Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Opinion / Editorial

Tensionet luftarake turko-greke dhe turkofobët shqiptarë

Tensionet luftarake turko-greke dhe turkofobët shqiptarë

Edhe sikur ta zëmë se Turqia nuk mbështet dhe nuk përkrah Shqipërinë e Kosovën, turkofobët sidomos ca nga Kosova nuk kanë pse të jenë kaq fanatik e urrejtës të mëdhenj kundër Turqisë, pasi prej Turqisë, të paktën, shteteve shqiptare dhe shqiptarëve nuk u vjen asnjë kërcënim dhe asnjë e keqe dhe se Turqia nuk ka asnjë nevojë, as politike, as ekonomike, as financiare, as ushtarake e as strategjike as nga Shqipëria dhe as nga Kosova. Bota është në ndryshim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë. Kombet dhe shtetet i ndërtojnë marrëdhëniet e tyre në respekt reciprok mbi baza barazie e interesash të ndërsjellta. Në historinë botërore ka shembuj ku popuj dhe kombe armiq të dikurshëm janë bërë miq dhe aleatë strategjikë pavarësish kulturave, gjuhëve dhe besimeve të ndryshme fetare. P.sh. SHBA kanë aleat strategjik Japoninë dhe Gjermaninë dy ish-armiqtë e saj më të mëdhenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po kështu SHBA kanë aleat strategjik Izraelin si edhe Turqinë dhe Arabinë Saudite, shtete këto që kanë besim fetar të ndryshëm nga besimi që kanë SHBA-të. SHBA ka aleat strategjik edhe Shqipërinë, pavarësisht se për 50 vite Shqipëria ishte shteti marksist-leninist më propaganduesi për antiamerikanizëm në botë. Parimi universal i SHBA-ve është demokracia, liria dhe barazia mes kombeve e popujve dhe se: kush i dëshiron të mirën SHBA-ve ai është edhe mik i tyre. Bashkimi Europian, sot në themel të tij qëndrojnë dy shtetet më të fuqishme të Europës që janë Gjermania dhe Franca, dy ish-armiket më të mëdha historikisht ndaj njëra -tjetrës. Kështu dhe këto duhet ta marrin si mësim edhe shqiptarët dhe të mos bien pre e manipulatorëve, trilluesve dhe të pseudopatriotëve shqiptarë serbo-grekofilë, të cilët nuk pushojnë së përpjekuri për të minuar dhe përçarë marrëdhëniet miqësore e vëllazërore mes shqiptarëve dhe turqve, mes Shqipërisë e Turqisë, përpjekje të cilat në prapavijë kanë propagandën, agjendat dhe interesat e shtetit grek dhe atij serb. Islamofobët shqiptarë kanë urrejtje patologjike kundër myslimanizmit shqiptar dhe këtë ata mundohen ta fshehin me turkofobizmin ekstrem të tyre. Islamofobëve grekofilë nuk u pëlqen pse Turqia doli në mbrojtje të integritetit territorial të Shqipërisë në vitin 1997 kur Greqia deshi të ndërhynte ushtarakisht në Shqipëri; turkofobëve serbofilë shqiptarë nuk u pëlqen fakti se ishte Turqia, ajo e cila i dha garanci ish-kryeministrit Majko se do ta mbështeste Shqipërinë në rast të një konflikti ushtarak të Shqipërisë me Serbinë në kohën e krizës kosovare; turkofobëve nuk u pëlqen pse Turqia ishte mbështetësja dhe kontribuesja më e madhe pas SHBA-ve në bombardimet e NATO-s kundër Serbisë; turkofobëve nuk u pëlqen pse Turqia ishte shteti i dytë në botë po pas SHBA-ve që e njohu pavarësinë e Kosovës; atyre nuk u pëlqen as pse Turqia është lobuese e fuqishme për njohjet ndërkombëtare të Kosovës; turkofobëve grekofilë shqiptarë nuk u pëlqen fakti se Turqia i ka dhënë ndihmë jashtëzakonisht të madhe Shqipërisë për shtetmodernizimin e shtetit dhe të ushtrisë shqiptare; turkofobëve shqiptarë nuk u pëlqen pse Turqia ishte e para në botë që iu përgjigj nevojave të shqiptarëve për të eliminuar pasojat e tërmetit dhe për luftimin e pandemisë së koronavirusit. Turkofobëve grekofilë nuk u pëlqen pse Turqia i rri mbi kokë Greqisë dhe as fakti se kundër marrëveshjes së detit, kundër kësaj marrëveshje tradhtare dhe antikombëtare e etjes për pushtet të Sali Berishës ishin SHBA dhe Turqia, dy aleatët strategjikë të shqiptarëve, ku vetëm falë këmbënguljes së SHBA-ve u bë e mundur prishja e asaj marrëveshje nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Fakti që Gjykata Kushtetuese shqiptare e prishi këtë marrëveshje, duhet që patjetër ata të cilët e firmosën atë, ata duhet të dalin para drejtësisë. Turkofobët dëshirojnë një Turqi të dobët sepse kështu dhe këtë e dëshirojnë serbët dhe grekët, që Turqia si aleat besnik i shqiptarëve të jetë një shtet i dobët. Turkofobët shqetësohen pse qeveria dhe populli turk kontribuon dhe ndihmon edhe në rindërtimin e xhamive për besimtarët myslimanë të rrënuara nga komunizmi. Islamofobët dhe turkofobët janë zgjatime të axhendës antishqiptare serbo-greke. Llomotisin e lehin nëpër portale si lakej, janë pak dhe në depresion. Greqia e cila duke qenë anëtare e BE-së, kujton se do t’i bëjë presion Turqisë, supershtetit të fuqishëm turk. Greqia e gënjen veten kur mendon se është në kohën e luftërave ballkanike antishqiptare ku ajo pati mbështetjen e gjithë Europës dhe të Rusisë, falë ndihmës dhe mbështetjes së të cilave ajo grabiti edhe mijëra e mijëra kilometra katrorë troje shqiptare, bëri dëbimin dhe pastrimin etnik të trojeve shqiptare të Çamërisë dhe ushtroi genocid kundër shqiptarëve. Është fat i madh për shqiptarët që pas Luftës së Parë Botërore dhe pas rënies së Perandorisë Osmane në botë doli superfuqia botërore SHBA, falë së cilës u garantua ekzistenca e Shqipërisë dhe fitorja e shtetit të dytë shqiptar, Kosova. Nuk do të kenë shpresa as turkofobët serbo-grekofilë shqipfolës se Greqia do të dalë e fituar nga ky konflikt dhe nga kjo përplasje mes Greqisë dhe Turqisë. Nga kjo gjendje mes Turqisë e Greqisë do të fitojë edhe Shqipëria, pasi nuk do të realizohen ato marrëveshje antishqiptare që kanë bërë qeveria Berisha në dëm të hapësirës detare të Shqipërisë. Dihet se qeverisë shqiptare dhe shtetit shqiptar, ia kërkoi me ngulm dhe me forcë edhe politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri-Greqi me vendim të gjykatës. Demonstrimi i forcës së fuqishme ushtarake turke kundër Greqisë në Egjeun Lindor është edhe në favor të Shqipërisë. Në Mesdheun Lindor kryen manovra dhe stërvitje dy aleatët e shqiptarëve, Turqia me SHBA-në gjë ka bërë që të heshtin turkofobët dhe islamofobët frikacakë e mercenarë shqipfolës, të cilët nuk dolën për momentin hapur në favor të Greqisë.