BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Opinion / Editorial

Tërheqja në politik nuk është frikësim dhe  s`barazohet me kapitullim!

Tërheqja në politik nuk është frikësim dhe 

Edhe në strategjinë ushtarake, njihet tërheqja për arsye taktike, manovër për të rimarrë forcat dhe ruajtur energjitë për t`u rigrupuar për  betejën  radhës. Edhe pse mes strategjisë ushtarake dhe asaj politike, gjeneralëve të politikës dhe ushtrisë, ka një ndryshim të madh, pasi nga ana ushtarake, përballë gjenden ushtritë armike që synojnë neutralizimin total të kundërshtarit, përsëri në esencë kanë të përbashkëta. Kompromisi është përmbajtja e tërheqjes nga pozicionet politike. Tërheqja në emër të zgjidhjeve të mëdha, qetësimit të situatës politike, është akt i emancipuar dhe demokratik. Është veprim që ndërmerr ai që ndihet i sigurt,i fuqishëm, që udhëhiqet nga koncepte moderne për kompromise të mëdha për të shtyrë përpara reformat vendimtare në emër të objektivave mbarëkombëtare, Taktikat e tërheqjes i kanë aplikuar korifetë e politikës botërore, burra shtetesh ndër shekuj. Kanë bërë lëshime që fillimisht i kanë zbehur si figura dhe liderë me përmasa botërore, po që koha ka provuar drejtësinë  e veprimeve të tyre. Koha i ka vlerësuar, si shpëtimtarë të demokracisë dhe mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të njeriut. Tërheqje ndodhin midis shteteve edhe në politikën botërore. Burra shtetesh të fuqishme, potenciale të jashtëzakonshme njerëzore,intelektualë të shquar, pa folur për fuqitë ushtarake që zotërojnë edhe pse mund të arrijnë fitore, duke qëndruar në sulm, pa lëshuar asnjë centimetër, pa bërë asnjë hap prapa, në emër të fuqisë që zotërojnë, në momente historike, kanë ditur të ndjekin rrugën e arsyes, janë bërë palë me kundërshtarët, janë ulur në dialog, kanë shtrënguar duart dhe i kanë hapur shtegun pajtimit, qetësimit të shoqërisë, mirëkuptimit, duke nënshkruar marrëveshje që i kanë mbetur historisë, si shembuj të shkëlqyer të kompromiseve të cilat kanë sjell në skenën e historisë paqen dhe pajtimin. Burrat  e shteteve të mëdha për këto akte nuk i ka qortuar askush. Nuk i kanë etiketuar frikacak qëu dorëzuan para presioneve, burracak që vetëm dinë të tërhiqen dhe i lënë fushë të lirë armikut që  ka vrarë e prerë. Po të shkohej me logjikën, këtu jemi ne, këtej nuk kalon, këtu do vdesim të gjithë, sot bota moderne nuk do kishte shtatëdhjetë vjet paqe dhe asnjë luftë të re në përmasa botërore. Shpresat janë që Lufta e Dytë Botërore të mbetet numri fundor dhe mos të shtohet me ndonjë indeks shtesë. Kur bota jonë, shtete që shkojnë deri në zgrip ngrenë armët,gati të zhdukin njëra-tjetrën, dinë të bëjnë paqe, të shmangin luftën përmes tërheqjes nga strategjitë e eleminimit të kundërshtarit, atëherë, po ne shqiptarët që flasim një gjuhë, përkulemi para një flamuri, këndojmë të njëjtin hymn kombëtar, falemi në të njëjtat kulte, si duhet të veprojmë? Si duhet të bëjmë ne që kemi të njëjtët heronj, simbole që na inkurajojnë drejt të ardhmes a nuk duhet ta njohim dhe ta inkurajojmë tërheqjen dhe të mos i shpallim ata liderë politik që dinë të tërhiqen në momente pikante kur luhet fati i së ardhmes nga qëndrimet e deklaruara? Sigurisht që po! Liderët e emancipuar, jo të etur për pushtet deri në vetëmohim, ata që dinë të bëjnë politikë nuk ndjekin fabulën, “muri luan, burri jo”. Në përgjithësi i forti, ai që ka më shumë pushtet mbi shpinë, duhet të tërhiqet. I dobëti, pakica nuk ka çfarë të lëshojë. Psikologjia e liderëve të politikës shqiptare, këtu nuk bëjnë përjashtim asnjë nga kryetarët  e partive anonime,fshehur pas pelerinës së PD-së dhe LSI-së ,së fundi edhe pas kryepozitarit të Shqipërisë Ilir Meta, e cilësojnë tërheqjen si vepër frikacakësh, mungesë burrërie. Me këtë koncept vlerësojnë çdo tërheqje edhe për detajet me të vogla. Mazhoranca e sotme, jo gjithnjë në pajtim me moralin dhe