
Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”


Këto ditë mendja e Sali Berishës, politikanit të shpallur ''NON GRATA'' nga SHBA për korrupsion të lartë dhe vënien dorë mbi drejtësinë, po bën thirrje patetike te foltorja e tij antiligjore për ''Një revolucion që ka si mision kryesor të drejtën e shqiptarëve për votën e lirë. Por shqiptarët kurrë nuk do ta gëzojnë këtë të drejtë pa përmbysur këtë monizëm të bazuar në veprime kriminale dhe anti demokratike.'' Dhe shton se '' është koha të sakrifikojmë...për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë.'' Pra, ky njeri me vulën në ballë nga SHBA si i korruptuar, d.m.th. zhvatës i popullit, për të mos thënë hajdut, guxon dhe kërkon të bëjë revolucion në Shqipëri për të përmbysur Edi Ramën dhe qeverinë e tij, e ardhur në pushtet tre herë radhazi me votën e popullit?! Sipas tij Shqipëria duhet të përmbysi monizmin kriminal për t'u futur në rrugën e demokracisë. Si mund të quhet Shqipëria një vend monist kur janë të regjistruara 126 parti?! Edhe në parlament janë 5 parti. Këtij lulëzimi partish si kurrë ndonjëherë në Shqipëri, ju i thoni monizëm, doktor Saliu? A ka shqiptar, qoftë i mefshët ai, të pranojë se ju po doni t'i jepni atij sapunin për djathë?! Si mund të akuzohet qeveria aktuale për monizëm kriminal, kur Europa e Bashkuar vjet hapi negociatat për ta futur atë në gjirin e saj?! Apo edhe Europa e Bashkuar, nuk është gjë tjetër veçse një grumbull shtetesh moniste, që po i ofrojnë një mundësi Shqipërisë njëpartiake të afrohet edhe më shumë me ta?! Labi do t'ju thoshte: GJËPURA, doktor! Këto lajthitje intelektuale, këto thirrje për të bërë sa më shumë zhurmë, ju i bëni vetëm e vetëm për t'i thënë SHBA-ve se ju jeni lideri i ndershëm, padrejtësisht i shpallur Non Grata, ju keni për ta shpëtuar Shqipërinë si nga krimineli Edi Rama edhe nga guvernatorja Juri Kim. Pra, ju keni për t'i treguar vendin Amerikës, si dikur Enveri që i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me pasardhësit Presidentit Willson që shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm. Nuk prisni disa muaj për zgjedhjet vendore e as dy vjet për zgjedhjet parlamentare, që, po ju votoi populli të vini në pushtet siç e kërkojnë rregullat e demokracisë, po këlthisni për revolucion, për përmbysje, që në vetvete ngërthejnë dhunën. Nuk e keni për herë të parë. Me dhunë rrëzuat Nanon për disa ditë, me gjak e vaditët sheshin para kryeministrisë në 21 janar, me 26 të vdekur i sollët '' demokracinë'' Gërdecit, me djegie, shashka, me bomba molotov u përpoqët disa herë të rivini në pushtet. Thirrja histerike: Rama ik! ishte pjellë e fantazisë së sëmurë së Partisë Demokratike që para kohe të rivinte në pushtet me revolucion e dhunë, sepse me votën e lirë të popullit e dinte se nuk kishte për të fituar. Dhe nuk fitoi. Nuk e deshi populli. Na doli që nuk e kishte fajin Partia, po Edi Rama që ua vodhi votat?! Ky justifikim ishte akuza e parë gënjeshtër pas çdo humbjeje, që po i quaj seriale. E provuat edhe kur u votua së fundmi për 6 bashki. Vetëm 1 mundi të fitonte opozita. Pesë bashkitë e tjera i mori partia që sipas jush kryesohet nga një kriminel. Po, po, një'' kriminel'' që për 6 muaj drejtoi me dinjitet OSBE-në, një kriminel që digjitalizoi Shqipërinë, që i dha hov turizmit, që çau mes përmes Llogaranë, që Vlora do të ketë aeroport si deri edhe Kukësi, që Skavica ka për shpëtuar Shqipërinë nga krizat energjetike, që Durrësi ka për