BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Opinion / Editorial

"Tinëzarëve pandemikë" ju duhet thënë gjithmonë "Rroftë teatri"!

"Tinëzarëve pandemikë" ju duhet thënë

Që nga largimi i rëndësisë së Teatrit Kombëtar nga "kombëtarja" te teatri për të cilin duhet të marrë vendim "lali dhe lalicukët" e tij në bashki, kuptohet dhe "tinzarllëku" i KM-së, që realisht ka si qëllim krijimin në pandemi të "Tiranës së tij". Po pra asaj që kishte që në fillim kur Fatos Nano kreu veprimin e madh hakmarrës ndaj socialistëve dhe e bëri Ramën si ministër të tyre të Kulturës. Qëllimi është që Tirana të jetë e Zogut, Enverit dhe Ramës, biles aspak as e italianëve dhe aspak e Berishës. Nuk e di nëse do të jetë i zoti për korpusin e universitetit "fashist", por stadiumin e largoi dhe po ashtu teatrin do ta largojë dhe kanë mbetur artet e disa gjëra të tjera të vogla nga koha e ndërtimeve fashiste. E kam fjalën në kohë të pushtimit, jo ato të Zogut nën ndikimin fashist italian. Sot tinëzarët pandemikë, kanë arsyen e gjobave dhe biles burgut, sepse dikush thyen karantinën e famshme të Ramës, duke mos lejuar që të vijnë fadromat e "lali Fikut" që të prishin teatrin e "dopolavoros", ku është formuar drama e madhe shqipe, Teatri Kombëtar i parë shqiptar dhe ku kanë luajtur gjenialitetet e lartë të dramës dhe komedisë. Tinëzarët e pandemisë së sajuar për të goditur më shumë politikisht se sa realisht koronapërhapësit, do të mundohen të shpallin dhe dy ose tre herë emergjencë dhe shpikin të sëmurë apo dhe ndonjë (fali zot) të vdekur për të mbajtur kryesisht Tiranën në shtetrrethim. Po pra dhe krijuar kushtet për shumë veprime që krijojnë pastaj dhe Tiranën post moderne të "Rama and Company" ku kompania janë lali dhe shumë pizevengë të vegjël dhe të mëdhenj apo lakuriqa nate e dite, apo dhe kungulleshka partie të gjithë me radhë në shembje të teatrit për të bërë dhe provën e forcës për një diçka që është sensitive. Sigurisht vetëm për tinëzarët (tipa) që janë, se si shpikin veprime të tilla me kodoshllëk arrogant, të tillë tipa, duhen kundërshtuar. Edhe pse tipa të dyshueshëm si Basha dhe të tjerë që dalin në mbrojtje të teatrit, nuk bënë asgjë për pikërisht teatrin dhe në përgjithësi kulturën. Sot në sajë të interesave devijate retro-kulturore dhe ekonomikisht të fëlliqura po shkatërrohen pjesë të trashëgimisë dhe një prej tyre është dhe teatri! Po dhe unë guxoj të them edhe të periudhës fashiste. Në të tilla trashëgimi kemi dhe Teatrin Kombëtar, ku për herë të parë pjesa e shoqërisë në komunizëm e luajti dhe ngriti art në një ndërtesë fashiste. Edhe kjo histori vetë si mënyrë dhe trashëgimi është jo interesante, por nuk e ka askush në asnjë kryeqytet të Europës. Një ngritje e Teatrit Kombëtar në ndërtesë së periudhës dhe arkitekturës fashiste. Po pra se si një diktaturë toleron atë tjetrën për të bërë art. Vetëm kjo është një super trashëgimi. Por tinëzarët nuk duan t’ia dinë. Ata duan paratë dhe duan shembjen për të ngritur përfitime kolosale me kulturën e vet të kunjave (mbas teatrit) më të shëmtuar dhe pa vlera arkitektonike, të cilave teatri fashist i mbajtur nga komunistët, jua kalon me dhjetëra herë. Imagjinoni një kryebashkiak të nesërm, një kryeministër të nesërm, që ka inat këta të sotmit, por është kundra tyre, se çfarë mund të thotë për kullat e Ramës dhe Erionit!? Po pra një tip si këta sot! Do thoshte: Ça janë kto mër lal!? Hiqini mër këto pisllëqe, rrëzojini në tokë, këto budalliqe të shëmtume! Po pra dhe t’i hynte me dinamit asaj kullës mbi stadium apo teatrit të ri (që do ndërtojnë mbasi të kenë prishur këtë fashistin ku kanë luajtur komunistët) apo dhe marrëzive të tjera arkitektonike të Ramës dhe Veliajt. Me qëllimin për të fituar para vetë dhe për të demoluar atë që ai tjetri përpara ka lënë si trashëgimi. Në fakt, tinëszarët Rama dhe Veliaj, që