BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Tragjikomedia e presidentit, produksion i halucinacioneve politike

Tragjikomedia e presidentit, produksion i halucinacioneve politike

Mjerimi politik dhe tinzar i presidentit aktual Ilir Meta, ka tensionuar dhe dramatizuar mjedisin politik dhe atë shoqëror në Shqipëri. Këtë tabloid sa mjeran aq dhe qesharak, e konfirmojnë më së miri deklaratat e papërgjegjshme dhe thirrjet për revoltë popullore kundër një "grushti shteti" imagjinar. I mbërthyer nga halucinacionet dhe nën efektin e tyre, që e kanë bërë të vetëdijesuar dhe të pakontrollueshëm, ka kapërcyer çdo kufi të arsyetimit logjik. Ka kohë që disekuilibri i tij politik dhe etik, në marrëdhënie me institucionet e shtetit, janë frustrim i papërgjegjësisë së treguar në vijimësi. Aq shumë është shpërfytyruar pozicioni i tij nga obstruksioni, saqë po shfaqet si një renegat i hapur politik, duke e baltosur çdo ditë e më shumë institucionin e Presidencës. Këto veprime të vetëdijesimit formal në detyrë, së bashku me paligjshmëritë e trajtimit dhe interpretimit të Kushtetutës e kanë zbritur në një derexhe skandaloze. Me mjeshtërinë e mashtrimit dhe manipulimit të gjërave, e ka ngritur në art ekstravagancën e të sjellit kontravers me institucionet e shtetit, të cilat i kërcënon me deklarata të papërgjegjshme për destabilitet politik. E të gjitha këto ndodhin kur Shqipëria, po përjeton një moment delikat dhe deçiziv për hapjen e negociatave. Por ky president që nuk ka folur kurrë për negociatat, së bashku me opozitën po notojnë në korsi të kundërt, kur BE rekomandon dhe këshillon që të gjitha forcat politike të dialogojnë për reformat dhe jo për grushte shteti. Mirëpo presidentit tonë nuk i interesojnë çështjet madhore të vendit, por interesat e tij familjare e ato klanore, për të ruajtur pozitat e lëkundura që tashmë po u vjen fundi. Për këto e të tjera bëma të tij, në krye të Presidencës, qytetarët shprehen të bindur se presidenti Ilir Meta nuk ka qenë asnjëherë në detyrë. Ai e ka kthyer institucionin e Presidencës në shërbim të opozitës, duke dalë hapur kundër proceseve reformuese dhe zhvilluese të Shqipërisë. Por rruga europiane e Shqipërisë nuk kalon nga Presidenca, por nga realizmi dhe plotësimi i kushteve të vëna nga BE për standardet integruese. Duke i mëshuar tezës së tij të preferuar se mazhoranca është duke konsumuar një "grusht shteti", po bëhet më qesharak dhe i pabesueshëm në publikun e gjerë, sa që gjithkush që e dëgjon argëtohet me marrëzitë e tij. Po përse e ka ndërmarrë një veprimtari të tillë presidenti, që i ngjan një gënjeshtre të madhërishme? Mesa duket këtë mësim e ka marrë nga libri "Mein Kampf" i Hitlerit ku thuhet se: "Gënjeshtrat e mëdha lënë gjithmonë një shenjë pas". Por këto marrëzi e kanë bazën tek pamundësia e tij, i cili duke dalë kundër partnerëve strategjikë SHBA e BE, nuk ka mundur të ndalojë dhe të bëjë të dështojë reforma në drejtësi. Këtë reformë ai e sheh si kërcënim, të figurës së tij për shkeljet kushtetuese, por edhe të faqes tjetër, atë të akuzave për aferat korruptive. Po cilat janë disa nga profecitë e presidentit tonë? Nëse i referohemi përkufizimeve të politologjisë së grushteve të shtetit, kemi mësuar se ai është rrëzim i qeverive me anë të forcës ushtarake. Po t'i referohemi logjikës së presidentit, atëherë i bie që kryeministri Edi Rama të rrëzojë veten me qeverinë e tij. Me këtë tragjikomedi groteske që po luan presidenti, po bëhet shembulli i parë në botë, që kërkon të rrëzojë qeverinë legjitime të qytetarëve, që e kanë votuar vetë në një proces zgjedhor të certifikuar nga institucionet ndërkombëtare. I futur në botën e çudirave, që po çudit politikën brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku nga përfaqësues i unitetit të popullit, është kthyer në një moderator i opozitës së rrugës. Si një aktor i tragjikomedive që po luan prej dy vjetësh, kërkon të bëjë partner të tij lidershipin e opozitës Lulzim Basha, i cili po bën lojën e tij edhe pse pa legjitimitet. Për të evituar shkarkimin nga detyra, ai nuk ka lënë gur pa lëvizur brenda hapësirës së tij, duke bllokuar edhe Gjykatën e Lartë. Me këtë djallëzi karakteristike të moralit të tij, ai formuloi togfjalëshin "grusht shteti" të cilin po e përdor si fjalë kalimi në aventurizmin e tij anti-shtet, pa respektuar asnjë institucion legjitim. Sipas deklaratave dhe dekreteve qe firmos e ç’firmos, pa ditur se çfarë bën dhe kujt i shërben, tenton që më 2 mars të pushtojë institucionet qendrore të shtetit, kryeministrinë dhe Parlamentin, ashtu siç bëri Sali Berisha më 14 Shtator 1998. Sipas filozofisë së tij, rrëzimi i qeverisë është përmbysja e reformës në drejtësi, për të mos u përballur me shkeljet kushtetuese dhe akuzat e tjera të krimit ekonomik. Megjithëse është garant i Kushtetutës me ligj, ai me veprimet që po ndërmerr del kundër rendit kushtetues, sepse kërkon të shpërndajë Parlamentin për të mos u rrëzuar me votat e tij. Të destabilizosh Shqipërinë në prag të hapjes së negociatave, duke u bërë promotor i ushtrimit të dhunës mbi institucionet e vendit, është cënim i lirisë dhe vlerave të demokracisë së qytetarëve të këtij vendi. Të ngrihesh me vetëdije kundër rendit kushtetues, duke shkelur mbi interesat kombëtare, në mbrojtje të pasurive të paligjshme, është absurditeti më i madh i amoralitetit politik në historinë e këtyre viteve. Duke u hequr si jashtë tokësor, nuk ka folur kurrë me gjuhën e përgjegjësisë për realitetin shqiptar, por ka qëndruar gjithnjë larg tij. I kthyer në një figurë kukull që u ngjan tribuve "zulu", nuk ka preferuar kurrë komunikim institucional, por ka performuar dhe u ka besuar vetëm postulateve të tij. Por loja e profecive dhe sloganeve të tij, tashmë ka perënduar, sepse nuk mund të nëpërkëmbë më interesat kombëtare, të cilat janë dhe mbeten kryefjala e çdo politikani. Nëse do ti referohej gjykimit të arsyes, do të bënte aktin më të pranueshëm të institucionit të demokracisë, atë të dorëheqjes. Prandaj ky president, grushtin që ka përgatitur kundër institucioneve të shtetit shqiptar, duhet ta drejtojë ndaj vetvetes, për tu çliruar nga halucinacionet dhe amoraliteti i tij politik.