Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ti patrioti dhe vëllai im çam, çfarë po bën?!

Postuar: 13/02/2018 - 08:30

Shqiptarët e Çamërisë gjithmonë kanë qenë padyshim, njerëz që ditën të mbajnë dinjitetin dhe në momente të vështira, duke mbrojtur flamurin e Shqipërisë, dhe nuk pranuan të ndërrojnë kombësi dhe emër. Sepse në genet e tyre qëndronin ata burra e ato gra, që ndrisnin dhe u kishte lezet, pamja dhe veshja. Edhe gjatë emigracionit nga gjenocidi, shumë prej tyre provuan çdo lloj persekucioni, por kurrë nuk e ulën kokën, bën punë edhe nga më të rëndomtat dhe qëndronin me zemër e mendje. Megjithëse shumica këtu ishin emigrantë në kombin e tyre, ditën të mbajnë shpresën, guximin, qëndrimin, dinjitetin. Bijtë më të mirë të këtij komuniteti, krijuan të parën shoqatë në Shqipëri pas rënies së diktaturës. Sepse ishin mendjet e ndritura, profesorë dhe studiues, që projektuan një shoqatë që do ngrinte peshë zemrat e çamëve. Kryetari i parë i kësaj shoqate Dr. Abaz Dojako, një nga studiuesit më të mirë në fushën e etnografisë, drejtoi shoqatën drejt një rruge jo të lehtë, sepse ishte i vendosur për të çuar çështjen çame përpara. Sot shoqata patriotike Çamëria është angazhuar totalisht në një luftë të hapur politike dhe mediatike me shtetin grek, me ministrat dhe presidentin e këtij vendi, duke iu përgjigjur situatave shumë unike të krijuara pas bisedimeve në Kretë e Korçë. Ne si shoqatë, sot po përballemi me situata që meritojnë mbështetje dhe bashkim të gjithë komunitetit çam, ndërsa në mbrojtje të çështjes sonë të shkruajnë të gjithë, ndërsa ne, vetëm merremi me njeri-tjetrin, duke sharë dhe hedhur baltë për ata, të cilët në fund të fundit, janë përballë problemit.

Çamët dhe Çamëria, gjithmonë kanë qenë në vend të parë të goditjeve që vinin nga faktorë politikë, faktorë gjeopolitikë dhe nga një angazhim i tërë fuqisë së shtetit grek. Më shumë po goditet PDIU dhe Shpëtim Idrizi, shoqata patriotike Çamëria, dhe Abaz Hado, se sa ato që gjoja kanë bërë qeverinë e Çamërisë?! Kur qeveria greke vetëm për një fjali të Shpëtim Idrizit, Edi Ramës, apo të ndonjë faktori politik patriotik ngre në këmbë Parlamentin Europian, ndërsa për këtë të quajtur qeveri nuk thotë asnjë fjalë?! Duket se i vjen për shtat dhe e ndihmon për të treguar se si është deformuar kjo lëvizje e shenjtë. Sigurisht është për të treguar se si bëjnë çamët, vështrime të tilla nuk mund ta kenë besimin e gjatë. Po të ishte vetëm kjo hallall, por me këtë situatë, realisht është e vështirë për komunitetin tonë. Sot kërkohet një bashkim i madh, sepse kemi dhe goditje, që po dëmtojnë dhe përçajnë fuqinë e çamëve. Sigurisht nëse me bijtë e atyre që u vranë dhe u prenë, nga shovinistët grekë, sot kemi një problem më të rëndë, që po vjen nga vetë trupi ynë, sepse disa nga ne besojnë akoma tek ish deputeti ynë që çamët i dhanë vota për ta bërë deputet, më vonë i harroi se kishte axhendë tjetër nga komuniteti çam, duke arritur deri në fundin e fundit që në zgjidhjet politike bënte thirrje për të votuar për Dulen, njeriun më të urryer të çamëve, i cili është në parlament. Çamët kurdoherë janë drejtuar nga e mira dhe njerzillëku, kanë besimin tek ato që dinë, që kanë aftësinë dhe patriotizmin e pacënuar nga interesa biznesi, dhe nuk ushqehen nga inate të çastit dhe mungesë të kapaciteteve analizuese.

