BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Opinion / Editorial

Ti nuk ke kaq shumë para për votën time mor boss!

Ti nuk ke kaq shumë para për votën time mor boss!

Një realitet i trishtë, por i vërtetë është tashmë sulmi mbi zonat periferike, zona suburbane dhe folklorike nga subjektet që kanë para, për të blerë vota, ose mbledhur karta dhe pasaporta biometrike. Në qendër të Tiranës nuk e ndjejnë këtë gjë, as në qendër të Shkodrës dhe as në qendra urbane qytetare dhe të forta në detyrimin etik dhe moral për të votuar sipas mendimit apo vullnetit të tyre. Por nuk është Shqipëria e shumicës kështu. Isha prezent në dialogun që një kryetari fisi (familje të madhe) iu imponua nga një sekser votash që punon dhe ka punuar për pushtete okulte dhe të qelbura parash dhe intrigash politike. I tha se mund t’i paguante për familjen dhe çdo pjesëtar votues 10.000 lekë të reja në datën 22-23 prill. I tha se e besonte si burrë të fjalës dhe i tha se njerëzit e subjektit politik respektonin si fisin dhe punën e tij. Përgjigja ishte lapidare. Dëgjo mos boss. Ti dhe ata që të kanë dërgu, nuk keni aq pare sa të blini votën time. Pse or burrë i tha i dërguari i partisë dhe njeriut të mësuar për të blerë vota në fshatra dhe periferi. Jo nuk ke, sepse vota ime bën 5000 euro. Në qoftë se do votën time, ti duhet të paguash 25.000 euro, sepse ne jemi 5 veta në familje e ngushtë timen. Dakord trim i tha përfaqësuesit të partisë dhe politikanit blerës votash në Shkodër. Kaq më bën vota, për kaq shes votën unë. Duhet të paguash një vit pagë që është rreth 5000 euro sipas meje. Po ti nuk ke kaq para, sa të blesh votat e mia, ti do që me 10.000 lekë të ha një drekë dhe t’i pastaj të bësh qejf. Jo mor boss, ti nuk ke kaq lek dhe “mos shit pordhë kot”. Historia mori katundin, i cili pastaj po bënte llogaritë me 5000 eurosha për çdo votues dhe duke qenë se është fshat i madh periferik afër Shkodrës me rreth 2800 votues prezent, atij trimit të partisë i duheshin 2800 x 5000 që bëjnë plot 14.000.000 euro, të cilat nuk i ka fituar as me tenderat që i ka marrë nga pushteti. Gaz dhe hare e madhe dhe të qeshura të mëdha, e dikush i thotë rezistuesit të votës se – na hoqe riskun or burrë, sepse mbase mund t’i kërkonim 200 euro për kokë, këtij legeni që “hapet bythsh” e kushedi dhe... Nejse, po përgatisin marrjen kundrejt parave të kartave dhe kjo është e sigurtë që do të ndodhë në zona ku pushtete dhe subjekte nuk duan votues. Ka karakteristika të madhe folklorizmi elektoral në veri dhe sidomos në zona suburbane që janë tashmë dhe në qendër të Shqipërisë. Më pak në jug përveç faktit që ka edhe aty zona folklorisht jo stabël, ku mund të penetrojnë jo kaq shumë paratë, por afera joshëse. Fenomeni i pagesës së votës është një cinizëm kriminal të pasurish të futur në politikë nga trafiku dhe droga. Të mbështetur nga policia, e cila është në zona në shërbim të tyre dhe trafikantë që punojnë në sintezë me njëri-tjetrin, për të pasur qetësi në punën e trafikut dhe shpërndarjes së tyre të hashashit dhe bimës së gjelbër pa frikë dhe pa probleme në rrugët e caktuara ku askush nuk i pengon. E ky moment është dhe joshja elektorale që një idiot e çoi të ofronte 10.000 lekë të reja në një zonë ku e dinë qartë se sa iu kushton realisht një votë, sepse përndryshe nuk kanë shumë nevojë për atë 10.000 të qelbur elektoral, përballë aftësisë që të bëhen një shumicë pis me para të tilla, por sëpaku kanë aq para, se të mos shiten lirë. Ky është momenti i një pjese të madhe folklorike për të pasur pagesa ekstra. E dinë, se asgjë nuk iu ndryshon jetën. E dinë se askush nuk u mban fjalën dhe nuk iu shtron rrugën dhe nuk iu sjell ujin apo nuk iu krijon urbanitet dhe prandaj bien dakord të marrin ato lekë dhe pastaj të mos flasin më. Por ka ardhur dita që të mos shitet vota kaq lirë. Jo kaq lirë dhe kaq me çmim fyes. T’iu shitet sekserëve maskarenj të partisë, që lidhin atë me individin e trafikut të drogës, apo dhe të trafiqeve të tjera apo tenderave të pistë në pushtetet nga më të ndryshëm vendor, qendror. Për të blerë një fshat me 5000 euro... Por në fakt ideale dhe pse në humor dhe sarkazëm tipike shkodrane ishte ajo: ti mor boss nuk ke aq para, sa të blesh votën time. Personi në fjalë nuk e ka shitur kurrë votën. Në fakt ai ka votuar gjithmonë familjarisht me parime dhe ideale, por trafikantëve dhe arrogantëve të partisë që blejnë apo imponojnë çmim vote, jo vetëm iu duhet thyer hunda me mos pranim, por dhe duke iu thënë se nuk janë aq të pasur sa të blejnë votën qoftë dhe të një qytetari që e ka atë të shtrenjtë... Arrogantëve që kujtojnë se çmimet e votave i caktojnë ata. Që bëjnë të pasurin me fitimin e drogës dhe trafiqeve dhe po ashtu tenderave të pushtetit lëtyrë mik i tyre. Që bëjnë sikur mund të bëjnë çdo banor një të shitur potencial të lirë. Që bëjnë të fortin me të dobëtit dhe ikin me bisht në shalë përballë njerëzve që kanë parime dhe që nuk shiten dhe blihen kaq kollaj. Që hapen sikur kanë aftësi blerëse dhe ulin pastaj pazaret në përdorim të varfërisë që pushtet lejojnë për të bërë pikërisht blerjen e votave në zona periferike dhe suburbane. Sigurisht që do të ketë blerje vote dhe joshje. Sigurisht që do ta bëjnë se janë mësuar. Por kanë për të pasur dhe regjistrime, do të kenë dhe kundërshtime dhe do të kenë dhe përballje mes njerëzve që jo vetëm iu ka ardhur në majë të hundës nga politika dhe pushtete, por dhe nga arrogantët e trafikut të votave. Po sigurisht që do të ketë. E për shumë prej tyre do të ketë përgjigje: ti nuk ke aq para sa të blesh votën time, mor boooss.