BREAKING NEWS

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi zyrtar nga Policia shqiptare për sasinë rekord: Dorëzuam drogën

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi  zyrtar nga Policia
x

Opinion / Editorial

Tërmeti tundi dhe shkundi malet e çdo gjë tjetër, por jo politikën

Tërmeti tundi dhe shkundi malet e çdo gjë tjetër, por jo

Të gjithë jemi dëshmitarë se tërmeti i 26 nëntorit që sapo lamë pas dhe më i forti në historinë e tërmeteve në vendin tonë na ndëshkoi rënd, tundi edhe shkundi fort malet kodrat, ekonominë financat të brishta, të dobëta dhe të pakonsideruara që shkaktoi si viktima dhe mijëra pallate të pabanueshme si dhe shumë shkolla, kopshte, çerdhe, institucione arsimore, shëndetësore e social-kulturore. Nga kjo fatkeqësi e madhe dhe e pazakontë u shfaq një solidaritet i paparë dhe mbarë popullor në ndihmë të të dëmtuarve. Por çuditërisht edhe paradoksalisht nëse çdo gjë edhe gjithçka u tund edhe u shkund, vetëm politika nuk lëvizi nga istikami dhe instalimi permanent beton-arme.

Pavarësisht nga fatkeqësia e pashembullt që na ndodhi, të gjithë u bashkuan, vetëm politika mbeti e përçarë duke vazhduar avazin e vjetër me akuza dhe kundërakuza, gërr mër me ta ka e ma ke, me thirrje recidiviste se duam zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe pa Edi Ramën kryeministër, se duam zgjedhje të lira të ndershme, të drejta, transparente.Kërkesa këto të përsëritura e thëna rëndomtë e që kanë kaluar limitin e bezdisë, marrëzisë e të mërzisë ekstreme për qytetarët që duan zgjidhje dhe opsione alternative dhe jo retorike, llafollogji e propagandë zhurmuese dhe boshe.

Në lidhje me tërmetin dhe pasojat shkatërrimtare që ai la pas e vërteta është se mazhoranca qeverisëse i menaxhoi dhe i administroi si dhe drejtoi situatën përgjithësisht mirë për qytetarët e dëmtuar dhe likuidimin e pasojave dërrmuese të tërmetit. Ndërsa opozita jashtë parlamentare ndonëse vendi ndodhej në situatë dhe kushte emergjente nuk e ndryshoi kurrsesi kursin e vet politik duke deklamuar dhe demonstruar si gjithmonë një nihilizëm permanent, duke nxirë, baltosur, zhvleftësuar dhe errësuar punën e maxhorancës pasi e vërteta është se kjo e fundit u gjet e papërgatitur në këtë situatë aspak normale të pazakontë dhe gati konfuze. Theksoj se dhe në këto raste kur opozita kontaktonte dhe bisedonte me banorët e dëmtuar e të traumatizuar kreu i opozitës fliste me shumë dhe rrekej e mundohej si të mundej për të fituar sado pak kapital politik duke premtuar se po të ishte në pushtet në kohën që ndodhi tërmeti, do të bënte këtë çudi dhe atë mrekulli mbresëlënëse.

Tashmë opozita jashtëparlamentare që për habi të të gjithëve nuk është as në Parlament e madje as në rrugë ose ndoshta ndodhet në drejtim të paditur dhe vazhdon me kokëfortësi e kryeneçësi avazin e vjetër, me veprime dhe mos veprime të pajustifikueshme e aspak normale, ku vlen të kujtojmë djegien e mandateve si rastin më unikal e më të paprecedentë në jetën dhe veprimtarinë e pluralizmit politik parlamentar. Pozicionimi permanent politik i opozitës duket dhe demonstrohet në faktin e pamohueshëm të saj, pasi brenda saj ka grupe dhe forca radikale që hera- herës e në vazhdimësi bëjnë thirrje për protesta, grumbullime e demonstrata masive, për kryengritje të armatosur, për revolucione popullore e për mosbindje civile, me të vetmin qëllim acarimin e situatës dhe mundësisht daljen e saj jashtë kontrollit duke krijuar një imazh të keq e jo të këndshëm per vendin në rajon, Europë, SHBA dhe më gjerë.

E për më tepër akoma që ne aktualisht ndodhemi në prag të çeljes së negociatave, për të cilat shpresojmë besojmë shumë pasi kemi punuar dhe investuar jo pak për këtë qëllim, madje madje shumë prej detyrave të shtëpisë i kemi realizuar dhe tejkaluar aq sa disa vende skeptike për të na çelur dritën jeshile për hapjen e negociatave. Por si gjithmonë edhe në këtë rast politika jonë fatkeqësisht është totalisht e përçarë, pasi thjesht dhe vetëm me fjalë flitet dhe bihet në dakordësi për hapjen e negociatave pasi në fakt ka forca të caktuara politike që nuk e mbështesin dhe nuk e duan atë ose ta shtyjnë atë për më vonë e në pafundësi, madje për hir të së vërtetës ka dhe subjekte politike që në kontaktet që bëjnë më përfaqësues e politikanë të partive e të vendeve të ndryshme evropianë bëjnë një rezyme me mjaft problematika të ngarkuara negative të gjendjes politike dhe sociale-ekonomike në Shqipëri. Harrojnë këta të ashtuquajtur politikanë, këta renegatë të demokracisë se hallet e shtëpisë nuk nxirren në breg të xhamisë. Prandaj në emër të qytetarëve shqiptarë i bëj apel politikës që të jetë përherë e bashkuar dhe në rakordancë të plotë më interesat tona.