BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit
x

Opinion / Editorial

Trampi kopjon Berishën që nuk i njeh zgjedhjet nëse humbet!

Trampi kopjon Berishën që nuk i njeh zgjedhjet nëse humbet!

Personalisht kurrë nuk kam besuar në të ashtuquajturën “Demokraci Perëndimore”, apo dhe në atë “Alla Amerikane”, paçka se kjo e fundit, hiqet si kampione e demokracisë. Dhe unë kam arsyet e mia për këtë, sepse ka qenë po kjo Amerikë e “demokracisë” e cila ka vrarë po me dorën e saj jo pak, por 5 presidentë (i fundit ka qenë Niksoni, i cili shpëtoi dhe e hodhi paq nga që atentatori ishte një diletant i pa stërvitur mirë), por kjo është njëra anë e medaljes sepse Amerika, një nga vendet perëndimore matanë Atlantikut, ishte e fundit e cila hoqi skllavërinë dhe shit-blerjen e negërve dhe në vend të tyre lejoi të lirë organizatën terroriste ultra raciste të “KU-Klus-Klanit”, ose “KKK”= Killd, Killd, Killd= vrij-vrij-vrij) e cila u ngrit kundër të drejtave të popullatës me ngjyrë. Martiri i parë i betejave për lirinë dhe të drejtat e kësaj popullate u bë Martin Luter Kingu. Deri vonë në USA nëpër entet e shërbimit publik e social shkruhej me gërma kapitale ”Vetëm për të bardhë. Ndalohet hyrja e qenve dhe e negërve”, pa folur këtu sidomos mbas luftës së dytë botërore për të gjitha ndërhyrjet brutale e me në të forcës së ushtruar nga ana e USA-s, në shtypje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të shumë e shumë vendeve në botë. Pavarësisht se USA e heq veten si vendi “Kampion i demokracisë”, është pikërisht ai vend, i cili me anë të të arsenalit të vet të armatimit konvencional e bërthamor, kërcënon popujt e botës. Është pikërisht kjo Amerikë e cila e përdori për herë të parë armën atomike të shfarosjes në masë kundër popullatës së pafajshme të popullit japonez edhe pse de fakto kjo perandori kishte kapitulluar. Por kjo ishte hakmarrja amerikane për “Pierr -Harbur”-in, ku ajo u turpërua keqas, sikurse dhe me përdorimin e napalmit në Vietnam ku i digjte të gjallë e me flakë popullatën vietnameze pikërisht për bijtë e saj që luftonin për çlirim. Shkurt kudo në botë, duke qenë se USA ka marrë rolin e xhandarit ndërkombëtar, ka vendosur me qindra e qindra baza aero-navle e me trup “marinës” të gatshme këto për të ndërhyrë kudo që asaj mund ti preken interesat e veta jetike, apo dhe në ato vende, ku popujt mund të ngrihen për liri e pavarësi si dhe për dinjitet kombëtar kundër politikave neokolonialiste që ajo mundohet t’i aplikojnë nëpërmjet të ashtuquajturës “miqësi me Amerikën”. Është për tu theksuar se Amerika në të gjithë botën nuk ka aspak miq, por ka vetëm interesa dhe këto interesa shprehen në kërkimin e tregjeve dhe zonave të reja të influencës ekonomike. Veçse kur nuk zënë vend dhe nuk përputhen me “marrëvshje paqësore”, atëherë ndërhyjnë korporatat e prodhimit të armëve tankeve raketave, nëndetëseve, aeroplanmbajtëseve etj..etj...etj. Amerika përherë kërcënon madje dhe vet aleatët e saj duke filluar jo vetëm me BE-në, por dhe me vet Anglinë, ose mamanë e saj historike e cila prostituoi 5 shekuj më parë në një kontinent të ri, pa folur këtu me kërcënimet që i bën herë Kinës e Rusisë e hera herës aventurierit Kim Jong të Koresë së Veriut. Këto e të tjera si këto, më kanë bërë që asnjëherë të mos e besoj Amerikën dhe sistemin e saj i cili ngrihet i gjithë tërësisht mbi fatkeqësitë e popujve. Në këto kushte nuk kemi pse të habitemi se përse Trampi tregohet aq shumë agresiv dhe nuk dëshiron t’i njohë zgjedhjet. Komisionet hetimore që janë ngritur për të hetuar veprimtarinë e tij, janë si gjykatat tona të cilat bëjnë lojën e partive për të ardhur në pushtet. Byroja federal e hetimeve e cila kushedi sa e sa herë e ka marrë në shqyrtim Trampin, nuk ka pasur aspak si qëllim vendosjen e tij përpara drejtësisë (sepse Amerika asnjëherë, e theksoj se kurrë dhe asnjëherë e për asnjë moment, nuk ka çuar para drejtësisë ose në arrest me burg ndonjë president apo zv/ president). Po atëherë ku është qëllimi?! Në fakt thelbi i çështjes ishte se Trampi po i prishte