të ndërruar fytyrë nga projekti fantastik i kompanisë më të madhe të Dubait...Janë shumë gjëra, ashtu si ka edhe shumë të tjera që duhen bërë nga që akoma nuk jemi atje ku duhet të ishim. Ka edhe gabime, po që kurrë nuk duhen fryrë si tullumbace që plasin në ajër, siç bëni ju. Po u thoni atyre që ju pasojnë se ''është koha të sakrifikojmë''. Për të dalë në demonstratë paqësore nuk është sakrifikim. Është e drejtë e secilit në çdo shtet demokratik siç është edhe Shqipëria. Në monizmin që ti e kishe idhull, prandaj akuzon ata që janë demokratë, edhe një fjalë po të thoshe përfundoje në burg për agjitacion propagandë deri në 13 vjet. Jo më të protestoje! Le pastaj po të bëje thirrje për revolucion, prangat të viheshin në vend! Me që jemi në demokraci juve ende nuk po ua vë njeri prangat, edhe pse kupën jo vetëm e keni mbushur, po e keni derdhur. Bëmat tuaja i ka mirëmbledhur SHBA, deri sa të vulosi si njeri i korruptuar me gjithë familjen. Pse jemi në demokraci drejtësia ende nuk po denjon t'ju hetojë për ç'ju fajëson Amerika. Populli po pret me ankth të mësojë të vërtetën për damkosjen që ju ka ardhur nga përtejoqeanit. Për këto arsye thirrja juaj për revolucion bie në vesh të shurdhët. Asnjeri normal me dy para mend në kokë nuk mund t'ju pasojë në revolucionin tuaj imagjinar kundër një monizmi inekzistent, që u varros bashkë me humbjen e Ramiz Alisë, kumbarit tuaj, atij që ju ngarkoi si detyrë partie të viheshit në krye të lëvizjes studentore që kërkonte pluralizmin. Ju dhe tërë pasuesit e verbër si dhe portalet, komentatorët dhe gazetarët që ju mbështesin, po ju vijnë në ndihmë të revolucionit tuaj përmbysës, duke trilluar lloj-lloj akuzash dhe hipotezash kundër Edi Ramës për çështjen McGonigal. Po, e ka takuar dy herë në Shqipëri dhe dy herë në SHBA. Akuza e hetuesve nuk ka çuar për gjykim Edi Ramën, po nëpunësin e saj të lartë të FBI, që ka shkelur rregullat e kodit si drejtues i kundërzbulimit. Pse e ka takuar Edi Rama atë nëpunës të lartë? Po, e ka takuar se ai mbulonte kundërzbulimin për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën. Ku është korrupsioni këtu? Pse duhet të trillojmë se paratë që A.Neza i dha si borxh McGonigal-it, na qenkan të Edi Ramës?! Doemos nuk kemi pse të mbrojmë kryeministrin po qe se ka gabuar. Në këtë rast, njerëzit me mend presin vendimin e drejtësisë amerikane. Juve nuk ju intereson e vërteta, ju trilloni të''vërteta'', ju bllokoni punimet e Parlamentit. Lejtmotivi juaj është vetëm dhuna, jo arsyeja. Doni të bëni zhurmë në emër të së vërtetës së imagjinatës suaj të sëmurë dhe dashakeqe. Ju bllokoni foltoren, ju që nuk e kuptuat dot kurrë se ç'është demokracia, prandaj kërkoni rikthimin e revolucionit bolshevik. Nuk keni faj, shumë dekada më parë ëndërruat të bëheshit komunist dhe u pranuat. Jeni betuar se do të largoheni nga kjo jetë vetëm si komunist, si revolucionar i një epoke të perënduar me kohë dhe po e mbani premtimin, duke i shkaktuar popullit martir jo pak shqetësime. Ka ardhur tamam koha e duhur kur drejtësia t'i vijë popullit në ndihmë për të mësuar se çfarë''demokrat'' revolucionar jeni ju.
Më të lexuarat


Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!

A është sulmi me breshëri kallashnikovësh ndaj Top Channel, sulm kundër fjalës së lirë?!!

Midis kontatimit dhe idesë në strategjinë e kuptimit

Shkolla Ushtarake “Skёnderbej”, historia dhe lavdia...

Ndryshimi midis dy deputetëve tanë!

Skënderbeu i kompletuar
