BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x

Opinion / Editorial

T'i thuash Kurtit ti e pranove Asociacionin është hipokrizi

T'i thuash Kurtit ti e pranove Asociacionin është hipokrizi

T'i thuash Kurtit ja ti e pranove Asociacionin është hipokrizi, aq më tepër kur dihet se asociacioni është produkt i marrëveshjeve të mëparshme të qeverisjeve të kaluara,vetëm se tani është bërë ndonjë modifikim për t'iu përshtatur rrethanave të sigurisë së tanishme që të mos ketë pushtet me të cilën mund ta rrezikonte themelin e shtetit sovran të Kosovës. I bindur se ajo që është arritur në kuadër të këtij dialogu ,Kosova ka bërë të pamundur aq sa ka pas fuqi që asociacioni të mos ketë kompetenca që e tejkalojnë kushtetutshmërinë apo prish anatomin dhe fiziologjinë e shtetit të Kosovës dhe kjo është për t'u përshëndetur, po ashtu modeli europian i asociacionit është si i çdo komune të Kosovës, dhe një model europian. Opozita në vend se ta mbështet pozitën dhe kryeministrin Kurti që të përmbyllet Dialogu sa më parë dhe të hiqet nga rruga ky problem,ajo vetëm sa e ngadalëson këtë zgjidhje dhe i shërben me këtë edhe vonesave që i shkojnë përshtat Serbisë dhe politikës së saj. Koha është që pozita dhe opozita të jenë bashkë sa i përket dialogut dhe përmbylljes së tij me sukses ashtu që Kosova të vazhdojë hapat drejt forcimit të shtetësisë dhe subjektivitet të saj ndërkombëtar dhe të procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe në Aleancën e NATO-s. Normalisht se opozita e ka për detyrë kritikën pozitive ndaj pozitës dhe qeverisjes së saj, e ka për detyrë korrigjimin e saj dhe nxjerrjen e të metave ,sepse opozita është për të shikuar njollat që mund t'i ngjiten pozitës gjatë qeverisjes dhe për këtë opozita duhet t'i ketë syzet me dioptrinë e demokracisë dhe të dritës së të vërtetës. Por për të pasur dioptri të tillë një opozitë e tillë duhet që të ketë edhe një të kaluar të pastër ,e cila nuk ka patur njolla të tilla në petkun e saj kur ka qenë në pozitë, pra sot opozita në Kosovë duhet ta luaj rolin e një opozite që së pari t'i shoh njollat e veta që i ka patur në petkun e pushtetit kur ka qenë në qeverisje më parë dhe marrëveshjet që ka lidhur më parë e që janë të obligueshme ndërkombëtarisht, por që këto nuk mund t'ia hedh pozitës së tanishme sepse nuk ka të bëjë asgjë me këtë pozitë dhe petkun e saj që sot mban në qeverisje. Sikur e thash më parë detyra e opozitës është ta korrigjojë dhe ta kritikoj pozitën në gabimet e saj,  por opozita duhet edhe ta shikojë veten shpesh në pasqyrë se kush ka qenë ajo më parë ku ishte ne pozitën dhe çfarë bëri ajo , po ashtu roli tjetër i opozitës është edhe ai i bashkëpunimit në interes kombëtar e shtetëror të Kosovës. Sidoqoftë ,tani duhet nënvizuar edhe këtë se bashkësia ndërkombëtar ,ShBA dhe BE duan që Kosova dhe Serbia t'i përmbushin pritjet duke materializuar dhe mishëruar marrëveshjet që janë arritur në dialog ashtu që vendet të ecin në udhën e integrimit europian pa pengesa. Bashkësia ndërkombëtare është e interesuar sidomos në këtë kohë të krizave dhe kaosëve globale ta vendos Sigurinë si pjesë të politikave të saj prioritare në gjithë kontinentin europian ,ashtu që të mos ketë plasaritje ku mund të lindin vullkane (konfliktet, luftëra etj ) por të mbizotëroj paqja, liria ,demokracia dhe prosperiteti i përgjithshëm i kontinentit tonë,parimet mbi të cilat bashkimi europian qëndron që nga themelimi i këtij unioni. Prandaj Kosova dhe Serbia duhet të përmbyllin dialogun sa më parë që të mos ketë hapësirë për devijime dhe për vatra të cilat i shkaktojnë pasiguri edhe vetë BE dhe NATO-s ,koha është që tani të vendoset për një anëtarësim të shpejtë të Kosovës në NATO e cila do ta lehtësonte procesin e njohjeve nga vendet që nuk e kanë njohur dhe do ta vendoste Kosovën brenda ombrellës së sigurisë së paktit NATO ku më këtë do të përfundonin edhe apetitet për ndonjë konflikt i nxitur nga Serbia dhe politika e saj e deritanishme destruktive. Me integrimin e Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit në këtë hapësirë, bashkimi europian do të bëhet jo vetëm i plotë ,por edhe më i kompletuar në mozaikun e saj.