shumë punë USA-s, e që në disa raste ai tregohej si një klloun i vërtetë, më agresiv nga masa e lejueshme për Amerikën. Në një situatë të tillë, teksa ai hiqej një “dorë e ashpër” e një lideri të fortë, me brutalitetin e tij të p fre, në fakt ai po e diskreditonte shumë Amerikën në arenën ndërkombëtare, ndaj dhe me çdo kusht duhej t’i përgatiteshin kushtet e fitores partisë tjetër të Biden-it, të cilët e mbajnë veten dhe hiqen gjasme si të majtë, sepse ky Tramp që u ra në pjesë tregohej me trap se Berisha i ynë, i cili nuk i njihte zgjedhjet. Madje Berisha sa herë që i humbiste ato, aq herë ai akuzonte opozitën se ja vodhën votat se ia manipuluan se e morën me anë të bandave te hashashit etj., etj. Natyrisht qe Amerika nuk mbjell hashash sepse është vend konsumator duke e marrë atë prodhim të gatshëm nga Kolumbia. Por ja që Trampi edhe pse Kongresi vendosi, ai përsëri me gjithë këshilltaret e tij ( djalë, nuse djali madje dhe vet Melaminë) i ka patur si “këshilltarë për çështje”, shkurt si një Presidencë familjare me siptoma të një oborri mbretëror, pra dhe pse Kongresi votoi ai nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve, teksa ne fund mbasi u vranë katër persona duke u tërhequr deklaroi se vendimin e Kongresit e njeh por ama zgjedhjet u vodhën dhe u manipuluan. Po kjo e ashtuquajtura “demokraci amerikane”përse duhej t’i sakrifikonte katër viktima në interes të ëndrrës së çmendur për pushtet të një Presidenti ? Mos vallë mendohet se do të shkojë para komisionit hetimor Trampi i cili direkt apo indirekt nxiti një masë të madhe të elektoratit të vet të sulmonte “Kapitolin”? Aq sa shkoi Berisha nën hetim - aq do të shkojë dhe Trampi ! Edhe Berisha në Shqipërinë me tre milionë banorë vrau katër të pafajshëm. Kjo do të thotë, se Sala ynë ( të jetë me të vërtetë i yni po i Serbisë) me llogaritë e Lulit i bie qe te vriste 100 herë më shumë ( Amerika ka rreth 335 milionë banorë) pra i bie që ne të kishim si në rastin analog ati 500 viktima (Uaaau..sa i dashur e i arsyeshëm qenka treguar Saliu.?!) Mos vallë me llogari po të Lulit i bie që Trampi qenka treguar më trap nga Beisha ?! Jo miq jo “Demokracia amerikane” sikurse dhe ajo “alla perëndimore “ e Evropës, janë e ngelen një farsë për të mbuluar agresivitetin e tyre si në planin e brendshëm, por ashtu dhe në atë të jashtëm. Ajo më saktësisht është opiumi me efekt më ngazëllues që gënjen masat e gjera të popullit të vet, por dhe popujt e tjerë të botës. Po në kapitalizëm dhe fazën e tij më të lartë në imperializëm a ka me të vërtetë demokraci ? Po ka ! Demokracia e vërtetë, ekziston vetëm për klasën që na shtyp e na shfrytëzon pa mëshirë. Demokracinë ata e kanë për veten e tyre dhe kur e shikojnë të nevojshme e kthejnë menjë herë në diktaturë kundër nesh, kundër popullit të tyre. Ne na duan vetëm për të qenë skllevër modernë dhe për të mbushur xhept e tyre. I kini dëgjuar në parlament s si bëjnë? Ata vet e deklarojnë me plot gojën se janë kusarë, bandita e vrasës, duke i nxjerrë me dhjetra e dhjeta fakte njeri-tjetrit si për vjedhje ashtu dhe për vrasje. Ju kujtohet komisioni hetimor që u ngrit për 21 Janarin, kur ne që protestonim përdornim stilolapsa pistolete, çadra pushkë çakmakë flakëhedhësa dhe gurë helmues që kur hidheshin shpërthenin me helme vdekjeprurës kundër shtetit? Ja pra heroi ynë i kombit “Sala i dytë” ( i dytë në labëri i thonë atij që ka ikur nga mend e kokës) doli i pafajshëm, kjo do të thotë se fajtor ishte populli, madje nuk ishin as Rama që bëri vetëm një “ vërë në ujë” por dhe, as Lili që për korrupsionin e tij me para të thata “Sala i parë “ desh e dogji për së dyti Shqipërinë, sikurse dhe as pisqolla e PD Lul koburja. Ju shqiptarë e doni demokracinë dhe shtetin e të drejtës ?! Ja ku e kini dhe në Evropë dhe në Amerikë madje kulmi i saj aktualisht përjetohet në Shqipëri. Në burg...të gjithë në burg të korruptuarit, që i japin infermierit 200 lekë, madje dhe ata që vjedhin një bukë se s’kanë ç’të hanë, se sot vërtetë vjedhin një bukë...por nesër ama ata vjedhin floririn e shtetit!