Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tragjizmi "venerian" mes politikës dhe medias në "Albtragicland"!

Postuar: 18/05/2019 - 07:34

Në "dashurinë" e tyre prej pothuaj tre dekada media shqiptare, ka marrë sëmundjet "veneriane" nga politika! Sigurisht nuk është vetëm një model shqiptar, por nëqoftëse bota kulturuar ruhet sëpaku etikisht dhe moralisht në mënyrë profesionale, në Shqipëri as këtë gjë nuk e bëjnë dot! Në të vërtetë është tragjizëm "dashuror" mes politikës dhe medias, që duhet të jetë jo kaq shumë e pavarur se sa profesionale dhe e lirë! E sigurisht jo kaq moralisht dhe tragjikisht të marrë sëmundjet e politikës në një marrëdhënie "dashurore" e cila pastaj ka si rezultat pikërisht ndotjen e demokracisë dhe lirisë së shtypit, medias apo njerëzve të tyre në përgjithësi! Nuk është shumë e nevojshme të angazhohesh për hetim të madh, ta shikosh se si media është rritur në saj të koncesioneve politike dhe ekonomike "të paudha" dhe që pastaj sillet si një mbrojtëse jo morali etik dhe profesional, por si një shërbëtore e pa skrupuj e politikës dhe financave të saj në biznes! Po dhe shikohet dhe në gazetarë të tillë të pasuruar ethshëm në saj jo të së vërtetës, por të shërbimit "dashuror" me politikën dhe pikërisht atë më të kompromentuarën! Kur them politika jam i qartë se ky tragjizëm është djathtas dhe majtas, që nga "fenomeni Berisha që digjte dhe nënshtronte testata, ose i gjobiste dhe pastaj i blinte dhe deri te fenomeni Rama që i quan shumicën kazan"! Akoma më shumë modernizmi mediatik me Veliajn në egzibicionin mediatik në shumicën e testave dhe sigurisht tragjizmin e mungesës së alternativës politike dhe në median medemek të lirë në Shqipëri - njësoj sëmurë si politika vetë!

