Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
“Tërmeti” shqiptar, Shefqet Peçi
Shkruar nga Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ 3 Korrik 2020
U vu në shërbim të atdheut
Shefqet Peçi “Hero i Popullit” dhe njëri ndër komandantët më të shquar të formacioneve partizane në LANÇ, u lind më 30 qershor 1906 në fshatin Picar të Kurveleshit, në një familje me tradita të shquara atdhetare. Që në fëmijëri u mëkua me ndjenja atdhetare, aq të gjalla e tipike për krahinën e tij të lindjes. Ndaj, që në moshë të njomë, do të merrte pjesë me armë në dorë në Luftën e Vlorës më 1920, për mbrojtjen e saj nga okupatori. Koha do të avanconte dhe ai do të gjente rrugën e vet në shërbim të atdheut.
Më 1924 luftoi në Revolucionin Demokratik të drejtuar nga Fan Noli. Nuk qëndron gjatë në ushtrinë e mbretit Zog si oficer duke parë shtypjen dhe injorancën që mbretëronin në radhët e saj. Për veprimtarinë e tij antizogiste është arrestuar e burgosur dhe u çmobilizua si oficer nga radhët e ushtrisë. Më 1937 bëhet një nga krerët ushtarakë kundër monarkisë fashiste prandaj dhe u burgos. Për mungesë provash, pas muajsh të tërë burgimi, do të lirohej.
Dy vjet më vonë, kur monarku i hapi portat e Shqipërisë fashizmit italian, Shefqet Peçi merr pjesë në Luftën Antifashiste si drejtues i lëvizjes studentore të qytetit Elbasan. Në mars 1942 pranohet në radhët e PKSH. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e përfshiu në gjirin e saj Shefqet Peçin. Kjo ishte e natyrshme, pasi një atdhetar si ai këtë kohë priste.
Komandant i Brigadës Sulmuese
Rreth datës 14-15 tetor 1943, batalioni “Asim Zeneli” u gjend në krahinën e Vlorës dhe konkretisht në Ramicë. Këtu Shefqet Peçi mori takimin historik me Hysni Kapon, si dhe komandantin e grupit të Vlorës, Abaz Shehu. Ndërsa më 17 tetor 1943, në sektorin e Vlorës, një pjesë e batalionit “Asim Zeneli”, u bashkuar me forcat e grupit të Vlorës, ku hynë menjëherë në luftime dhe shpartalluan forcat tradhtare të përqendruara në krahinën e Mesaplikut. Puna e organizuar nga Shefqet Peçi, në krahinën e Mesaplikut në dhjetor 1943, sëbashku me shtabin e Zonës I Operative bëri që të marrë hov lëvizja. Në zbatim të urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare për të kaluar nga njësi të vogla, në njësi ushtarake më të mëdha dhe më të organizuara, ishte vendosur që në qarkun e Vlorës të formohej Brigada V Sulmuese (BrVS). Ishte njoftuar se Shefqet Peçi do të bënte pjesë në komandën e kësaj brigade. Prandaj, nga mesi i muajit dhjetor 1943, ai u gjend në krahinën e Mesaplikut, ku do të formohej brigada. Nga fillimi i muajit dhjetor, forcat e BrIS dhe forcat e Grupit të Vlorës, sëbashku me forcat e tjera territoriale, të udhëhequra nga Hysni Kapo, e që më vonë do të shkriheshin në BrVS, ishin përfshirë në luftime të përgjakshme kundër gjermanëve, të cilët kishin filluar një operacion të gjerë në krahinën e Mesaplikut.
