Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thjesht "shqiptarizëm folk egoist" për pushtet!

Postuar: 26/05/2018 - 07:21

Tanimë është retorikë e panevojshme të thuash se protesta në demokraci është limfë e duhur e saj! Kush nuk e di dhe kush është ai person që ka jetuar dy ditë bashkë në liri, që të mos e kuptojë?! Problemi është se në shoqëritë retro kulturore (folklorike) liria shpërdorohet kaq shumë sa që pastaj vendoset politikisht nën synimin e vetëm të saj (politikës) që është pushteti!

Por protesta e sotme e të ashtuquajturës opozitë politike në Shqipëri fsheh qëllimin e vërtetë mbas akuzës së momentit apo dhe të improvizuar shpesh herë dhe jo profesionalisht politikisht! Ka shumë njerëz në Shqipëri që e kuptojnë se realitetet kanabis, korrupsion, keq qeverisje dhe arrogancë në pikërisht qeverisje fshehin imperativen e Lulzim Bashës dhe mbas tij të tjerët, për të ardhur pa i mbushur mendjen njerëzve dhe pa pasur alternativë në pushtet! Jo nuk është kjo kërkesë e SB-së sepse ai tashmë lundron në ujrat e turbullta që drejtësia ka mbuluar me sukses deri tani dhe që prej kohësh nuk mund ti mbulojë më së paku nga ndërkombëtarët! Nuk ju bën shumë përshtypje Xhafaj dhe nuk ju bën shumë përshtypje, marrëzitë me përgjime partiake të modelit "partia mbi sigurimin dhe shtypin" që Partia Demokratike ka trashëguar nga partia e Sali Berishës së parë si anëtar partie. Këto gjëra sigurisht janë "diversiv politik" të cilat duhet të plasin dhe bëjnë zhurmë që diku tjetër të bëhet dhe puna e interesit të tyre personal. Problemi është ardhja në pushtet mbajtja e pushtetit në opozitë, i cili është pushtet i rëndësishëm i demokracisë dhe pastaj rrëzimi me diversivë i Ramës, që të vijnë këta "ishët" e dikurshëm në pushtet! Nganjëherë habitem se jua përsërisin se po i bëjnë "punët" rusëve në kohë integrimesh. Shikoni, politika "folk egoiste" për pushtet e shqiptarëve kështu ka qenë gjithmonë. Kanë bashkëpunuar dhe me dreqin e birin e tij për të ardhur në pushtet. Me bjellorusët dikur, Zogu kur u rrëzua nga një revolucion fshatar gjysëm dumbabist në organizim, pastaj bashkëpunim me fashistët italianë për të mbajtur pushtet Zogu, pastaj bashkëpunim me nazistë dhe fashistë të ballistë nacionalistëve, pastaj bashkëpunim me titistë dhe serbistë e jugosllavistë të komunistëve dhe Enverit, pastaj bashkëpunim me Sovjetikë po të komunistëve dhe tani në medemek liri bashkëpunojnë pse jo dhe me rusët për të ardhur në pushtet. Asnjë akuzë por është zakon i "shqiptarizmit folk egoist" që politika të vijë kështu në pushtet! Thjesht duan pushtetin dhe nuk marrin parasysh se i bëjnë dëm vendit të tyre. Pastaj ankohemi pse kemi "ambasadorët e rëndësishëm si guvernatorë". Po kështu ka qenë dhe dikur! Nuk merren vesh kurrë, sepse shqiptari kundra shqiptarit për pushtet është një telenovelë e gjatë që do të vazhdojë dhe nesër. Bëhen më armiq me njëri tjetrin, se me armikun e tyre dhe nganjëherë bashkojnë dhe krevatin me të, që të mbajnë ose marrin pushtetin. Dakord.

Jam i bindur se edhe po të ishte PD-ja në pushtet sot, PS-ja do të protestonte në kohë bisedimesh për integrim, sepse do të donte dhe ajo pushtetin. Nuk mendoj se do të bënte marrëzitë e PD-së e cila ka degraduar në një "setë grotesk-satanike" por dhe ajo do të gjente rastin për të protestuar sepse kështu ka bërë kur kishte raste vizash apo integrimi. Por partia e komanduar nga Luli, ka marrë drejtim krejtësisht të gabuar dhe po vepron në mënyrë krejt anormale kundra Shqipërisë.