Çfarë ti thuash një gazetari i cili i thotë KM-së së sotëm se ka një sms të ish KM-së së djeshëm në intervistë!? Një gazetari i cili nuk ka ( shumë) rast të humbur për të ricikluar një person si SB-ja të cilin e fut në emision me sms që ai i çon në celular! Cili gazetar i testatave të mëdha botërore dhe profesionalisht lart, do ta bënin këtë marrëzi mediatike!? E bukur është se thotë se SB-ja ka qenë ish KM, prandaj?! Prej këtij gazetari pres që të dërgojnë dhe Enver Hoxha e Mehmet Shehu sms nga varri, se edhe ato kanë qenë ish KM-ra të Shqipërisë! Sepse aspak më fajtorë dhe aspak më kriminelë të popullit të tyre nuk janë, se sa SB-ja e sms-së së gazetarit "të madh"! Biles dhe pronari i TV-së duhet ta marrë për ndonjë emision gërdallën e demokracisë për faktin e madh, që vetëm e arrestoi dhe nuk e vrau dikur! Ose "fakti" i madh që justifikonte daljen e opozitës nga kuvendi, sepse "Zëri Amerikës" paska dhënë kronikat e një portali të Sorosit, për përgjimet që prokuroria jonë paska bërë në zgjedhjet e ...!? Imagjinoni një televizion i madh ose më i madhi sikundër e konsideron veten nuk paska "inisiativat e tij, modelet e tij të fakteve, investigimin e tij profesional" por bën gjykatësin me KM-në sot, duke i thënë se gjej zgjidhjen se "ke vjedhur zgjedhjet" sipas disa përgjimeve në dosjet e shitura apo vjedhura prokurorisë! Ose profesionalizmi me faktet e “Bild”, ku thuhet se ka bisedë të KM-së! E sigurisht kjo i mjafton "gazetarit të madh" për të fajësuar atë dhe kërkuar llogari më pas! Kur në të vërtetë një testatë e madhe, një emision i madh, duhet të kishte investigimin e tij dhe përgjimet apo faktet reale të tij dhe t’ja vinte përpara Edi Ramës dhe pastaj t’i thoshte. është zëri yt zoti Kryeministër apo jo?! E pikërisht kjo është gazetari e ndershme, përndryshe është kazan si thotë Rama dhe akoma më keq një e infektuar me sëmundjet veneriane të politikës! Sepse politika në Shqipëri sillet kështu, pa fakte, pa rregulla dhe me shpifje e krijesa "ëndrrash që bëhen zhgjëndrra" në emisionet televizive, shtyp dhe portale! Tragjizimi i "sëmundjes veneriane" është te mjaft testata, të cilat nuk mbrojnë shoqërinë, por sulmojnë KM-në për inat dhe pa inat! Çfarë ti thuash dy tre gazetarëve apo një gazetareje buzëfryrë që mbrojnë një njeri të dënuar dhe diskretituar në Itali për punë të ndyra plehrash, një njeri që Berisha e la të fitojë miliona euro dhe të mos ndërtojë asgjë (H/C) dhe që kjo gazetare e cila u pagua mirë e mirë nga ky individ i del dëshmitare dhe gëzohet për gjyqin e fituar që do tju marrë ero shqiptarëve?! Po ku ka më me sëmundje të pa shërueshme të marra nga politika dhe interesat e saj ekonomike se të tillë "gazep-tarë"!? Gazetarë dhe testata televizive, që sigurisht kanë urrejtje për Ramën i cili padyshim i krijon me shumicë (e ka zakon llastimi personal) dhe që marrin në intervistë deputetët e listave të partive që kanë lënë kuvendin dhe tallen se në çfarë nivele është katandisur pikërisht kuvendi!? Po kjo është pikërisht një sëmundje e marrë nga dashuria e pa kontrolluar me politikën! Tallen me njerëzit që partitë me të cilat bëjnë dashuri - kanë emëruar! Tallen me budallallëkun dhe e konsiderojnë atë një gjë të keqe, përballë hajdutëve, të korruptuarve dhe kriminelëve që realisht ishin në kuvend dhe sot janë jashtë?! Sëpaku këto nuk kanë vjedhur kurse ato të cilëve ju shërbejnë, janë grabitës! E kjo është "tragjizëm venerian, mes politikës dhe medias në Albtregicland"! Sepse nuk merren me faktet dhe përballjen konkrete për të mirën e shoqërisë, për të mbërthyer në qark pa shpëtim dhe justifikim ekonomikisht dhe financiarisht Edi Ramën! Jo nuk ju leverdis, sepse pastaj bien në sy, pse nuk mbërthejnë dot, nuk duan me fakte (që janë) ta bëjnë këtë gjë financiarisht dhe ekonomikisht për Berishën, Lulin, Metën, Mediun etj dhe sigurisht të tjerë. Por dhe pronarë mediash dhe pastaj sisteme miliarderësh dhe pasunarësh që kanë faje dhe kanë bërë dëme të mëdha shoqërisë dhe arkës së shtetit, me aferat nga më të ndyrat e mundshme! Merren me "heroizma" e një trimi që ikën vrap se na i paskan thënë po të mbysim dhe ky pastaj ja ka dhënë vrapit dhe biles i paskan gjuajtur me fishek gome! Fantazitë e ëndrrave me heronj demokratë që mediat e dashurisë me Berishën dhe Lulin, por dhe me Monën e shumë të tjerë, nxjerrin për inat të Ramës! Por jo për të vërtetë të shoqërisë, sepse dihet se të gjitha janë mashtrim dhe gënjeshtra! Frikacaku është frikacak dhe ikën vrap si lepur dhe biles edhe kur ka shpërdoruar ÇEZ dhe afera të tjera të tilla! Media që justifikon bombën molotov si një e drejtë për demostrim politik është me "gonorre politike"! E pastaj e vendos në krahasim me 21 janarin! Në fakt edhe dhuna e disa prej demostruesve në 21 janar ishte një skenar folklorik rural kryesisht verior dhe njerëzve të organizuar për sherr. Kurse marrëzia me molotov dhe protestë pa arsye normale qenka mirë por të vrarët me 21 janar dhe urdhërat nuk mund të krahasohen kurrë me policinë dhe qëndrimin e saj sot! Media që justifikon jo vetëm dhunën, por dhe gënjeshtrën që është parë qartë në pamjet filmike, nuk është më medie, por një e sëmurë nga "dashuria" e madhe me politikën, e cila e ka sëmurur akoma më keq se sa veten!

Prandaj dhe njerëzit vuajnë kaq shumë dhe janë kaq të pa shpresë! Sepse mirë politika që po i çmend, po jua vështirëson jetën, lirinë dhe punën e tyre, por është dhe media e sëmurë prej saj që po i streson dhe i bën akoma më shumë pa shpresë! Prandaj them se ky është dhe "tragjizmi venerian, mes politikës dhe medias në Albtragicland"! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:17

Sa herë Presidenti del me deklarata ose jep opinione, konferenca shtypi apo shkruan në rrjetet sociale, jemi tërë sy e vesh për të rejat që kumton, idetë që shpalos, paralajmërimet që bën, objektivat që përcakton për

Postuar: 17/09/2019 - 07:15

....Këtë mund ta besojë vetëm ndonjë mendje si ajo e z.

Postuar: 17/09/2019 - 07:14

Më kujtohet se kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës mbas zgjedhjeve të 2013-ës, ju desh njëfa

Postuar: 17/09/2019 - 07:12

Ka kohë që flitet për krisje të marrëdhënieve midis presidentit Meta dhe liderit të selisë blu, B

Postuar: 15/09/2019 - 07:43

Gjatë periudhës së pushimeve në qytetin e Vlorës, më ndodhi, ashtu sikurse i ndodh gjithkujt, që

Postuar: 15/09/2019 - 07:42

Bashkimi Evropian e zgjidhi qesen për reformën në drejtësi.

Postuar: 15/09/2019 - 07:40

Nuk është hera e parë që zonja Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së, sot bashkëkryetarja e opozit