Në bashkëpunim me shtabit të Zonës I Operative, Shefqet Peçi ishte nisur për në Ramicë. Kur mbërriti në Bolenë më 16 dhjetor 1943, aty gjendej BrIS, e cila po luftonte pa ndërprerje. Lufta vazhdonte pareshtur. Armiku, duke parë se lufta partizane ishte e qëndrueshme dhe këmbëngulëse, u detyrua të sillte forca të reja, duke përfshirë edhe ballistë e xhandarë dhe kërkonte me çdo kusht rrethimin e forcave partizane, që luftonin në Mesaplik. Meqenëse forcat e grupit të Vlorës ishin përfshirë në luftime dhe armiku kërkonte t’u merrte krahët nga ana e Borshit dhe e Pilurit, dhe batalioni “Asim Zeneli” ishte me luftime në Rrëzomë, me porosi të shtabit të Zonës I Operative, ai u rikthye menjëherë në krahinë.
Më 27 dhjetor 1943, Shefqet Peçi kthehet përsëri në BrVS, e cila do të formohej me forcat e Grupit të Vlorës dhe të batalionit “Halim Xhelo”. Shefqet Peçi u nis nga Fushë-Bardha me drejtim Kaparjel, Golem, Gusmar, Nivicë, Vërmik, Ramicë. Mbasi u përshëndet me partizanët kërkoi Hysni Kapo e Manush Myftiu. Shefqet Peçi do të shkruante se njeriu që takova m’u përgjigj: Hysni është në front, në Gumenicë, ku luftimet vazhdojnë. Armiku po tërhiqet i shpartalluar, dhe ka pasur humbje të rënda. Kurse Manushi jam unë. U përshëndet me Manushin, të cilin nuk e njihte, ai i foli mbi gjendjen e armikut dhe të forcave partizane, të cilat, megjithëse kishin shumë kohë në luftime dhe shumë herë të pangrënë dhe të zbathur, kishin një moral të lartë.
Përpjekjet e gjermanëve në këtë operacion thuajse kishin dështuar plotësisht. Jo vetëm spastrimin e zonës nga partizanët, siç kërkonin ata nuk e arritën, por në të kundërtën, ata humbën mjaft njerëz, ndërsa forcat partizane dolën me dëme fare të pakta. Ky ishte një sukses i madh për forcat partizane. Në janar 1944, mbas këtij operacioni u formua BrVS, përveç kësaj radhët e partizanëve u shtuan me batalione e brigada të tjera. Ky shtim i numrit të partizanëve dhe formimi i BrVS menjëherë pas operacionit, tregon punën e madhe të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar në popull dhe vendosmërinë e tij për të çliruar vendin. Forcat partizane me një kundërsulm të rrufeshëm dhe të përgatitur mirë, e çliruan përsëri gjithë krahinën e Mesaplikut, gjer në Gumenicë, Mavrovë e Kotë.
Shefqet Peçi së bashku me Hysniun filluan menjëherë nga organizimi i brigadës. Aty u njoh me luftëtarët e BrVS, që shumë prej luftëtarëve ishin nga Ramica, Smokthina e Mesapliku, të cilët i dhanë nder e lavdi emrit të partizan. Të tillë ishin luftëtarët dhe kuadrot Veiz Pipa, Mevlan Dervishaj, Dane Mehmeti, Moisi Elezi, Bako Dervishaj, Gilo Lame, etj. Ndaj dhe Shefqet Peçi do t’i këndonte Mesaplikut. “Mesapliku në luginë, male të larta karshi/ Vend i bukur prej natyre për tyja kam dashuri,/ Të kam përherë në zemër, sikur kam lindur aty/ S’e harroj luftën tënde, që bëre me Gjermani”.
Shefqet Peçi tashmë e kishte vendosur shtabin e tij në Ramicë. Komisari Hysni Kapo shkonte sa në një batalion në një tjetër për të mbajtur ndezur zjarret e moralit partizan. Komisarë batalionesh e kompanish si Reiz Malile, Zaho Koka e Todo Manço, Nuri Arapi e Filat Muço, Halim Ramohito e Berdo Asllani, Zenel Hamiti e Jonuz Mersini, Elmaz Teme e Kiço Gjikopulli, Nuri Çakërri e Hajro Çakërri, të gjithë pa përjashtim organizonin në terrene të vështira dhe në kushtet e borës dhe të tufanit konferenca qëndrese.