gjobisin në kohë pandemie politikisht - kështu e duan! Po kush duhet t’iu dalë pa faje përpara? Kush? Lulzim Basha që dhe kur ka të drejtë tashmë është i dyshueshëm dhe i pabesueshëm!? Kur gjysma e artistëve duan teatër të ri duke prishur këtë që është dhe harrojnë se duhet të kenë një sistem trashëgimie. Një sistem të ruajtur referimi ku duhet të ketë kujtesë kombëtare për teatrin kombëtar. Erion arroganti i këpucëve (atleteve) të grisura (nga daljet rrugëve për të bërë intervista) mund të ndërtojë Teatrin e Tiranës, por në asnjë mënyrë të marrë vendim për Kombëtarin, por të "grahi gomarin e vet" e jo të pronësojë Teatrin Kombëtar të shqiptarëve. Atë teatër që e themeluan shumë nga gjithë Shqipëria, por sidomos nga Shkodra. Ai duhet t’i "grahi gamorit të bashkisë së tij", por jo "kalit të shqiptarëve"! Pa pasur nevojë të bëjë tinëzarin e listave me firma idiote njerëzish të partisë së 99-ave dhe rilindjes së socialistëve. Në fakt, ka prishur sa ka mundur Berisha me folklorizmin e tij, por tinëzarët prishin me qëllim, me paramendim edhe atë pak trashëgimi që Tirana ka si kryeqytet. Unë sëpaku si i lindur në Tiranë, më duhet ta pranoj këtë me nostalgji! E sigurisht pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së Tiranës është dhe Teatri Kombëtar ashtu sikundër ka qënë dhe sikundër ka funksionuar për pjesën më të madhe të jetës së tij. Bashkia e Tiranës të ndërtojë teatrin e saj rajonal dhe ta bëjë super të bukur, por nuk mund të ndërtojë dhe për më tepër rrafshojë Teatrin Kombëtar! Partia Demokratike gjënë e parë duhet të kërkojë me anën e Lulzim Bashës është një falje e madhe për Teatrin Kombëtar. Të kërkojë të falur pse nuk ka bërë asgjë, pse nuk ndihmoi artistët, pse qeverisjet e dikurshme të saj katandisën teatrot dhe aktorët, në mizerje urbane dhe njerëzore! Pse e çoi gjendjen që të vijnë tinëzarët e Rilindjes dhe 99-shat, për të shkatërruar trashëgimi dhe për të ndërtuar marrëzi arkitektonike anti vlerave shqiptare dhe ballkanike, por dhe shpesh anti vlerave morale me keqpërdorim të sipërfaqes, të hapësirës dhe të modelit arrogant që dëshmojnë në projektimin e tyre dhe ndërtimin absurd që - prosperojnë në faj e sipër! Sot po përdoret pandemia dhe emergjenca e shtyrë pikërisht për këto gjëra që të fillojë devijimi i plotë i demokracisë, të prishet teatri, të mbillet kanabisi, të bëhen paçavure me financat e shtetit dhe taksat e shqiptarëve dhe të aprovohen disa ligje anti demokraci që kush kundërshton të gjobitet apo futet në burg! Janë tinëzarët që kështu fillojnë çmontimin e demokracisë si fillim te partia të cilës ju ngjiten si rrodhe dhe trup i huaj dhe pastaj shtetit dhe shoqërisë. Por pavarësisht kësaj, pavarësisht nëse i pëlqen apo nuk i pëlqen disave arkitektura e Teatrit Kombëtar, pavarësisht nëse ka vlera ndërtimore apo jo, teatri duhet mbrojtur për arsyen e fundit që është: mos lejimi i tinëzarëve të shkatërrojnë gjithçka si trashëgimi kulturore me tinëzarllëkun e tyre të fajshëm ku nuk ka më. Tinëzarët pandemikë dhe përfitues nga emergjenca e mbylljes së popullit të tyre për të përfituar, ju duhet thënë kjo gjë gjithmonë! Po pra ju duhet thënë - rroftë teatri! Ju duhet thënë atyre që kanë vite me laraska, sorra e kunadhe në Ministrinë e Kulturës për të prishur gjithçka mundësisht, duke fituar miliona! Duhen kundërshtuar, sepse me këtë hov arrogant që kanë marrë, do të urdhërojnë dhe pandemi të tjera për të bërë krime në trashëgimi në mënyrë tragjike. Sepse sa më tepër shkon koha me të tillë arrogancë ato nuk do të kenë më frena fare. Po do të ekzagjerohen për të marrë iniciativa që demolojnë gjithçka që kemi trashëguar. Sepse kanë treguar se prishin gjithçka herë me forcë dhe herë me "tinëzarllëk" të kobshëm shoqëruar me gjoba dhe ndoshta më vonë dhe burg pandemik, që sigurisht pak dallim ka nga ai politik në diktaturë!