BREAKING NEWS

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me
x

Opinion / Editorial

“Teshtima” COVID-19 dhe “stërkalat” COVID-20!

“Teshtima” COVID-19 dhe “stërkalat” COVID-20!

Mbyllja në karantinë për më shumë se një muaj na ka shërbyer të lexojmë , të dëgjojmë, të hamendësojmë gjithçka për këtë sëmundje të tipit “kolerë” e megjithatë për të ditur asgjë nuk dimë ! Nga erdhi, kush na e solli, si do ta luftojmë dhe si e parashikojmë të ardhmen, asgjë nuk dimë. Ajo ç’ka dimë, janë ato që të qëndrojmë të mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë,dihet që c’do humbje jete, pavarësisht shkaqeve që e çuan në këtë moment tragjik, të gjitha këto, i merr me vete “Covid-19”, dhe dihet që “”Covid-19” vepron në organet e frymëmarrjes, apo respiratorë si i thotë mjekësia, prandaj edhe e gjithë vëmendja, është përqendruar tek këshillat: “Mos lëvizni nga shtëpia, mbani maskën në fytyrë, lani duart me sapun e mos bëni “shaka” me këtë virus “përbindësh” që po gjunjëzon botën e po paralizon ekonominë e saj, por edhe ka ngadalësuar lëvizjen e Planetit tokë.!.. Askush nuk e parashikon të ardhmen se si do të jetë mënyra e re e jetesës që do të imponojë “Covid-19”! Laboratorë e shkencëtarë nga më prestigjiozët an e mbanë Globit, bëjnë kërkime dhe eksperimente nga më të ndryshmet por përfundimisht, asgjë për “mejdan”! Megjithëse durimi është sosur, përsëri, të gjithë jetojnë me shpresa se do të vijë një ditë e “çlirohemi” nga ky “pushtuas” më i rrezikshëm nga c’do “pushtues” tjetër deri më sot që ka ardhur paftuar. Të tjerë thonë që ai ka më shumë se katër e pesë vite që qarkullon në ajër an e mbanë Globit, si “fantazmë” e megjithatë, duke parë që askush nuk ja vuri veshin, ai mbasi “mblodhi forcat” më në fund mendoi të hidhet në sulm këto muajt e fundit. I lexojmë të gjitha, i dëgjojmë sepse nuk ka me ç’farë të merremi tjetër, për kohën e gjatë që kemi në dispozicion e megjithatë për të ditur asgjë nuk dimë..Jo vetëm shkencëtarët në fushën e mjekësisë, por edhe politikanët që nuk e kanë “aberin” nga kjo fushë, japin këshilla e hiqen si specialistë. Në fund të fundit, edhe shkenca e mjekësisë, mbas shumë testimeve dhe eksperimenteve, përsëri kthehet aty ku ka mbetur ilaçi kundër tuberkulozit, malaries, fruthit apo “Sars”, si më të “efektshmet” kundër Covid -19”! Deri tani, dimë që virusi korona vepron në rrugët e frymëmarrjes dhe këtu kanë përqendruar të gjitha forcat dhe mjetet, duke lënë “zbuluar” organet e tjera të trupit për t’u gjendur ilaçi si trurit dhe stomakut, ku edhe “ilaçet” e këtij të fundit i janë ngritur aq shumë çmimet sa që janë të papërballueshme nga “pacientët” e sidomos nga pensionistët! Në fytyrë mbajmë maska dhe në duar vendosim doreza por në stomak ç’farë do të vendosim.!....Kryefjala e ditës sot është bërë virusi “korona” që është “prezent” kudo dhe këtë e analizojmë brenda katër mureve të shtëpisë.

Ditët kalojnë njëra pas tjetrës, dhe duam apo nuk duam do të bëhemi të ndërgjegjshëm për masat që duhet të marrim duke i kushtuar kujdesin maksimal vetëm rrugëve të frymëmarrjes dhe duke i nënvleftësuar efektet “vdekjeprurëse” të “stërkalave” që përhapen në atmosferë nga burime jo të paditura që përhapin panik në këto ditë kur e tërë vëmendja është përqendruar në luftën kundër virusit “korona”! Njerëzit janë bërë si të “shastisur” jo më tepër nga virusi “korona” por nga “stërkalat” që vijnë nga burime të “licencuara” sic janë televizionet, radiot dhe shtypi online etj që përhapen nga specialistë edhe këta të “licencuar” si politikanë, analistë, ambientalistë. Ka midis tyre edhe mesazhe “shprese” për përpjekjet që bëhen për ilaçin e virusit, siç është një veteriner LSI-st, ish Ministër i bujqësisë, të cilin e kujtojmë kur në këtë detyrë, veshi bluzën e bardhë dhe bëri në vend analizat e kastravecëve duke “na mbushur mendjen që ato nuk kishin hormone” dhe të nesërmen, sapo një kastravec e vendosje në frigorifer, të nesërmen ishte bërë sa një “tra”!.Ky po, që të mbush mendjen se do të gjejë ilaçin e virusit “korona”!. Midis të tjerave, ish Presidenti amerikan Obama, në një takim të mbajtur kohët e fundit, thotë: “Në këto momente, njerëz të ndryshëm, hedhin vetëm gurrë e më të shumtët e tyre, janë pikërisht ata që nuk kanë mbjellë asnjë pemë”! Do t’i shkonin shumë për shtat opozitarëve të sotëm, të cilët, edhe dje kur ishin në pushtet, nuk mbollën një “pemë” si në ç’do “arrë” tjetër, edhe në atë të shëndetësisë, janë ata që qëllojnë me “gurrë” sot, por jo për të “vrarë” virusin por për të “vrarë” Kryeministrin dhe Ministren e Shëndetësisë që i erdhën në “shteg”!