Askush nuk ju thotë se nuk ka keq qeverisje, por nuk është Luli dhe partia e tij kaq të përkorë dhe kaq të bukur për të shitur mend. Askush nuk thotë se nuk ka drogë, por nuk është kjo parti dhe nuk është sigurisht ky establishment politik opozitar që mund të kërkojë llogari dhe jap mend për drogën, sepse e kanë mbjellë dhe kultivuar e trafikuar dhe vetë! Është arrogant Rama, por këto kanë qenë lumpen dhe maskaradë qeverisje, e cila përfundoi në një irracionalitet politik shqiptar! Gënjejnë dhe mashtrojnë sot në qeverisje dhe kështu bënin dhe dje këto që protestojnë sot! Problemi është se PS-ja që këto e quajnë "komuniste" dhe fëmijë të diktaturës nuk e kundërshton perëndimin, kurse klika opozitare (ne jemi shteti i parë në Europë që opozitën e kemi klikë) ka që me armët kimike që i bie ndesh perëndimit dhe miqve tanë atje.

Kësaj klike nuk i intereson fare biseda e hapur e BE-së me Shqipërinë. Kjo klikë, por dhe segmente te drejtësia, biznesi, televizione dhe sidomos monopole dhe një pjesë e rëndësishme e mazhorancës, nuk e duan realisht hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Nuk e duan se kanë marrë fund që nuk do të prosperojnë më. Shumë prej tyre nuk do të dalin më deputetë, shumë nuk do të shikojnë me poste qeverie, shumë nuk do të drejtojnë gjyqe dhe shumë nuk do të bëjnë akuzën në shtet! Shumë nga politikat editorialiste nuk dot bëhen më, sepse do të varfërohen dhe stërkontrollohen bizneset e qelbura, të cilat nuk do t’ju mjaftojnë rezervat që kanë vënë nga abuzimi financiar në benefic të tyre. Kontrolli i BE-së realisht mbi shoqërinë dhe ekonomi politikën tonë, i nxjerr jashtë loje të tillë bashibozukë të politikës dhe biznesit shqiptar. Nuk do të lejohet më informaliteti politik i urdhëruar nga SHQUP-i. As nga Partia Socialiste po të doni.

Prandaj janë të urdhëruar nga më lart dhe të impenjuar nga poshtë të shkatërrojnë këtë proces dhe të devijojnë plotësisht reformën në drejtësi. Për këtë dalin në protestë dhe këtë qëllim ka protesta e 26 majit i cili përpara 20 viteve me urdhër të SB-së shkatërroi përfundimisht zgjedhjet e lira në Shqipëri. Këta duan të shkatërrojnë përfundimisht integrimin! Shumë prej atyre që organizojnë protestën dhe që kanë interesa të tilla anti perëndim dhe anti B janë subjekt i SPAK & BH dhe i hetimit të përgjithshëm pasuror dhe politik të kryer në dëm të shoqërisë. Po ashtu dhe në mazhorancë. Praktikisht do të gëzohen shumë kur në qershor dy tre vende, mos të lejojnë bisedimet e Shqipërisë me BE-në! Sepse e dinë se pastaj afrimi i Shqipërisë, do të kalojë në kalendat greke në BE-në e sëmurë dhe ajo nga marrëzitë e nacionalizmave folklorikë të kohës. Kjo do t’u jepte shanse sipas tyre, për të mos u përgjigjur për krimet ekonomike dhe politike dhe sundimin e një populli që nuk i mbetet tjetër, po të braktisë vendin që drejtohet nga rrufjanët më të "shkëlqyer" dhe më lumpen që Shqipëria ka pasur ndonjëherë në jetën e vet të shtet formimit të vështirë.

Kjo e sotmja si protestë është thjesht një "shqiptarizëm folk egoist" për të ardhur në pushtet dhe asgjë tjetër

Nga Besi BEKTESHI

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/06/2018 - 10:59

Koordinatori Kombëtar i Partisë Demokratike, Dritan Shano analizon faktin se shqiptarëve nuk u intereson aspak metoda institucionale për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Postuar: 22/06/2018 - 09:35

Moshapja e negociatave ‘është një lajm i keq për Shqipërinë’, kështu e cilëson në një

Postuar: 22/06/2018 - 07:37

Aktiviteti i përditshëm i çdo njeriu është i lidhur me biodiversitetin dhe në këtë aspekt lind na

Postuar: 22/06/2018 - 07:26

Ju ka dhënë goditje të "butë" në batuta, por shumë të fortë në përmbajtje dhe në opinio

Postuar: 22/06/2018 - 07:24

Krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë, muslimanë, ortodoksë, katolikë, bektashinjë, engjëllo

Postuar: 22/06/2018 - 07:22

Çështja e shembjes së teatrit të vjetër dhe ndërtimit të një teatri të ri modern dhe bashkëkohor

Postuar: 21/06/2018 - 12:43

Për gazetarin dhe analistin Artur Zheji, krijimi i një kampi refugjatësh në vend, ku mund të prit