gjykimin e vet, ka bërë tërheqje të mëdha. Në emër të zbatimit të reformave drastike, ndëshkimeve të atyre që i ka gjykuar si shkatërrues të proceseve demokratike, deformim të qëllimshëm të Kushtetutës së Shqipërisë. Për të gjithë është e freskët beteja e mazhorancës me ligjin antishpifje. Mazhoranca arriti deri në atë stad sa e orientoi draftin në “Komisionin e Venecias”. Socialistët u tërhoqën në gjysmë ilegalitet nga antishpifja. Menjëherë opozita brohoriti, fitore, fitore! Dhe u festua, ranë daullet e dasmës, u relaksuan ata që u mundësuan të vijojnë të shkruajnë e komentojnë pa frikë për ndëshkim kur shpifin pasi për ta shpifja është arma e tyre e suksesit dhe fitoreve gjatë tërë kësaj kohe. U zbythët, thanë kundërshtarët! Ishim me të drejtën. Largimi i PD dhe LSI nga Kuvendi i Shqipërisë, humbja e votës në parlament për çdo reformë apo ligji, me peshë, opozita mungon. Si duhej vepruar me ligjin për zgjedhjet?  Të anashkalohej opozita reale, opozita që ka mbështetje në popull dhe ka drejtuar vendin në disa legjislatura në këto tri dekada? Mazhoranca, kryeministri u tërhoqën,i hapën rrugë “Këshillit Politik” për të mundësuar komunikimin dhe vendimmarrje ekstra edhe për ikanakët, ata që humbën të drejtën e përfaqësimit dhe lanë në terr votuesit. Përsëri, u anatemuan për mungesë konseguence. U shpallën frikacakë. Rama nuk është qëndrestar, deklarojnë super militantët. Nuk di të bëjë shtet. Ah, Berisha po! Ai të vinte tytën e pushkës në ballë. Ishte burrë!Qëndronte me drurin mbi kokë. Tjerrin trimëritë e Berishës  në vitin 1997, shpalljen president në një kohë kur Shqipëria ishte e pushtuar nga krimi. Rekomandimet OSBE,ODHIR-it, janë busulla e orientimit për reformën zgjedhore. Po mazhoranca dhe kryeministri u tërhoqën. Pranuan gjithçka vendosi kundërshtari politik. U dorëzuan pa kushte! Përsëri u anatemuan. Opozita jashtë parlamentare hodhi baltë, po ashtu edhe deputetët e post listës. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në “Këshillin Politik” kërkojnë ambasadat e huaja. Po, u përgjigj mazhoranca. Përsëri tërheqje. Ulje koke. Bindje pa kushte. Opozita është ngritur në këmbë, Berisha, Basha, Monika, Meta qëllojnë nga tërë anët. Tërhiquni sa nuk është vonë. Kërkon opozita! Po kulmin, si zbythje dhe rrudhje, frikë, pajtim nga opozitarët dhe opinionistët, po edhe nga socialistët, të cilët kanë ashpërsuar tonet dhe akuzat se mazhoranca ka tradhtuar partinë dhe elektoratin. Ka bërë pirueta të frikshme, kalime nga shkarkim në këshillim të Presidentit të Republikës. Kjo cilësohet kryetërheqje. Braktisje e istikamit. Mungesë vullneti e konseguence. Edhe  në këtë betejë mazhoranca u tërhoq. Ca nga Venecia, ca nga vetvetja. Tërheqja u pagëzua, fitore e Metës. Analistët nxitojnë ta veshin tërheqjen me mantelin e frikës. Por nuk është kështu! Gjatë këtyre viteve në pushtet, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe mazhoranca, janë tërhequr nga shumë vendimmarrje dhe nisma, jo vetëm politike, po edhe ato të karakterit ekonomik apo taksave e tatimeve, gjobave dhe ndëshkimeve. Kështu me taksën e “Rrugës së Kombit” të cilën pasi e analizoi, qeveria u tërhoq dhe vlerën e taksës e moderoi. Të njëjtën strategji edhe me gjobat në periudhën e pandemisë i zeroi. Heqjen e taksave për bizneset e vogla. Tërheqja nga tenderat e mëdha e me radhë në shumë fusha të jetës e ekonomisë. Tërheqja është shenjë emancipimi, premis kompromisi. Filozofia e të fortit, të emancipuarit, sjellje demokratike, fitore morale për atë që tërhiqet. Anatemimi dhe  përbuzja për tërheqjen nga vendimmarrje të rëndësishme, është mjerim i atyre që e përdorin, si kamxhik për të qëlluar mbi vendimmarrësit që i hapin rrugë  kundërshtarit dhe zgjedhin dialogun e kompromisit në vend të betejës për jetë a vdekje. Tërheqja nuk është paburrëri, frikë, pafuqi, vepër e të dobëtit, por virtyt i demokracisë për ardhmërinë e Shqipërisë!