Akoma nuk e kuptojnë që në këto momente, më shumë se “dëmtojnë” ata që bëjnë diçka në këtë kohë, i bien “kokës” së tyre! Dëgjojmë dhe shohim në media që edhe Kryeministri i Irlandës, vesh bluzën e bardhë të mjekut e shkon në “vijën e parë” atje ku luftohet me vdekjen. Edhe nëqoftëse nuk e bëjnë këtë, disa me profesionin e mjekut, nuk veshin as bluzën e bardhë, nuk japin të paktën një këshillë të mirë, por helmojnë edhe atmosferën rreth e qark që nuk ka as maskë e as dorashkë që të mbrohesh! “Sipas kokës, edhe “festen”, thotë populli. Në këtë kuptim, e vetmja mënyrë në këto momente “kolere” është të qëndrojmë brenda mureve, sepse dihen edhe gjendja e mjekësisë që ne kemi. Për gjendjen në të cilën ndodhet mjekësia jonë, janë bashkëpërgjegjës edhe ata që sot hedhin “gurrë” edhe këta që sot qeverisin..Të fundit jemi në rajon për shpenzimet që bëhen për mjekësinë, vetëm 2,8% e prodhimit të përgjithshëm bruto. Dhe ja tek erdhi “provimi”! Duket sikur “ngjall” një fije shprese Sazan Guri kur thotë: “Ne shqiptarët” kemi gjak faraonik këtu e njëzet e pesë mijë vjet, prandaj edhe do ta kalojmë lehtë këtë situatë” por përsëri të tjera “stërkala” na “infektojnë” ambientin! Të dëgjosh një “kryestërkël” kur thotë që “Të vdekurit janë shumë herë më tepër nga sa na paraqet Edvin Xhelat Maska” dhe “Hajni, chek up maska” na trishton edhe më shumë kur njerëzit presin një fjalë të mirë, një fije shprese në këtë situatë ku gjendemi! Vazhdon të flasë e ç’nuk flet ky “kryestërkël” që nuk “infekton vetëm rrugët aspiratore, por krejt trupin.’! Pse vallë nuk e ngrenë zërin për këtë mjekët specialistë që luftojnë në vijën e parë me këtë “armik” të pabesë, por këtë e kanë lënë në dorën e këtij “mikrobi” që t’i përfaqësojë? Ky “mikrob” më tej gjen “strehë” edhe tek ndonjë mjeke e veçantë në llojin e saj, që fajin për frikën që ajo ka nga virusi “korona” ja hedh Ramës, të cilin e mallkon me një fjalor shumë më të keq edhe nga ai i rrugaçit më të keq dhe nuk fajëson mjekët specialistë!. Dihet ku është halli i këtij “kryestërkle” infeksioni, dhe i të tjerëve “stërkla”, por problemi është që atmosfera e infektuar në ditët e sotme nga virusi “korona” nuk mund të pastrohet me “stërkla” të tilla që nuk bëjnë gjë tjetër përvecse e infektojnë edhe më shumë ambientin dhe trullosin njerëzit. Të tjerë, Opozitarë të tipit Petrit Vasili, Alibej, Manjanë e lloj lloj “të diturish” që edhe në kohë “lufte” me armikun” nëpër këmbë kërkojnë të dinë për “vjedhjet e qeverisë me anën e tenderëve”!Këta lloje “markash, nuk i shqetëson armiku i përbashkët, por hallin e kanë se si të kapin “mat qeverinë me anën e tenderëve. Edhe tenderët, për të cilat edhe mund të kenë të drejtë për abuzimet që mund të bëhen dhe nuk kam ndërmënd të marr në mbrojtje përgjegjësit, në këtë kohë, ndodh si puna e perimeve në treg. Të gjithë tregtarët, mendojnë se si të nxjerrin fitimin e tyre duke na dyfishuar çmimin e domateve e kungujve.. Kështu ndodh edhe në tregun ndërkombëtar për blerjen e aspiratorëve, të cilët edhe firmat prodhuese” “rroftë sebepi” dhe rritin çmimet. Krahasuar kjo, me atë që më e rëndësishme, është t’u vijmë në ndihmë të sëmurëve, nuk shihen më nga çmimi, sikurse edhe kur i marrim domatet në treg duke mos i parë çmimet, por të ikim sa më parë se mos na sheh Rama që psonisim jashtë orarit dhe na “fut në burg” Por a kanë “kusure” qeveritarët në këtë situatë? Kanë, bile edhe të shumta. Por më shumë se kjo, është mënyra se si “infektojnë” “spërklat” e “teshtimës” së sotme, që në vënd të japin të gjitha forcat e tyre mendore dhe profesionale për përballimin e situatës, bëjnë të kundërtën. Më pas, do të kemi kohë që secili të japi llogari për këtë “betejë” kur ajo të ketë përfunduar me sukses siç e shpresojmë dhe sa më lehtë. “Ç’do gjë ka kohën dhe vendin e vet. Ja, p.sh. z.Basha, po “jep prova” për t’u bërë Kryeministri i ardhshëm. Dikur nuk ja dëgjonin shumë fjalën por kur panë që ai ka forca t’i bjerë edhe tavolinës me grusht, puna ndryshon. Ai, u “vjen në ndihmë edhe qytetarëve, edhe biznesmenëve, edhe mjekëve” duke hapur “thesin e Qeverisë” dhe gjithçka gjen atje atje, u a shpërndan. Doemos, sepse të gjithë këta, janë ata që do ta “votojnë”! Më i pasuri është ai që ka vetëm fjalët dhe më “i dituri” është ai që nuk di asgjë!