BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Tragjedia e një populli të tradhëtuar

Tragjedia e një populli të tradhëtuar

Ka kaluar gati një çerek shekulli nga “Tragjedia e Otrantos”, tragjedi kjo e pashkëputur e zinxhirit pa mbarim të tragjedive që po e bashkëshoqërojnë këtë popull për tre dekada rresht. Sigurisht që ajo është pasojë dhe një rrjedhojë e shtetit diktatorial të tipit fashisti “Berishian”, i cili u instalua mbas viteve ‘90-të në Shqipëri. Situata e krijuar e asaj kohe, ishte vazhdimësi e një politike revanshiste e anti popullore për një periudhe 6 -7 vjeçare. I ashtuquajturi “shtet i së drejtës”, i shoqëruar me ngazëllimin e shpërfytyruar të Sali Berishës dhe gjithë lakenjve të tjerë të bekuar, nga R. Alia dhe partia e tij në Kongresin e 10-të, me të ashtuquajturën pluralizmin partiak, të cilin ai po e provonte në një burg të Bënçës, doli aq fiasko saqë vuri në mendime dhe profesorë të filozofisë, të cilët dhe këta me një entuziazëm të papërshkruar e kishin kthyer Marksin dhe marksizmin me kokëposhtë. Egërsia hakmarrëse ndaj sistemit socialist dhe gjithë institucioneve të tij, të cilat ranë mbas një tradhtie shumë të madhe e të kombinuar me gjithë reaksionin ndërkombëtar, doemos do të manifestohej jo thjesht në prishjen dhe mirë administrimin dhe shpërndarjen e drejtë të pronës socialiste, por të batërdisë kundër saj, të prishjes dhe shkatërrimit, të vjedhjes dhe zhvatjes pa limit me grykësinë e një derri të uritur, teksa Serveti i përvuajtur një vit më parë mbasi kishte ngrenë shkopinjtë e “neo fashizmit” shkruante libra për “demokracinë në kapitalizëm” dhe pjesmarrjen aktive në hartimin e Kushtetutës dhe rendit kushtetues që duhej ta ruanin, si hoxhallarët që këndonin arabisht në majë të minaresë, ashtu dhe ata që ishin shpallur “non grata me 24/1” pse jo dhe vetë burgaxhinjtë apo hajdutët e skeduar të socializmit, të cilët ishin vënë në rresht duke kërkuar triskën e të persekutuarit te Kurt Kola. Madje dhe vetë mamaja e Zeqos që mblidhte thana. Kjo situatë, doemos do e fuste shtetin shqiptar në labirintet e rrugëve të krimit ndaj popullit të tyre një rrugë e panjohur kjo që klasa e re, e cila po ngrihej duhej të formonte shtresën e kapitalizmit. Po si?! Mos vallë duke shitur rroba të vjetra e rreckurina a mund të bëhesh dot boss me kollare që mund të drejtohej shteti dhe Parlamenti?! Kjo gjë nuk mund të realizohej dot. Kështu që, mënyra më e mirë ishte gjetja e rrugëve të reja se si të vidheshin shqiptarët sa më shpejt, duke u marrë atyre pasuri të luajtshme e të paluajtshme. Dhe… “Eureka”! U kujtuan se dikur paskësh dhënë efikasitet të përkohshëm një skemë e zhvatjes së pasurive, e cila na i thënkëshin skema “Ponzi”. Me anë të kësaj skeme krijohej një joshje fillestare duke u dhënë kreditorëve një shumë fitimi të lartë në % (dhe kjo nga paratë e tyre), e cila bënte që njerëzit të rendnin jo vetëm të depozitonin paratë e kursimeve, por të shisnin dhe shtëpi dhe atë pak pasuri që kishin. Mbrapa “Dragonjve të ekonomisë shqiptare”që na propagandonte kryemashtruesi vrasës Berisha, apo mbrapa “parave të Gjallicës që janë si deti që nuk mbarojnë kurrë”, të cilën na e deklaronte zëdhënësi i PD-së në Vlorë (në Tv “Tele-Blu”) fshihej dhe po afrohej një tragjedi me përmasa apokaliptike, e cila shpërtheu duke e çuar popullin tonë në pragun e një lufte civile. Megjithëse si rezultat i krimit të madh shtetëror vetëm nga statistikat që në periudhën e shembjes se firmave piramidale, të dhunës militare të ushtruar dhe shembjes së shtetit llogariten jo pak, por disa mijëra të vrarë. Revoltat mbarë popullore që kryefashisti “Berisha” kërkon t’ua u faturojë “Komiteteve të shpëtimit publik” dhe rebelimit të të kuqve të jugut, përveçse helmit të nxitjes së urrejtjes “veri-jug”, ndasisë dhe thirrjes përçarëse që propagandonte ky kryebandit përmban dhe dezinformimin dhe fshehjen e të vërtetës për t’iu shmangur (sikurse dhe iu shmang) akuzave për nxitje të vëllavrasjes dhe gjenocidit të ushtruar prej tij dhe falangave fashiste të tij. Të ishin revoltat komuniste?! Jo aspak, sepse po të ishin të tilla Saliu dhe banda e banditëve të tij nuk do gjenin dot as vrimë miu ku të futeshin. Me mijëra e mijëra jo vetëm në Vlorë, por në të katër anët e Shqipërisë ishin ata që protestonin së bashku komunistë, socialistë, demokratë, soc-demokratë, aleancistë, ballisto-zogistë sikurse