BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Totalitarizmi i butë" kryevepra politike dhe mediatike e kohës!

"Totalitarizmi i butë" kryevepra politike dhe mediatike e

Sigurisht që është e nevojshme të kuptojmë se kemi qenë të paralajmëruar për të sotmen prej kohësh. Padyshim, sepse mjaftonte të lexonim shumë nga njerëzit e mendimit të super kultivuar filozofik dhe përgjigjet ishin aty. Bie fjala Guenther Anders te "Njeriu Antikuat" trajtohet qartë dhe "Totalitarizmi i Butë" ose heqja dorë nga marrëzitë e Hitlerit, Stalinit dhe Enverit, për të bërë një regjim shtypës, por që ingranohet turpësisht me demokracinë dhe kapërdihet nga shoqëria si pikërisht model demokracie. Nuk arrihet vetëm nga politika një diçka e tillë, ndihmëse ka median, e cila është fajtore po aq sa regjimet politike që e duan të shpallen të lirë, por që si media është në shërbim të "Totalitarizmit të Butë". Duhet lënë definicioni si "heretiku modern" për Anders-in apo gjermanin hebre, e duhet pasur parasysh shpjegimi i qartë që në mesin e viteve 50-të për të ardhmen "idiote, por dhe mashtruese" që na priste. Në fakt, për të mbytur përpara se të ndodhë çdo revoltë, tashmë nuk ka nevojë për të qenë të dhunshëm. Metodat e llojit Hitler, Stalin dhe Enver janë të kaluara. Mjafton të krijosh kusht kolektiv kaq shumë të fuqishëm, që ideja pikërisht mbi revoltën, mos t’u shkojë më as në mendje njerëzve. Si fillim është përsëritja e tyre (revoltave si PD) mbi kauza të kota dhe humbëse, por më e mira është të formatosh individë që nga lindja, duke kufizuar aftësitë e tyre biologjike të lindura. E treta është të reduktosh në mënyrë të jashtëzakonshme arsimimin dhe edukimin. Njësoj si këto tre dekada te ne. Të parën e ka arritur me sukses PD-ja, të dytën dhe të tretën e ka bërë sistemi i transformuar, grotesk dhe i marrë arsimor dhe edukativ në Shqipëri në mënyrë të qartë dhe të plotë shumë më shpejt se sa në vendet perëndimore që edhe ato janë në krizë edukimi dhe arsimimi. Kanë larguar në mënyrë të menjëhershme dhe të ashpër, arsimin e përgjithshëm, edukativ dhe moral, por dhe diturinë botërore, me arsyen e edukimit profesional të veçantë. Po sigurisht, me qëllim të krijojnë në mos edukim dhe keq edukim, një individ injorant që pastaj ai merr pozicione të gjithmonshme të një mendimi shumë të kufizuar. Që di vetëm si bëhet "vrima në një pllakë hekuri" sepse për atë i duhet një fabrike. Ai është individi me preokupacione mediokre, i cili ka shumë pak shanse të rebelohet apo të ketë kauza të qarta, ku mund të ngrihet në kundërshti dhe alternativë. Kanë ngritur strukturën ideale që aksesin për dijeninë ta vështirësojnë apo ta deformojnë apo dhe ta devijojnë dhe kjo është tashmë më se e qartë. Në keq edukimin dhe keq arsimimin, tentativa e establishmentit dhe medias në shërbim, është të krijohet boshllëku filozofik mes popullit dhe shkencës. Kujdesen që informacioni për publikun e gjerë të jetë gjumëndjellës apo një anestezi e kulluar ndaj çdo përmbajtje kthjelluese politike dhe filozofike. Mundësisht kurrë filozofi. Por në çdo rast, duhet përdorur bindja dhe jo dhuna direkte. Përhapen në mënyrë të jashtëzakonshme me anën e televizionit "argëtime që lapidarizojnë gjithmonë emotivitetin". Po pra po, ose më mirë të themi - instiktivitetin. Real stor-it dhe marrëzitë me "big brother" janë tipike. Pse çfarë bëjnë televizionet tona sot? Mundësisht të përballin shpirtin me çdo gjë që është kot, e panevojshme dhe lojë, vetëm lojë. Askund përmbajtje dhe principe. Prapë po pyes, çfarë bëjnë testatat më të mëdha televizive te ne. Edhe në botë pothuaj kështu, por sigurisht me ndryshimin se ka plot dhe me brendi e problematikë të vërtetë madhore. Në mënyrën e establishmentit "neë totalitar" vlon ideja e muzikës shurdhuese të pandërprerë, pa brendi, të shpifur melodikisht, me tekste