BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Thirrjet dhe britmat e çartura “Rama ik” sa primitive aq edhe banale, sa naive aq edhe qesharake

Thirrjet dhe britmat e çartura “Rama ik” sa primitive aq edhe

Në takimet me militantët dhe simpatizantët e vet, rituali i opozitës ka qenë dhe vazhdon të jetë “Rama ik”, dëshirë kjo e hershme për të ardhur në pushtet shoqëruar kjo me një mori premtimesh të shumta të ndryshme të lëshuara qesim, badihava e pa doganë. Shpesh herë dëgjojmë madje edhe zëra fëminorë që thërrasin me zë të mekur e të venitur nga fundi i të pranishmëve “Rama ik” apo nga mesi i turmës zëra të çjerrë e kërcënues burrash “Rama ik”, por për çudinë e të gjithëve kryeministri Rama as që tutet nga thirrje të tilla neveritëse e të rëndomta. Përkundrazi ai jo vetëm që as i shkon në mend që të ikë nga pushteti, por është i kudondodhur e duke u përballur me punët dhe problematikat e shumta që ka shteti dhe shoqëria jonë. Me sensin e punës që e karakterizon me energjinë, impenjimin operativitetin, këmbënguljen dhe vendosmërinë që shpalos kryeministri është i kudondodhur nga Konispoli në Vermosh, nga Elbasani në Durrës kurdoherë me njerëzit duke i dëgjuar me vëmendje e me durim prej frati duke shkëmbyer mendime me ta e duke dhënë porosi të vlefshme për ecurinë dhe mbarëvajtjen e mëtejshme të punëve e të problematikave jo të pakta që kemi aktualisht e që përballemi orë e çast me to. Pavarësisht thirrjeve dhe britmave të çartura, Rama jo vetëm që nuk ikën dhe në fakt ska përse ikën nga pushteti, por ai u afrohet përherë e tepër punëve dhe po lufton e këmbëngul më shumë për të fituar edhe mandatin e tretë pasi punët dhe projektet e nisura duhen bitisur. Mazhoranca aktuale ka projekte dhe objekte madhore madje supermadhore sikundër janë portet dhe aeroportet dhe infrastruktura rrugore arsimi dhe shëndetësia, rendi dhe ushtria që përveçse kësaj qeverie askujt nuk i shkonte ndërmend për këto projekte dhe objektiva kaq ambicioze, por plotësisht të mundshme për t’u bërë realitet pasi është fituar jo pak eksperiencë dhe përvojë disa vjeçare në drejtim të ekzekutivit. Dhe jo më kot politikani i viteve 1830-1903 thoshte: “Një gramë përvojë vlen më shumë se një ton teori” prandaj lipset që ta shfrytëzojmë, ta aplikojmë, ta shpalosim e ta lartësojmë përvojën e fituar në çdo sferë dhe aspekt të veprimtarisë sonë politike, ekonomiko-shoqërore dhe sociale. Aktualisht jemi në prag të zgjedhjeve politike që do të mbahen në datën 25 prill. Dhe shumëkush shtron natyrshëm pyetjen se kush do t’i fitojë këto zgjedhje e thënë troç dhe pa ekuivok nisur nga realiteti si dhe nga sondazhet e zhvilluara, gjasat janë që Partia Socialiste i fiton me meritë këto zgjedhje për të vetmen arsye sepse qytetarët e dinë më së miri se ata, pra qytetarët janë i vetmi aleat i kësaj force gjigante politike që e çon vendin përpara drejt zhvillimit, progresit dhe përparimit e që i hap rrugën vendit drejt Bashkimit Europian aq shumë të ëndërruar e të lakmuar për ta arrirë e përqafuar atë. Dhe arritjet në disa fusha si në arsim, në sektorin e shëndetësisë që po ndeshet me thonj e me dhëmbë me pandeminë e rrezikshme, në infrastrukturën rrugore, në bujqësi e të tjera, të cilat janë të ndjeshme, të dukshme, të kapshme e të matshme për cilindo që ka sy e veshë, por që denjon e dëshiron që të shohë e të dëgjojë. Kujtojmë këtu sidomos reformën në drejtësi, e cila me patjetër që është kryereforma që u vu në jetë dhe u materializua dhe menaxhua me aftësi dhe kapacitet nga Partia Socialiste. Pra mes nesh që parësore kemi si objeksion faktorin punë dhe atyre që ofrojnë regres dhe paaftësi me siguri që qytetarët do të zgjedhin më 25 prill Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama sepse vetëm këta i japin shpresë, besim dhe siguri përparim, progres dhe zhvillim të pandalshëm drejt majave më të larta të veprimtarisë politike dhe ekonomiko-shoqërore e sociale. Data 25 prill po troket në derë prandaj të votojmë kandidatët më të spikatur, më dinjitozë e më të besueshëm.