BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Tiranët dhe diktatorët nuk kanë idealistë, por nostalgjikë!

Tiranët dhe diktatorët nuk kanë idealistë, por

Sa herë vjen ndonjë "Konferencë Peze" dhe sigurisht dalin nostalgjikët e Enverit, Partia Demokratike fillon avazin e trajtimit të tyre si nostalgjikë dhe të barazimit të tyre me kundërshtaren kryesore politike ose Partinë Socialiste! Kjo është një nga mënyrat më të parafinuara, më pa bereqet politik, më të përdorura keq për të ardhur në pushtet! Në zyrat e PD-së në fakt, kaq dinë dhe kaq bëjnë, sepse kanë një mbrapshti ideore politike! Në ato zyra ka nostalgjikë të një personi tjetër që është Sali Berisha! Sigurisht mes dy "nostalgjive" ka përplasje, por elektorat nuk mund të bëjnë kurrë nostalgjikët në demokraci! Kurrë, asnjëherë dhe në asnjë vend! Në Itali ka nostalgjikë të Duçes dhe pak të fashizmit të tij! Nostalgjiku është i lidhur me figurën e diktatorit apo tiranit! Në Gjermani ka nostalgjikë të Hitlerit dhe jo kaq shumë të nazizmit. Parullat janë dhe afrohen, por ato kanë gjithmonë nostalgji jo për rendin se sa për diktatorin. Në Spanjë për Frankon. Në Rusi për Stalinin. Edhe në Kinë kanë për Mao Ce Dunin! Janë të lidhur me figurën e diktatorit! Është e kollajtë të shpjegohet! Diktatori ose tirani i ngritën nga hiçi, ju lanë në dorë persekutimin e të tjerëve, ju dhanë punë dhe nganjëherë shkollim. I konsideruan shtresë e "biografisë së mirë" e kontributit të madh! Në fakt, ishin shumica njerëz të rëndomtë dhe sy qorr e mëndje mbyllur! Por ato nuk janë idealistë! Nuk kanë kuptuar rendin shkatërrimtar! Anën kriminale të tiranit diktator, e kanë kuptuar si forcë, aftësi të madhe njerëzore dhe politike. Kurse idealisti ka ide dhe mendim, i cili në tërësinë e tij, duhet të ndërtojë shoqërinë e mirë dhe me begati! Kurse tiranëve dhe diktatorëve, fshehja e krimit të tyre mbas një ideali, ju ka shërbyer për sundim dhe vrasje! Diktatorët kanë vrarë gjithmonë idealistë dhe patriotë! Nostalgjikët janë gjithmonë sa të ketë jetë dhe shpesh herë mbas vdekjes - diktatori! Një kryebashkiak që bashkohet me nostalgjikët në këngë për diktatorin, nuk është asgjë tjetër përveçse një person që përdor nostalgjikët për elektorat, e që në fakt, ju bën nder nostalgjikëve të tjerë të partisë përballë, që ka një tiran dhe sundimtar të saj! Sigurisht që kështu është. Enver Hoxha eliminoi shokët e vet, por dhe Saliu nuk është se nuk e ka bërë këtë gjë së paku politikisht. Enver uzurpoi PKSH-në, por dhe Saliu kështu ka bërë me PDSH-në! Enveri thuhet sa ka vrarë Qemal Stafën, por fjalët janë dhe për ...!? Enveri vrau 22 të pafajshëm për ambasadën sovjetike, por dhe në kohën e Saliut, vdiqën nga afera me armët kineze dhe mashtrimin e dy amerikanëve trafikantë 26 njerëz dhe u plagosën qindra! Enveri vrau sa mundi politikisht kurse në kohën e Saliut ndodhi vrasja për pronën, dhe për gjak, për grabitjet e akoma më shumë ’97-ta! Enveri fuste në punë dhe jepte benefice të mëdha njerëzve të partisë dhe i vinte ato shumë më lart se të tjerët, duke i groposur pothuaj të gjithë, por dhe Saliu këtë punë, por në një kohë të papërshtatshme (demokraci) për të, po këtë gjë ka bërë! Enveri i lidhte njerëzit pas pune, shkollimi, biografie, kurse Saliu rifilloi dhe njëherë ndarjen klasore me anën e partisë! Nostalgjikë mund të ketë dhe Ahmet Zogu, por e ndaj këtë figurë, duke arsyetuar se ato janë (shumica) më tepër idhtarë të monarkisë dhe kjo ka të bëjë më tepër me idealistët, se sa me nostalgjikët! Mbi 90-të vite që qeverisemi nga tiranë dhe diktatorë të qartë dhe të komplikuar, sigurisht që kanë dhe nostalgjikët, që kjo shoqëri në fakt, nuk është se i ka me shumicë, por që padyshim janë! Ne e kemi të vështirë të mos prodhojmë tiranë dhe diktatorë të vegjël dhe prandaj kemi dhe nostalgjikë të kohërave! Kjo shoqëri nuk di ndryshe dhe tani ka filluar një kohë, në këtë aspekt më e mirë! Jemi keq dhe me shpresa të pakta, por shoqëria sot po kupton se me tiranë, diktatorë dhe "tiranidë", (ose tiranë të pa shprehur qartë) nuk shkohet larg! Si ti prodhojë diktatura dhe po ashtu medemek demokracia, ato mbeten tiranë! Nuk ju beson më shumë kush për nga tirania në korrupsion dhe hajdutëri! Nuk beson asnjërin. Del në votime, por për t’ju besuar nuk ju beson! Kjo është fitore e kohës sot, e cila jep frute mbas një apo dy dekadave!

Milan Kundera thotë: drita e kuqërremtë e perëndimit, ndriçon çdo gjë me bukurinë e nostalgjisë, biles dhe gijotinën! Po po dhe këtu te ne kjo ka ndodhur! Edhe krimin e tiranëve dhe diktatorëve, nostalgjia e bën "të bukur" dhe mëndja akoma e pa zhvilluar e interpreton si vepër arti! Në të vërtetë gijotina është gijotinë! Pse pak thonë se "koha e Enverit është kështu dhe ashtu"?!

Është pikërisht ajo rreze e kuqërremtë "shumë e bukur" që nostalgjia e bën të jetë gati e amshuar, kur në të vërtetë ka qenë një krim, një art i krimit dhe sundimit me krim të shoqërisë! Kjo është fatkeqësi e madhe, por në fakt, shoqëria dhe rritja e saj është proces i gjatë dhe i vështirë!

Nostalgjikët e vjetër të Enverit bëjnë kor dhe përballje me nostalgjikët e Saliut, por të dy palët janë histori e mbyllur, e humbur dhe me krim e korrupsion brenda! Problemi i madh i joni është ndalimi i tiranëve të rinj dhe nostalgjikët të tyre! Ky është një problem që duhet zgjidhur si shoqëri dhe jo si politikë. Ajo (politika) po ta lesh, i krijon sërish! Linkoln, Çurçill, De Gol, Kenedi,Theçer, Regan, Klinton, Obama, Merkel nuk kanë nostalgjikë! Nuk ju duhen. Kanë ideal demokracinë, absolutisht lirinë dhe nuk mund të kenë nostalgjikë që janë "elektorat" i tiranëve dhe diktatorëve! Tiranët dhe diktatorët nuk e mendojnë njëherë të vetme as lirinë dhe aq më pak demokracinë! Nuk është ideal i tyre!