BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x
BREAKING NEWS

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe zbulon prapaskenat e protestës së 7 korrikut: Rama nuk do të ishte i qetë nëse...

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe
x

Opinion / Editorial

Thanas Meksi, kandidati i denjë dhe intelektuali i shquar që e meriton të zgjidhet President i ri i Republikës së Shqipërisë

Thanas Meksi, kandidati i denjë dhe intelektuali i shquar që e meriton

Kur na ndajnë edhe më shumë se 48 orë nga Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit, i cili do të jetë në datë 23 maj ora 18:00, palët e interesuar për të propozuar një kandidaturë të denjë për postin e Kreut të Shtetit vijojnë të skanojnë emra të ndryshëm nga fus atë ndryshme. I tillë është emri i Thanas Meksit, i cili vijon të gëzojë mbështetje të madhe nga intelektualët dhe veteranët e Shqipërisë, të cilët së fundmi e kanë propozuar atë si kandidat të denjë për të qenë pasues i Ilir Metës në krye të Presidencës, nëse aktorët politikë e veçanërisht Paria Socialiste, do të merrnin në konsideratë këtë kërkesë të  parashtruar nga kreu i Organizatës së Veteranëve të LANÇ, Odhise Porodini, Shoqatave “Odria-Golik” dhe “Elba-Folk”, si dhe Gazetës “Odria”.  Kështu që nisur nga ky interesim dhe dëshirë e madhe që shumë intelektualë dhe shoqata atdhe-kulturore kanë për figurën e profesor, Thanas Meksit, edhe gazeta “SOT” përfiton nga rasti t’iu urojë suksese z. Meksi. Kujtojmë që pak ditë më parë raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Ndonëse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera.

Ja kush është Thanas Meksi

Thanas Meksi ka lindur më 10 gusht 1937 në Labovë të Zhapës, Gjirokastër. Rritur në lagjen “Kala” të Elbasanit.  Shkolluar në Normalen e Elbasanit dhe Universitetin Filologji, dega histori- gjeografi, publicistikë, Tiranë.

• Ka punuar si arsimtar në Belesh, Shpat të Elbasanit dhe drejtor shkolle. Drejtues i Komitetit të Rinisë, Elbasan.

• Nga viti 1966-1974 ka qenë Shefi i Seksionit të Arsim, Kulturës, Fizkulturës. të qarkut të Elbasanit dhe nga viti 1974-1977 zv/drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Tiranë.

• Në vitet 1977-1995 punon drejtor i Pallatit të Kulturës, drejtor i teatrit “Skampa” dhe këshilltar i kulturës në Bashkinë e Elbasanit.

• Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe ka botuar 27 libra historikë dhe të kulturës, dokumentarë, guida etj.

• Drejton Shoqatën AK “Odria” dhe Shoqatën AK “Elba- Folk” dhe kryeredaktor i gazetës “Odria”. Me grupet artistike ka dhënë shfaqje artistike- folklorike në shumë shtete të Europës, Azisë dhe Afrikës duke merituar shumë tituj e çmime si dhe atë të “Çelësit të Artë“ në Moskë, në vitin 2007.

• Njeh dhe praktikon gjuhën greqisht, rusisht, anglisht.

• Ka qenë sportist me Elbasanin në basketboll, volejboll dhe trajner basketbolli, arbitër dhe gazetar sportiv.

• Nuk vuan nga asnjë sëmundje.

• Nuk ka pasur asnjë proces gjyqësor.

• Ka takt pune dhe drejtimi, organizator i mirë dhe me nivel shkencor e kulturor të lartë.

• Nuk merr pjesë në asnjë parti.

• Është adapt për çka kërkohet dhe masovik .

• Është i martuar  ka dy fëmijë të martuar, njeri punon në New York me nënshtetësi amerikane. Në Fhiladelphia të SHBA që nga viti 1927 kanë punuar si emigrantë dhe kanë vdekur babai i tij, Veniamini, xhaxhai Josifi, halla Sofia dhe dhëndëri Andoni.

Thanas Meksi, kandidati i denjë dhe intelektuali i shquar që e meriton