Unë personalisht, ju jam drejtuar vazhdimisht me zemër në dorë duke ju lutur se na duhet një bashkim i madh historik për momentin që ndodhet çështja çame. Duhet kuptuar se është një nga momentet më delikate në historinë e saj pas vitit 1945. Nuk kemi mundësi dhe kohë të harxhojmë, ashtu dhe energjinë tonë njerëzore dhe intelektuale, për t’u marrë me njeri tjetrin, sepse kështu humbet dhe tretet në dhe amaneti. Shihni se ç’bën presidenti grek, ku nuk lë rast dhe moment pa sharë çamët, duke mbajtur një qëndrim të egër fashist. Çfarë duhet të bëjmë më parë, të kemi urtësinë dhe qetësinë për t’ju përgjigjur këtij shovinisti të ri, apo të merremi me atë që kërkon të përçajë komunitetin çam!? Kurdoherë në historinë e këtij vendi, kanë ndodhur ngjarje historike që mund të çonin në zgjidhje të drejtësisë për këtë vend, por dilnin papritur dhe disa pseudo politikanë të shitur që me lëvizjet e tyre tërhiqnin interesin, për çështje të vogla, që kishin të bënin me qëndrimet mes njeri tjetrit. Kjo ndodh edhe për çështjen çame, kur diçka fillonte të shkonte mbarë, kur kishte ndonjë avancim në ndonjë aspekt, do dilnin disa që i kundërviheshin lëvizjes çame siç ishte më parë një karagjoz, që nuk linte Tv, ashtu siç është sot e quajtura qeveri e Çamërisë, që presidenti dhe kryeministri është një person, që nuk bën gjë tjetër përveçse mashtruan dhe shfrytëzuan patriotizmin e sinqertë të çamëve kudo nëpër Europë. Çfarë është kjo, në këto momente nuk mund të besosh se çështja çame do mund të zgjidhet në këtë lloj mënyre, dhe nga këta njerëz që vetëm hallin e Çamërisë nuk kanë. Po përse grekët nuk thonë asgjë për bëmat e tyre të deritanishme. Ne po luftojmë që të kemi një rezultat në fund nga përpjekja jonë, duke u mbështetur në institucione ndërkombëtare dhe nga qeveria shqiptare. Natyrisht që ky qëndrim duhet të jetë i pandryshuar në interes të shqiptarëve të Çamërisë. Gjithashtu duke alternuar përpjekjet politike, luftën kurdoherë për një drejtësi bazuar mbi konventat e të drejtave të njeriut, dhe reciprocitet në marrëdhëniet mes vendeve. Çfarë po ndodh edhe në këto momente, një pjesë së bashku me njeriun që gjatë kohës bënte thirrje për të votuar Dulen, duke e çuar në parlament këtë njeri më të betuar anti çam. Tani i ka mbetur të na shajë ne vëllezërve të vet dhe më pas mund edhe të bëjë bashkim me Dulen. Po bën takime, po mbledh njerëz, disa dhe aktivistë dhe qëndrestarë që nuk kanë mundësi nga mosha të ruajnë fisnikërinë e parë për shkak të manipulimit, për t’i përdorur kundër shoqatës dhe PDIU. Ka vetëm një synim, për të goditur dhe përçarë lëvizjen e çamëve, pikërisht në këto momente delikate. Të gjithë duhet ta kemi të qartë se nëse kjo ndodh, nuk humbet kush nga ne personalisht, por në këtë moment humbin çamët, Çamëria dhe çështja jonë venitet.

