesa të tij dhe familjes së tij “tetëkëmbëshe”( oktapodiane). Tashmë kjo fytyrë, e cila e maskuar, i fshehur si një cub, i mbledhur sa një grusht mbas perdeve të xhamave të zyrës së tij do të ishte pikërisht ai, që do të urdhëronte vasalët e vet që të hapin zjarr. Askush deri tani prej kupolës së tyre, në ngjarjen e 11 janarit, nuk e ka marrë sadopak kurajën e një qytetari të ndershëm që t’ia drejtonte gishtin pa nguruar, duke i deklaruar: Po ! Edhe unë jam fajtor, sepse zbatova urdhrin tënd kur më thatë: Hapni zjarr ! Por se mos vetëm kjo ! Padrejtësitë dhe paudhësitë e kësaj mostre, janë të tilla sa që shkatërroi dhe vetë sistemin e drejtësisë duke shpikur “shkollën e plepave” shkollë kjo, që minoi dhe u vendos tërësisht në funksion të pushtetit të tij dhe familjes së vet. Më thoni një dhe vetëm një rast të vetëm që gjyqtarë, prokurorë dhe dreqi me të birin të kenë mundur ta akuzojnë direkt Sali Berishën! Edhe nëse ndonjëri do ketë bërë tentativë të tillë, jam i sigurt se menjëherë e kanë shkarkuar. Madje këta gjyqtarë, kanë qenë të privilegjuar e me fat, që nuk kanë pësuar si ish-shokët e tij aleatët e dikurshëm të tij, të cilët përfundonin “të vrarë aksidentalisht”. Po ku kishte shokë kjo mostër ! Ai, nuk mund të ketë, ose më saktë dhe po pati, ka vetëm “një” dhe ky “njësh” është vetja e tij, sepse si ai, s’ka e s’mund të ketë portret shëmtirë më të keqe të kriminelit shqiptar, të cilin e ke mbrojtur dhe mbron vetë shteti që e emëroi në krye. Është e natyrshme, që për nga karakteri ky vampir i shpirtit të shqiptarëve dhe në maskarallëqet e tij pa anë e pafund, gëzon padrejtësisht lirinë, teksa Haga është çmendur duke marrë nën hetim luftëtarët e lirisë së Kosovës martire për t’i “akuzuar ata për krime lufte”. A nuk e kupton kjo Hagë se dhe veë ata janë bërë tashmë të pabesueshëm për opinionin n/kombëtar pse jo dhe palë me të keqen që na ka renë për short? Është krijuar ideja, se burim i të gjitha fatkeqësive na qenka Saliu. Po të ishte kështu, do t’i rriteshin shumë vlerat këtij cubi të paskrupullt, këtij vrasësi pa pagesë (por që të vriste për para) dhe madje ai do kalëronte me guximin e një vampiri të pashoq pavarësisht se i gjithë ambienti i tij familjar është zhytur në një det të gjerë gjaku. Jo ! Saliu është pjellë e sistemit, është përfaqësuesi dhe surrati më tipik i kapitalizmit që nuk ka shpirt e që nuk ndalet duke ngritur lumturinë e tij mbi fatkeqësinë e popullit tonë në veçanti, por dhe i tillë është e ngelet kapitalizmi për çdo popull në përgjithësi. Nuk ka kapitalizëm pa Salinj, pa Salijanër, pa Hajdarër, Koçekër e Kollçakër, pa Gazidede, Lilër, pa Fullaner, Gjinër, Gjonër, pa Llallër, Zaganjorë me dhe pa këmborë, pa Tafër e Tufër, pa Taçër e Tucër, pa Medi dhe Gencër, pa Ramë dhe Prendër, Llapër e Llupër, Moni e Gridë e deri te ata që mezi presin të emërohen shefa kadastre, drejtorë, madje qoftë ai dhe një drejtor i gjithë haleve të qytetit, sepse nga fekalet e zeza mund të nxirret dhe valutë e pastër. Ja pra në të tilla kushte jemi, doemos në mos Saliun në krye do kishim Ilirin. Po, po Ilirin ! Ilirin i cili dhe pse u kap me presh në dorë dhe në qafë një këmborë, kini parë ju që ai doli figurë e pastër?! Fiks fare! Tamam si kurvat e Venecias që janë kampione noti, e dini pse ato janë kampione? Sepse për të kaluar nga njëri partner, te tjetri, janë të detyruara të kalojnë me not, vetëm e vetëm për fitime, por që me këtë profesion pa dashjen e tyre janë bërë dhe kampione. Dhe ironia ndaj tij qëndron te fakti, se për fatin e tij... merret pikërisht Komisioni i Venecias. Zot na ruajt po sikur ky të jetë një paralelizëm që do të thotë se dhe presidenti ynë na qenka më keq se kurvat edhe pse në mes të kraharorit ka dizenjuar një shqiponjë pa pupla dhe meqenëse askush nuk ia ka parë e bën me duart para gjoksit ?! Ja pra ky është sistemi, kjo është demokracia e ëndërruar dhe tashmë në emër dhe në kërkim të saj duke u betuar me ligj e me kanun kalorësi i lodhur dhe në shterim të energjive ka kohë që ka filluar turin e tij për të kërkuar “demokracinë e dhunuar” demokraci kjo, që asnjëherë s’ka qenë e tillë sepse ka qenë pikërisht ai Sali Berisha që e ka pas minuar që në embrionet e para. Realisht kjo është fasada e luftës dhe përpjekjeve të tij, sepse de fakto ai kërkon jo luftë, por paqe me Amerikën, paqe me çdo kusht vetëm e vetëm t’i shpëtojë drejtësisë për batakun ku ka futur gjithë rrethin e tij familjar dhe qenërinë tjetër që e kanë origjinën nga lukunia e ujqërve. Veçse kjo lufta e tij tashmë ka një karakteristikë të habitshme. Ajo është e ka për të qenë luftë e një shpirti të vdekur që kurrë në jetën e tij nuk kishte shpirt njerëzor. Pse a nuk është kjo një ndër tiparet thelbësore të kapitalizmit ? A nuk është pikërisht ai që për më keq akoma ka marrë nofkën e “Neronit shqiptar” i gatshëm që me flakadan në dorë të ndezë një luftë të re brenda për brenda partisë së tij për të krijuar amulli dhe destabilitet sepse me nismat e tij ai përsëri turmat e pagdhendura e idiote kanë për t’i shkuar nga mbas me pishtar në dorë e thika në brez të gatshëm për një harakiri tashmë kundër partisë së tyre?! Ç’pret drejtësia urdhër nga Amerika dhe Europa?! Po sikur ai të mbledhë firmat e domosdoshme dhe të krijojë një parti të re naziskine, atëherë do kujtohen? Atëherë do jetë shumë vonë.

O tempora o mores! Sa e durueshme, por dhe sa morra mbakërka kjo toka jonë !