BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Opinion / Editorial

Tërheqa nga 800 KW nuk është “shpirtmadhësi” por mos dijeni si ndërtohet shteti nga piktorë pushteti!

Tërheqa nga 800 KW nuk është “shpirtmadhësi” por

E ke pasur gabim herën e pare, apo herën e dytë me fashën 800 kw!? Apo e ke pasur mirë herën e parë dhe keq të dytën? Apo si herën e parë dhe të dytën - keq! Apo ja ke futur kot herën e parë dhe po e ndreq herën e dytë? Apo ke pasur logjikë krize herën e parë dhe ke logjikë elektoralo-futja kot herën e dytë? Apo tu mbush mendja se tashmë kjo fashë nuk duhet dhe si Kryeministër del e thua: Pa dashur t’ju marrë kohë e t’ju lodh me shumë fjalë, jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëmë deri vonë.Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kw, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17, 000 Kwh, sot është rreth 11, 000 Kwh. Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Kwh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot pra, dhe pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë, dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit. Prandaj në këto kushte, bazuar sigurisht në një analizë shumë më të detajuar të të gjithë parametrave teknikë dhe të projeksioneve, si dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë që krijohet që ta lehtësojmë sadopak barrën faktike, por dhe atë psikologjike të kësaj situate, mbi të gjitha familjet, të cilën s’e ka krijuar qeveria, po qeveria e ka barrën ta menaxhojë sa më mirë të jetë e mundur, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kw të mos hyjë në fuqi në muajin tetor. Diskurs “hartim” që nuk ka lidhje me shettërimin! Po pse, kjo është “analiza” e një qeverie në kohë krizash? Kësaj tip qeverie duhet ti besojmë që bën një “marrsh” përpara dhe pastaj bën “mbrpa ktheu” sepse filluan shirat? Ky është profesionalizmi? Unë e di që Ramës nuk i bën përshtypje as Berisha dhe as Tabakja dhe as Metaj, sepse nuk ka faj nga që ka përpara levendë pushteti që e administronin vendin dhe ata qeverinë akoma më keq se Rama por..?! Por çfarë ta konsiderojmë këtë “shpirtmadhësi”!? Jo kjo nuk është shpirmadhësi! Kjo është pasiguri, është keq administrim dhe jo analizë që luan përpara në kohë!? As analizë dhe as projetktim në kohë për zgjidhje! Çfarë të themi sot, se para një muaji kishte llogaritur dhe humbjet e besimit dhe sharjet në popull dhe tani bën njeriun që ka në dorë të kthejë vendime të mëdha!? Që jam unë që ju “gëzoij” kur njëherë ju them do paguani dhe pastaj – jo jo nuk do paguani se u talla! Qeveriosje tip pfarë është kjo? Po kjo nuk është qeverisje! Kjo ka pak dallim nga folklorizmi i Sali Berishës në administrime të tilla! Pak dallim dhe nga Fatos Nano dhe pak dallim dhe nga Ilir Metaj! Kjo është sjellje sundimtarësh dhe jo - Kryeministrash që ndërtojnë shtet! Që mbajnë dhe mbrojnë shtet? Njerzit që bëjnë prapakthehu në të tilla elementë sensitivë tregojnë jo qëndrueshmëri dhe logjikë idiote ekonomike dhe anarki politike. Por përveç kësaj dhe model feudal aspak modern dhe aspak perendimor drejtimi! Aq më keq në kohë krize! Në krye të dy javëve kthim pas? E për çfarë? Për fashë pagese dhe në raport me ERE! Metaj thotë se ERE është asgjë! Po kjo gjë është si me Ramën dhe me Metaj dhe me Berishën, kurse ajo që është kryesore dhe që sa Berisha, as Nano dikur dhe as Metaj dhe për fat të keq as Rama sot nuk e thonë është – mos ndërtimi shtetit! Këta nuk janë shtetarë, por pushtet-arë! Me gjeni një vendim, të tillë të kthyer pas medemek “për të mirë” në ballkan, europë dhe USA!? Një të vetëm? Oje menduar gabim përpara ose je menduar edhe më ( edhe pse është për mirë në popull) keq tani! Nuk mund të rimendohesh, sepse tregon se nuk di të mendohesh! Nuk kthehjnë jashtë asgjë - se përpara se të vendosin diçka si ngarkesë në shoqëri mendohen dhe analizojmë mirë të gjitha rrethanat, pasojat dhe peshën politike! Vetëm një piktor që ka dashut të bëjë edhe politikanin dhe shtetarin, ekonomistin dhe financiarin dhe ka përfunduar të bëjë sundimtarin, e bën këtë, duke treguar pasiguri dhe paqëndrueshmëri tragjike! E me kë? Me një shoqëri që është në krizë identiteti dhe morale politike për vete?! Prandaj ju ndodhin gjithfarë krizash, zullumesh dhe tragjizmash në teritor, kontroll politik të partisë, të një shteti që zyrën e ka marrëzi administrative! Sepse kështu është dhe ajo (zyra pra) e Kryeministrit. Njeriut që të “fan-steps” me artin e tij në zyrë. por që në adminstrim bën artin më të keq të mundëshëm! Edhe ato jashtë (ndërkombëtarët miq tanë) duke parë Berishën dhe Metaj, pranojnë të kenë një individ të tillë, sepse e dinë se nuk vret si Berisha dhe nuk degradon në parti familje në adn partinë! Të tjerat Edi Rama i ka si të “piktorit që pikturon shtetin” që kujton, se në shtet funksionion arti ku “qenin mund ta bësh jeshil”! Jo, unë e di, se ai e di, që nuk është qeni jeshil, por ai kështu e do dhe shtetin – jeshil si qenin!? Rama mbeti një piktor pushteti dhe pse pa asnjë dyshim po e përsëris, nuk mund të jetë vrasës si Berisha dhe folklorik i një gjeneratë të shëmtuar partie familjere si Metaj! Arroganca e Ramës dhe dalje sipër reve me artin e tij të “qenëve jeshil” kur pushtetëron, është një e keqe e madhe dhe për fat të keq e pa riparueshme sot. Është fatkeqësi e jona dhe përgjegjësi ka sigurisht e gjithë shoqëria.