Të gjithë çamët me të drejtë kanë pritshmëri të larta për ecurinë politike dhe juridike të çështjes. Ky është një detyrim për të gjithë ne, por nëse çështja çame në këto momente për arsyeje historike humbi forcën e vet në përfaqësimin politik, atëhere duhet të goditet për vdekje. Kjo nuk do të thotë se humbi apo u shua, sepse Çamëria ka burra të vërtetë që gjatë kësaj kohe morën përsipër të jenë në pararojë, për t’iu afruar zgjidhjes. Ne synonim duke e bërë këtë lëvizje të ngrinte këtë çështje, nga një lëvizje e dëshpëruar e të parëve tanë, për të përmendur ndonjë politikan në një axhendë kombëtare. Unë në këtë rast, dua të bëj me dije se personalisht kam qenë i preokupuar, për të kuptuar më mirë pranë çdo zemre çami, duke qenë i ndjeshëm dhe i vërtetë, për të kuptuar çfarë ndodhi dhe çfarë duhet të bëjmë ne sot. Një gjë duhet kuptuar çështja çame është e të gjithëve, dhe të gjithë duhet të kenë përgjegjësitë e veta morale për të. Gjatë fushatës është kërkuar vetëm një votë dhe kjo ka munguar në disa raste. Përse ka ndodhur kjo, për ngjarje të vogla tepër personale. Disa çamë u pozicionuan në lista partish që nuk mund të fitonin në parti të tjera, shtoji kësaj dhe veprimtarinë që bëri ish deputeti kur bënte thirrje për të votuar Vangjel Dulen. Ne nuk kuptuam se zgjedhjet që kaluan, ishin historike nga shumë pikëpamje. Dua të sjell në vëmendje një familje çame, kur doli rezultati në Tiranë, më ka thënë se jam penduar, që votën nuk e dhashë për PDIU, më duket se prej meje humbëm deputetin në Tiranë. Ndërkohë që shumë të tjerë pranuan të votojnë për parti të tjera, që të hiqnin votat e çamëve. Por kjo dhe të tjerët që kërkojnë dhe bërtasin ndërkohë që nuk kanë vënë as edhe një votë dhe nuk kanë bërë asgjë për Çamërinë çfarë duhet të themi. E kam thënë dhe herë të tjera që kushdo që mund ta ketë për zemër çështjen çame është i mirëpritur të japë kontributin e vet. Por që të kërkojë ndaj të tjerëve duhet të bëjë detyrën e tij patriotike ndaj komunitetit. Mos harro ti vëllai im, patrioti im secili nga ne, duhet të bëjë diçka për të realizuar qëllimin e kauzës sonë. Të parët tanë, bënë, na lanë një organizim, një shoqatë dhe një parti, po ne çfarë po bëjmë, po shajmë njeri tjetrin! Kjo do jetë një njollë e zezë në komunitetin tonë. Peshë e rëndë e tradhtisë nuk mund të shqitet nga trupi i atij që do e mbajë për breza. Prandaj nuk mund të kemi vetëm kërkesa dhe të shtrojmë pyetje vetëm çfarë është bërë për Çamërinë.

Unë personalisht besoj dhe jam angazhuar për të çuar një amanet të babait tim sepse jam nipi i Abaz Hamitit, emrin e të cilit kam unë, që i këndohet kënga në Smarte dhe Çamëri, u vra për flamurin apo gjyshi apo nëna Avdyl dhe Nekie Nurçe, që u vranë barbarisht në masakrat në Spatar. Gjithë potencialin tim si artist dhe intelektual e kam vënë në shërbim të kësaj kauze. Për merakun e ndonjërit në FB që shkruaj artikuj kundra grekut që duhet të jap dorëheqjen, këtë e bëj pa asnjë problem sepse kam ecur në çdo metër të rrugës time falë aftësive dhe talentit tim. Madje i siguroj këta dokrraxhinj të FB-së, se që të jesh kryetar i shoqatës patriotike Çamëria vërtetë është nder sepse atë e kanë formuar dhe drejtuar personalitete me kapacitete më të larta intelektuale. Këtë angazhim e kam nisur që në letrën e parë që i drejtohej Presidentit R. Alia, ku 13 personalitete të tjerë çamë firmosën një letër-kërkesë kur erdhi presidenti grek. Çamëria është dhimbja jonë e madhe që nuk mund të shitet e as nuk mund të dhurohet. Çamëria është amaneti ynë, është dinjiteti ynë që nuk tjetërsohet, o patrioti im, dhe vëllai im çam.

*Kryetar i Shoqatës Patriotike Çamëria/Nga Dr. Abaz HADO*

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 33

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2018 - 07:47

Edhe këtë rradhë, sheshi “u mbush” dhe në fund polli një... “plesht”! Nuk e ka nxjerrë kot i madhi “Sovran” shprehjen: “Kur më gënjeni një herë, është faji i atij që gënjen. Kur më gënjeni herën e dytë është faji i atij që e beson”! Kjo është e qartë.

Postuar: 27/05/2018 - 07:44

Isha i qartë se kështu do të përfundonte dhe "protesta e madhe dhe e mbushur" e opozitës së katandisur kaq keq, po kaq keq, sa vërtetë imperativi më i madh i demokraci

Postuar: 27/05/2018 - 07:41

Ajo që pritej ndodhi. Llogaritë nuk u konfirmuan.

Postuar: 27/05/2018 - 07:39

Ka shumë njerëz në Shqipëri, që kanë dëgjuar të flitet për Kontrollin e Shtetit vetëm pas vitit 1991.

Postuar: 26/05/2018 - 07:23

Strategji e re opozitare. Vijnë, shajnë, bërtasin. Ikin...Taktikë e mirëllogaritur. E drejtpeshuar deri në detaje.

Postuar: 26/05/2018 - 07:21

Tanimë është retorikë e panevojshme të thuash se protesta në demokraci është limfë e duhur e saj!

Postuar: 26/05/2018 - 07:18

“Babalet” tashmë e kanë gjetur metodën e punës së tyre.