idiote dhe plagjiatorë pa kufi për të ndaluar "shpirtin e njeriut të mendojë". Ose më mirë të veprojë si i tillë. Asgjë më pak dhe më ndryshe nuk bëjnë sot treçereku i TV si kombëtare dhe lokale të ne. Ajo që është tashmë e qartë dhe pothuaj amorale dhe imorale, është vendosja e seksualitetit mundësisht brutal mbi të gjitha interesat e njeriut apo njerëzimit. Ju duhet si një qetësues shoqëror që në të vërtetë për të keqen tonë - nuk ka më të mirë si gjumë ideor në shoqëri. E kjo shikohet qartë në bombardimin televiziv dhe bisedave deri në humor dhe pasditeve apo blogjeve e figurinave (njerëzore) idiote, kudo në rrjete sociale, muzikë dhe batuta. Po kalbin dhe trurin e të vegjëlve me të tilla imoralitete të shëmtuara. Qëllimi i parë dhe qendror është të largojnë, përjashtojnë apo denigrojnë mendimin serioz nga ekzistenca apo në përgjithësi veprimtaria e fjalët e çdo dite. Një marrëveshje kjo mes establishmentit totalitarist modern dhe mediave në shërbim të tij sidomos në Shqipëri. Përfundimi i kësaj praktike është të bëjnë qesharake çdo gjë që ka një vlerë të ngritur, të vërtetë dhe të qartë. Absolutisht kjo është dhe ajo, që te ne ka marrë nivelin më të lartë të praktikës së përgjithshme. Kjo sepse duhet mbajtur një apologji e qartë e të lehtës ideore (mendimit tralala në ajër si pendë pate) dhe mendimit të atillë që të bëjë apo krijojë euforinë e reklamës. E ky duhet të jetë sipas tyre, standardi i lumturisë njerëzore e për më keq akoma - modeli i lirisë. Ky është dhe qëllimi i mbrapshtë, korruptiv dhe pse jo kriminal, që pothuaj është arritur sot. Ky kondicion do të prodhojë vetë një integrim të tillë, ku e vetmja frikë që duhet të jetë dhe kihet parasysh është që - të përjashtohesh nga pikërisht ky sistem. Po superlativa e ngritur në art e "Totalitarizmit të Butë" tashmë mjaft i qartë në shekullin 21. Kështu nuk mund të kesh kushte reale për lumturi, ke vetëm lumturinë e kondicionuar nga lart dhe lejuar po nga lart, pa mundësinë e qartë të rebelohesh një ditë të vetme. Njeriu masiv, i tillë prodhuar, duhet të trajtohet politikisht dhe mediatikisht si një "viç" dhe monitoruar si bëhet një gjë e tillë për tufën. Gjithshka që bëhet për të ulur kthjelltësinë e mendjes - për një kohë të tillë totalitarësh modernë, përbën një "të mirë shoqërore" dhe për këtë gjë super reklamohet. E ai person ose ajo ide që lufton apo kërkon të zgjojë "viçin e dhjamosur me reklama" duhet kthyer në - qesharake, mbytur dhe luftuar nga të gjitha anët. Çdo doktrinë që vendos në diskutim sistemin, duhet në fillim shpallur nënshtruese dhe mundësisht terroriste dhe ato që e mbështesin të trajtohen të tillë. Ka shembuj sa të duash te partitë tona (brenda tyre) dhe te mediatizimi ynë pro establishment totalitar, që individëve që reagojnë kundër pikërisht establishmentit dhe anestezisë së tyre mediatike dhe politike, të trajtohen si armiq të kombit demokracisë dhe lirisë. Ky është dhe "moderniteti" në fakt. Nuk ka nevojë kaq shumë për metoda dhune, sepse e merr bindjen automatike dhe të kondicionuar nëpërmjet eficencës të jo perceptimit madhor që ka te individët dhe masa folklorike dhe gjysmë injorante. Krijohet kështu një dispozitiv që "homologon" demokracinë (totalitarizmin hahaha demokratik) në kushte të një totalitarizmi të shprehur jo me dhunë, por instinktivisht nga bindja irracionale e një shoqërie "viçash" të pompuar me reklama, kotësi dhe ide përgjumëse mbi lirinë dhe demokracinë. Kjo mënyrë e butë dhe pothuaj e paperceptueshme është dhe fitorja e një praktike totalitare, sepse krijon bindjen e mos ekzistencës. Ne tashmë jemi keqas në këtë hekurudhë dhe shinat janë pikërisht injoranca jonë dhe sipërfaqësorja shoqërore. Kjo hekurudhë me emrin "Totalitarizëm i Butë" tashmë ka krijuar bazament të madh shoqëror dhe do të jetë shumë e vështirë të ndryshohet.