BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Opinion / Editorial

Toleranca shndërrohet në krim kur zbatohet ndaj së keqes

Toleranca shndërrohet në krim kur zbatohet ndaj së keqes

Befas para një dyqani me mallra të përdorura më ka kapur një trishtim tjetër. Pashë nëna me fëmijë të vegjël që blinin rroba dhe çanta të përdorura për fëmijët e tyre… Këta prindër të varfër me sy të përlotur mundoheshin të zgjidhnin ndonjë çantë sa më pak të përdorur dhe pak më tutje ndonjë bluzë apo atlete të përdorura. Kjo ishte e turpshme. Dhe befas shkova në shtëpi dhe po ndiqja debatin në parlament, pikërisht ato skenat emocionale që prodhonin deputetë tanë të ‘nderuar’ që një takëm prej tyre janë me diploma të dyshimta që para se të vinin aty kishin punuar kamerierë apo shitës karburanti apo rrobaqepës që na u bënë më vonë edhe presidentë. Pse shoqëria është tolerante ndaj këtij kontigjenti që dhjamoset me taksat tona? Le të shikosh një listë të këshilltarëve ku të doni, në çdo bashki. Asnjë personalitet, asnjë njeri me emër dhe individualitet të shquar, pjesa dërmuese me shkollim të dyshimtë me korrespondencë në këto vitet e tranzicionit, njerëz pa asnjë vlerë, me një kulturë të përgjithshme nën minimalen dhe… këta farë burrash vendosin për fatin e rrethit… Dhe ne përsëri tolerantë, heshtim e derdhim pakënaqësinë vetëm nëpër tavolina kafenesh. Një numër i madh i të rinjve, po regjistrohen në fakultete, mbarojnë studimet, bëjnë master, doktoraturë, por sërish mbeten nën mëshirën e partive politike, varësisht cila prej tyre është në pushtet. Ata sërish mbeten të mashtruar në rrugë dhe pa fatin e përcaktuar në planin profesional. Pjesa dërmuese e tyre punojnë kamerierë në Tiranë sepse kanë turp që të kthehen në qytetin e vet dhe të qëndrojnë papunë, ndërkohë që në administrata e bashkive e të qarqeve shikon shefera që janë bërë drejtora apo pensionistë pa asnjë vlerë që janë marrë si këshilltarë. Dhe përsëri jemi tolerantë, këta injorantë apo gjysëm të ditur paguhen nga taksat tona… Administrata shtetërore dhe institucionet e ndryshme janë të stërmbushura nga individë të tillë, shumica të papërgatitur dhe tejet inferiorë për të kryer detyrën që i kërkon vendi i punës. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat statistikore dhe hulumtimet e organizatave joqeveritare brenda dhe jashtë vendit. Bashkimi Europian së fundi ka tërhequr vërejtjen për administratën e stërngarkuar me aktivistë partiakë dhe për përsërit nevojën urgjente të profesionalizimit të saj. Në Shqipëri është bërë pothuajse e pamundur të gjendet një punë pa teserë partiake apo pa blerë vendin e punës. Partitë politike punësojnë familjarët dhe bashkëpartiakët e tyre, të cilët iu duhen për zgjedhjet e ardhshme për të mbajtur sërish për fushatë. Por natyrshëm lind pyetja: Sa do t’i kushtojnë pushtetit të sotëm dhe taksapaguesve kjo administratë apo njerëz pa shkollë që merr kryetari i Bashkisë dhe i bën drejtora dhe e gjithë kjo shpurë paguhet nga taksat tona, të gjithë këta kunguj që atij ia do puna… Për të shmangur injorancën e vet njerëzimi ka shpikur shkollën, librin, universitetin, akademitë, ligjet, kishën, xhamitë, karrierën dhe hierarkinë, madje dhe vijat e bardha ku duhet të ecësh. Shoqëritë e përparuara kanë vendosur rregulla dhe ligje të padiskutueshme, mbi të gjitha ligjet: Nuk mund të bësh karrierë në shtet, në administratë dhe institucione, nëse nuk ke arsimin e lartë; nuk pranohesh pa shkollë dhe gjysmakë, me diploma të dyshimta të blera me leke. Tek ne fenomenet negative e kanë vënë aq poshtë shoqërinë tonë sa është shumë e vështirë që të zhbëhet nga e para në një rrjedhë normale. Nuk ka më të dëmshme dhe më të rrezikshme kur gjysmë injorantët me diploma të blera apo false dhe analfabetët i marrim dhe i vendosim në krye… Këtë takëm njerëzish me ‘diplomë’ i kemi me shumicë kudo në krye të institucioneve, në Bashki, në administratë. Të gjithë janë të pajisur me diploma, madje jo vetëm me një diplomë, por me disa… Ky takëm që ngjit shkallët dhe kap poste drejtuese nuk di të shkruaj emrin e tyre pa gabime; çuditërisht mbarojnë shkollën, por nuk mbajnë mend asnjë emër të bashkëstudentit që kanë studiuar bashkë me ata! … Është tejet e vështirë që të shkulësh gjithë këtë lukni të pafund injorantësh që kanë depërtuar nëpër poste drejtuese vetëm se kanë një tesër partie. Ky kontigjent përbëhet nga njerëzit militant, besnikë të palëkundur të partisë që përfaqësojnë, adhurues deri në vdekje të kryetarit të tyre. Ata këtë kontigjent e duan ta kenë çdo ditë në përdorim që nga sjelljet vulgare, harbute ndaj të gjithë atyre “që nuk janë me ne”. Nëpër fushata zgjedhore ky takëm duhet të jetë i gatshëm të zihet, të rrihet, të manipulojë, të shpif, të gënjejë, të manipulojë dhe të vjedhë vota, madje edhe të firmosi proces verbale po qe se është caktuar komisioner. Ky nëpunës servil është si ai qengji që pi gjithë kopenë, që merr tendera të majmë, që emërohet në doganë, në polici, në OJQ, që duhet të pranojë dhe të firmosi gjithçka që i kërkohet nga shefi i tij. Njeriu i kulturuar duhet të reagojë kundër çdo të keqeje që ofendon dinjitetin dhe ndërgjegjen e tij. Përndryshe, kultura këtyre njerëzve të ditur nuk iu shërben për asgjë. Kjo jetë që po jetojmë me këta bastardë ka një shije konfuzion, çmendurie, ëndrre që ne duhet të mbyllim sytë dhe këta mediokër duhet të na gënjejnë të na vendosin para syve tanë perde që të mos shikojmë përpara. Ky takëm drejtuesish që i kanë vendosur partitë nuk është aq idiot sa ta mendojë veten të tillë. Të gjithë ankohen për padrejtësitë që ju bëhen nëpër gjykata, në administratë dhe mbajnë në gjoks një urrejtje si ulërimë që iu rri gjithmonë zgjuar, por e gjithë kjo pakënaqësi derdhet vetëm nëpër kafene në formën e thashethemeve…Vazhdimisht si shoqëri jemi duke toleruar, por toleranca shndërrohet në krim kur zbatohet ndaj së keqes.