Komandant i formacioneve partizane
Që në muajt e parë të vitit 1942 vihet në krye të formacioneve luftarake partizane dhe bëhet anëtar i Partisë Komuniste. Si komisar dhe komandant i çetave dhe batalioneve të para partizane në Zonën e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, do të shpaloste jo vetëm trimërinë dhe guximin e tij, por edhe përvojën, aftësitë dhe talentin si komandant.
Besnikëria ndaj idealeve të shenjta të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe aftësitë e tij drejtuese qenë të dhëna të besueshme për t’i ngarkuar detyra të larta dhe me përgjegjësi. Shefqet Peçit iu ngarkua drejtimi i Brigadës V Sulmuese. Më pas zëvendëskomandant i Divizionit I Sulmues.
Shefqet Peçi la emër të mirë dhe të paharruar edhe në trevat jashtë kufijve shtetërorë ku ai luftoi. I ngarkuar me detyrën e komandantit të shtabit të forcave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit (në veri të vendit) ai tregoi edhe pjekuri të lartë politike në trajtimin dhe zgjidhjen e shumë problemeve në atë zonë. Ndërkohë pas çlirimit të Gjakovës dhe Prizrenit, ai ngarkohet me detyrën e Komandantit të Korparmatës III Sulmuese, duke shpalosur dhe këtu aftësitë e një ushtaraku të zotë.
Nderi shkoi te nderi
Pas çlirimit të vendit Shefqet Peçi kreu detyra të ndryshme dhe punoi me ndërgjegje të lartë dhe pa u lodhur, fillimisht ushtarake, pastaj në poste të larta shtetërore. Ka kryer detyrën si ministër i Minierave dhe i Komunikacioneve e PTT, President i Kontrollit të Shtetit. Ka qenë deputet i Kuvendit Popullor në të gjitha legjislaturat deri më 31 mars 1991. Më 1970 u zgjodh zëvendëspresident i Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Në periudhën e fundit të veprimtarisë së tij ka mbuluar detyrën e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar në vitet 1982-1992. Për meritat dhe luftën e tij heroike, veç shumë dekoratave të tjera, i është akorduar medalja e artë me motivacion “Hero i Popullit”, si dhe nderimi më i lartë ushtarak demokratik “Giuseppe Garibaldi”.
Karakterin e hekurt burrëror të tij, nuk do ta zbehte as pleqëria e thellë. Edhe pse në moshën 90 vjeçare e i sëmurë, ai do të arrestohej për të katërtën herë në jetën e tij. Por këtë herën e fundit e burgosi i ashtuquajturi shtet “demokratik” si shprehje të mohimit e dënimit prej tij të LANÇ, të gjakut të derdhur për liri, të cilit Shefqet Peçi i kushtoi tërë jetën. Në burg ai nuk kishte armë luftarake si dikur, por luftoi dhe fitoi me armën e grevës së urisë. Vdekjen e ktheu si në legjendë, si me le, më 23 tetor 1995. Ndaj me të drejtë, në varrimin e tij një veteran u shpreh: “Me heroizëm e nisi, me heroizëm e bitisi, nderi do të vejë te nderi”.
I ashpër me armikun, krenar ndaj vartësve në detyrat luftarake duke udhëhequr me shembullin personal, por po aq i ndjeshëm e njerëzor ndaj halleve të popullit e të luftëtarëve të lirisë në rrugën e gjatë të fitores. Me krenarinë e karakterin e hekurt lab e me shpirt poetik, krahas bexhikut, përdori edhe penën duke thurur vargje jo vetëm për natyrën e zakonet e bukura labe, por edhe për shoqet e shokët e luftës të rënë në fushat e betejave. Me gjithë punën e tij të ngjeshur dhe intensive, Shefqet Peçi ka shkruar disa libra me temë nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, si edhe poezi të panumërta, ku shpalosen ndjenjat e tij të pastra, të sinqerta dhe dashuria për njerëzit, për natyrën, jetën e fshatit, dëshmorët e luftës, të shprehura me një karakter të thellë popullor.