dhe qytetarë të huaj, të cilët kishin menduar se në Shqipëri ishte bërë deti kos dhe kishin ardhur me nga një lugë në brez. Situata jo vetëm se precipitoi keq, por ajo u shoqërua dhe me një krizë të madhe ekonomike. Pushteti i “diktaturës berishiane” së pari jo vetëm se kishte vjedhur shtetasit e tij, por kishte vrarë dhe punën duke krijuar konceptin e parazitizmit, të fitimit të të mirave materiale pa pune. Por bashkëfajtore në këtë maskaradë është dhe vet partia socialiste. Në disa raste “presidentët” e këtyre firmave vërtetë ishin licencuar nga Berisha, por me socialistët ata flirtonin dukshëm. Shumë prej tyre kanë qenë të angazhuar direkt në këto firma sepse nuk është dhe e rastësishme që shumën prej më shumë se 350 mijë$ PS-ja e tërhoqi menjëherë nga firma ku i kishte hedhur dhe depozituar paratë. Situata e krijuar kanoste jo vetëm Vlorën, por gjithë Shqipërinë nga kriza ekonomike e cila po afrohej, doemos do të manifestohej jo vetëm me papunësi masive e rekord, por do të shkaktonte dhe rrezikun e “zisë së urisë”. Në kushte të tilla, ky shtet bastard jo vetëm se rrezikoi popullin e vet, por krijoi dhe premisat që të na vinin n/kombëtarët e të vendosnin ata për fatet tona. Jo se u dhimbseshin shqiptarët, por se kishin frike dhe i mori lemeria se mos vala e shpërthimit popullor në Shqipëri mund të përbënte një moment shtyse dhe për proletariatin europian dhe më gjerë. Kështu që në rrethana të tilla erdhi Wranicki për t’u bindur për karakterin e revoltave, por dhe t’u premtonte shqiptarëve: “Ju normalizoni gjendjen se për të ndihmuar do iu ndihmojmë ne”. Pajtohuni me njëri-tjetrin (ndaj dhe u formua Qeveria e Pajtimit Kombëtar për të mos dënuar asnjë përgjegjës se tragjedisë së madhe). Mos vallë kjo do të ishte zgjidhja? Gjendja e rëndë madje tejet e rëndë dhe nevoja për mbijetesë dhe ekzistencën e vet, bëri që shumë familje në shkallë kombëtare, nga ku disa me rrugë tokësore e në mënyrë klandestine, disa me dokumentacione të falsifikuara e disa të tjerë me rrugë detare duke marrë parasysh dhe rrezikun e pasigurisë për jetën ndërmorën hapat herë fatlume, por dhe po aq fatale e tragjike sikurse ishte ajo e 28 Marsit 1997. Ish-pushtetarët vrasës (që sot janë të lirë) këtë tragjedi ia faturojnë një grupi banditësh e rebeleëh të Vlorës, disa të tjerë mbasi e hodhën lumin ironizojnë me “komitetet e shkatërrimit”, sikurse një palë tjetër flet dhe për pakujdesitë e lundrimit nga ana e anijes italiane “Sibilla”. Po të vërehet me kujdes as qeveria shqiptare e asaj kohe dhe as qeveria italiane nuk e marrin aspak përgjegjësinë edhe pse që të dyja janë fajtore të tragjedisë me anë të akteve zyrtare. Qeveria shqiptare u kishte dhënë lejen zyrtare autoriteteve ushtarake, pra Ministrisë së Luftës italiane të ruanin me anijet e flotës së tyre bregdetin tonë, sikurse dhe Italia ushtronte sovranitetin e saj mbi ujërat e një shteti tjetër jo në mënyrë paqësore, por dhe agresive ashtu si i donte qejfi asaj. Për këtë ka dokumenta të shtatmadhorisë italiane, të cilat ata kurrë nuk i paraqitën në gjykatë. Politika e shtetit italian, ishte e tillë sa që u krijua nje “fobi” e racizmit anti shqiptar dhe jo më kot Irenë Pivet deklaronte hapur si një naziskine “Tutti albanesi butate al mare” (Të gjithë shqiptarët i hidhni në det) teksa më vonë kjo vrasëse “bën autokritikë” dhe pendohet (sikurse pendohen sot mafiozët italianë) dhe na i presin në Tiranë me respekt të madh diplomatik. Sikurse pak vite më vonë Bashkia e Vlorës në vend që Prodin ta shpallte përgjegjës kryesor për tragjedinë e shpall “Qytetar nderi” të saj duke i dhënë çelësin e shtëpisë vlonjate. Pika autoriteteve  tuafr të Vlorës që nuk i ngjasuan aspak gjyshërve dhe etërve të tyre, duke filluar që nga 1920-ta e deri te lufta Nacional çlirimtare! Tragjedia e Otrantos është e do të ngelet një akt akuzë si për autoritetet e shtetit shqiptar. Për ne ajo është e do të ngelet tragjedi e një populli të tërë të tradhëtuar, sikurse ashtu dhe për Italinë “mike”, por që u soll me ne ashtu sikurse është sjellë historikisht - armike! Ata që kanë varrin sot mbi tokë, por dhe ata nën det e që kurrë nuk u gjetën, asnjëherë nuk kanë për të gjetur qetësi nëse jo vetëm shteti shqiptar, por dhe ai italian nuk marrin përgjegjësitë e veta. Dhe po qe se nuk e ndërmarrin një hap të tillë, ajo përsëri mund të përsëritet tjetër, por me përmbajtje të njëjtë.