SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Tërheqja në politikë e njerëzve të shkencës dhe artit një ogur i mirë për shoqërinë
Shkruar nga Pali Nito 28 Tetor 2020
Hapja e derës së Parlamentit dhe afrimi i figurave të spikatura e sidomos të atyre që vijnë nga fusha e artit, shkencës, kulturës dhe fushave të tjera lipset domosdoshmërisht të jetë në fokusin, orbitën dhe strategjinë e subjekteve politike të të gjitha krahëve pavarësisht ideologjive që ato përfaqësojnë dhe zbatojnë. Tërheqja politike e figurave të spikatura e dinjitoze do ta spastronte Parlamentin dhe veprimtarinë parlamentare nga monotonia mediokre, nga sherrnajat, gërr mëret e panevojshme, nga demonstrimi vend e pa vend i gjuhës së ashpër, shantazhet, fyerjet dhe kërcënimet e ndërsjellta dhe kritikat e manipuluara e të sajuara nga kritizerë të sëmurë dhe nga nihilistë të rëndomtë e të pandreqshëm që nxijnë, baltosin, sterrojnë, kontestojnë dhe minimizojnë çdo gjë dhe gjithçka që është arritur jo pa mund e sakrifica, por me impenjim, përkushtim dhe mobilizim maksimal. Hapja e derës së Parlamentit për figura të shquara, serioze, me dinjitet dhe personalitet të lartë, gjithashtu njëherazi do ta spastronte Parlamentin nga mediokrit, zhurmuesit, poterexhinjtë, nga ata që ngrohin kolltukët në Parlament, nga dembelët dhe të paaftët që dhe diskutimet ua përgatisin të tjerët që me vështirësi i lexojnë pasi duan një përkthyes që ta lexojnë. Ne na duhen politikanë dhe deputetë të tillë sa seriozë aq edhe dinjitozë që veprimtaria dhe aktiviteti i tyre të jenë sa më larg shamataxhinjve që dinë vetëm të ulërijnë e bërtasin, të vërshëllejnë e të krijojnë situatë dhune madje dhe duke gjuajtur me shishe, me çizme e me gjithfarëlloj sendesh e që jemi bërë gazi dhe turpi i botës e që dëmtojmë imazhin tonë për rreth nesh e më gjerë. Shqipëria dhe shoqëria jonë ende në tranzicion e kanë nevojë madje edhe domosdoshmëri që të kenë një Parlament që të prevalojë shpresë, besim, produktivitet, transparencë, mirëkuptim, bashkëpunim të ndërsjelltë dhe optimizëm te qytetarët, për të vështruar përherë përpara dhe që të kontribuojë seriozisht pozitivisht për hapjen e negociatave për t’iu bashkuar familjes së madhe dhe moderne europiane për të cilën ëndërrojmë dhe dëshirojmë prej kohësh aq shumë dhe më padurim ndonëse gjeografikisht dhe faktikisht jemi de fakto në zemër të Europës moderne dhe zhvillimore e të qytetëruar si vetë ajo. Për tërheqjen e intelektualëve në politikë lipset që edhe shtypi të thotë e demonstrojë në vazhdimësi nevojën dhe domosdoshmërinë e këtij synimi e në rastin dhe çastin e duhur për ta realizuar atë praktikisht. Në lidhje me këtë problem Kurt Tucholsky, shkrimtar i viteve 1890-1935 ka thënë “As teologët që predikojnë në kishë, as oratorët në parlament,as profesorët në shkollë nuk kanë aq ndikim sa ka shtypi” prandaj lipset që shtypi i përditshëm ta rrokë më shpesh dhe më mirë problemin në fjalë. Nuk është as shpejt dhe as vonë që partitë politike të të gjitha krahëve të projektojnë e të shënjestrojnë,të përzgjedhin e të përcaktojnë intelektualët më të spikatur e më dinjitozë për Parlamentin e ardhshëm, i cili me siguri do të sjellë freski, produktivitet dhe cilësi në jetën dhe veprimtarinë parlamentare. Është me rëndësi të kuptojmë,të mësojmë dhe padyshim të bindemi pa mëdyshje se afrimi në politikë i intelektualëve të çdo fushe e sidomos i njerëzve me dinjitet dhe personalitet të lartë me siguri do t’i sjellin politikës frymëmarrje,oksigjen,përparim dhe emancipim. Angazhimi masiv i intelektualëve në politikë është një ogur i mirë për vendin dhe shoqërinë shqiptare dhe një risi pozitive pasi do ta spastronte njëherë e përgjithmonë Parlamentin nga mediokrit, të paaftët, zhurmuesit, gjithologët gërrmërrexhinjtë dhe çdo kënd tjetër që është përfolur për afera korruptive e të paligjshme.