
Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do të përvëlojnë politikën shqiptare: Shumë shpejt do të ketë lëvizje të forta

Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja lëvizja e autorëve para se të qëllonin

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të natës", Berisha tregon të vërtetat e thirrjes së kandidatëve në SPAK : U zgjodhën nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë

Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate: Ka lidhje me...

Sulmi i rëndë ndaj Top Channel/ Gazetari i njohur reagon me tone të ashpra: Ministri Bledi Çuçi duhet të vendoste gishtin

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon analisti dhe tregon arsyen e vërtetë të përçarjes së PD-së

Kolegji Zgjedhor i jep goditjen e radhës Berishës

Një humbje jete nga COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e fundit


Dështimi për marrëveshje midis kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiç për çështjen e shumëpërfolur të targave në prani të shefit të politikës së jashtme të BE-së Borrell, pati indikacione të ndryshme nga aktorë dhe faktorë të politikave vendore, rajonale dhe asaj ndërkombëtare. Nëse dy shtetet respektive kanë në fokus interesin e tyre kombëtar dhe mbrojnë optika të ndryshme, i paqartë, deri në absurditet është qëndrimi i zyrtarit të lartë europian. Sidomos kur shprehu zhgënjimin se qëndrimin konsistent dhe parimor të Kurtit do ta bënte prezent në BE! Pra, Kurti shihej si kokëfortë, provincial dhe intolerant krahasuar me Vuçiç… Kjo mënyrë të shprehuri, e kamufluar, është arrogancë e një burokrati të BE-së që injoron reciprocitetin dhe kërkon koncensione në dëm të Kosovës, siç është asociacioni i komunave me shumicë serbe. Një mbështetje e hapur për politikën revanshiste të Beogradit që nuk e ka njohur Kosovën si realitet politik dhe në mënyrë permanente shkakton tensione në kufirin verior e gjetkë. Bonuse për Serbinë, për gjenocidin në hapësirën Ballkanike, për rreshtimin në krah të Rusisë në konfliktin në Ukrainë, injorim i perspektivës shtetformuese të Kosovës dhe një precedent skepticizmi, klientelizmi kundër të gjitha rregulloreve dhe dokumentave në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kur për një gjë kaq elementare si targat bëhet gurgule e panevojshme, si mund të pritet nga Beogradi zyrtar njohja e pavarësisë!!! Serbët e kanë shprehur hapur pa ekuivok mosnjohjen e këtij realiteti të ri dhe takimet e këtij lloji janë rutinë, pa produkt, “për të larë gojën”. Serbia e parinovuar në qëndrime dhe konformiste s’do ngurronte të targonte gjithë hapësirën e dikurshme federative po t’ia lejonin rrethanat, teksa BE-së i kanë humbur targat me “kohë e me vakt” dhe duket e çakorduar. Edhe në planin emocional, më herët, nuk kanë ngurruar të fajësojnë aprirori persekutorin në dëm të viktimave. Rezultat i kësaj qasjeje është edhe arrestimi, burgosja e shumë liderëve të ish-UÇK-së. Janë akuzuar luftëtarët e lirisë për krime kundër njerëzimit, për trafik organesh, dhe kriminelët e vërtetë të dhjetëra e dhjetëra përdhunimeve, të dhjetëra e dhjetëra të vrarëve të pafajshëm që as varret nuk i dihen amnistohen apriori! Mesa duket Europa, pavarësisht propagandës, vazhdon t’u qëndroj stoike aleancave të vjetra kur bëhej pazar me çështjen shqiptare. Pa mohuar rolin historik të UÇK-së, pa SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, Kosova do ishte akoma nën Serbi. Mesa duket Borrellit dhe të tjerëve aparatçikëve u intereson një marrëveshje pa substancë se sa një paqe e përhershme, e garantuar. Por ka një herë të parë për çdo histori. Kosova, pa anashkaluar aleatët strategjikë të lartpërmendur, duhet të guxoj të përballet në hapësirën e saj në mbrojtje të legjitimitetit. Jam i bindur se më këtë rast shumë shtete do duhej të pozicionoheshin qartë dhe faktorët pozitiv, anti-regjim në Beograd nuk do mungonin. Mund të konsiderohet një përballje e Davidit me Goliatin, por që duket e pashmangshme. Serbët në rezonancë me rusët do tentonin një Ukrainë të dytë në këto hapësira, por me gjasë do dilnin të humbur përfundimisht; do thyhej miti i hordhive barbare që erdhën nga stepat dhe sistematikisht luajtën kartën e të fortëve të Ballkanit.
Më të lexuarat


“Artileria” që të vriste pa plumba

Sa e do rrogën të rrish në Shqipëri?

Vetëm ndryshimi mund të ndalojë kenetëzimin absurd të një qyteti të madh!

Barbari ....dhe marsi që nuk ka për tu harruar në shekuj

Kush kërkon që PD, të përfundojë në anonimat?

“Në lëndinë, me bar të butë, hedhin valle tre hajdutë”!

Viktimizuesit që bëjnë viktimën

Turbulencat politike në periudhën e tranzicionit kanë qenë negative për elektoratin

Pse pagat ja marrin qeverisë “armike” bashkia “demokratike” e Shkodrës!?

Të gjithë të gëzuar, pagat pas fitores të Berishës kanë për t’u trefishuar
