BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x
BREAKING NEWS

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë opozitës: Mos më detyroni të bëj punën tuaj

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë
x

Opinion / Editorial

Thika pas shpine ndaj veprimtarëve turistikë

Thika pas shpine ndaj veprimtarëve turistikë

Dy ditë më parë, Shoqata e Operatorëve Turistikë të Shqipërisë (ATOA), në një letër të hapur drejtuar vendimmarrësve kryesorë të qeverisë (Kryeministrit, Ministres së Jashtme, Ministrit të Turizmit) bëri publik një lajm të trishtë. Konsullata jonë në Stamboll i refuzoi vizat një grupi prej 48 personash, turistë irakianë, të cilët kishin paguar paketën e një udhëtimi turistik në Shqipëri. ATOA, si gjithë veprimtarët turistikë të Shqipërisë, e kishte përshëndetur vendimin e qeverisë për heqjen e vizave të hyrjes në Shqipëri për qytetarët e disa vendeve të Lindjes së Mesme që duan të vizitojnë vendin, nëpërmjet mundësisë së dhënë nga linja e drejtpërdrejtë ajrore Dubai-Tiranë dhe anasjelltas. Mirëpo, duke qenë se Iraku nuk u përfshi në vendet për të cilat qeveria shqiptare hoqi regjimin e vizave, turistët nga Iraku ishin të detyruar të kërkonin pajisjen me viza turistike nga konsullata jonë në Stamboll. Vetë turistët irakianë ishin përzgjedhur nga agjencia turistike, operatori irakian, që të ishin intelektualë, njerëz me profesione me të ardhura mbi mesataren, të cilët kishin udhëtuar më parë si turistë në vende të ndryshme dhe kishin një nivel ekonomik të përshtatshëm për të bërë udhëtime turistike. Për grupin prej 48 qytetarësh irakianë u organizuan rezervimet për fluturime dhe për qëndrimin në hotelet në Shqipëri. U bë aplikimi për viza online dhe iu kërkua nga konsullata jonë të paraqisnin biletat dhe hotelet e paguara. Kështu që për 48 turistët e vet, agjencia turistike irakiane u detyrua të paguante rreth 30 mijë USD për biletat e avionit dhe rreth 3500 euro për vizat. Gjithashtu u parapaguan hotelet në Shqipëri.

E gjithë kjo punë u parapërgatit për gati 60 ditë. Mirëpo përpjekjet e agjencisë turistike shqiptare dhe të partneres irakiane, e cila dy muaj më parë erdhi dhe bëri një vizitë në Shqipëri, për t’u bindur vetë dhe për të studiuar mundësitë për sjelljen e grupeve të turistëve nga Iraku, dështuan pa filluar mirë akoma. Duhet theksuar se refuzimi masiv i kërkesave për vizë turistike është një sjellje e pajustifikuar dhe e pabazuar në kriteret dhe rregullat në fuqi. Komuniteti turistik i vendit, në radhë të parë operatorët tanë turistikë, mendojnë dhe madje janë të bindur se paragjykimet, të cilat sollën marrjen e vendimit refuzues nga Konsullata jonë në Stamboll, janë shumë të dëmshme dhe minojnë përpjekjet e vet qeverisë sonë, por në radhë të parë të veprimtarëve turistikë vendas dhe të huaj, për zhvillimin e turizmit tek ne dhe zgjerimin e hartës së vendeve nga të cilat Shqipëria pret turistë. Në përbërjen e grupit prej 48 turistësh irakianë ishin 30 mjekë, të cilëve iu refuzua viza pa asnjë të drejtë. Çdo vendim për refuzimin e hyrjes në Shqipëri duhet të jetë i bazuar në të dhënat individuale të secilit aplikues dhe jo në paragjykimin se çdo irakian është një azilkërkues. Doktorët irakianë do të vinin për një konferencë në hotelin ndër më të mirët me 5 yje në Tiranë. Përtej kësaj, ata kishin planifikuar të qëndronin edhe 3 ditë më tepër në një nga hotelet më luksoze në Sarandë. Të gjithë u refuzuan. Edhe 18 qytetarët e tjerë irakianë, me vula dhe viza të përdorura hyrjesh në shtete te ndryshme europiane, në SHBA, Kanada, Turqi dhe Egjipt, të gjithë u refuzuan. Kjo i ngjan një thike pas shpine komunitetit të veprimtarëve turistikë të Shqipërisë, që po provon me shumë mundim dhe sakrifica të sjellë turistë nga të gjitha vendet e botës. Ky komunitet ishte ai i lëni më pas dore gjatë muajve të vështirë mars-prill 2020 të mbylljes totale nga Koronavirusi dhe gjatë muajve të tjerë maj 2020-maj 2021, kohë kur prenotimet dhe vizitat turistike ranë me mbi 80 për qind, për shkak të rregullave të distancimit social. Pikërisht tani kur udhëtimet u rigjallëruan edhe nga fushata masive e vaksinimit e ndërmarrë nga qeveria jonë, komuniteti ynë turistik, pa asnjë ndihmë të veçantë nga Buxheti i Shtetit, sikurse e patën komunitetet simotra edhe në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, paragjykohet në nismat e tij. Nga kjo sjellje e pajustifikuar dhe e paargumentuar realisht, përveç humbjeve të konsiderueshme, si nga qytetarët e huaj, por edhe nga operatorët turistikë të të dyja vendeve, që shkaktohen nga parapagimet e biletave dhe hoteleve, të cilat janë pothuajse të pakthyeshme, dëmi më i madh qëndron, për fat të keq si përherë, në imazhin e Shqipërisë si një vend i mbyllur dhe paragjykues. Kjo nuk ka pse të ndodhë dhe të bëhet precedentë me pasoja.